-
Mbikqyrja hyjnore!
FUQIZIMI I VETĖDIJES SĖ MBIKĖQYRJES HYJNORE
MUHAMED IBĖN SALIH EL UTHEJMIN
Vetėdijesimi pėr mbikėqyrjen hyjnore ėshtė dy llojesh:
Lloji i parė: Mbikėqyrja jote kundrejt Allahut, azze ue xhel.
Lloji i dytė: Mbikėqyrja e Allahut kundrejt robit tė Tij, siē e cek edhe Allahu, azze ue xhel, nė Kuran: "Allahu ėshtė mbikėqyrės pėr ēdo gjė."[Ahzab 52].
Sa i pėrket llojit tė parė qėllimi i tij ėshtė qė ti ta kuptosh, se Allahu e di ēdo send qė po thua, po vepron apo beson. Allahu, azze ue xhel, thotė: "Dhe mbėshtetu nė tė Plotfuqishmin, Mėshirėplotin, i Cili e sheh qėndrimin tėnd nė kėmbė(gjatė namazit)dhe lėvizjet e tua midis atyre qė pėrulen nė sexhde."[Shuara 217-219]. Ajeti na bėn me dije se ti, kur ngrihesh natėn i vetmuar nė njė vend tė errėt, ku nuk tė sheh askush, fillon ta falėsh namazin dhe tė pėrulesh nė sexhde, dije se Allahu tė gjitha lėvizjet e tua i pėrcjell dhe i mbikėqyr.
Po ashtu prej mbikėqyrjes tėnde kundrejt Allahut ėshtė ta dish, se Allahu tė dėgjon. Ēdo fjalė qė flet, qoftė e mirė apo e keqe dije se Allahu e dėgjon: "Vallė, a mos kujtojnė ata se Ne nuk i dėgjojmė fjalėt e tyre tinėzare dhe bisedat e tyre tė fshehta? Pa dyshim, Ne dėgjojmė, ndėrsa tė dėrguarit Tanė(engjėj)qė janė pranė tyre, shėnojnė." [Zuhruf 80].
Mėso prej kėtij ajeti se tė gjitha thėniet e tua qofshin tė mira apo tė kėqija, tė fshehta apo tė zbuluara, do tė jenė dėshmi pėr ty, ose kundėr teje: "Dhe pėr ēdo fjalė qė ai thotė, ka pranė vetes njė mbikėqyrės tė gatshėm(pėr ta shėnuar atė)."[Kaf 18].
Merre kėtė ēėshtje me seriozitet dhe i mjeri ti, nėse flet fjalė jo-tė hijshme, sepse pėr to do tė japėsh llogari Ditėn e Kiametit. Mėsoje gjuhėn tėnde tė thotė fjalė tė mira dhe tė vėrteta, ose tė heshtė, ashtu siē na mėsoi Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, nė njė hadith tė vėrtetė: "Kush i beson Allahut dhe ditės sė Fundit le tė flasė mirė ose le tė heshtė."
Po ashtu mos harro ta mbikėqyrėsh Allahun nė zemrėn tėnde. Shiko nė zemrėn tėnde, se a gjendet ndonjė lloj i shirkut apo i hipokrizisė, apo devijim, apo armiqėsi dhe urrejtje ndaj besimtarėve dhe dashuri ndaj jobesimtarėve, apo gjėra tė ngjashme, tė cilat nuk e kėnaqin Allahun, azze ue xhel?
Mbikėqyre Allahun nė veprat e tua, nė thėniet e tua dhe nė zemrėn tėnde, deri sa tė plotėsohet mbikėqyrja jote. Pėr kėtė shkak kur u pyet Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, mbi mirėsinė (ihsanin), u pėrgjigj: "Ta adhurosh Alla*hun sikur ta shohėsh, edhe pse ti nuk e sheh, Ai vėrtet tė sheh ty." Adhuroje Allahun sikur ta shohėsh para teje, dhe nė rast se nuk e arrin atė gradė atėherė zbrit nė shkallėn e dytė: "Ai vėrtet tė sheh ty." E para ėshtė adhurim dėshire, ta adhurosh Allahun sikurse ta shohėsh, ndėrsa e dyta ėshtė adhurim frike: "sepse edhe pse ti nuk e sheh, Ai vėrtet tė sheh ty."
Allahu, azze ue xhel, ėshtė kudo me robėrit e Tij: "Ai ėshtė me ju kudo qė tė gjendeni."[Hadid 4]. Nė tokė, nė det, nė ajėr, nė errėsirė, nė dritė, dhe nė ēdo gjendje. Kjo aludon nė pėrsosmėrinė e pėrfshirjes sė Allahut kundrejt nesh me dituri, me fuqi, me pozitė, me drejtim etj. Mirėpo kjo nuk duhet nėnkuptuar, se Allahu ėshtė me ne nė tė njėjtin vend nė tokė, sepse Ai ėshtė mbi tė gjitha kėto. Vendqėndrimi i Qenies sė Tij ėshtė mbi shtatė qiejt mbi Arsh, ndėrsa nė tokė ėshtė prezent me dijen e Tij: "I Gjithėmėshirshmi mbi Fron u ngrit(si i takon Madhėrisė sė Tij)."[Taha 5], "Ai ėshtė i Sunduesi mbi robėrit e Vet; Ai ėshtė i Urti dhe ka dijeni pėr gjithēka."[Enam 18], "Ai ėshtė i Larti, Madhėshtori" [Bekare 255], "Lavdėro emrin e Zotit tėnd, mė tė Lartit." [Eala 1].
Atij po ashtu nuk i fshihet asgjė nė tokė dhe nė qiell: "Pa dyshim, Allahut nuk i fshihet asgjė nė Tokė dhe as nė qiell!"[Ali Imran 5]. Kėtė e sqaron nė njė ajet tjetėr ku thotė: "Ai i ka ēelėsat e sė padukshmes dhe vetėm Ai i njeh ato. Ai e di ēka nė tokė dhe nė det; asnjė gjeth nuk bie, pa e ditur Ai dhe nuk ekziston asnjė kokėrr nė errėsirėn e tokės, as e njomė, as e thatė, qė tė mos jetė shėnuar nė Librin e qartė (Leuhi Mahfudh)."[Enam 59].
Prej kėtyre fjalėve qė cekėm na bėhet me dije, se fuqizimi i vetėdijes sė mbikėqyrjes hyjnore nė shpirtin e muslimanit ėshtė i domosdoshėm dhe ēdo neglizhencė e jona rreth saj ėshtė humbje dhe shkatėrrim.
Le t'i kthehemi historive sė popujve tė mėhershėm, tė cilat na i rrėfen Kurani dhe Suneti. Allahu, azze ue xhel, na njoftoi pėr popullin e Adit, Themudit, Faraonit dhe shumė popujve tė tjerė, tė cilėve i kishte dhuruar shumė tė mira, duke filluar prej fizikut tė tyre, vendbanimeve, bagėtive etj. Mirėpo krahas tė gjitha kėtyre begative qė kishin, ata tė gjitha i mohuan, duke i bėrė sė pari shirk Allahute pastaj duke i luftuar edhe tė dėrguarit e Tij. Harruan se Allahu i mbikėqyr veprat e tyre, e ata u bėnė kryelartė nė tokė. E merituan dėnimin e Allahut, ashtu siē e meriton ēdo zullumqar dhe prej gjurmėve tė tyre nuk mbeti asgjė.
Allahu, azze ue xhel, thotė: "Vallė, a nuk e di ti, se ēfarė ka bėrė Zoti yt me fisin Ad, banorė tė Iremit me pallate shumėshtyllėshe, tė atillė qė nuk janė krijuar askund tjetėr nė tokė si ata?! Dhe me fisin Themud, qė gdhendi shkėmbinjtė nė luginė(pėr tė bėrė shtėpi)?Dhe me Faraonin, njeriun e hunjve(ku torturonte njerėzit)? Tė gjithė kėta shkelėn ēdo kufi nė vendet e tyre, duke shtuar atje shthurjen dhe korrupsionin, prandaj Zoti yt lėshoi mbi ata kamxhikun e dėnimit."[Fexhėr 7-13], dhe nė fund e pėrfundon ajetin duke thėnė: "Vėrtet, Zoti yt ėshtė gjithnjė nė pritė!" [Fexhėr 14].
Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, po ashtu na njoftoi me disa ngjarje, tė cilat e trajtojnė kėtė temė dhe na bėri me dije, se sa e rėndėsishme ėshtė fuqizimi i kėsaj vetėdije nė shpirtin e muslimanit. Prej kėtyre ngjarjeve mund ta veēojmė hadithin, tė cilin na e pėrcjell Ebu Hurejra, radijallahu anhu, prej Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ue selem, i cili thotė: "Tre njerėz nga Beni Israilėt, Allahu azze ue xhel, dėshiroi ti sprovojė. Njėri prej tyre ishte zgjeban, i dyti qelan, kur*se i treti i verbėr. Allahu ua dėrgoi njė melek, i cili sė pari i vjen zgjebanit dhe i thotė: "Ēdo tė dėshiroje mė sė shumti?" Tha: "Mė sė shumti do tė dėshiroja tė kem ngjy*rė dhe lėkurė tė mirė dhe tė ēlirohem nga kjo pėr shkak tė sė cilės mė urrejnė njerėzit." Meleku e fėrkoi me dorė dhe prej tij ranė krejt zgjebet dhe e fitoi ngjyrėn e mirė (tė trupit). (Pastaj meleku) Tha: "Cilėn pasuri dėshiron mė sė shumti?" Tha: "Devetė - ose lopėt" (nuk i kujtohet saktė tran*s*metuesit), ai ia jep njė deve me barrė dhe i thotė: "Allahu tė bekoftė me tė!" Pastaj shkoi te qelani dhe i tha: "Ēdo tė dėshiroje mė sė shumti?" (Qelani) Tha: "Flokė tė bukura dhe tė largohet prej meje ajo prej sė cilės njerėzit neveriten nga unė." Meleku e fėrkon dhe ai shėrohet e i jepen flokė tė bukur. (Meleku) Tha: "Cilėn pa*suri dėshiron mė sė shumti?" (Qelani) Tha: "Lopėt." Meleku ia jep njė lopė me barrė dhe i thotė: "Allahu tė bekoftė me te." Meleku i shkon tė verbrit e i thotė: "Ēdo tė dėshiroje mė sė shumti?" (I verbėri) Tha: "Tė ma kthejė Allahu shikimin, qė ti shoh njerė*zit. Meleku e fėrkon dhe Allahu ia kthen shikimin. (Meleku) Tha: "Cilėn pasuri e dėshiron mė sė shumti?" (I verbri) Tha: "Dhentė!" Meleku ia jep njė dele qė lind. Te tė tre pasuria u shtua e u rrit, kėshtu qė njėri (zgjebani) bėri njė luginė me deve, i dyti (qe*lani) e bėri njė luginė me lopė dhe i treti (i verbri) bėri njė luginė me dele. Pas kėsaj meleku i vjen zgjebanit nė formė dhe pamje tjetėr nga e mėparshmja e i thot*ė: "Unė jam njė njeri i mjerė, mė janė kėputur mundėsitė nė udhėtimin tim, prandaj sot askush nuk mund tė mė ndihmojė pėrveē Allahut, pastaj ti, kėshtu po tė lu*tem nė emrin e Atij qė tė ka dhėnė ngjyrė dhe lėkurė aq tė bukur dhe qė tė ka dhėnė kaq deve, tė mė japėsh njė deve qė tė mund ta va*zhdoj rrugėn." (Ish zgjebani, tani pasanik) Tha: "Jo, unė kam shumė detyrime. (Meleku) I tha: "Sikur po tė njoh unė ty, a mos ke qenė njė zgjeban nga i cili neveriteshin njerėzit, njė i varfėr, tė cilin Allahu e ka pasuruar?" Tha: "Unė kėtė pasuri e kam tra*shėguar nga tė parėt e mėdhenj." Meleku i tha: "Nėse po gėnjen, le tė tė kthejė Allahu nė atė gjendje nė tė cilėn ke qenė!"
Meleku pastaj i shkon qelanit, por nė formė tjetėr, e i thotė ashtu siē i tha zgjebanit, por edhe ky i pėr*gjigjet ashtu siē iu pėrgjigj zgjebani. Meleku i tha: "Nėse po gėnjen, le tė tė kthejė Allahu nė atė gjendje nė tė cilėn ke qenė! .
Pastaj meleku i shkon ish-tė verbrit, por nė formė tjetėr, dhe i thotė: "Unė jam i mjerė dhe udhėtar, mė janė kėputur mundėsitė nė udhėtimin tim, prandaj sot askush nuk mund tė mė ndihmojė pėrveē Allahut, pastaj ti. Tė lutem nė emrin e Atij qė tė ka kthyer tė parėt, mė jep njė dele, qė tė ndihmohem me te dhe tė vazhdoj rrugėn." (Ish i verbri) Tha: "Vėrtet unė kam qenė i ver*bėr, por Allahu mė ka kthyer shikimin. Merr vėlla ēka tė duash dhe lėr ēka tė duash! Pasha Allahun, asgjė sot nuk tė ndaloj tė ma*rrėsh nė emėr tė Allahut tė Gjithėfuqishėm e tė Madhėrishėm. Meleku i tha: "Mbaje krejt pasurinė, ju vetėm keni qenė tė spro*vuar. Allahu ėshtė i kėnaqur me ty, kurse ėshtė i zemėruar me dy shokėt e tu." (Buhariu dhe Muslimi).
Muslimanit nuk i mbetet asgjė tjetėr vetėm se tė jetė i vetėdijshėm, qė Allahu e mbikėqyr dhe se ai duhet t'i frikėsohet nė vetmi, ashtu si i frikėsohet nė publik, bile ai i cili i frikėsohet Allahut nė vetmi mė shumė se haptazi, ai ėshtė i begatuar, pėr shkak se frika nė vetmi ėshtė mė e sinqertė krahas asaj, e cila shfaqet nė publik dhe prej sė cilės mund tė sprovohesh me hipokrizi.
Prandaj ti, o vėlla musliman, kujdesu qė t'i zbatosh urdhėresat dhe tė largohesh prej ndalesave dhe e lus Allahun qė tė na mundėsojė kėtė, se nė rast se nuk na ndihmon atėherė do tė jemi tė braktisur prej mėshirės sė Tij, siē thotė Allahu, azze ue xhel: "Vetėm Ty tė adhurojmė dhe vetėm prej Teje ndihmė kėrkojmė"[Fatiha 5].
Kur begatohet robi me udhėzim dhe ndihmė sipas kornizave tė sheriatit, atėherė ky ėshtė ai njeri, tė cilin Allahu e ka begatuar me tė mirat e Tij.
Nga arabishtja: IRFAN JAHIU
-
-
i/e regjistruar
Vertet shkrim i bukur.
Lus Zotin qe te na drejtoje kah besimi dhe te kemi ne zemer dashuri dhe nderim per te.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt