Sic po shihet, keto 4 krime ne 2 ditet e fundit u kryen kryesisht me arme te ftohta (thika e sopata), dhe vetem nje u be me arme zjarri. U duhen ndalu thikat e sopatat shqiptareve se lane nam duke u vra!
Sic po shihet, keto 4 krime ne 2 ditet e fundit u kryen kryesisht me arme te ftohta (thika e sopata), dhe vetem nje u be me arme zjarri. U duhen ndalu thikat e sopatat shqiptareve se lane nam duke u vra!
Ne Gjermani nuk vriten vetem 269 ne vit!
Behet fjale vetem per vrasje me arme zjarri, te cilat jane vertetuar nga gjyqet dhe organet kompetente si vrasje te shkaktuara nga arme zjarri. Perndryshe ne Gjermani vriten meatarisht 800 persona. Gjithashtu sistemi i drejtesise ne Gjermani eshte shume i zhvilluar dhe i komplikuar, gje qe mundeson klasifikime te llojllojshme te vrasjeve. Ka kritika te shumta se mijera vrasje mbesin te pazbuluara per arsye te hetimeve te mangeta dhe paaftesise se organeve dhe institucioneve te ndryshme.
Perndryshe, sa per krahasim:
Ne Ciudad Juarez, ne qytet ne Meksiko, ne vitin 2009 jane vra diku 3000 persona.
Ne Caracas te Venezueles, varesisht nga metoda e llogaritjes 2000-3000
Ne New Orleans, SHBA, 335 persona....
epo mire. 800 te jene. per nje vend me 81 milion banore nuk eshte aspak e krahasueshme me shqiperine...
wow.
me cuidad juarez do na krahasosh per tu dukur bukur ne??????
he se edhe ne krahasim me kabulin jemi mire
cuidad juarez eshte ndoshta qyteti me i rrezikshem ne bote per momentin...
Vasudhaiva Kutumbakam
Dhe ne fund...
Rankingu zyrtar i 20 vendeve me shkallen me te larte te vrasjeve pro 100.000 banor (prej 2003 deri 2008):
1.Hondurasi
2.Jamaika
3.Venezuela
4.El Salvador
5.Guatemala
6.Trinidat dhe Tobago
7.Kolumbia
8.Lesotho
9.Afrika e Jugut
10.Saint Kits dhe Nevis
11.Belize
12.Brazili
13.Republika Domenikane
14.Guyana
15. Ekuadori
16.Namibia
17.Saint Luca
18. Rusia
19.Bahamas
20.Surinami
....
Shoh qe secili po mundohet te tregoje se ne jemi me mire se X e Y shtet. Ju po e ktheni problemin ne krahasim shifrash, e problem statistikor.
Nuk ka rendesi a ia kemi kalu Somalise, apo Gjermanise. Per ne ka rendesi qe te diskutojme dhe ta zgjidhimi si problem, problemin qe jeta ka pak vlere ne Shqiperi. Ndoshta ne Gjermani apo ketu ku jetoj une vriten me shume se ne Shqiperi, por deri tani nuk me kane zene veshet qe vrau filani filanin pse e pa gabimisht, apo pse e parakaloi.
Se ka nje ndryshim te madh kur thuhet--"U vra ne perpjekje me policine pasi tentoi te grabiste 2 milione euro", me lajmin: "U vra sepse parakaloi apo parkoi aty ku nje i forte donte te parkonte".
Te vrasesh tjetrin vetem pse te pa gabimisht eshte shume me e rende se nje vrasje e kryer per perdhunim a vetembrojtje. Nuk besoj se ata ne Gjermani u vrane ngaqe bene zhurme poshte pallatit, apo pse ishin kthyer nje ore me vonese nga puna.
si do qe te jete te pakten krime me karakter seksual ndaj femijeve, si lexojme c'do dite ne perendim, tek ne nuk ndodhin
Po tallesh po nuk ke lexuar shtypin shqiptar?
Tuesday, 05 July 2011 16:13
Shtetasi shqiptar akuzohet për abuzim me të mitur
Një shtetas shqiptar me inicialet U.T, 29 vjeç nga Librazhi i Shqipërisë është ndaluar nga policia e Strugës, me akuzën për abuzim seksual me një vajzë të mitur 10 vjeçare.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur dje, kur shtetasi shqiptar në livadhet e fshatit Vranishtë ka takuar të miturën 10 vjeçare, e cila po kulloste bagëtitë.
Ai ka ndjekur të miturën dhe më pas ka ndaluar atë, që më pas ka nisur edhe dhunimin e saj. E mitura në një moment ka nisur të bërtasë dhe i ka ikur nga duart shtetasit shqiptar. Banorët e fshatit menjëherë kanë kapur shtetasin shqiptar, që më pas i`a kanë dorëzuar organeve policore. Shtetasi shqiptar pritet të akuzohet për vepër penale “abuzim seksual me të mitur”. (INA)Perse abuzohen te miturit
20 April 2011
Kambanat e alarmit, disa këshilla se si duhet të sillen të rriturit përballë tregimit të një ngjarjeje dhune nga fëmijët, shmangia e alarmeve false për të mos krijuar më shumë shqetësim te viktimat e vogla.
Sipas të dhënave të mbledhura nga disa psikologë, prej vitit 2008 e deri në 2010-n, në 6623 raste të sinjalizuara për abuzim ndaj të miturve, vetëm abuzimit seksual i përkisnin 269 raste, pra rreth 4 për qind. Zakonisht, viktimat nuk janë më shumë se 11 vjeç. Në 66 për qind të rasteve ato që preken më shumë janë vajzat dhe adoleshentët, megjithatë nuk duhet neglizhuar edhe numri i djemve, që janë viktima të abuzimeve të ndryshme. Për sa i përket autorëve të këtij krimi (12,2 për qind janë femra), në pjesën më të madhe të rasteve bëhet fjalë për persona shumë të afërt: nënat, baballarët, gjyshërit, vëllezërit, motrat, të afërmit.
Një nga aspektet më dramatike të abuzimit seksual te të miturit është fakti që shpesh të rriturit nuk i kuptojnë shqetësimet e tyre dhe e kalojnë lehtë këtë situatë pa e vrarë mendjen. Në fakt, duhet theksuar që s’është e lehtë të kuptosh një fëmijë ose adoleshent i cili ka qenë viktimë e një abuzimi. Ndryshe nga ç’thuhet, nuk ekzistojnë sinjale të veçanta, të cilat tregojnë se një i mitur ka qenë viktimë e një abuzimi dhe se po përjeton një situatë jashtëzakonisht shqetësuese. Studime të ndryshme theksojnë se shumë fëmijë dhe adoleshentë me të cilët është abuzuar nuk shfaqin ndonjë simptomë ose vështirësi psiko-sociale që i referohet dhunës.
Një aspekt tjetër shumë i rëndësishëm që duhet pasur parasysh, është fakti se nuk u takon as prindërve dhe as mësuesve të përcaktojnë nëse një minoren është viktimë e një abuzimi ose jo. Në rast dyshimi është mirë që gjithmonë t’u drejtoheni profesionistëve kompetentë: asistentëve socialë, psikologëve dhe neuropsikiatërve për fëmijë, pediatërve të specializuar për këto lloj problemesh.
Në çdo rast, prindërit duhet të shmangin nxjerrjen e konkluzioneve të nxituara dhe ç’është më e rëndësishmja duhet të mbledhin sa më shumë informacione të jetë e mundur, si dhe nuk duhet t’u bëjnë kurrë pyetje fëmijëve të tipit ku, si, çfarë, kur. Të vegjlit e kanë zakon të sajojnë, ndikohen nga çdo gjë dhe një pyetësor i gjatë rrezikon të krijojë një nervozizëm të thellë. Kështu, në vend që viktima e vogël të tregojë fill e për pe ngjarjen që i ka ndodhur, heziton të flasë. Për të shmangur këtë gjë, është shumë e rëndësishme që prindërit ta dëgjojnë me vëmendje për të kuptuar gjendjen emocionale në të cilën ndodhet fëmija ose adoleshenti. Kjo gjë mund të arrihet duke shmangur të folurën e tepërt dhe duke gjetur gjuhën e përbashkët me fëmijën. Mos e ndërprisni kurrë tregimin e tij, mos shprehni gjykime mbi atë çka thotë, as për gjendjen e tij emocionale; shmangni (edhe pse është shumë e vështirë) inatin dhe mërzitjen.
Kambanat e alarmit që mund të shkaktojnë dyshime lidhur me një abuzim të mundshëm, janë ndryshimet e papritura në sjellje dhe zakone. Fëmijët kanë vështirësi në krijimin e lidhjeve shoqërore, bien nga mësimet dhe vërehen ndryshime të humorit. Përveç këtyre shenjave, të bie në sy mërzitja dhe trishtimi, mënjanimi nga të tjerët; gjithashtu fëmija ankohet vazhdimisht nga dhembjet fizike, të cilat nuk gjejnë ndonjë krahasim me këshillat e mjekut; ka vazhdimisht sjellje agresive dhe është i papërmbajtshëm; ka mungesë gjumi, frikë nga të rriturit, ose nga një person në veçanti; gjatë gjithë kohës është i shqetësuar dhe shfaq sjellje të pahijshme. Një tregues tjetër që prindit nuk duhet t’i shpëtojë është se fëmija interesohet shumë për fushën e seksit dhe sjelljet e ndryshme seksuale, gjë që është e tepërt për një të mitur. Bën gjeste të pahijshme, të cilat dëmtojnë atë dhe fëmijët e tjerë që e rrethojnë; nuk ka besim te vetja dhe e nënvlerëson.
Vizatimet
Në pjesën më të madhe të rasteve, vizatimet janë treguesit më të mirë të ngjarjeve traumatike që fëmija nuk mund t’i thotë me gojë. Viktimat e vogla të abuzimeve seksuale e kanë më të lehtë t’i hedhin në letër aktet seksuale, personat e zhveshur dhe organet gjenitale të abuzuesve. Pra, edhe një herë duhet të keni kujdes, se këto janë kambana alarmi, jo të dhëna që mund të japin siguri: detyra për pranimin e dhunës nuk u takon prindërve, por profesionistëve kompetentë.
Arma e vetme konkrete në duart e prindërve është ajo e parandalimit përmes dëgjimit dhe edukimit emocional. Është shumë e rëndësishme që prindërit t’u mësojnë fëmijëve, që kur janë të vegjël të flasin hapur me ta dhe të jenë gjithmonë të gatshëm për të biseduar për gjithçka; të interesohen për aktivitetet e ndryshme që kryen fëmija, duke njohur vendet dhe personat që frekuenton; të mos e lënë vetëm; t’i zgjedhin me kujdes njerëzit që mund t’ua besojnë fëmijët; të vënë disa rregulla sigurie, si për shembull fëmijët nuk duhet të pranojnë ftesa nga të panjohurit, të mos i pasqyrojnë të dhënat personale në internet, të mësojnë të thonë ‘jo’ atëherë kur duhet, edhe nëse bëhet fjalë për një të rritur, gjithmonë kur ka diçka që e shqetëson, e vë në siklet ose i shkakton ndjesi të pakëndshme.
Burimi: Gazeta Shqip
Hyllien tha dicka interesante qe se kisha menduar.
Krahasimet jane te dobishme. Nuk eshte pune nese jemi me mire apo me keq se shteti X apo Y. Por pse jemi keshtu apo ashtu. Ne Gjermani nuk vrasin ngaqe ben zhurme poshte pallatit? Pse?! Sepse mbase zhurma nuk eshte problem qe shqeteson komshite. Provoje te besh zhurme ne US, te vjen e te troket policia ne dere e te thote po shqeteson komshite. Vete une kam marre 2 here lajmerim nga policia qe qeni im po shqeteson komshite duke lehur dhe u detyruam qe mos ta linim perjashta gjate nates.
Sic tha Antiproanti, mbase jan te semure nga psiqika prandaj vrasin me nje shikim syri, me nje parakalim...etj
TOP TEN COUNTRIES FOR HOMICIDE, 2003
COUNTRY PER 100,000
(1) Colombia 63
(2) South Africa 51
(3) Jamaica 32
(4) Venezuela 32
(5) Russia 19
(6) Mexico 13
(7) Lithuania 10
(8) Estonia 10
(9) Latvia 10
(10) Belarus 9
TEN WORST COUNTRIES FOR MURDER (LATE-1990s)
COUNTRY PER 100,000
(1) Columbia 84.4
(2) El Salvador 50.2
(3) Puerto Rico 41.8
(4) Brazil 32.5
(5) Albania 28.2
(6) Venezuela 25.0
(7) Russian Federation 18.0
(8) Ecuador 15.9
(9) Mexico 15.3
(10) Panama 14.4
http://www.benbest.com/lifeext/murder.html
Fajin ,ne rastin e atij qe vrau per punen e bilardos , e kishin ata qe e pesuan. Keq me vjen per te ndjerin po nganjehere te ndodh qe pa patur faj fare te kesh te besh me persona qe te bien ne qaf dhe po te kesh ndonje TT afer mund te behesh lajm per gazeta...
Krijoni Kontakt