Esselamun alejkum we rahmetullahi we berekatuhu!
Vëllezër dhe motra të nderuara, në këtë temë mundeni që të postoni urtësi Islame, thënie të All-llahut s.v.t., Prefetëve të Tij, të të Dërguarit të Tij të fundit Muhammedit s.a.v.s., të sahabëve, taibinëve, taibin taibinëve dhe të dijetarëve të hakut, të atyre që pasojnë Kur'anin dhe Sunnetin.
Lus All-llahun s.v.t., që të jep dobi nga kjo temë dhe të përfitojmë urtësi nga ata që e kanë dashtë më tepër Atë ( All-llahun ) dhe kanë pasur dashurinë më të madhe ndaj Krijuesit të Gjithësisë.
Amin.
Urtësi
Ibn Abasi, Allahu qoftë i kënaqur me të dytë, ka thënë:
"Dy gjëra janë prej shejtanit dhe dy gjëra janë prej Allahut të Madhëruar, pastaj lexoi fjalën e Zotit: "Shejtani ju frikëson me skamje e varfëri dhe ju urdhëron të bëni vepra të pamoralshme. Kurse Allahu ju premton faljen dhe mirësinë e Tij." (Bekare, 268)
Jahja b. Muadh Razij ka thënë:
"Dynjaja është ara e Allahut të Lartësuar, njerëzit janë të mbjellat e Tij, vdekja është koha e korrjes, meleku i vdekjes është kositësi, varri është magazina, ndërsa kiameti është fundi i procesit, o në xhenet o në xhehenem."
Ibn Mesudi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, ka thënë:
"Kujt i jepen tri gjëra, i është dhënë risku më i mirë i dynjasë dhe i ahiretit: Ai që është i kënaqur me kaderin, ai që duron në fatkeqësi dhe ai që lutet në rehati."
Ibn Abasi, ka thënë:
"Gjynahet e nxijnë fytyrën, e errësojnë zemrën, e plogështojnë trupin, bëjnë që të të urrejnë njerëzit dhe të pakësojnë riskun. Kurse veprat e mira të zbardhin fytyrën, të ndriçojnë zemrën, të japin forcë fizike dhe të shtojnë riskun."
Shafiu thotë:
"Ruhuni që të mos ju mallkojnë zemrat e besimtarëve pa e ndier!”
"Po si ndodh që të mallkojnë zemrat e besimtarëve pa e ndier?
e pyeti dikush.
Atëherë ai u përgjigj:
"Vepron ndonjë gjynah dhe Allahu i Madhëruar të bën të urryer në mesin e besimtarëve."
Lukmani i urtë i ka thënë të birit:
"O biri im, dynjaja është një det i thellë në të cilin janë mbytur shumë njerëz. Le të jetë anija jote e udhëtimit në të devotshmëria. Punët e tua të mira janë mallrat që mbart në këtë anije, ruajtja e tyre është fitimi yt, ditët janë drejtimi yt, mbështetja ndaj Allahut është hija e saj, libri i Allahut është busulla e saj, frenimi i epsheve janë litarët e anijes, vdekja është bregu i detit. "
Njeriu më i mirë është ai që ka pesë cilësi:
- Të jetë i angazhuar me adhurimin e Zotit të tij.
- Të jetë e dukshme dobia e tij për njerëzit.
- Të jenë njerëzit të sigurt prej të keqes së tij.
- Të mos shpresojë në atë që është në dorë të njerëzve.
- Të jetë i përgatitur për vdekjen.
Krijoni Kontakt