
Postuar mė parė nga
DYDRINAS
Arrestohen 9 aktivistė tė VV, Fitou i quan veprimet e tyre fashiste
Njė debat pėr liberalizimin e vizave, i organizuar nga Instituti pėr Studime Evropiane, ėshtė kthyer nė akuza dhe kundėr-akuza ndėrmjet aktivistėve tė Vetėvendosjes dhe ministrit tė brendshėm Bajram Rexhepi.
Ndėrkohė qė sjelljet e aktivistėve tė Vetėvendosjes, ambasadori francez nė Kosovė, Jean-Franēois Fitou, i ka cilėsuar si sjellje fashiste.
Gjithēka filloi pasi qė ministri Rexhepi dhe ambasadori Fitou mbaruan fjalimet e tyre para studentėve tė ISPE-sė nė lidhje me procesin e liberalizimit tė vizave.
Atėherė, njė aktivistė i Vetėvendosjes iu drejtuar Rexhepit me fjalėt se ai po fliste pėr liberalizim vizash pėr nė Evropė, pėrderisa, si tha ai, Rexhepi nuk guxon tė shkojė as nė veri tė Kosovės.
Ky fjalim i tij, u pėrcoll me fishkėllime nga aktivistėt e tjerė tė Vetėvendosjes qė kishin hy nė sallė. Ata mė pas u pėrcollėn nga sigurimi dhe policia jashtė salle.
Pasi qė aktivistėt e Vetėvendosjes u nxorėn jashtė nga sigurimi dhe policia, nė mbrojtje tė ministrit Rexhepi ėshtė vėnė ambasadori francez, Jean-Franēois Fitou.
Ai tha se nuk ėshtė e vėrtetė qė Rexhepi nuk ka qenė nė veri tė Kosovės.
Fitou i ka cilėsuar nė vijim aktivistėt e Vetėvendosjes si gangsterė qė aktrojnė fashizmin.
Kjo ėshtė Evropa e veriut 1943, ky ėshtė fashizėm. Vendi im Franca dhe Evropa nuk e pranojnė kėtė frymė, tha ambasadori Fitou.
Sipas tij, gjithkush mund tė flasė dhe kritikojė, por askush nuk mund ti marrė tė drejtėn dikujt qė tė flasė, siē bėnė aktivistėt e Vetėvendosjes nė kėtė debat.
Kjo ėshtė Bavaria. Ky ėshtė Hitleri i vitit 1943. Kosova nuk ka nevojė pėr kėto gjėra, vendi im nuk ka nevojė pėr kėtė dhe as Evropa, ėshtė shprehur ambasadori Fitou.
Edhe Bajram Rexhepi, ėshtė kundėrpėrgjigjur duke thėnė se ai ēdo vikend e kalon nė shtėpinė e tij nė Suhodoll, nė veri tė Kosovės, ku, siē tha ai, nuk ka as polici tė pranishme.
Ai tha se Vetėvendosje ka vetėm fjalė dhe i ftoi ata qė tė shkojnė sė bashku kur tė duan nė veri.
Po e them me njė lloj sarkazmi, pa megalomani, se sa pėr trimėrinė e Vetėvendosjes, i mbaj nė xhep tė vogėl, ėshtė shprehur ministri Rexhepi.
Ndėrkohė, Lėvizja Vetėvendosje ka njoftuar se gjatė aksionit kanė ndėrhyrė truprojat e ministrit Bajram Rexhepi, rojet e Kolegjit dhe policia, tė cilėt kanė aplikuar dhunė tė vrazhdė ndaj aktivistėve, duke i lėnduar ata.
"Nė dhunė e sipėr ata kanė thyer edhe xhamin e derės sė kolegjit. Deri mė tash 9 aktivistė janė tė ndaluar. Ata janė: Krenare Krasniqi, Gėzon Kastrati, Pajtim Demaj, Etleva Malushaj, Genc Sherifi, Frashėr Krasniqi, Adonis Tahiri, Valdrin Ahmeti dhe Zgjim Hyseni", thuhet nė njė njoftim tė Lėvizjes Vetėvendosje.
Kjo nuk ėshtė hera e parė qė Vetėvendosje merr pjesė nė debate tė tilla tė zyrtarėve qeveritarė dhe atyre ndėrkombėtarė me studentė tė universiteteve dhe instituteve tė ndryshme nė Kosovė, ku zakonisht ata nxirren jashtė pėr shkak tė pyetjeve, qė zakonisht pėrcillen edhe me fishkėllima dhe parulla tė ndryshme kritikuese ndaj qeverisė. /rel/
gazeta express
Krijoni Kontakt