Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 40
  1. #31
    i/e regjistruar Maska e skampin
    Anëtarësuar
    12-01-2003
    Vendndodhja
    Spanjë
    Postime
    947
    A u mor vesh se mos i kane emrat miladin dhe dushan keta qebapsat serbe?se edhe partine keta e krijuan dhe ja dhane dhurate sejmenit me te devotshem enver.
    popull leshi qe jemi ne nuk ka ku te shkoje.ne serbi nuk flet dot shqip se ta kercejne me dru kurrizit thone kurse serbet na vine dhe na ndertojne panairin e librit shqip.
    Kujdes nga shkjau
    Kujdes nga greku
    Kujdes nga ata qe harruan ATDHEUN
    AT GJERGJ FISHTA

  2. #32
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Bestseller dhe pleskavica serbe

    Opinion|20/11/2011 00:29
    Shekulli
    Bestseller dhe pleskavica
    ***

    Koloreto Cukali

    Nga panairi i librit i fillimit të Nëntorit dola me pak mbresa, me pak libra dhe me shumë pikëpyetje.
    Në oborr të panairit, një çadër prej nga thërriste tymi i qofteve. Çadra kishte dhe emërtimin e vet, për mua të pakuptueshëm, në cirilikë. Arrita të deshifroj “Beograd”.
    I vetmi vend ku mund të haje diçka të shpejtë në Panairin e Librit shqip ishte pikërisht një çadër me pleskavica e birrë serbe. Me qeset e librave në dorë, shqiptarët drejtoheshin të hipnotizuar nga avujt e mishit të pjekur.
    Prit, prit. Një çadër serbe në mes të Tiranës?!

    Shqipëria dhe pleskavicat

    Një çadër pleskavicash serbe, mu në mes të Tiranës.
    Ekzistenca e kësaj çadre ka tre elementë thelbësorë. Ata që e sollën, ata që shitën pleskavica, dhe ata që i hanë.

    Ata që e sollën dhe pleskavicat

    Arsyeja e atyre që i sollën është gati e pakuptueshme. Mund të jetë thjesht biznes. Mund të jetë komoditet. Mund të jetë rutinë. Mund të jetë për t’i bërë nder dikujt. Ose, dikush e ka menduar si trend pikant. Mund të jetë dhe dikush që i ha kaq shumë pleskavicat vetë, sa ishte gati që për hobin e vet t’i sillte medoemos këtu. Siç sjell Realin një fans i Realit. Në këtë rast, lus zotin që herën tjetër dikush të ketë si hobi mbrëmjet japoneze të çajit, që, për hir të së vërtetës do të më shkonin më shumë me librin sesa qoftet.
    Por, gjasat janë që arsyeja e ardhjes së tyre këtu të jetë fare banale, aq e rëndomtë saqë s’arrin të na e kapë mendja. Dhe, në këtë katrahurë, jo se ka shumë rëndësi.

    Ata që shitën pleskavica dhe pleskavicat

    Ata që na i shitën janë për t’u parë me dhimbsuri.

    Vetëm kur mendoj mundin që u është dashur të paketojnë, të udhëtojnë, të çpaketojnë, të shesin qofte në këmbë në një vend të largët e armiqësor, do të thotë që biznesi në atdhe duhet të jetë në halle të mëdha. Imagjino garën që duhet të kenë bërë, se mos ua zinte sheshin ndonjë çadër kërnackash. Aq më tepër, kur Korça është më afër se Beogradi.
    Dua ta përjashtoj dhe opsionin që morën këtë rrugë të gjatë me vullnetin e udhëtarit që i pëlqen të eksplorojë vende të reja.
    Por, ndjehej që kishin kursyer – tek kualifikimi i stafit. Asnjë nuk fliste shqip e vështirë të gjeje një gjuhë që të merreshe vesh, përveç shenjave.
    Kjo nuk i pengoi shqiptarët të denden në pleskavica e birrë serbe
    .

    Ata që hëngrën pleskavica dhe pleskavicat

    Ndryshe nga ç’mund të mendohet kur lexon blogjet shqiptare dhe grupet e fejsbukut, një çadër serbe në mes të Tiranës nuk bën thuajse fare përshtypje. Nuk do të ndodhte e njëjta gjë me një çadër me qofte e birra Tirana në mes të Beogradit. Unë kam miq, që nuk guxonin të flisnin shqip në baret e Beogradit, ngaqë nuk u shërbenin ose i shikonin me urrejtje.

    A jemi ne më të mirë se serbët kur vjen puna te nacionalizmi apo tek ndjenjat kombëtare?
    Në marrëdhënien tonë me të huajt, shtresat e kompleksitetit janë si ato të qepës.
    Historikisht, ne inatin e kemi pasur me të sojit tonë më shumë se me të huajin. Pa dashur të hap tema historike, por, në shumë raste, që nga Skënderbeu e deri te Lufta nacional-çlirimtare, shqiptarët më shumë bënin luftë kundër shqiptarëve se kundër pushtuesve.
    Marrëdhënia e imponuar e kohës së Enverit karshi të huajve, na ka kompleksuar jo pak. Tërë këta breza që qeverisin sot, që kanë paratë sot, e drejtojnë sot, janë rritur e edukuar nën hijen e këtij kompleksi. Prandaj, deti mund të shitet aq lehtë. Prandaj, plehrat mund të hyjnë kaq lehtë. Ne kemi raporte të denatyruara karshi njëri-tjetrit e të huajve, karshi tokës e parasë e të huajve, karshi besës e ksenofilisë.
    Prandaj, gjithë ata që hëngrën një pleskavicë të vërtetë, janë po të njëjtët nacionalistë virtualë që bërtasin për djegie flamujsh në internet.
    Sepse, ne jemi popull i dyzuar: mes asaj që duam të dukemi e asaj që jemi.
    Shqipëria që duket, Shqipëria që është… dhe (pa dyshiiiim) pleskavicat!
    Edhe Shqipëria e përfaqësuar në “Opinion” nuk ka lidhje me Shqipërinë e vërtetë. aty thuhen ato që duhen thënë. Jashtë emisionit, bëhen ato që duhen bërë.
    Sepse, ka kohë që ne kemi 2 standarde, atë që flasim (për hir të të folurës) dhe atë që bëjmë. Madje, më shumë se standarde janë dimensione të jetuari: ne jetojmë mes të dukurit e realitetit biologjik, mes asaj që ekziston vërtet e asaj që ne duam të ekzistojë.
    “Nacionalizmi është streha e fundit e horrave”. Kam mundur të vë re që ky postulat filozofik u djeg shumë vetëve, atyre që në thellësi e ndjejnë veten nacionalistë. Tjetër punë se “nacionalistët” në votime votojnë personat dhe partitë që haptas kryejnë veprime antinacionaliste. Sepse, në ditën e “sovranitetit” e hedhin votën në mënyrë aspak nacionaliste. Prandaj dhe kjo elitë që drejton nuk është më e ndershme e nacionaliste se ajo masë “sovrane” që e voton.
    Nacionalizmi ynë, është vetëm virtual dhe rrallëherë konkret. Në Maqedoni për të disatën herë mund të na fyejnë himnin e flamurin, por, kjo duket sikur nuk ka të bëjë me shtetin shqiptar.
    Unë e mendoj si Lubonja, që “nacionalizmi është streha e fundit e horrave”. Kjo nënkupton që nacionalizmi të zhduket si retorikë për të mbuluar batakçillëqet, e të aplikohet si politikë barazie ekonomike.
    Nacionalizmi i vërtetë, është një shtet që minimalisht kërkon të jetë i barabartë me fqinjët. Që ndërton marrëdhënie dinjitoze ekonomike e kulturore edhe me “armiqtë” tradicionalë. Një shtet që nuk ia grisin pasaportat në kufi, që nuk ia djegin flamurin, që nuk ia përdhosin gjuhën, që nuk është i detyruar të lobojë me copa atdheu, jo se e kanë frikë, por se është një shtet që imponon respekt. Një shtet, që nuk kushton 1 euro.
    Për fat të keq, ky shtet pasqyron ata që shoqëria dhe ekonomia jonë është: në dukje e hapur, në realitet, e zbërthyer!

    Shqipëria “e hapur” dhe pleskavicat

    Nëse ky është modeli i hapjes ndaj investitorëve, kam përshtypjen që nuk do të shkojmë shumë larg.
    Ndoshta, ngaqë zhvillimin nuk e pres prej qofteve. Nga ana tjetër, struktura jonë ekonomike akoma nuk është përsosur në pikën që të mund të nxjerrë fitim nga çdo qofte e shitur. Nuk besoj se jemi në gjendje të monitorojnë numrin e qofteve të shitura. Në faturat tona tatimore, akoma nuk ka hyrë koncepti i tatimit për kokë qofteje. Për të mos thënë që në çadrën e pleskavicave serbe, askush nuk më dha një faturë tatimore shqiptare.
    Kam frikë se shteti ynë ka një evazion fiskal nga mostatimi i atyre pleskavicave, çka mund të dëmtojë stabilitetin tonë ekonomik përballë recesionit.
    Për sa i përket shkëmbimit kulturor e kulinar, do të preferoja një marrëveshje bilaterale ku për çdo tezgë pleskavicash të çojmë një kërnackash në Beograd. Për çdo 2 balerina serbe këtej, të kemi një koncert të motrave Ismajli andej, për çdo tallava që u vjedhim serbëve të lejojmë vjedhjen e një hip-hopi etj.

    Egalité!

    Qofte – Pleskavica 0-1

    Edhe pse mjekët nuk e këshillojnë, unë nuk jam kundër të lexuarit duke ngrënë. E as që të hahet në oborr të panairit të librit.
    Do të më dukej e pranueshme që tradita shqiptare – “Tymi” me qofte zgare e birrë të hapur shqiptare të shoqëronte panairin. Aq më tepër që ne historikisht qoftet i kemi mbështjellë me fletë librash të pavlerë. Pra, kemi dëshmuar që jemi një popull që librin edhe kur nuk e lexojmë, edhe kur nuk vlen, nuk e hedhim.
    Por ja që në përplasjen e ekonomisë politike mes qoftes e pleskavicës, u shënua një fitore në fushë kundërshtare për pleskavicën.

    Kadareja dhe Pleskavicat

    Ishte vështirë të shmangie turmat e gjera të njerëzve që rendnin të kërkonin tezgën e librit mbi tradhtitë e Kadaresë. Ata që nuk e kanë lexuar ndonjëherë Kadarenë, vrapuan për të mësuar për dashnoret e tij. Ndoshta, kjo përcaktoi dhe çmimin “autorja e vitit” për zonjën Kadare.
    E përderisa libri doli vetëm pak ditë para, heroizmi i jurisë që gjeti kohë që ta lexonte në orët e fundit para fillimit të panairit, duhet vlerësuar. Aq më tepër, kur i përfytyroj duke lexuar çdo titull të ri në stenda me vetëmohim.
    Personalisht, do ta kisha motivuar më tepër çmimin si “autorja më e mirë e vitit që vjen”. Ose, “autorja e Vitit të Ri”.
    Por, kjo ka pak rëndësi. Çmimet, etiketat, epitetet, vlerat, për ne nuk thonë më gjë.
    Ato kanë vlerë sa një pleskavicë. E cila, shkon shumë e shoqëruar me fletë qepe.

  3. #33
    Citim Postuar më parë nga HEN-RI Lexo Postimin
    Ska ndonje gje te hash qofte serbe apo te degjosh muzike serbe,gjithe jeten degjuam fshehurazi pozdravi kurse sot po degjojme ne mes te tiranes.Nga qoftet dhe muzika ska pare keq njeri.
    Jam dakord. Tremben nga qoftet Serbe dhe nuk shikojne Gerkun qe eshte ulur kembekryq ne cdo cep te shqiperise, me kisha dhe biznes, ku me se shumti mbizoterojne Bankat te cilat mund ti bejne nje 97 te dyte Shqiperise.

    Greku po ben cmos qe ta largoje vemendjen e Shqiptareve nga bemat e tije dhe vet ti kete rruget e hapura qe te levize sipas deshirave te veta politike dhe financiare
    Revolution 1848

  4. #34
    i/e regjistruar Maska e bamatat
    Anëtarësuar
    07-01-2010
    Vendndodhja
    Ne malet e Laberise atje ku Dielli dhe Shqiponja rrine bashke
    Postime
    1,070
    Citim Postuar më parë nga halla mine Lexo Postimin
    Po çka ka lidhje o kuku per ty.. ke e dojn a jo kosovaret, a ka ndiku kjo ndonjehere ne zgjedhjen e tyre? Pse nuk keni vere nje luan, nje Skenderbe t'ju prije dhe edhe kosovaret do ta donin kete Skenderbe. Derisa ju zgjedhni derra e gomare.. kosovaret ju vine pas.

    Sa per Enverin..
    Nuk e zgjodhet ju.. ai zgjodhi vetveten, nuk pyeti askend.
    Ne Kosove asnjeher nuk e kan dashur Enverin. Me sakt e kan dashur nje pakic 10-20%, shumica diku 50% e donin titon dhe te tjeret 20-30% qendronin nje dite kendej tjetren andej. Enveristet ishin te zeshem, te zhurmshem, organizonin çdo gje qe behej kunder shkijeve n'ato kohe dhe mund te linin pershtypje se jane shume, ndersa bijte e titos rrinin qete(me shkije) duke mos mundur ti reklamonin ndjenjat antishqiptare ashiqare.. Pikerisht keta antishqiptar bije te tites sot vdesin per salen, jane te zhurmshem sepse aleluja.. munden lirisht ta shprehin dashurin ndaj serbise duke mbeshtetur sali zezen. Kjo eshte nje e vertet e padiskutueshme.
    Sa kthjellet dhe me paanshmeri flet o Halle ! Hallall buka e tokes ....

  5. #35
    i/e regjistruar Maska e bamatat
    Anëtarësuar
    07-01-2010
    Vendndodhja
    Ne malet e Laberise atje ku Dielli dhe Shqiponja rrine bashke
    Postime
    1,070
    Citim Postuar më parë nga alem_de Lexo Postimin
    Une i urrej Serbet sa nuk ka me tej.Por edhe ziline jua kam.Te shtunen bleva nje fidan molle,kur erdha ne shtepi pash ne nje cope leter te vogel ku shkruante me te vogla Made in Serbia.Me werdhi inate thash pse te mos vije nga Kosova apo Shqiperia?
    Sepse Shqiperine dhe Kosoven i dogji dhe po i djeg po serbi !

    Por une mendoj qe serbi nuk ka ndonje urgjence per me kap ekonomine e Shqiperise sa te kete shokin Sali ne krye te Shqiperise !

    Kur Salia te ktheje patkonjte nga dielli , atehere serbit i duhet ta kete mbyllur ciklin e kapjes se ekonomise shqiptare . Le qe e gjejne kollaj nje trashegimtar serbovic te Sales se nuk eshte problem !

    Ndonje kandidadture nga keta te forumit mund ta propozoj edhe vete ....

  6. #36
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Rrofte vellazeria serb-shqiptare!...

    23 Mars 2012 - 13:44 | Shqiperi

    Serbët i vënë syrin bazës së Bisht-Pallës
    NGA: ARTUR KORRIKU
    Serbët i vënë syrin bazës së Bisht-Pallës
    DURRËS -Pas heqjes dorë nga projektet në Gjirin e Lalësit për shkak të situatës së agravuar mes banorëve të zonës dhe shtetit, biznesmenët serbë i kanë vënë syrin Bisht- Pallës. Bëhet fjalë për territorin tokësor dhe detar të bazës detare që ndodhet në këtë vend. Fillimisht, u fol për një subjekt austriak i cili kishte një projekt në këtë zonë ushtarake. Por gjatë ditëve të fundit sipas banorëve të zonës ka dalë në skenë edhe një subjekt serb, që synon gjithashtu t'a shtjerë në dorë këtë territor të Durrësit në mënyrë që të ndërtojë një kompleks turistik. Ndërkohë, institucionet vendore në Durrës si dhe komuna që e ka në juridiksion këtë territor deklarojnë se nuk kanë dijeni për një projekt të tillë, aq më tepër kur bëhet fjalë për një bazë ushtarake.
    BAZA
    Baza Ushtarake e Bisht-Pallës shikohet si një vend ideal për ndërtimin e një resorti turistik. Një territor i gjelbëruar i mbrojtur nga korrentet e erës dhe rrymat detare, me një shtrirje 18 ha ka tërhequr lakminë e investitorëve të huaj dhe vendas. Fillimisht, pak vjet më parë, u fol se baza do të pushonte së funksionuari dhe territori i saj do të shërbente për të kompensuar ish-pronarët e Durrësit, të cilëve ju kanë mbetur letrat në dorë. Por, ky variant ra si opsion dhe për disa kohë idetë për tjetërsimin e bazës ranë në qetësi. Por, më pas u fol se baza do t'i jepej një subjekti austriak, i cili do të ndërtonte një kompleks turistik. Këtë fakt e patën pranuar edhe drejtues të flotës detare ushtarake. Por, disa ditë më parë bazës ja ka vënë syrin një subjekt serb po për të njëjtin qëllim, ndërtimin e një resorti turistik. Me sa duket serbët nuk dëshirojnë që të largohen duar thatë nga rajoni i Durrësit. Fillimisht ata patën vënë në shënjestër zonën bregdetare të fshatit Hamallaj. Por, pas përplasjeve mes banorëve të fshatit me institucionet e shtetit, të cilat kulmuan me një përleshje të egër me forcat e policisë dhe këmbënguljes së tyre për të mos lëshuar terren, serbët hoqën dorë nga plani i tyre. Të pyetur lidhur me problemin Bisht-Pallës, përfaqësues të Institucioneve në Durrës deklaruan se nuk kanë dijeni për këtë problem aq më tepër kur bëhet fjalë për një bazë detare ushtarake. Rruga për dhënien e një territori ushtarak për qëllime biznesi fillimisht nis me tjetërsimin e tij në terren civil e më pas kalohet në aktin e kalimit në tokë truall. Më pas kalohet në dhënien e saj për qëllime biznesi. Por, për të përshkuar këtë rrugë duhet edhe vula e NATOS, bëjnë të ditur ushtarakë të marinës në Durrës.

    (d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)

  7. #37
    i/e regjistruar Maska e Nete
    Anëtarësuar
    13-04-2009
    Postime
    8,688
    Hajte perhajer u qofte,tani per tani nuk duket edhe aq interesante!!

  8. #38
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Serbet jane bere tejet aktive ne Shqiperi keto muajt e fundit. Sa here qe ka levizje per te ribashkuar Shqiperine me Kosoven, kemi nje bum aferash serbe e blerje serbe ne Shqiperi.

  9. #39
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224
    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin
    12 Nëntor 2011 - 16:12 | Shqiperi

    Qofte dhe aheng serb në panairin e librit, botuesit: Ndihemi të fyer

    Nga: FATMIRA NIKOLLI


    TIRANË- Të gjithë vizitorëve të panairit ju ka rënë në sy në hyrje të Pallatit të Kongreseve, tenda e ngritur në të majtë ku gatuhen e ofrohen qofte Beogradi. E në mos janë ulur për të ngrënë ose e kanë parë pa vëmendje, ata kanë dëgjuar muzikën sllave që "konkurronte" zërin e Inva Mulës që dëgjohej brenda në panair. Ndokush nuk e ka parë me vëmendje këtë dukuri, por të tjerë janë indinjuar, pse jo edhe fyer. E kjo jo vetëm për faktin që qoftet, nuk shkojnë shumë me librin dhe artin, por edhe me faktin se qoftet vijnë nga Beogradi. A nuk kishte më afër?, - pyet ndokush.

    Por, qoftet serbe para panairit kanë shqetësuar jo vetëm me erën që përhapin apo me muzikën që i shoqëron, ku thuhet se ka tekste antishqiptare... Botuesit kosovarë të pranishëm në panair reagojnë ashpër duke argumentuar qëndrimin e tyre. Kështu, përfaqësuesit e shtëpive botuese "Dukagjini" Pejë, "Buzuku" Prishtinë, "Faik Konica" Prishtinë, "BSS" Prishtinë njëzëri kundërshtojnë këtë dukuri, duke u shprehur të irrituar për faktin që jashtë shiten qofte serbe, ndërsa stendat brenda i kanë ngritur po serbët. Sipas tyre, paratë që serbët po marrin në Tiranë, mu në zemër të Shqipërisë e nga shqiptarët, po përdoren kundër shqiptarëve në Mitrovicë e më gjerë.... Mendohet se shuma që ka marrë kompania serbe për ngritjen e stendave mund të jetë plus-minus 30 mijë euro, ndërsa botuesit përveç se ndihen të ofenduar, shohin tek serbët që ofrohnë qofte e muzikë, edhe një lloj karshëillëku. E në fakt, ne iu afruam atyre për t'i pyetur se ku kanë marrë leje që kanë ngritur tendën, por kur iu folëm shqip na panë vëngër, edhe kur iu folëm anglisht po ashtu. Kur i pyetëm nëse flasin anglisht, ata thanë: "No". Edhe kjo, qe vëngër.

    I njëzëri me ta është edhe Kosta Papa, që në panair vjen si autor e botues, e sa i takon profesionit, është jurist i të Drejtës Ndërkombëtare. Papa e ngre zërin fuqishëm në intervistën e mëposhtme.
    Në hyrje të panairit është vënë një stendë ku vizitorët mund të ulen e të ushqehen me qofte serbe. A shkojnë qoftet me librin kaq shumë?
    Fakt i këndshëm! Nga sa po kuptojmë ne, aspekti teknik i organizimit të panairit është lënë në duart e serbëve të Beogradit. Ky fakt, na lë të aludojmë se këto firma të huaja që mbështesin panairin apo e "organizojnë" atë, duke qenë taksapaguese në vendin e tyre, shkojnë kundra Europës. Pra, firmat përmes biznesit që ushtrojnë në Tiranë marrin para, taksohen nga qeveritë e tyre, dhe këto të fundit me këto taksa që shkojnë në miliona apo miliarda financojnë veprime edhe kundra nesh.
    Çfarë nënkuptoni me këtë?
    Dua të them se një pjesë e madhe e buxhetit serb shkon edhe për barrikadat në Veri të Kosovës, prej të cilave shqiptarët po vuajnë, e thënë ndryshe këto para shkojnë edhe për anticivilizimin dhe shkeljen e të drejtave themelore të qytetarëve, të lëvizjes e komunikimit të tyre. Në këtë mënyrë qoftet pranë panairit, dhe para Pallatit të Kongreseve janë të njëjtat qofte që shiten në rrugët e Kroit të Vitakut, në rrugët e Jarinjës, dhe janë po ashtu njëlloj me qoftet që shiten mbas togjeve të zhavorrit mbi urën e Ibrit.
    Kur folët për organizim teknik, çfarë nënkuptoni?
    Deri më tani folëm për kuzhinën ku futen qoftet, por siç duket e tërë prapavija e panairit nuk është shqiptare. Ne nuk e dimë se sa për qind!!! Po si ka mundësi që nuk u gjend në 7 republika ku jetojnë shqiptarë, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Greqi, Serbi, Mal të Zi e Turqi, një kompani shqiptare që të vijë të ngrejë stendat dhe të gatuajë edhe qofte para panairit?! Domethënë në mbi 10 milionë shqiptarë që jetojnë në 7 republika, nuk u gjet një biznesmen a një kompani shqiptare që të vijë të organizojë panairin kryesor të librit shqip e një tjetër të na ushqejë?! Tek organizimi i panairit futet ngritja e stendave, ku të gjithë ne ekspozojmë librin shqip e përkthimin në shqip. A mund të mos e vëmë në dyshim që mbas këtyre teknikëve të ketë njerëz që në fakt na përgjojnë në mes të Tiranës, në zemër të shqiptarëve, tanimë që kemi ngritur zërin për çështjen shqiptare?!
    A ua keni komunikuar këtë shqetësim organizatorëve të panairit?
    Në këtë zallamahi të madhe e me shumë vizitorë, mungon koha e hapësira për të komunikuar. Aq më tepër se tani nuk ka më kohë për të rikuperuar këtë gabim. Unë e ngre zërin vetëm që të mos përsëritet në një herë të dytë.
    Ju sillni në panair, libra nga arvanitasit...
    Është hera e parë që u bë një përpjekje privatisht nga idealistët e çështjes kombëtare për të krijuar një stendë të përbashkët për shqiptarët e Greqisë. Këtu ka libra për ta dhe prej tyre. Si për herë të parë arritëm diçka dhe prezantojmë libra që flasin për histori pellazgo-iliro-shqiptare mbi 5000-vjeçare. Mes këtyre librave ka edhe nga më të rëndësishmit e kohës që për nga numri i shitjeve, hyjnë në terminologjinë e best-sellërave, por në tjetër kuptim. Këtu përmendim Niko Stylo me veprën "Truskishte-toskërishte", e të po këtij autori edhe "Fjalorin katërgjuhësh" të Daniel Voskopojarit, por kemi edhe fjalorin greqisht-shqip të Panajot Kupitorit. Në panair është i pranishëm edhe Jorgo Jero, President i Komitetit të shqiptarëve të Greqisë (zëvendës i Aristidh Kolës) dhe Niko Stylo, një profesor i njohur dhe pellazgolog.
    (Shkrimi është botuar sot në Gazeta Shqiptare)
    (el.me/BalkanWeb)
    e kane keqkuptuar ate shprehjen "mbaje armikun afer" si duket edhe veprojne me shume dashuri te madhe kunder armikut numer 1 te shqiptarve.
    I LOVE GOD

    j&g

  10. #40
    . Maska e illyrian rex
    Anëtarësuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin
    Serbet jane bere tejet aktive ne Shqiperi keto muajt e fundit. Sa here qe ka levizje per te ribashkuar Shqiperine me Kosoven, kemi nje bum aferash serbe e blerje serbe ne Shqiperi.
    Perderisa bashkepunojne shqiptaret e Kosoves, qe u perballen me spastrim etnik, pse mos te bashkepunojme edhe ne...mund te mendoj nje biznismen nga Shqiperia!

    Duhet te mesojme nga kroatet se si duhet kombi e shteti. Ata e duan me vepra, ne e duam me pallavra.
    Ndryshuar për herë të fundit nga illyrian rex : 29-05-2012 më 15:59

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •