Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 23
  1. #1
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492

    Dita E Letersise Shqipe Ne Michigan

    DITA E LETERSISE SHQIPE NE MICHIGAN

    Tetori eshte muaji i lindjes se korifeve te letersise shqipe. Ne kete muaj kane lindur Naimi dhe Fishta me vetem dy dite ndermjet. Naimi dhe Fishta- dy majat e letersise shipe kane qene dhe jane shembulli me i mire i gjithe krijuesve shqiptare ne te gjitha trojet dhe ne diaspore. Ata jane modeli i krijuesit model, shkolla e poezise shqipe, e frymes patriotike dhe atdhetare, e dashurise per njeri tjetrin, e besimit dhe e vleresimit te te gjitha besimeve. Ne vazhden e takimit te vitit te kaluar revista “Kuvendi” organizon me 30 tetor 2004, me fillim ne oren 7 PM ne nje nga sallat e Kishes se Shen Palit ne Rochester Hills “ Diten e Letersise shqipe ne Michigan”, sipas keti rendi zhvillimor:

    • Hapja e takimit
    • Recitimi i poezive te zgjedhura per konkurim nga grupi i aktoreve
    • Prezantimi i botimeve te reja nga krijuesit shqiptar te Michiganit
    • Ineterval muzikor
    • Recitim i poezive te zgjedhura nga poete te njohur shqiptar
    • Vazhdimi i darkes dhe pika muzikore
    • Llotaria e mbremjes
    • Ndarja e ēmimeve:
    a. Ēmimi i pare per poezine me te mire
    b. Ēmimi i pare per prozen me te mire
    c. Ēmimi i pare per perkthimin me te mire
    d. Ēmimi i pare per intervisten me te mire

    Juria e keti aktiviteti perjashton nga ēmimet antaret e Keshillit botues te revistes “ Kuvendi”.

    Ēmimet do te jene te shoqeruara edhe me nje vlere simbolike materiale:
    Per kete aktivitet komisoni kerkon sponsorizues per:
    Ēmimet
    Darken
    Recituesit
    Muziken dhe sallen
    Sponsorizuesit do te jene te ftuarit e nderit ne numrin 11 te revistes “Kuvendi
    Dhe mund te lajmerohen deri me daten 25 tetor ne telefonat:
    ( 248) 583 06 34 (248) 854 58 81 (248) 396 98 13
    Jeni te lutur te lajmeroni pjesemarrjen per arsye te salles dhe darkes
    Hyrja eshte falas

    Komisioni organizues

  2. #2
    . Maska e *DJ-ALDO*
    Anėtarėsuar
    03-03-2003
    Vendndodhja
    Asgjėkundi
    Postime
    297
    Po ne qė nuk na vjen doresh tė shkruajmė, a lejohemi tė marrim pjesė atje??
    Tė lutem cito adresėn e saktė sepse me 99% do jem atje pėr Halloween.

  3. #3
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    D-J ALDO, nese jeton ne michigan, e ke krejt te kollajt adresen(lol)
    Ne Kishen e Shen Palit, Rochester...per detaje thirr ne numrat me lart.
    Mire se te vish dhe faleminderit!

  4. #4
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    Informim…







    Dita e Letersise Shqipe ne Michigan u realizua me daten 30 tetor 2004, ashtu siē ishte lajmeruar. Ne kete takim pati te pranishem, pothuajse gjithe krijuesit e keti komuniteti, me dy tre perjashtime per pamundesi ardhjeje. Gjithashtu, takimin e nderuan miqte nga Ohio, Ilir Shyte botues i gazettes “ Eagle” (Shqipja) te komunitetit shqiptare te Ohio dhe biznesmeni i njohur i keti komuniteti Sako Satka, i cili edhe sponsorizoi konsiderueshem revisten “Kuvendi”. Mbremja u be ne Sallen “ At’ Gjergj Fishta” te qendres Kulturore prane Kishes Katolike te Shen Palit, u hap me hymnin e flamurit, vazhdoi me pershendetjet e te ftuarve si dhe pershendetjen e vecante te Dom Anton Kcires. Drejtues i mbremjes ishte anetari i Keshillit Botues te revistes “Kuvendi”, Rush Dragu. Ne mbremje u pershendeten sponsoret e ēmimve; Dode Nikprelaj, Pjeter Kēira, Nikolle Hysi dhe Gjergj Dedivanaj, grupi muzikore “Yjet” me kengetaret e njohur Hana e Kole Nikprelaj si dhe Fran Gjokaj, keshilli botues si dhe gjithe miqte e “Kuvendit”.

    Poezia e tradites u recitua fillimisht, shoqeruar me nje sfond muzikor nga painistja Julia Hoti. Ne intermezzo pati shoqerime muzikore me kenge nga krijimtaria e poetve shqiptar nga grupi muzikor, per te vazhduar me pjeset konkuruese, te cilat ishin zgjedhur nga botimet e nje viti ( Tetor 2003-Tetor 2004). Recitues ishin vete autoret, perfshi edhe ndonje dashimres te letersise, siē ishte ndihmesa e Diana Brozit, e cila recitoi poezine qe fitoi ēmimin e pare si dhe nje poezi shume te realizuar te poetit Skender Rusi dhe rapsodi e kengetari Fran Gjokaj, i cili ne nje gjendje jo te mire shendetsore interpretoi me shume passion pjese nga krijimtaria e Gjovalin Lumajt.

    Ne vazhdim studiuesi i apasionuar i vepres se Rilindasve tane, dhe veēanrisht i At’ Gjergj Fishtes, Mergim Korēa mbajti nje kumtese shume inetersante per Fishten si gjuhtare, per vleresimet e bashkekohasve qe i kishin bere Poetit si dhe per tolerancen fetare te pashoqe.

    Po ne kete takim u zgjodhe edhe Juria e perbere nga Mergim Korca, Elinda Marku, Edvin Hoti, Elida Nili dhe Paulin Muja. Nga drejtuesi i mbremjes u pershendeten edhe poetet Zeqir Gervalla dhe Agim Deshnica, te cilet nuk ishin te pranishem si dhe u lexuan pjese te tyre. Ne perfundim Juria percaktoi fituesit:

    Ēmimin e pare per poezine me te mire te vitit e fitoi Aurel Vukpalaj

    Ēmimin e pare per prozen me te mire te vitit e fitoi Dritan Dragu

    Ēmimin e pare per perkthimin e fitoi poeti dhe shkrimtari i njohur Betim Muēo

    Ēmimin e pare per publicistiken me te mire te vitit e mori biseda e Gjovalin Lumajt me Doktor Mark Dukaj.

    Ne fund u caktua qe ne javen e fundit te ēdo Tetori te mbahet “ Dita e Letersise Shqipe ne Michigan”. Ne vitin qe vjen ky organizim u mendua te behet edhe me ftesa te krijuesve qe jetojne e krijojne ne shtete te tjera te Amerikes.



    Me respect per te gjithe ( Edhe ata qe nuk kishin mundesi te merrnin pjese):



    Pjeter Jaku



    31 Tetor 2004

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-05-2005
    Postime
    154

    Aktivitete,organizime nė MI, SHBA


  6. #6
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Koncert me Elsa Lila
    Andiamo Banquet Center and Restaurant
    (nė 14 dhe Van Dyke)

    Tė dielė, nė 19 Nėntor
    Biletat janė nga $35

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-05-2005
    Postime
    154
    a ka ndonje party ne michigan per vitin e ri se do vi ketu ket vit ta festoj

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    06-11-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    24
    Citim Postuar mė parė nga anabanana
    a ka ndonje party ne michigan per vitin e ri se do vi ketu ket vit ta festoj
    Edhe une desha te di a behet ndonje gje interesante kete vit ketu ne Michigan?

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-05-2005
    Postime
    154
    siduket asnji sdinka gjo
    na lat pa party o milet

  10. #10
    FiErAk4EvER Maska e ILLUZION
    Anėtarėsuar
    27-12-2006
    Vendndodhja
    united state of america
    Postime
    29
    Citim Postuar mė parė nga anabanana
    siduket asnji sdinka gjo
    na lat pa party o milet
    un jetoj ne chicago edhe e di qe ne michi behet party pasi kushot e mi do ven ju akoma skeni gje ncnccncnc
    PrOuD To Be AlBaNIAN

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •