Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 33

Tema: Kolesteroli

  1. #1
    KuMaNoVa Maska e strong_07
    Anėtarėsuar
    06-01-2007
    Vendndodhja
    Ku sjeton ty
    Postime
    2,169

    Kolesteroli

    Mund te me jap donje mjek ne forum disa te dhena ne lidhje mme statusin lipidik ne shqipri perqendrimin e Holesterolit dhe triglicerideve ne moshe te caktuar dhe gjini poashtu edhe ndikimi te duhan piresit dhe jo duhanpiresit ?

    me jipni donje te dhen ne lidhje me ket ma tregoni donje statistik ne lidhje me ket
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga strong_07 : 08-11-2011 mė 05:30
    Nje gje thuaje:ZOT me ruaj prej MIQEVE se prej ARMIQEVE ruhem vet!!!!!!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e davidd
    Anėtarėsuar
    02-09-2009
    Postime
    2,016
    shife iher kete ne anglisht
    http://en.wikipedia.org/wiki/Colesterol

  3. #3
    Sensual
    Anėtarėsuar
    17-02-2009
    Postime
    4,304
    Ne Shqiperi hane shume yndyre , brumera dhe mish ... nese i eviton keto , ulet kolesteroli pa problem .. sa me pak yndyre , sa me shuem fruta perime dhe mish ne moderim .. me shume peshk e pule .

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Kolesteroli, me shpjegoni dot procesin si krijohet?

    Pershendetje,

    te dashur mjeke, biologe, kimiste te forumit.

    a mund te me shpjegoni dot procesin e formimit te kolesterolit ne trupin e njeriut.

    pasi kam degjuar se fundmi edhe nje teori qe kolesteroli vete s'esthe i demshem per njeriut, por multinacionalete farmaqeve, per te shitur ilacet e ndryshme, per uljen e tij, kane nxjerre teorine qe kolesteroli eshte i demshem.

    duke qene se 80% e kolesterolit formohet ne trupin e njeriut, pra nese e ke 250, athere i bie qe i kolesterol 200 krijohet nga trupi. pra je mbi kufirin qe eshte te thuash i mire.

    flm paraprakishte per ndihmen qe do me jepni

    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  5. #5
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224

    Pėr: Kolesteroli, me shpjegoni dot procesin si krijohet?

    Shkaktarėt kryesorė tė sėmundjes janė gjenet dhe stili i jetesės

    Kolesteroli, ēfarė duhet tė hani

    Kolesteroli ėshtė substancė lipidike (e yndyrshme) e domosdoshme pėr organizmin. Ai ndihmon nė fabrikimin e ēdo qelize e gjithashtu nė fabrikimin e hormoneve dhe shumė substancave tė tjera. Por rritja e pėrqindjes sė kolesterolit nė gjak (hyperkolesterolemiesė) mund tė jetė shumė e dėmshme pėr organizmin. Kolesteroli fabrikohet nė mėlēi, por ne e marrim dhe nga ushqime tė ndryshme si psh veza, djathi, qumėshti, mishi, tė brendshmet e kafshėve si mėlēitė, zemra e tė tjera. Rritja e pėrqindjes sė kolesterolit nė gjak pėrbėn faktorin kryesor tė sėmundjeve tė artereve, kryesisht tė zemres. Kolesteroli ėshtė njė faktor gjithashtu i aksidenteve vaskulare cerebrale dhe i sėmundjeve trombo-embolike.

    Arteroskleroza
    Kur pėrqindja e kolesterolit nė gjak ngrihet, formohen disa grimca yndyre, qė ngjiten nė faqet e artereve, kėto grimca formojnė njė shtresė yndyre, qė vjen nga dita nė ditė duke u zmadhuar,qė sjell si rrjedhojė zvogėlimin e diametrit tė artereve deri nė bllokimin total tė tyre. Bllokimi i artereve nuk lejon mė qarkullimin e gjakut. Kur gjaku nuk ka mė mundėsi tė qarkullojė, qelizat e kėtyre artereve vdesin nga mungesa e oksigjenit dhe elementeve ushqyese. Nė kėtė raste, mund tė kemi sipas arteries tė bllokuar, infarkt tė miokardit, kur bllokohen arteret e zemrės, aksidente vaskulare cerebrale, qė mund tė shoqėrohen me hemorragji tė brendshme, kur bllokohen arteret e trurit ose afeksion tė gjymtyrėve inferior.

    Pėrqindja e kolesterolit
    Idealja ėshtė mė pak se 2 gram pėr 1 litėr gjak, ndėrkohė qė limiti ėshtė 2 gram deri nė 2.5 g pėr 1 litėr gjak. Tepėr e lartė ėshtė kur kalohet 2.5 g pėr 1 litėr gjak. Pėr tė ulur pėrqindjen e lartė tė kolesterolit nuk duhet tė pini cigare, dhe nėse pini, mundoheni ta ulni numrin e tyre deri sa ta ndaloni krejtėsisht. Merruni me ushtrime fizike nė mėnyrė tė rregullt. Mbani njė peshė ideale (pesha ideale ėshtė ajo qė keni pasur kur keni qenė 25 vjeē), kujdes me alkoolin, mundohuni tė mos konsumoni shumė yndyrnat, favorizoni zarzavatet dhe frutat. Favorizoni mė tepėr konsumin e peshkut se sa tė mishit. Pėrdorni mė shumė vajin e ullirit se sa gjalpin nė pėrgatitjen e vakteve. Kujdes me ėmbėlsirat e ndryshme, sepse bėhen gjithnjė me shumė vezė, po ashtu duhet tė largoni nga ushqimet tuaja gjalpin, djathin sallamet e ndryshme.

    Gjenet
    Nėse pavarėsisht dietės dhe aktivitetit fizik, nuk arrini tė mbanin nėn kontroll nivelin e kolestrolit tė keq, duhet tė dini se faji nuk ėshtė i stilit tuaj tė jetesės, por i gjeneve tuaja. Nė fakt, njė grup studiuesish tė koordinuar nga Paul Williams i "Berkeley Lab's Life Sciences Division" ka zbuluar se gjenet luajnė njė rol tė rėndėsishėm nė stabilizimin e kolesterolit tė keq nė gjak dhe disa individė duhet tė lodhen mė tepėr se tė tjerėt, sepse janė mė tė ndjeshėm ndaj hiperkolesterolaminės. Studimi duket se ofron njė motiv pėr faktin se disa prej nesh kanė fatin e keq tė kenė nivelin e kolesterolit tė lartė, edhe pse qėndrojnė mjaft tė kujdesshėm ndaj gjithēkaje qė hanė, ndėrsa tė tjerė mund t'i lejojnė vetes shkelje rregullash, pa krijuar probleme me akumulimin e yndyrnave tė dėmshme pėr organizmin. Studiuesit kanė vėzhguar tė dhėnat e 28 ēifteve binjakėsh identikė, me pėrputhshmėri gjenetike, por me stile jete tė ndryshme, pėr tė vlerėsuar peshėn e gjeneve dhe sjelljet mbi nivelin e lipoproteinave me intensitet tė ulėt (LDL) shkaktare pėr prodhimin e kolesterolit tė keq, mjaft tė dėmshėm pėr shėndetin kardiovaskular.

    Si ulet kolesteroli

    1- Pėr tė ulur pėrqindjen e lartė tė kolesterolit nuk duhet tė pini cigare dhe nėse pini mundoheni ta ulni numrin e tyre deri sa ta ndaloni krejtėsisht
    2- Merruni me ushtrime fizike nė mėnyrė tė rregullt. Mbani njė peshė ideale (pesha ideale ėshtė ajo qė keni pasur kur keni qenė 25 vjeē)
    3- Kujdes me alkoolin, mundohuni tė mos konsumoni shumė yndyrnat, favorizoni zarzavatet dhe frutat.
    4- Favorizoni mė tepėr konsumin e peshkut se sa tė mishit.
    5- Pėrdorni mė shumė vajin e ullirit se sa gjalpin nė pėrgatitjen e vakteve.
    6- Kujdes me ėmbėlsirat e ndryshme, sepse bėhen gjithnjė me shumė vezė, po ashtu duhet tė largoni nga ushqimet tuaja gjalpin, djathin sallamet e ndryshme.

    Kolesteroli

    Dieta me pėrqindje tė ulėt yndyre ul kolesterolin
    Ekspertėt i kanė nėnshtruar vullnetarėt ndaj dy tipe dietash alternative, njė me pėrbėrje tė ulėt yndyrnash dhe njė qė pėrmbante shumė yndyrna (qė ėshtė baras me 40 pėr qind tė kalorive totale qė merr organizmi). Ekspertėt kanė vėnė re se duke kaluar nga dieta e parė nė tė dytėn, niveli i kolesterolit rritej nė mėnyrė tė pashmangshme pėr tė gjithė ēiftet e binjakėve, por ndryshe nga njė ēift nė tjetrin.

    Gjenet, tė parapėrcaktuara pėrgjegjėset
    Ende nuk dihet se cilat janė gjenet qė pėrfshihen nė pėrhapjen e kolesterolit nė organizėm, por tė gjithė njerėzve u kėshillohet njė stil i shėndetshėm jete, regjim ushqimor tė mirė dhe zbatimin e terapive tė kėshilluara nga specialistėt, tė gjitha sjelljet qė janė armėt mė tė mira ndaj hiperkolesterolaminės. Kolesteroli nuk kursen as femrat dhe as meshkujt, madje sipas studimeve, mė tė prekura janė femrat, pasi ato janė mė tė prira drejt ushqimeve me yndyrė.

    Ushtrime fizike, pėr tė ndaluar sėmundjen
    Pėr tė ulur pėrqindjen e lartė tė kolesterolit nuk duhet tė pini cigare, dhe nėse pini, mundoheni ta ulni numrin e tyre deri sa ta ndaloni krejtėsisht. Merruni me ushtrime fizike nė mėnyrė tė rregullt. Mbani njė peshė ideale (pesha ideale ėshtė ajo qė keni pasur kur keni qenė 25 vjeē), kujdes me alkoolin, mundohuni tė mos konsumoni shumė yndyrnat, favorizoni zarzavatet dhe frutat.

    Pėrgatiti: Blerina KACA
    I LOVE GOD

    j&g

  6. #6
    cherry blossom girl
    Anėtarėsuar
    14-05-2010
    Postime
    6,095

    Pėr: Kolesteroli, me shpjegoni dot procesin si krijohet?

    sasia me e madhe e kolesterolit nuk e ka prejardhjen nga ushqimi por prodhohet nga vete trupi. organet qe e prodhojne jane melcia, gjendrat mbiveshkore dhe organet seksuale. prandaj edhe ata qe kane nje menyre te ushqyeri korrekte mund te kene nivele te larta kolesteroli ne gjak, keta individe vuajne nga hiperkolesterolemia familjare, per deficience te disa lloj enzimash dhe receptoresh qe trajtojne kolesterolin. cilado te jete prejardhja, kolesteroli mbi nivelet normale eshte i demshem. pastaj ekziston ndarja ne kolesterolin e mire (HDL) dhe kolesterolin e demshem (LDL), keto i shikon tek analizat e gjakut. HDL-te transportojne kolesterolin nga periferia, pra nga indet e trupit (kryesisht arteriet, ku kolesteroli shkakton ate semundje qe quhet ateroskleroze) ku kolesteroli grumbullohet dhe krijon deme, ne melci, gjendrat mbiveshkore dhe organet seksuale. ndersa LDL-te bejne te kunderten, prandaj jane te demshme kur e tejkalojne nivelin normal.

    me lart shkruajta qe kolesteroli shkakton aterosklerozen ne arteriet e trupit. ateroskleroza eshte shkaktare e disa semundjeve te rrezikshme si angina, infarkti dhe ictus. kolesteroli i tepert grumbullohet ne muret e arterieve dhe pengon fluskin e gjakut. ne te shumten e rasteve nuk eshte bllokimi i fluksit te gjakut qe shkakton infarktin por inflamacioni qe krijohet si rrjedhoje e kesaj pengese. inflamacioni shkakton prishjen/therrmimin e ketyre grumbullimeve te vogla te yndyrshme qe quhen ateroma, sidomos kur njekohesisht bashkeveprojne faktore te tjere te demshme si konsumimi i duhanit. nga keto copeza te vogla qe shperndahen ne qarkullim formohet nje mpiksje gjaku (koagulim) qe mund te zmadhohet dhe te bllokoje fluksin e gjakut ose mund te "emigroje" ne arterie te tjera duke i mbyllur edhe keto (krijon emboli)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga broken_smile : 01-05-2013 mė 12:49

  7. #7
    cherry blossom girl
    Anėtarėsuar
    14-05-2010
    Postime
    6,095

    Pėr: Kolesteroli, me shpjegoni dot procesin si krijohet?

    zakonisht individeve qe kane nje perqindje te larte te LDL-ve dhe jane mbi 50 vjec ose edhe me heret kur vuajne nga semundje te tjera si diabeti, tensioni i larte, konsumues te duhanit, u keshillohet te bejne nje echodoppler te karotideve (karotidet jane arteriet qe cojne gjakun ne tru) per te pasur nen kontroll zhvillimin e ketyre grimcave te yndyrshme ne arterie.

  8. #8
    cherry blossom girl
    Anėtarėsuar
    14-05-2010
    Postime
    6,095

    Pėr: Kolesteroli, me shpjegoni dot procesin si krijohet?

    pasi kam degjuar se fundmi edhe nje teori qe kolesteroli vete s'esthe i demshem per njeriut, por multinacionalete farmaqeve, per te shitur ilacet e ndryshme, per uljen e tij, kane nxjerre teorine qe kolesteroli eshte i demshem.
    tani per sa i perket kesaj pjeses... ekzistojne mijera studime shkencore qe provojne qe kolesteroli mbi nivelet e tolerueshme (qe sigurisht grada e tolerimit ndryshon nga organizmi ne organizem ne varesi dhe te stilit te jeteses) eshte i demshem.
    marr si shembull ne familjen time nga ana e babit, gjyshi ka vdekur nga infarkti, 62 vjec. gjyshja ka vdekur nga iktus, 60 vjec. babi im e ka kolesterolin e larte, edhe pse ben shume shume kujdes ne ushqim, ne rini ka qene sportist madje edhe tani ben se paku 1-2 ore ne dite aktivitet fizik, asnjehere nuk ka pire cigare. dmth e ka familjare. po ashtu edhe une e kam kolesterolin e larte. sinqerisht nuk do i thoja kurre te mos marre me ilacet qe merr per te ulur kolesterolin. pikerisht dje beri echodopplerin qe i konfirmoi prezencen e ateromave ne karotidet.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga broken_smile : 01-05-2013 mė 13:31

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Pėr: Kolesteroli, me shpjegoni dot procesin si krijohet?

    Citim Postuar mė parė nga broken_smile Lexo Postimin
    sasia me e madhe e kolesterolit nuk e ka prejardhjen nga ushqimi por prodhohet nga vete trupi. organet qe e prodhojne jane melcia, gjendrat mbiveshkore dhe organet seksuale. prandaj edhe ata qe kane nje menyre te ushqyeri korrekte mund te kene nivele te larta kolesteroli ne gjak, keta individe vuajne nga hiperkolesterolemia familjare, per deficience te disa lloj enzimash dhe receptoresh qe trajtojne kolesterolin. cilado te jete prejardhja, kolesteroli mbi nivelet normale eshte i demshem. pastaj ekziston ndarja ne kolesterolin e mire (HDL) dhe kolesterolin e demshem (LDL), keto i shikon tek analizat e gjakut. HDL-te transportojne kolesterolin nga periferia, pra nga indet e trupit (kryesisht arteriet, ku kolesteroli shkakton ate semundje qe quhet ateroskleroze) ku kolesteroli grumbullohet dhe krijon deme, ne melci, gjendrat mbiveshkore dhe organet seksuale. ndersa LDL-te bejne te kunderten, prandaj jane te demshme kur e tejkalojne nivelin normal.

    me lart shkruajta qe kolesteroli shkakton aterosklerozen ne arteriet e trupit. ateroskleroza eshte shkaktare e disa semundjeve te rrezikshme si angina, infarkti dhe ictus. kolesteroli i tepert grumbullohet ne muret e arterieve dhe pengon fluskin e gjakut. ne te shumten e rasteve nuk eshte bllokimi i fluksit te gjakut qe shkakton infarktin por inflamacioni qe krijohet si rrjedhoje e kesaj pengese. inflamacioni shkakton prishjen/therrmimin e ketyre grumbullimeve te vogla te yndyrshme qe quhen ateroma, sidomos kur njekohesisht bashkeveprojne faktore te tjere te demshme si konsumimi i duhanit. nga keto copeza te vogla qe shperndahen ne qarkullim formohet nje mpiksje gjaku (koagulim) qe mund te zmadhohet dhe te bllokoje fluksin e gjakut ose mund te "emigroje" ne arterie te tjera duke i mbyllur edhe keto (krijon emboli)
    Broke_smile,

    te falenderoj shume per shpjegimet.

    je vertet vajze sh e mire.

    po shikoja ne kete linkun me poshte.

    http://sq.wikipedia.org/wiki/PH

    dhe ktu thuhej se:

    "Sėmundje kardiovaskulare Kolesteroli ėshtė njė efekt anėsor acid e metabolizmit yndyror. Ndersa trupi bėhet mė acid, ai mbron veten duke ngurtesuar kolesterolit nė gjak dhe e depoziton atė nė enėt e gjakut tonė. Gjatė njė periudhe prej vitesh nje pllake ndertohet duke rezultuar nė, ilaēe kirurgji ose sulme nė zemėr dhe tru. Kur pH ėshtė ngritur nė njė gjendje alkaline trupi eshte ne gjendje me te mire pėr tė neutralizuar kėto mbeturina dhe ti hedh ato jashtė sistemit."

    duke marre shkas edhe nga tema e dardajanit, si te ushqehemi, i bie qe te korrigjojme ushqimin, ne qe e kemi kolesterolin te prodhuar nga trupi.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Kolesteroli, me shpjegoni dot procesin si krijohet?

    6 Pėrgjigje pėr kolesterolin... Ēfarė ėshtė dhe si luftohet

    Mes armiqve tė arterieve, veēojmė atė qė drejton diabetin: kolesterolin. Pėr ēdokėnd qė nuk e ka idenė pėr ekzistencėn e tij, le tė lexojnė 6 pyetje tė thjeshta e praktike rreth tij.

    Ēfarė ėshtė kolesteroli dhe si ta luftojmė?
    I domosdoshėm pėr funksionimin e trupit. Kolesteroli ėshtė yndyrė qė prodhohet nga dy tė tretat e mėlēisė dhe nga ushqyerja. Ai ėshtė i pranishėm nė sipėrfaqen e brendshme tė qelizave duke iu dhėnė atyre fleksibilitet dhe fuqi, ndėrsa i siguron nė tė njėjtėn kohė mbrojtjen nga agjentėt e jashtėm veprues.
    Pėr tė arritur tek organet e ndryshme kolesteroli pėrdor transportues qė e lejojnė tė qarkullojė nė gjak.
    HDL (Low Density Lipoproteins), ose “kolesteroli i mirė” arrin edhe nė mėlēi, ku pėrpunohet dhe bėhet eliminimi i tepėrt i tij. LDL-tė transportojnė kolesterolin nga mėlēia nė drejtim tė tė gjitha qelizave. Kur LDL-tė funksionojnė keq, ose janė mangėt, niveli i kolesterolit nė gjak rritet. Nė kėtė pikė kolesteroli akumulohet pėr tė formuar pllaka qė gradualisht bllokojnė arteriet. Kjo ėshtė arsyeja pse LDL njihet ndryshe edhe si “kolesteroli i keq”.

    Pse rritet kolesteroli?
    Nė vend tė parė qėndron mėnyra e keqe e tė ushqyerit, ndėr shkaqet e rritjes sė kolesterolit. Ushqimet me yndyra tė ngopura nė veēanti, por edhe stresi, trashėgimia gjenetike, sėmundjet e caktuara (sėmundje tė veshkave, sėmundja e tiroideve), marrja e disa barnave nxisin rritjen e kolesterolit nė gjak. Pėrveē kėsaj, ndikojnė edhe pirja e duhanit, konsumimi i alkoolit, hipertensioni, diabeti, mbipesha, mėnyra sedentare e jetesės janė tė gjithė faktorėt qė bėjnė aleancė me kolesterolin e tepėrt, duke rritur rreziqet pėr sėmundjet kardiovaskulare.

    Teprica e kolesterolit ėshtė e lidhur me peshėn?
    Kolesteroli dhe pesha mund tė kenė lidhje mes tyre. Pėr peshėn e tepėrt qė ėshtė depozituar kryesisht nė pjesėt e sipėrme tė trupit (qafa, supet, barku), vijnė nga pas anomali tė shumta: hipertensioni, diabeti i tipit 2, rritja e triglicerideve dhe hiperkolesteroli. Njė rėnie nė peshė, edhe modeste, pėrmirėson shėndetin e njerėzve qė kanė njė indeks tė masės trupore (BMI) mė tepėr se normalja.

    Ushqimet me yndyrė, duhen ndaluar rreptėsisht?
    Pėr tė zvogėluar kolesterolin, nuk ėshtė mė njė sekret, ju duhet tė filloni tė ndryshoni zakonin e tė ushqyerit. Jo tė gjitha ushqimet yndyrore duhen hequr. Kur hani, duhet t’u jepni prioritet yndyrave tė pangopura nė krahasim me tė ngopurat.

    Ēfarė nėnkuptohet me “yndyrna tė mira”?
    Ne duhet sė pari tė sqarojmė faktin se nuk ka nė tė vėrtetė “yndyrna tė mirė” ose “tė kėqija”, janė sasitė e tyre, tė tepėrta apo tė pamjaftueshme, tė cilat mund tė ēojnė nė pasoja tė rrezikshme pėr organizmin. Acidet yndyrore tė pangopura, tė quajtur kėshtu “yndyrna tė mira”, janė gjetur kryesisht nė vajra, nė vaj dhe nė peshk. Dėgjojmė shpesh tė flitet pėr Omega 3. Kėto acide yndyrore tė pangopura kontribuojė nė funksionimin efikas tė sistemit kardiovaskular. Gjenden veēanėrisht tek ushqimet (nuk prodhohen nga trupi), nė veēanti tek peshqit e mėdhenj, tek vaji i kanolas, tek arrat dhe soja.

    Tė tjera acide yndyrore tė pangopura janė Omega 6, Omega 9, tė dobishme. Omega gjendet veēanėrisht nė vajin e lulediellit, tė misrit ose sojės. Pėr njė ushqim tė mirė dhe tė ekuilibruar, studiuesit rekomandojė konsumimin e kėtyre acideve yndyrore tė pangopura, Omega 6 dhe Omega 3, nė dietėn tonė, por nė sasi tė ekuilibruara (shembull: raporti mes Omega 6/ Omega 3, afėrsisht 5).

    Cilat janė avantazhet e konsumimit tė frutave dhe perimeve nė njė dietė anti-kolesterol?
    Tė varfra nė yndyrna dhe kalori, frutat dhe perimet na mbushin me mikroushqyes, vitamina, minerale, oligominerale, fibra, thelbėsore pėr organizmin. Ato pėrmbajnė nė veēanti antioksidantė qė parandalojnė oksidimin e kolesterolit dhe evitojnė formimin e pllakave nė arterie. Tė varfra nė yndyrna tė ngopura, frutat dhe perimet mbrojnė shėndetin kardiovaskular.

    (e.m/GSH/BalkanWeb)

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •