TIRANĖ- Kryeministri i vendit Sali Berisha 1 vit pas procesit tė liberalizimit tė vizave pėr shqiptarėt akuzoi kreun e Partisė Socialiste Edi Rama se ka tentuar tė bllokojė procesin e liberalizimit, duke lobuar nė disfavor tė vendit, por sipas kreut tė qeverisė nuk i'a doli.
Liberalizimi provoi se shqiptarėt e meritonin plotėsisht. Shqiptarėt ishin fatlumė, pavarėsisht pėrpjekjeve tė mėdha dhe mė unike nė historinė e Europės, tė kreut tė opozitės pėr tė bllokuar procesin e vizave. Thirrjet hap kutitė, letrat e tij se po hoqėt vizat 800 mijė apo 1 milion shqiptarė do derdhen nė Europė patėn zero efekt nė proces. Europa vecse u cudit,- theksoi Berisha.
Shefi i qeverisė nė njė konferencė pėr mediat nė Kryeministri, deklaroi se kreu i opozitės po mban peng integrimin e vendit pėr shkak tė interesave personale, duke mos votuar ligjet qė kėrkojnė 3/5 nė Parlament.
Shqiptarėt ishin me fat se ky proces, ndonėse bazohej nė dhjetėra ligje e reforma nuk bazohej nė ligje me 3/5 qė tė mund ta bllokonte zoti Rama, si bllokoi cdo ligj me 3/5 pėrfshirė dhe ata qė kanė tė bėjnė me sigurinė rrugore dhe jetėn e shqiptarėve, me luftėn kundėr larjes sė parave dhe trafiqeve, me gjykimin mbi bazėn e kodit administrativ. Na kanė mbetur ligjet me 3/5 qė Rama i mban si plackė tregu pėr tė dėnuar shqiptarėt me statusin e vendit kandidat,- theksoi Berisha.
Kryeministri Berisha duke ju pėrgjigjur interesit tė gazetarėve sqaroi se shqiptarėt do tė jenė ata qė do tė zgjidhin cėshtjen e marrjes sė statusit kandidat pėr nė BE.
Nė 8 maj Rama pėrpjetoi humbje. Nuk e di nėse do tė ngushėllohet, duke e shpallur veten Kurban. Por, ai mbetet humbėsi me 41 mijė vota nė shkallė vendi, me 19 deputet mė pak, humbės nė shumicėn e minibashkive, humbės nė Kėshillin Bashkiak tė Tiranės. Kjo do thotė qė qeveria do bėjė cfarė ka nė dorė qė tė marrė statusin e vendit kandidat, por qeveria nuk ėshtė ajo qė disiplinon apo udhėheq opozitėn, ajo ėshtė sovrane nė kėtė vend dhe kėtė nuk mund ta shkelim kurrė. Shqiptarėt do zgjidhin problemin, para apo pas 2012 kėtė e dinė shqiptarė,- nėnvizoi kryeministri.
Pyetjes sė gazetarėve pėr njė marrėveshje tė fshehtė PD-PS sa i pėrket refomės zgjdhore, Berisha sqaroi se gjithmonė ka patur dhe do ketė kontakte ndėrmjet palėve, por kjo nuk do tė thotė se janė tė fshehta.
Mes Partisė Socialiste dhe Partisė Demokratike ka kontakte dhe kjo ėshtė gjėja mė normale. Kėto kontakte janė tė domosdoshme pėr tė diskutuar pėr ēėshtje qė janė tė njė rėndėisie tė dyanshme. Ėshtė e sigurtė qė ēdo propozim i opozitės ne e shqyrtojmė me seriozitet tė merituar. Ky ėshtė qėllimi im konstant dhe i pėrhershėm dhe kėtu s`ka asgjė pėr t`u ēuditur nėse diskutohet pėr tema qė dihen- u shpreh Berisha.
Kryeministri Berisha nė fund tė konferencės prezantoi Ilir Kadiun si kėshilltarin e ri tė kryeministrisė pėr Marrėdhėniet me Publikun.
(e.m/BalkanWeb)
Krijoni Kontakt