Republikani Dan Burton buzėqesh nė kėtė foto gjatė takimit tė djeshėm nė qeveri teksa i shtrėngon dorėn kryeministrit tė Kosovės, Hashim Thaēi. Por, pėrtej historisė sė kėsaj fotografie Burton ka ndjenja tė forta kundėr shtetit tonė.
Duke parė biografinė e tij, portali Indeksonline ka gjetur se Burton angazhohet fuqishėm kundėr Kosovės. Kėtė e bėn mė sė miri duke qenė bashkėkryesues i Kėshillit Kombėtar Serb nė Amerikė.
Burton kishte shkuar kaq larg nė vitin 1999 saqė kishte paraqitur nė Kongres propozimin pėr tė shkatėrruar NATO-n nė mėnyrė qė tė ndalonte bombardimin e Millosheviqit qė po vriste shqiptarėt nė Kosovė.
Burton druante nga esktremizmi islamik nė Kosovė, dhe nė njė editorial nė Foreign Policy nė gusht 2007 thoshte se serbėt e krishterė tė mbetur nė Kosovė jetojnė nė enklava tė mbrojtura nga NATO-ja nga frika e dhunės sė muslimanėve shqiptarė.
Njė ndarje e dhunshme e Kosovės nga Serbia qė e ka atė ēerdhe tė jetės kombėtare dhe shpirtėrore, mund tė rezultojė nė njė shpėrthim tė demokracisė serbe, me pasoja negative tė panumėrueshme. Shkurt, njė pavarėsi e imponuar e Kosovės do ta kthente rajonin njė dekadė prapa, shkruante Burton nė atė kohė.
Mė tutje, ai besonte se pavarėsia e Kosovės do tė ishte njė vend ideal pėr radikalėt islamikė.
Dy ditė pas shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės, mė 19 shkurt 2008, Burton i njoftonte zgjedhėsit e tij nė Indiana se Kosova iku nga pėrpjekejt paqėsore pėr ta zgjidhur statusin e provincės duke shpallur njėanshėm pavarėsinė nga Serbia. Kjo sipas tij pėrkundėr qėllimit tė mirė tė Beogradit pėr tė gjetur zgjidhje tė pranueshme pėr tė dyja palėt.
Burton merr miliona nga lobi serb nė SHBA, dhe nė Prishtinė bashkė me dy kongresistė tė tjerė erdhi nga Beogradi. /indeksonline/
http://www.indeksonline.net/?page=1%2C2%2C10595
Krijoni Kontakt