Kronikë, Lajm i fundit|08/11/2011 10:55
Vlorë, plagoset studenti, pranga autorit
Shekulli
Burime nga Vlora bëjnë të ditur se është arrestuar autori i plagosjes me thikë të studentit 18 vjeçar, i cili është bashkëmoshatari i tij Edion Shabani.
18-vjeçari është plagosur me thikë, pas një grindjeje të çastit mbrëmjen e shkuar, pranë lokalit “Flamingo” në zonën e “Ujit të Ftohtë”, në qytetin bregdetar të Vlorës.
Sipas policisë së Vlorës Edison Shabani pas një grindje të çastit për motive të dobëta dyshohet të ketë plagosur me armë të ftohtë (thikë) shtetasin me iniciale A. G., banues në “Ura Vajgurore” të Beratit dhe që student në Universitetin “Ismail Qemali” në qytetin e Vlorës.
I plagosuri u transportua në spitalin rajonal të Vlorës nga shokët e tij në gjendje të rëndë shëndetësore dhe ndodhet në repartin e reanimacionit jashtë rrezikut për jetën.
dhe...?!
81 milion megjithate nuk jane 1226 here me shume banor!
Nese ke deshire, atehere krahaso me Kroacine?
Crime stats: Albania vs Croatia
Total Crimes:
-Shqiperia 5303 (vendi 50)
-Kroacia 101,853 (vendi 18)
Vrasje me arme zjarri:
-Shqiperia 135
-Kroacia 76
...
http://www.nationmaster.com/compare/.../Croatia/Crime
Ka shuem faktor qe ndikojne direkt dhe indirekt ne statistiken dhe llojin e krimeve, prandaj asnje krahasim nuk duhet kuptuar si absolut!
Ne disa vende ka veprime, te cilat ne vende tjera nuk konsiderohen domosdoshmerisht si veprime kriminale etj...
Kroacia p.sh. ka standard me te larte se Shqiperia ne shume aspekte, prandaj edhe krahasimi me te eshte realativ.
Une e solla statistiken vetem per te theksuar se krimi dhe vrasjet nuk jane fenomen ekskluziv i Shqiperise apo i shqipetareve.
Eshte e vertete se Shqiperia ka nje shkalle realativisht te larte te vrasjeve, gje qe per mua ka te bej krysisht me mosfunksionimin dhe mosbesueshmerin e duhur te organeve dhe institucioneve kompetente te shtetit. Por gjthashtu eshte edhe rrjedhe e mosfunksionimit te shtetit dhe pushtetit ne shume vise shqipetare. Banoret e ketyre viseve pjeserisht kane qene te detyruar te veprojne vete, sepse pushteti ose nuk ka funsionuar fare, ka qene tejet i korruptuar ose ishte pushtet i huaj. ...
Kronikë, Lajm i fundit|08/11/2011 10:50
Burrel, gruaja vret burrin me sëpatë për xhelozi
Krimi në familje ka tronditur Burrelin natën e mbrëmshme. Në fakt nuk ka qenë motivi i xhelozisë ai që i ka habitur qytetarët, sa ka qenë viktima, që në këtë rast është bashkëshorti.
Mësohet se Luke Doçi, 40 vjeç, ka qëlluar me sëpatë të shoqin, Vladimir Doçi, 50 vjeç, pas një grindjeje në çift.
Shkak për konfliktin është bërë xhelozia e gruas për një vajzë 18 vjeçe, të cilën i shoqi e kishte sjellë në shtëpi prej disa ditësh. Policia ka arrestuar autoren e ngjarjes.
cfare marrezie. cfare eshte krimi??? ta merr mendja se ajo qe eshte krim ne gjermani, eshte edhe ne shqiperi???
pastaj po flitet per vrasje ketu.
ja tek statistikat qe solle ti:
shqiperia - 135 vrasje
gjermania - 269 vrasje
per te qene ne nivelin e shqiperise i bie qe ne gjermani te vriten 3645 vete ne vit.
beji llogarite.
Vasudhaiva Kutumbakam
Hajde , hajde e paskish mprehur mire sopaten kjo .
Keta njerez nuk kane degjuar qe egziston divorci ??????
Para shume vjetesh ( ne kohen e Enverit ) ne lagjen time nje burre dogji gruan te gjalle ne shtepi .E futen ne burg pak vjet dhe doli .Pasi ju rrit djali , u martua beri femje dhe ai dogji gruan e tij te cilen e lyejti me vajgur .Dua te them qe femijet bejne ato qe shikojne ne shtepi.
Ja dhe Avni Rustemi i dyte--"Po. Une e vrava Niko Matajn". Sikur ka bere heroizmin e shekullit. Nuk ka degjuar ky njeri qe kur dikush prish rendin, thirret policia e ajo merret me prishesit e rendit se per ate dhe eshte punesuar?
08 Nëntor 2011 - 13:27 | Shqiperi
Loja me tavëll, Autori: Më shanë në sy të familjes, vrava për të ruajtur nderin
VLORË -Po. Unë e vrava Niko Matajn. Nuk e njihja dhe as doja të vrisja njeri, gjithçka ndodhi në sherr e sipër. Viktima dhe personat që ishin me të më shanë në sy të shumë njerëzve dhe familjarëve të mi. Nuk mund të mbaja mbi shpinë turpin, ndaj qëllova në drejtim të tyre". Kështu ka deklaruar gjatë marrjes në pyetje nga policia Altin Leskaj, i cili pasditen e së dielës qëlloi për vdekje 37-vjeçarin Mataj dhe plagosi tre të tjerë. Pas ngjarjes, Leskaj është dorëzuar tek blutë bashkë me armën e krimit, një pistoletë tip "TT". Ndërkohë, 39-vjeçari ka pohuar se grupi i personave me të cilët u konfrontua me armë ishin kthyer në shqetësim për të gjithë banorët e pallatit, pasi teksa luanin tavëll bërtisnin me zë të lartë dhe debatonin me njëri-tjetrin me fjalë të pista. Ndërkaq, burime pranë grupit hetimor sqarojnë se Niko Mataj, kishte pak kohë që ishte kthyer nga emigracioni dhe kishte shkuar për të luajtur tavëll te miku i tij. Ngjarja e së dielës ka tronditur banorët e qytetit bregdetar. Shumë prej tyre, dje u shprehën se "është absurde t'i marrësh jetën një njeriu për një zënkë banale. Viktima la tre fëmijë jetimë. Vrasje po ndodhin përditë, shteti duhet të marrë masa për të ruajtur rendin dhe qetësinë në vend". Nga ana tjetër, vrasësi ka rrëfyer me detaje rrethanat e ngjarjes. "Gazeta Shqiptare" ka mundur të sigurojë dëshminë e dhënë para ekspertëve të çështjes nga autori i kri mit.
Akuzoheni për vrasjen e fqinjit e Niko Matajt. Çfarë mund të thoni në lidhje me krimin?
Po. Unë e qëllova me pistoletë 37-vjeçarin, të cilin nuk e njihja. Nuk doja të vrisja njeri, gjithçka ndodhi në sherr e sipër.
Mund të na thoni sesi ndodhi ngjarja?
Isha pranë banesës time, kur dëgjoj disa burra që bërtisnin me zë të lartë. Vinin nga një zdrukthëtari që ndodhet në katin e parë të pallatit ku banoj. Nuk ishte hera e parë. Kështu bënin gjithnjë sapo nisnin të luanin domino. Na kishin ardhur në majë të hundës ulërimat e tyre. Kisha dëgjuar edhe herë të tjera të njëjtën gjë, sa na ishte bërë i pamundur qëndrimi në shtëpi.
Debatuat me viktimën dhe personat e tjerë që po bënin zhurmë në zdrukthëtari?
E përsëris, ata ishin bërë shumë të bezdisshëm dhe gjithë banorët e pallatit kishin rënë në hall. Kur dëgjova sërish zërat dhe sharjet e tyre në lojë e sipër debatova me të gjithë personat që ndodheshin në zdrukthëtari. U kërkova që të ulnin zërin, por ata jo vetëm që nuk e bënë një gjë të tillë, por më shanë dhe ofenduan keqazi. Të njëjtën gjë kishin bërë edhe me një banor tjetër para se të konfrontohesha me ta. Edhe atë e kishin sharë me fjalë të ndyra dhe më duket edhe ishin konfrontuar fizikisht.
Çfarë ndodhi më pas?
Më hipi gjaku në kokë. Përveçse nuk na linin të qetë në banesat tona, personat që ishin në zdrukthëtari më poshtëruan në sy të shumë njerëzve dhe të familjarëve të mi. Nuk mund të duroja një fyerje e poshtërim të tillë, të nëpërkëmbja nderin tim, ndaj nxora pistoletën dhe qëllova në drejtim të tyre. As që më kishte shkuar nëpër mend të vrisja njeri, por nuk mund të duroja turpin, për më tepër që ata ishin shumë në numër.
E njihje viktimën, pasi thonë se jeni konfrontuar dhe herë tjetër me të?
Jo nuk e njihja. U detyrova nga rrethanat të bëja atë që bëra.
(GazetaShqiptare/BalkanWeb)
Krahasuar me nivelin e zhvillimit te Kroacise kjo statistike nuk duket shume e disfavorshme per Shqiperine.
Askush nuk e kundrshton nivelin relativisht te larte te vrasjeve ne Shqiperi. Por, nese krahasohen te gjithe faktoret relevant, duke filluar nga historia, traditat, religjioni, niveli social, niveli ekonomik, niveli kulturor, gjeografia, demografia, sistemi i dobet institucional, drejtesia e dobet dhe e korruptuar etj... niveli vrasjeve ne Shqiperi eshte i shpjegueshem dhe jo i pazakonshem.
Disa vrasje te cilat ne disa vende te zhvilluara perendimore trajtohen p.sh. si te motivuara apo te shkaktuara nga crregullime te ndryshme psicike etj. ne kulturen tone fillimisht dhe shpesh edhe perfundimisht trajtohen si vrasje me dashje dhe per motive te dobeta etj. Sepse kultura jone ende nuk eshte ne nivelin e disa vendeve te zhvilluara perendimore per te pranuar disa realitete qe kane te bejne me psiciken e individit. Kultura Shqipetare, nje pjese realtivisht e madhe e pjestareve te komunitetit shqiptar, ende me me lehtesi e arsyeton nje vrases normal ne mesin e saj, se nje te semure psicik apo vrases me semundje psicke. Pra, ne fund edhe motivet e verteta te vrasjeve jane me rendesi. Eshte krejtesisht normal qe ne vendet me te pazhvilluara motivet e vrasjeve ne shumicen e rasteve nuk jane (direkt) te ndikuara nga crregullime psicke. Kjo ndodhe edhe brenda vendeve me te zhvilluara, ne regjione, rethe apo komunitete me standard me te ulet social dhe ekonomik.
Ne Shqiperi dhe viset shqipetare ne pergjithesi nje numer i mire i vrasjeve eshte rezultat i mosbesimit historik dhe tradicional te njerzve ne drejesi shteterore, dhe gjithashtu ne mospajtimin e tyre me masat e denimeve sipas ligjit. Me fjale tjera: Per shumicen e tyre vrasesi e meriton vetem denimin me vdekje. Cdo denim tjeter faktikisht nuk pranohet si denim i mjaftueshem. Edhe demografia dhe gjerografia luajn nje rol shume te madh. Pra, jo vetem qe ka faktor te panumert qe ndikojne ne nivelin e krimit apo vrasjeve, por njekohesisht eshte edhe iluzion te besohet se disa gjera do te ndryshonin drastikisht po te funksiononin shteti dhe ligji ne mase te duhur. Kushtet dhe rrethanat e jetes ne shume aspekte jane absolutisht vendimtare. ...
Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 08-11-2011 më 09:21
Krijoni Kontakt