Vlen 0,50 cent aq kushton 1 plumb.Jo vetem ne shqiperi po ne gjithe boten aq vlen bilem diku diku ed he me lire.
Vlen 0,50 cent aq kushton 1 plumb.Jo vetem ne shqiperi po ne gjithe boten aq vlen bilem diku diku ed he me lire.
une jetoj ne nje vend relativisht te pasur si austria dhe sme ka qellu me njoft ose me lexu per njeri me 5 firma
ne shqiperi cdo i vrare keto kohet e fundit na sel se eshte biznesmen dhe se ka firma.ngushellime se nuk a mire me fol per te vdekurin .po ne tjeret qe plasem tu punu keteja me zor po ndihmojme familjet e jo te kemi 5 firma
JO SEKS PARA MARTESE
Sherr për radhën e kalimit në rrugë, përdoret arma e gjahut
2011-11-15
Gazeta Shqip
Dukagjin
Një konflikt banal për gërvishtjen e makinës është bërë shkak për përdorimin e armës së zjarrit në Dukagjin. Dy persona janë arrestuar nga Policia e Shkodrës për këtë ngjarje, ku një person është plagosur lehtë.
Ngjarja në fjalë ka ndodhur në zonën e thellë malore të Dukagjinit, në afërsi të fshatit Thellë, ku për shkak të rrugës së ngushtë dy automjete janë fërkuar, duke krijuar dëmtim të lehtë të automjeteve. Sipas informacioneve nga policia lokale, babë e bir, Frederik dhe Jurgen Marku, 45 dhe 21 vjeç, lindur në Shkodër dhe banues në Tiranë, kanë goditur në fytyrë me tytën e armës së gjahut 50-vjeçarin me inicialet Z.D. Markët e kanë zbritur nga makina e tij 50-vjeçarin dhe kanë nisur ta godasin. Për pasojë, shtetasi Z.D. ka marrë disa dëmtime të lehta në pjesën e kokës. Më pas babë e bir kanë goditur automjetin tip “Ifa” me të cilën udhëtonte 50-vjeçari, duke i thyer të gjithë xhamat. Personi i dëmtuar pas ngjarjes ka arritur të telefonojë policinë, duke kërkuar edhe ndihmë mjekësore. Menjëherë drejt zonës së Dukagjinit është nisur një grup i gatshëm i Policisë së Shkodrës dhe agjentë të policisë kriminale. Gjatë rrugës për në Dukagjin policia ka pikasur automjetin ku ndodheshin babë e bir dhe menjëherë kanë ngritur postbllok. Uniformat blu kanë bërë të mundur ndalimin dhe arrestimin e tyre, si dhe sekuestrimin e armës së zjarrit tip çifte që këta persona e mbanin pa leje.
Në momentin e ndalimit, personat në fjalë nuk kanë bërë rezistencë ndaj policisë. Ndaj shtetasve Frederik dhe Jurgen Marku janë ngritur akuzat “kanosje e kryer në bashkëpunim”, “shkatërrim prone, e kryer në bashkëpunim”, “mbajtje pa leje të armëve të gjahut” dhe “plagosje e lehtë me dashje”.
Babai qëllon djalin me armë për traktorin
2011-11-15
Edmond Hoxhaj
Gazeta shqip
Fier, 33-vjeçari Gëzim Idrizi përfundon i plagosur në spital. I ati merr arratinë
Një grindje banale për pak ka shënuar viktimën e radhës së krimit në një familje në Fier. Babai qëllon të birin me armë gjahu për përdorimin e traktorit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur paraditen e djeshme, rreth orës 11.00, në fshatin Tojkë të rrethit të Fierit. Burimet policore bëjnë të ditur se konflikti i krijuar prej disa kohësh mes 66-vjeçarit Agron Idrizi dhe të birit 33-vjeçar Gëzim Idrizi, lidhur me përdorimin e një traktori që zotëronin, për pak është shndërruar në një tragjedi familjare.
Mëngjesin e djeshëm ata janë grindur sërish për traktorin, të cilin 33-vjeçari kishte kërkuar që ta përdorte pasi duhej të merrte disa mallra. Por ngulmimi i të birit e ka nxehur më shumë 66-vjeçarin, i cili ka humbur gjakftohtësinë dhe pasi ka marrë armën e gjahut që e kishte në banesë, e ka shkrehur një herë në drejtim të tij.
Lajmi është bërë i ditur dje për gazetën nga burime policore, të cilat sqaruan se është bërë shpallja në kërkim e autorit të dyshuar të ngjarjes, i cili nuk është gjetur në banesë në momentin kur kanë mbërritur uniformat blu.
Pak minuta pas plagosjes, i riu është shoqëruar për në spitalin rajonal të Fierit, ku pasi ka marrë ndihmën e parë, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Burimet shtojnë se nga hetimet paraprake është mësuar se 33-vjeçari ka deklaruar se ashtu si edhe herë të tjera, i ka kërkuar të atit t’i jepte në përdorim traktorin, pasi donte të transportonte diçka. Por i shpalluri në kërkim, nuk ka pranuar dhe aty ka lindur një debat që ka degjeneruar me fyerje mes të dyve. Në këtë gjendje mësohet se 66-vjeçari ka hyrë në banesë dhe ka dalë prej aty me armën e gjahut në dorë, duke shtënë më pas mbi të birin.
Pasi ka vërejtur se ngjarja është dëgjuar dhe parë nga fqinjët, ai është larguar menjëherë nga banesa. Ndërsa familjarët e tjerë janë kujdesur për të plagosurin, i cili ka marrë disa plagë në trup për shkak të shpërndarjes së predhave sferike të armës së gjahut. Policia e Fierit ka deklaruar zyrtarisht se ka nisur procedimin ndaj Agron Idrizit, për veprën penale të “vrasjes së mbetur në tentativë” të parashikuar nga neni 76 e 22 i Kodit Penal.
Vetëm një ditë më parë, një prind ka plagosur me thikë të birin, gjatë një grindjeje të çastit. Ngjarja ndodhi në fshatin Vërdovë të rrethit të Pogradecit, ku 60-vjeçari Guri Xhukellari plagosi të birin 26-vjeçar Geni Xhukellari. Ky i fundit është dërguar në gjendje të rëndë në spitalin e Pogradecit, ndërkohë që babai i tij u prangos nga policia pak orë pas ngjarjes. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur kur babë e bir kanë qenë në gjendje të dehur. Në momentin e ndalimit, 60-vjeçari pretendoi se i biri e kishte kërcënuar dhe për t’u vetëmbrojtur e kishte qëlluar me thikë.
vlera e nje njeriu varet
nga asgje ne gjithcka
We never really grow up, we only learn how to act in public.
KUR DO NDRYSHOHET EMRI I KESAJ TEME??
Na nxite syte!
Budallakite e shqipetareve nuk kane funde .
Vazhdojne ,vazhdojne te jetojne dhe te vrasin njeri tjetrin me budallaki
Krijoni Kontakt