Close
Faqja 8 prej 11 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 106
  1. #71
    i/e regjistruar Maska e mardo
    Anëtarësuar
    06-04-2011
    Postime
    325
    Citim Postuar më parë nga Ksanthi Lexo Postimin
    Fisi im dhe fisi yt nuk perfaqesojne gjithe shqiptaret .
    Sipas teje keto vrasje qe behen cdo dite ose behen nga te huajt qe jetojne ne Shqiperi ose shtypi dhe policia genjen popullin.

    ashtu si te mite e te tute nuk perfaqsojn gjith shqiptaret ...ateher edhe ata qe vrasin e kryejn krime nuk perfaqsojn te gjith shqiptaret ...

    se kush e ka fajin per keto fenomene qe nk jan vetem ne shqiperi po kudo ne bote ta kam shpjeguar te komenti i pare , mgjs per te analizuar keto fenomene nuk mjafton diskutimi ne forum e jan tema shum te thella ( aq me shum qe nuk jam edhe ekspert )

  2. #72
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Citim Postuar më parë nga s0ni Lexo Postimin
    Nuk e kam vene ne vesh kete thenie perpara teje keshtu qe meriten ta jap ty. Per fjaline e fundit bere mire qe e the se ngelem duke lexuar lloj mendimesh kundra thenies mesiper. Duke filluar nga titulli i kesaj teme. Ne vend qe te titullohet krimet vdekje prurese ne Shqiperi lexojme sa na vlen jeta.
    Strategjia e panikut është shumë me leverdi pasi i jep mundësi që interesave dhe grupimeve të caktuara të kapitalizojnë mbi frikën. Frika është komoditeti (në kuptimin financiar commodity - por që detyrimisht përkthehet dhe në fuqi, ai që ka kapitalin ka dhe ligjin dhe fuqinë e cdo gjë) me vlerën më të madhe në botë. Kot thonë nafta, ari, diamanti, budalliqe janë të gjitha, gura e likuide kot më kot. Nuk ka komoditet më me vlerë se frika e njëriut(mjaftont të shikosh fetë si kanë prosperuar dhe si po prosperojnë burokratët e qeveritë kudo). Në fakt, është arritur që deri diku të kuotohet dhe në bursë, nën simbolin VIX - volatility index, pra me një konotacion pasigurie dhe lëvizjeje si rrjedhojë e kësaj pasigurie. Pra këta që flasin me këto terma duan të përhapin frikë dhe panik, që të vijnë pastaj me zgjidhje kufizuese, mos mbaj armë do thonë, pastaj prap të pakënaqur, të hiqen të gjitha gurët nga rrugët, plazhi e kudo, pastaj prap të vendosen kamera kudo, pastaj prap të pakënaqur derisa ta fusin njëriun në kurth e ta kontrollojnë sic kanë patur dëshirë ta kontrollonin dhe sic e kontrolluan efektivisht për 50 vjet me rradhë.

    Shqiptari në përgjithësi nuk i ha këto brockulla, sepse për mirë dhe për keq(sepse cdo gjë ka një trade-off), secili ka mëndjen e vet, pra edhe po i mbajte nën kontroll do i mbash me dhunë shumicën, jo sic po bëjnë sot në perëndim që po i cojnë si dele(kolektivce) të pranojnë cdo gjë, nga kamerat antikushtuese në cdo cep të rrugës e deri tek kontrollet absurde në aeroport që gjejnë dhe sa qime ke në kokë.

    Shqiptari meriton një platformë që i përputhet karakterit të tij, dhe jo këto përrallat që kanë dështuar, madje kanë 600 vjet që dështojnë duke ndjekur pas marrëzira, perandorira e fera më kot.

    "Njerëzit që sakrifikojnë në mënyrë të vullnetshme disa nga liritë e tyre themelore në shkëmbim të një sigurie efemere nuk i meritojnë as njërën dhe as tjetrën, dhe meritojnë ti humbin të dya." - Benjamin Franklin
    Ndryshuar për herë të fundit nga Hyllien : 09-11-2011 më 21:11
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  3. #73
    Larguar Maska e Noellag
    Anëtarësuar
    23-09-2009
    Vendndodhja
    Ne zemrat tuaja
    Postime
    2,583
    Fenomeni i krimeve ne vend ka shume arsye dhe do shpjegoj disa:

    1. Padituria. Padituria do te thote injorance. Injoranca {mungese kulture} ka potencial krimi.Ne nje shoqeri ku ka njerez me kulture, ka me pak krime.
    2. Faktori politik izolues. Izolimi 50 vjecar nga sistemi komunist krijoi varferi te madhe dhe prapambetje mendore ne shoqerine shqiptare. Nje pjese e shoqerise pas viteve 90 ne varferi zgjedhin rrugen e gabuar, te pasurohen ne rrugen e krimit. Nje pjese tjeter me prambetje mendore bejne krime per motive banale { Pse me shef, pse me pe, kush je ti, kush jam un }
    3 . Faktori politik destabilizues se eshte ajo e vitit 97 beri te mundur qe nje pjese e popullsise te pajishen me arme ne depot ushtarake, dhe se sot me keto arme vrasin njerez.
    4. Edukimi.Ne njeri i rritur ne nje ambjent te keq , ka prirje te shkoje ne rrugen e gabuar.Edukimi ka te beje me fakin ne menyren se si rritet nga familja dhe sa eshte ne gjendje familja ta edukoje ate.

    Arsyet 1.2.3.4 kane ndihmuar njera tjetren duke ushqyer krimet.

    Shteti duhet te beje me shume perpjekje. Shteti ka per detyre te luftoje me politika strategjike dhe efikatese per te ulur krimet ne vend.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Noellag : 10-11-2011 më 07:19
    Larguar

    Duhet te perjetosh shume qe te behesh njeri

  4. #74
    New York Maska e mario_kingu
    Anëtarësuar
    09-12-2004
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    2,225
    zero cdo njeri ne boten e ti
    nuk njef frike nuk njef ligj ne shqipot jena mesuar qe e marim ligjin ne dor me te drejt pa te drejt
    Partizoni

  5. #75
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Ai nella pak me siper na e ndaka shoqerine ne ata te varfer dhe ata me prapambetje mendore, klasifikim ky i fundit aspak i goditur - te pakten te thoshte handikap mendor.

    A mund ta pyesim zoterine se ne cilin grupim te shoqerise se lart-permendur ben pjese ai vete??!

  6. #76
    _____
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    E kishte me fenomenin e krimit ne shoqeri. Jo shoqerine ne pergjithesi.

    Fenomeni i krimeve ne vend ka shume arsye dhe do shpjegoj disa:

  7. #77
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Citim Postuar më parë nga Noellag Lexo Postimin
    Fenomeni i krimeve ne vend ka shume arsye dhe do shpjegoj disa:

    1. Padituria. Padituria do te thote injorance. Injoranca {mungese kulture} ka potencial krimi.Ne nje shoqeri ku ka njerez me kulture, ka me pak krime.
    Padituria dhe pakultura nuk jane zgjedhje vullnetare.
    Vetem brenda nje diktature te tmerrshme ekziston mundesia reale qe njekohesisht te mbretroje varferi e skajshme dhe kriminalitet i vogel.

    2. Faktori politik izolues. Izolimi 50 vjecar nga sistemi komunist krijoi varferi te madhe dhe prapambetje mendore ne shoqerine shqiptare. Nje pjese e shoqerise pas viteve 90 ne varferi zgjedhin rrugen e gabuar, te pasurohen ne rrugen e krimit. Nje pjese tjeter me prambetje mendore bejne krime per motive banale { Pse me shef, pse me pe, kush je ti, kush jam un }
    Askush nuk ben zgjedhjen e rruges se gabuar me vetedije te plote apo qellimisht.
    Pasurimi permes krimit ka shume fytyra te ndryshme (ilegale, gjysmelegale, legale...). Ne vendet apo shoqerite, ku nje pjese e madhe apo shumica e qytetareve kane mundesi ta bejne nje jete normale, nje jete qe ploteson shumicen e nevojave normale te jetes, pasurimi permes krimit eshte gjithashtu prezent. Por ky fakt nuk eshte aq shqetesues per gjithe shoqerine dhe shtetin si ne vendet dhe shoqerite e pazhvilluara, ku krimet e tilla ndikojne edhe direkt ne mireqenjen e pergjithshme sociale, ekonomike dhe politike.
    Per rrethin dhe ambientin e caktuar nje krim, i cili nga tjeret karakterizohet si krim per motive banale nuk eshte i tille. Ne te kunderten ai krim nuk do te ndodhte fare. Apo do te ishte krim i shkaktuar nga ndonje vuajtje psiqike e kriminelit, nga dikush i jashtem, etj.

    3 . Faktori politik destabilizues se eshte ajo e vitit 97 beri te mundur qe nje pjese e popullsise te pajishen me arme ne depot ushtarake, dhe se sot me keto arme vrasin njerez.
    Ne SHBA kane pothuajse te gjithe te drejten te mbajne arme.
    Amerikanet me siguri do ta ndalonin kete rregull, po te ishin te bindur se nje gje e tille do ta zvogelonte drastikisht numrin e krimeve dhe vrasjeve.
    Megjithate, edhe une jam relativisht i bindur se ne vende te vogla numri i madh i armeve ne perdorim mund te ndikoje negativisht.
    Ne vende te lira dhe demokratike kriminelin faktikisht askush nuk mund ta pengoje te blej nje arme, pervec ndoshta kushtet e tij personale.

    4. Edukimi.Ne njeri i rritur ne nje ambjent te keq , ka prirje te shkoje ne rrugen e gabuar.Edukimi ka te beje me fakin ne menyren se si rritet nga familja dhe sa eshte ne gjendje familja ta edukoje ate.
    As kjo ne shumicen absolute te rasteve nuk eshte zgjedhje vullnetare.
    Ky "argument" mund te perdoret vetem si kritike ndaj organeve dhe institucioneve kompetente te shtetit dhe shoqerise ne pergjithesi.

    Shteti duhet te beje me shume perpjekje. Shteti ka per detyre te luftoje me politika strategjike dhe efikatese per te ulur krimet ne vend.
    Ne rregull.
    Por, nuk eshte qeshtje e "strategjise politike", por kryesisht e zhvillimit ekonomik.
    Megjithate krimi nuk do te zhduket kurre. Me rendesi eshte qe te mos ndikoj teper dhe direkt ne jeten dhe mireqenjen e shumices se qytetareve. ...

  8. #78
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    12 Nëntor 2011 - 13:23 |
    Durrës, ekzekutohet më armë zjarri një 35-vjeçar


    DURRES- Një person u ekzekutua me armë zjarri në qytetin e Durrësit, mesditën e sotme. Burime nga policia bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Skënderbeu”, ndërsa viktima është shtetasi Gentian Zguraj, nga Tirana.

    Mësohet se 35-vjeçari ishte i punësuar në një subjekt privat në Durrës, ndërkohë që nuk dihen detaje të tjera rreth ngjarjes së rëndë.

    Forcat e policisë mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe nisën hetimet për të zbuluar shkaqet dhe autorët e krimit.

    (er.nu/BalkanWeb)

  9. #79
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    13 Nëntor 2011 - 07:50 | Shqiperi


    Durrës, atentat mafioz pronarit të 5 firmave

    DURRES- 35-vjeçari Gentian Zguri, i ekzekutuar dje me një plumb në kokë, në qytetin e Durrësit, rezulton të jetë pronar i 5 firmave dhe aksioner në dy të tjera në Tiranë, ndër to edhe një pub të njohur në Tiranë, “Rock n’Roll”.

    Motivet e ngjarjes mbeten ende mister për policinë, ndërkohë që mësohet se autori i krimit ka zhdukur nga vendi i ngjarjes edhe gëzhojën e plumbit, me të cilin i ka qëlluar 35-vjecarit tiranas.

    Ky i fundit ka qënë duke ecur në rrugë sëbashku me një person tjetër kur është qëlluar nga afër me një plumb. Plaga ka qenë vdekjeprurëse pasi e ka marrë në pjesën e syrit duke i përshkuar në këtë mënyrë tej përtej kafkën. Sipas policisë, autori i ngjarjes ka qenë i shoqëruar me një person tjetër dhe të dy pas vrasjes, janë larguar nëpër rrugicat që përshkojnë atë zonë.

    Fillimisht, u mendua se viktima u ekzekutua me shotgun, por pastaj ky version u vu në dyshim pasi ekspertët thanë se vrasja mund të jetë kryer me një pistoletë të pajisur me silenciator. Policia deklaron gjthashtu se bëhet fjalë për vrasës profesionistë, të cilët kanë ditur të zhdukin edhe gjurmët e krimit, sic ishte gëzhoja.

    Ende policia nuk është në gjendje që të përcaktojë shkakun e kësaj ngjarjeje si dhe autorët e saj. Për këtë është kërkuar edhe ndihma e homologëve nga Tirana.
    (ma.ar/BalkanWeb)

  10. #80
    i/e regjistruar Maska e Marya
    Anëtarësuar
    10-05-2009
    Postime
    4,665
    sa pune qe paskan policet tek ne..............

Faqja 8 prej 11 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •