Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Vip-at duke ndjekur Trendin e historianit njėlloj si shkruesi Vanjek i Shvejkut

    Ata qė e kanė lexuar `Ushtari i mirė Shvejk` nuk mund tė mos kujtojnė shkruesin e batalionit Vanjek i cili ishte caktuar tė shkruante historinė e `lavdishme` batalionit gjatė luftės sė parė botėrore i cili nuk ishte futur ende nė luftė tė vėrtetė por po shkonte nė front. Shkruesi Vanjek me humorin e tij (sigurisht humori i shkrimtarit Hashek), bisedonte me shokėt e tij tė pėrhershėm i babėzituri pėr ushqim tetari Baloun, kadetin e dhjerė Bigler i cili kritikonte fushatat e mėdha ushtarake duke dhėnė idetė e tij tė marra qė ai i quante `gjeniale` se si mund tė fitoheshin disa beteja tė humbura tė gjeneralėve tė mėdhenj, si dhe me mikun e tij Shvejkun e famshėm cili e shpotiste duke i thėnė: hė, Vanjek, deri ku ka arritur historia e luftės sė batalionit tonė tė famshėm me kė luftuam? Dhe Vanjeku tėrė qejf e duke u gajasur nga marrėzitė qė i kishte shkruar vetė i pėrgjigjej duke lexuar atė qė kishte shkruar: ...tani sapo batalioni yne u hodh nė anėn e armikut vetėm kadeti ynė i dhjerė Bigler ngeli nė anėn qė jemi duke treguar njė heroizėm tė paparė ndėrsa tetari Baluini theu nofullėn e poshtme nė kohėn kur po lėpinte kockėn sepse e kishte nxjerrė kokėn mbi llogore...
    Interesant ėshtė fakti qė kjo modė e tė rishkruarit tė historisė ka ardhur pikėrisht si ide nga kreytarėt e dy Partive mė tė mėdha, por vetėm njėri VIP politikan po shkruan historinė e kohėve moderne, VIP-i tjetėr ende nuk ka rėnė nė trillin e tė shkruarit. Megjithatė idetė e kryetarėve po zbatohen me shumė pėrpikmėri nga VIP-at e tjerė tė politikės e tė Medias shqiptare tė cilėt nuk po rreshtin sė shkruari dhe sė bėri reklamė jo vetėm pėr heronjtė, anti-heronjtė, e VIP-at e sė kaluarės shqiptare, por ajo qė ėshtė mė e rėndėsishmja dhe risia e kėsaj dukurie, ėshtė rishikimi dhe nxjerrja e fakteve tė reja e shoqėruar me njė publicitet malinjė ku nuk ėshtė e vėshtirė tė shohėsh se pas kėsaj ėshtė dicka tjetėr qė e vret opinionin, shoqėrinė civile, dhe ata qė shohin kėtė maskaradė tė ēuditshme tė ngritjes nė piedestalin e shkrimtarit tė kėtyre Vipa-ve.
    Helbete, kėta VIP-At tanė, pasi i dhanė `dėrrmėn` sistemit diktatorial komunist (nė shumė raste duke qėnė pjesė aktive e kėtij sistemi), pasi e vonuan dhe vazhdojnė tė vonojnė tranzicionin shqiptar me paditurinė e tyre tė tė bėrit politikė, dhe me vėnien nė plan tė parė tė interesave tė tyre personale mbi atė tė popullit, tani kanė filluar njė trendi tjetėr: atė tė tė shkruarit e historisė sė VIP-ave tė sė kaluarės, apo duke i u futur zanatit tė shkrimtarit, duke lėnė nė harresė tė shkretėt shkrimtarė, poetė, historianė tė mirėfilltė tė cilat nuk arrijnė tė botojnė librat e tyre sepse nuk kanė dy gjėra bazė: paranė pėr reklamė dhe paratė pėr ta botuar librin. Pėr pasojė, disa vepra interesante tė shkruara nga kėta profesionistė u eklipsuan nė kėtė panair libri tė fundit nė Tiranė, por dhe nė panairet e tjera tė librit nė vitin 2010 e ndoshta mė parė kur ky trendi nuk u ishte bėrė fiksim VIP-ave tanė tė nderuar.
    Jo mė larg se dje spikerėt e dy TV mė tė njohura shqiptarė vazhdonin tė cirreshin (sigurisht me urdhėrin e pronarit)se sa libra i ishin shitur njėrit VIP e se sa i ishin shitur tjetrit VIP, dhe se si i a kishin punuar VIP-it tė Opozitės duke mos i a pranuar librin nė panair...
    Pėrse ky trendi i VIP-ave shqiptarė? Pėrse ky publicitet i marrė ? Pėrse shtėpitė botuese e kanė mė tė lehtė tė botojnė dhe tė investojnė tek disa VIP-a qejflinj ndaj shkrimit nė vend qė tė pėrkrahin shkrimtarė tė vėrtetė dhe historian-shkrues tė vėrtetė profesionistė?
    Sigurisht qė njė nga pėrgjigjet mund tė jetė njė fjalė: fitimi.
    Problemi tjetėr qėndron tek Media private dhe publike tė cilat sipas pėrkrahjes politike favorizojnė e bėjnė tifo pėr librat e VIP-ave tė krahut tė saj politik, nė vend qė ta pasqyrojnė nė mėnyrė sa mė neutrale kėtė eveniment letrar i cili duhet tė kishte zėdhėnėsit e tij por ata duhej tė ishin profesionistė.
    Nuk mund tė mos kujtoj titullin e komentit tė njė opinionisti tė njohur se... nė Shqipėri nuk ka kritikė letrarė, e pėr pasojė tė gjithė janė tė famshėm....?!
    E kush mund tė kritikojė njė VIP? E kush mund tė japė kėshilla profesioniste njė VIP-i, kur kjo ėshtė zgjidhur fare thjeshtė si brenda partive kryesore shqiptare ashtu dhe nė parlament dhe ekzekutiv, nėpėrmjet kėshilltarėve servilė e diletantė tė cilėt me paditurinė e tyre lajkatojnė e hiperbolizojnė veprat e drejtuesve tė tyre si nė rastin kur kanė tė bėjnė me probleme politike, ashtu dhe kur kanė tė bėjnė me njė zhanėr tė parrahur pėr ta fare (sepse dihet qė kjo skotė kėshilltarėsh apo zėvėndėsash, njė nga armiqtė mė tė mėdhenj qė ka ėshtė libri-leximi, dhe miku mė i madh i tyre ėshtė - thashethemnajat) si puna e shkrimit tė librave.
    Sigurisht dhe opinioni qė i sheh, u ngjan fluturave qė verbohen nga dritat, ngjyrat, zhurmat dhe bien nė grackėn e mos-serioziteti dhe tė dis-informimit. Kjo ėshtė fare e qartė sepse nė ato lloj panairesh `janė pėrjashtuar` nga dhėnia e mendimeve dy kategori njerėzish: shkrimatrėt dhe kritikėt profesionistė dhe historianėt profesionistė.
    Sė fundmi mund tė them se ashtu si po vonojnė integrimin e Shqipėrisė kėta VIP-a artificialė qė i bėjnė qejfin njėri tjetrit pėr shkak tė fuqisė ekonomike dhe politike qė kanė, kėta VIP-a do tė shkatėrrojnė dhe vlerat letrare dhe historike tė Shqipėrisė duke ndotur dhe duke vėnė poshtė pėr njė kohė tė gjatė dhe letrarėt dhe historianėt e vėrtetė profesionistė.
    Varėsisė nga politika mė nė fund nuk i shpėtuan as letrat shqipe, dhe pėr kėtė kanė faj tė rėndė shtėpitė botuese private tė cilave nuk u pėlqen investimi dhe nxjerrja e shkrimtarėve dhe historianėve tė rinj e tė vėrtetė por vazhdon tė rendė pas fitimeve tė sigurta por qė i bėjnė dėm tė madh letrave shqip duke u a lėnė nė dorė historinė e Shqipėrisė dhe letėrsinė artistike njerėzve tė rėndomtė qė pėr fat tė keq drejtojnė politikėn, median e politikės, dhe shtėpitė botuese tė politikės. Tė shpresojmė qė edhe ata individė VIP-a tė sotėm tė cilėt kanė tė dhėna letrari tė japin kontributin e tyre pėr tė sjellė nė drejtimin e duhur tė kėsaj dukurie qė disinformon dhe manipulon opinionin publik me vepra pa cilėsi, sepse sic dihet, shumė nga kėta VIP-a nuk e kanė pėr gjė qė tė shesin heronjtė e Shqipėrisė para tė huajve ashtu si dhe tė krijojnė heronj tė tjerė pa marrė mendimin e profesionistėve- duke penguar vėnien nė vend tė standardeve tė integrimit.

  2. #2
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anėtarėsuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    3,395
    Kam lexuar diku nje fraze shume te spikatur."Historia eshte koshi i plehrave te biologjise".
    Ne nuk e kemi lexuar dhe jam i sigurt se edhe per nja 100 vite te tjera nuk kemi per ta lexuar historine tone te vertete.Kur ajo manipulohet perdite,perpara syve tane,imagjinoni c'do ju serviret brezave pasardhes...

    Pergezime per shkrimin,nese e keni shkruar ju!

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-09-2010
    Postime
    778
    flm, e te drejte qe do te duhet kohe per te slexuar historine e vertete te Shqiperise

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    si perfundim ca ka dash te thoje autori nepermjet shkrimit?

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Autori ka dashur te thote qe nuk eshte e nevojshme qe VIPat e llojit deputete dhe VIPat e llojit gazetar nuk mund te marrin persiper te ndryshojne te kaluaren, aq me teper kur ata marrin urdhera nga drejtuesit politike.
    Ne keto raste- analizat historike te VIP-ave te se shkuares mund te behen nga historiane profesioniste.
    Libra artistike mund te beje kushdo, por disa mund te behen letrare te mire.
    Nuk eshte e thene qe meqenese jane deputete -aata te jene dhe shkrimtare te zot.
    Shtepite botuese e kane me te kehte te nxjerrin fitime nga deputetet se sa te interesohen se kush shkruan artistikisht mire.
    Mungesa e Kritikeve profesioniste ka shkaktuar qe ne Shqiperi te gjithe te jene shkrimtare dhe historiane te medhenj.....

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Dakord por a mund te me japesh disa shembuj konkret qe ta kuptoj me mire per cilet vipa behet fjale?
    Megjithate ne pergjithesi nuk bie dakord me ate qe thoni. Historia eshte genjeshter dhe c'na u be nese dalin ca genjeshtare ne teper e luajne rolin e historianit?
    Psh Myftaraj na jep fakte te reja mbi jeten e fshehur te enverit, e vertete apo jo nuk e di por eshte goxha interesante.

  7. #7
    Trend ėshtė edhe blerja e librave tė tillė, mjafton t'i injorosh, nuk ke se ēfarė tė marrėsh prej tyre.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anėtarėsuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    Shkrimi i Pirros ėshtė i bukur dhe i vėrtetė pavarėsisht se shoqėria shqiptare ėshtė e pandjeshme ndaj fenomeneve tė tilla.Nuk kam pikė dyshimi se tė tjerė vipa e gazetarė do shkruajnė.Loja filloi.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •