-
Loja me Mitrovicėn
Ditėve te fundit, po bėhen debate dhe deklarime te shumta, nga akterė tė ndryshėm, si ata politikė, pozitė dhe opozitė , si dhe ata tė shoqėrisė civile, pėr faktin se kjo temė ėshtė aktuale edhe nė rrafshin kombėtar dhe ndėrkombėtar. Shumė komentues tė ngjarjeve, kohėve tė fundit tentojnė ta shfrytėzojnė rastin me gjasė tė humbur me kohė, pėr ta paraqitur patriotizmin e tyre, duke thirrur pėr qėndresė, tė pakompromis, tė institucioneve tė vendit pėr vendosjen e rėndit dhe ligjit, nė veri tė vendit.
Qėndrimet janė prej atyre mė tė ndryshmeve, por pothuaj tė gjithė kanė njė emėrues tė pėrbashkėt, siē ėshtė ai i tė thirrurit ne patriotizėm dhe nė nacionalizėm tė panevojshėm dhe shumė herė tė tepruar.
Dihet mirėfilli qė pėr tė zgjidhur ēėshtje delikate, siē ėshtė ēėshtja e veriut tė Kosovės, duhet tė bėhen veprime te menēura dhe tė matura dhe tė durueshme, nė mėnyrė qė situata tė zgjidhet nė mėnyrė graduale, tė kontrolluar pa eskalim tė dhunės, dhe pa viktima.
Institucionet e Republikės sė Kosovės, tashmė janė vetėm shikues nė kėtė sfidė. Janė institucionet ndėrkombėtare ato tė cilat udhėheqin aksionet dhe operacionet nė vend. Janė pikėrisht ato shtete qė nė momentet mė kritike pėr Kosovėn dhe popullin e saj, ditėn ta sfidojnė okupatorin serb edhe pėrkundėr makinerisė sė madhe dhe moderne ushtarake qė posedonte nė atė kohė shteti serb, ditėn dhe mundėn ta ēlirojnė Kosovėn dhe popullin e saj tė shumėvuajtur. Prandaj, tendenca pėr ti mėsuar ndėrkombėtarėt se si duhet vepruar, duke u thirrur nė veprime agresive dhe nė zgjidhje te dhunshme tė situatės, jo vetėm, qė nuk i kontribuon zgjidhjes, por nuk ka asnjė qėllim tjetėr pėrpos atij tė promovimit te disa figurave si patriot tė pa lėkundur tė ēėshtjes kombėtare.
Kosova nuk ka asnjė rrezik, i cili do mund ti vinte nga faktori ndėrkombėtarė, si rezultat i veprimeve apo mosveprimeve tė tyre. Mandati i KFOR-it nė Kosovė ėshtė qartė, ruajtja e rėndit, dhe tėrėsisė territoriale, nė bazė tė sė cilės Kosova tashmė ėshtė edhe shtet i pavarur dhe i njohur ndėrkombėtarisht. Nuk ka asnjė mundėsi qė nė hapėsirėn e territorit tė Republikės sė Kosovės, tė ndodhin ndryshime tė kufijve, siē do tė ishte ndarja apo edhe veprime tjera pa pasur pėlqimin e institucioneve tė vendit. Vendimet pėr paprekshmėrinė territoriale tė Kosovės, janė marrė qė herėt nga Grupi i Kontaktit dhe ato janė ende tė qėndrueshme, madje as qė ka tendencė pėr ndryshim tė kėtyre parimeve. Jo pse do ishin kosovarėt ata tė cilėt, nuk do lejonin tė ndodh njė gjė e tillė, por se njė ndryshim kufijsh do tė sillte njė precedent nė rajonin edhe ashtu te trazuar dhe tė ndėrtuar ne njė miniaturė. Madje pėr kėtė fakt janė tė vetėdijshėm edhe vetė serbėt. Ata, edhe pėrkundėr dėshirės sė madhe pėr tė hyr nė aventurėn e ndryshimeve te kufijve nė njė pjesė tė madhe tė hapėsirės ish Jugosllave, e qė pėr kėto synime tashme i kanė shfaqur haptazi edhe nga kreu me i lart i shtetit serb, i cili bėn thirrje pėr njė pajtim nė mes shqiptarėve dhe serbėve. Ata janė plotėsisht tė vetėdijshėm se nuk kanė ēka humbin mė tepėr dhe se ne raport me akterėt e tjerė, do mund tė dilnin vetėm fitues. Mirėpo, kėto ambicie serbėt mund ti realizojnė vetėm me ndihmėn e shqiptarėve, duke i joshur tė futen nė njė lojė te tyre tė orkestruar sipas rregullave tė tyre.
Tani shtrohet pyetja, a duhet ne ta luajmė lojėn e imponuar nga Serbia? Apo tė jemi nė nivel tė detyrės, tė cilėn e kemi pėr ta zgjidhur. Kosova nuk ka as kapacitete dhe as nevojė pėr tu marrė me ēėshtjen e heqjes sė barrikadave nė veri, sepse nė kėtė rrafsh Kosovėn e pėrfaqėson KFOR-i dhe atė nė mėnyrėn mė tė denjė.
Institucionet e R. Kosovės, gjegjėsisht pėrfaqėsuesit institucional, duhet tė kenė kujdes qė gjatė bisedave (negociatave) tė mos pranojnė zgjidhje tė ēėshtjeve nė disfavor apo nė dėm tė vendit. Kosova, nuk bėn dhe nuk guxon tė pranoj asnjė zgjidhje tjetėr pėrpos asaj e cila tashmė ėshtė e pranuar e qė ėshtė pako e Presidentit Ahtisari, nė bazė tė sė cilės Kosova shpalli edhe pavarėsinė e sajė. Ēdo lėvizje nga kjo pako do tė thotė heqje dorė nga ky plan si total dhe i cili do ta afektonte edhe pjesėn tjetėr tė vendit, dhe do tė mund ta kthente vendin nė njė konflikt tė ri. Serbėt, janė tė vetėdijshėm qė njė ndarje e Kosovės ėshtė pothuaj e pa mundur, prandaj kėrkesat joreale tė tyre kanė vetėm njė qėllim qė nė veri tė pėrfitojnė njė lloj autonomie tė shumė pėrfolur si Ahtisari plus. Kosova nė kėtė rast do duhej tė kėrkonte reciprocitet, tė ju ofroj serbėve aq sa ju ofron Serbia shqiptarėve qė jetojnė nė Serbi.
Kosovės rreziku i kanoset nga vet shqiptarėt, nga udhėheqėsit e vendit, nga injoranca dhe paaftėsia e tyre pėr ta qeverisur vendin si duhet. Nga korrupsioni dhe krimi i organizuar, nga njė shtet asocial i cili popullin e ka varfėruar skajshmėrisht, dhe si pasoj e varfėrisė sė madhe, ka rrezik tė gėrryej nė atė ēka ėshtė e cilėsuat e shtrenjtė me shekuj, e qė ėshtė identiteti i tij.
Kjo vlen pėr tė gjitha komunitetet, tė cilat jetojnė nė Kosovė, pa dallim kombėsie. Ėshtė ēėshtja e mirėqenies ekonomike ajo qė ėshtė determinuese, pėr rrjedhat e ngjarjeve dhe pėr qėndrimet e mundshme te kujtdo qoftė. Prandaj, Kosova, duhet tė ofroj zgjidhje pragmatike qė e pėrmirėsojnė dukshėm jetėn e qytetarit, pa dallim kombėsie, komune apo rajoni. Dhe veē atėherė mund tė pretendohet pėr njė integrim tė mirėfilltė dhe pėr njė prosperim tė vendit.
Miree po i dinii fjalet,po vepratt joo
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt