Ajo nuk me pergjigjet mire, gjithcka ishte shume bukur, shkonim si mos me mire dhe gjithcka perpiqej ta ndante me mua, me kenaqesine me te madhe.
Gjithcka ndryshoi papritur dhe me duket sikur kam humbur gjithcka qe kisha, mbeshtetjen e saj, dashurine e saj. Po po, ajo me urren, nuk e di pse, per cfare, por nuk dua te kem me te bej me te. Edhe une qe neser do ti pergjigjem ne te njejten menyre. Nuk e meritoja nje gje te tille, aq sa e kam dashur dhe e kam respektuar vetem nje gje te tille nuk e prisja, kurre. Po, qe neser do ta injoroj, ose me mire do ta poshteroj dhe do ta bej te pendohet per te gjitha.
Keto mendime me kane kaluar neper mend plot here, dhe me disa lidhje me kane rezultuar me fatalet.
Por cila ishte e verteta?
Ajo: Nuk e di si do arrij ta perballoj, ah babai im i shtrenjte, tani nuk e di a do tia dale dot te qendroje gjalle apo jo, paraliza po i perhapet ne te gjithe trupin, i shkreti baba, u trondit shume nga vdekja e te vellait para 2 javesh, nuk e di sesi e gjithe jeta ime u nxi menjehere per pune javesh
Me ne fund shoqja ime e ngushte vrau veten, nuk e di si do ta perballoj dot kete. Dhe sikur te mos mjaftonin keto i dashuri im (Une) ka filluar te sillet ftohte ndaj meje, ai nuk me do me, po filloj ti humb te gjithe njerzit qe dua, jeta ime po humb gjithe kuptimin e saj, nuk po kuptoj dot nese vertete ja vlen te jetohet apo jo
Realiteti mund te jete shume me ndryshe se ai qe shohim ne
Sic e kuptuat edhe ju keqkuptimet mund te lindin shume shpejt dhe mund te degjenerojne deri ne shkaterrimin e lidhjes me te forte nese nuk arrijme ta shohim pamjen te plote ashtu sic eshte.
Ajo qe ndodhi ne kte rast ishte e thjeshte. Une i hoqa te gjitha mundesite e tjera pse ajo mund te sillej ne ate menyre dhe lashe vetem nje mundesi: Ajo me urren. Pas hakmarrjes time te vogel ajo mendoi te njejten gje per mua dhe si une, beri te njejten gje. Tani une duke pare po te njejten hakmarrje nga ana e saj u binda akoma me shume qe ajo nuk me donte me, dhe e njeta gje ndodhi dhe me te derisa vendosem se nuk mund te qendronim me bashke.
Dhe ketu historia mbaroi, per fat te keq jo sic ndodh neper filma por sic ndodh shpeshhere ne realitet. Pavarsisht se pas shume kohesh u zbardh e gjithe historia midis nesh, ishte nje gabim i madh per ne qe u shpejtuam te keqkuptoheshim dhe te mendonim per keq ne vend qe te sqaroheshim, te mendonim se mund te kishte dhe mundesi te tjera per te shpjeguar nje sjellje ne dukje te pashpirt dhe urryese.
Do te doja te dija se sa here mund tju kete ndodhur edhe ju kjo gje dhe si ka perfunduar.
Krijoni Kontakt