Close
Faqja 7 prej 11 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 106
  1. #61
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Kur krimet rriten dhe shteti krihet
    2011-11-08Pjerin Ndreu
    Gazeta Shqip
    Rilindja e PS
    Kur krimet rriten dhe shteti krihet
    Që kriminaliteti ka të tretin vit radhazi që ka marrë tatëpjetën, këtë askush më nuk e vë në dyshim, përveç ministrave të Brendshëm të qeverisë Berisha, që të indoktrinuar nga shefi i tyre, ju duket çdo gjë histori suksesi, bile dhe kur bilanci i vdekjeve është i tipit Kandahar. Është amorale që krimi merr përmasa të frikshme, ndërsa ministri i radhës flet pa pikën e përgjegjësisë, duke shpërfillur dhe statistikat që vetë Policia e Shtetit, që ai ka poshtë vetes, nxjerr. Por, jo për publikun ama. Sepse ka plot dy vjet që dikush, ose më saktë i bie që të ketë qenë Luli i bashkisë (kur drejtonte Ministrinë e Brendshme), ka dhënë urdhër të prerë që asnjë shifër kriminaliteti të mos publikohet në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit në internet. Këta që e “duan” shumë qytetarin, kanë menduar që njerëzit të jenë të painformuar. Unë i gjeta statistikat zyrtare me shumë mund, falë njohjes që kam me disa eksponentë të policisë që në kohën kur punoja atje. Por dhe ata, të terrorizuar, a thua se po më sillnin mua minën me sahat për të vrarë dikë. Policët kanë frikë sot nga politika që i drejton, duke na kujtuar hijen e Koci Xoxes në korridoret e Ministrisë së Brendshme. Gjithsesi, le t’i kthehemi argumentit me shifra zyrtare, statistikave që vetë policia ka hartuar, të cilat njerëzit nuk kanë nga i dinë e as lexojnë.

    Këto janë disa nga shifrat 9-mujore që prekin drejtpërsëdrejti sigurinë e jetës dhe të pronës. Ajo që vihet re është se në 2009 kishim 8498 krime të evidentuara, në 2010-n kishim 11 213 dhe këtë vit kemi 13 240. Afërsisht 5000 krime më shumë për dy vjet. Dhe prapë ministri i radhës thotë është normale!!! Në fakt, ka të drejtë, sepse nuk është bërë ndonjëherë ai viktime e krimit, por janë taksapaguesit që mbajnë atë dhe suitën e tij me tesera të PD-së e me grada të pamerituara në punë, që i hanë në kurriz pasojat e kriminalitetit. Në fakt, Lulëzimi i kriminalitetit i bie më shumë në kohën e Lulit, që mos t’i biem në qafë Nishanit. Vrasjet kanë marrë përmasa të pazakonta. Për 9 muaj janë 93. Por këto ditë kanë arritur në 110. Zoti e di se kur do të ndalen. Kjo tregon se siguria e jetës së shtetasve është në shkallën minimale. Ndonëse çdo vit kishim tregues të zbulimit të vrasjeve të ndodhura vite më parë, asnjë rast këtë vit nuk kemi të shënuar në komunikatat e policisë që kanë të bëjnë me zbulimin e mijëra vrasjeve që kanë ndodhur vite më parë. Tashmë kapacitetet e policisë që merren me këtë punë janë të demotivuara, të dorëzuara përfundimisht para misionit dhe detyrës së tyre për t’i zbuluar këto krime, sepse zbulimi i tyre ka një rol të rëndësishëm në parandalimin e krimeve. Drejtuesit e policisë të trembur për vdekje nga politika harxhojnë kohën më shumë me manipulime të këtyre evidencave dhe me gjithë ndërhyrjet dhe falsifikimet që bëhen, serish gjendja paraqitet katastrofale. Vjedhjet me dhunë dhe me armë gjithashtu janë rritur, po kështu vjedhjet e makinave, firmave private e vjedhjet e banesave etj. Armëmbajtja është bërë njëlloj si lekët e hekurit në xhepat e kontingjentit të krimit etj. Nuk është problem se është shtuar një apo dy, por pothuaj të gjitha veprat penale dhe kriminaliteti në tërësi. Kriminaliteti dukshëm ka një trajektore rritjeje të pazakontë. Në Shqipëri vriten deputet, gjyqtarë, policë, kryetarë komunash, biznesmenë. Ngjarjet janë akoma të pazbuluara dhe prapë ministrat tanë hulludisen qetësisht në studio televizive, duke treguar përralla për suksese imagjinare sa as djali im 8 vjeç nuk i kapërdin më. Dhe sa kohë do të vazhdojë kalvari i pafundmë i vrasjeve, vetëvrasjeve dhe aksidenteve automobilistike? A janë jetë të humbura këto? Kush e paska luksin që qetësisht të mburret e krekoset duke na mbushur mendjen se situate e rendit është në normalitet, kur njerëzit vdesin si në luftë? A ka ardhur koha që më së paku t’i thërrasin ndërgjegjes njerëzore këta politikanë e të jetojnë me dhimbjen e të afërmve të familjarëve të viktimave nga krimet e shpeshta? Do ta lë këtu këtë shkrim, se për pak ditë do na duhet të rimerremi përsëri, pasi mbyllet viti dhe trendi është dukshëm alarmant, me shpresën se dikë do ta vrasë ndërgjegjja për katrahurën që ka mbjellë duke korrur si sukses tragjikisht jetë njerëzish.

    Autori: Ish-zv/drejtor i përgjithshëm i Policisë së Shtetit

  2. #62
    i/e regjistruar Maska e mardo
    Anëtarësuar
    06-04-2011
    Postime
    325
    Citim Postuar më parë nga Ksanthi Lexo Postimin
    Une permenda gje fisin tend ????????
    Ne fisin tim asnje nuk vret per nje fjale goje dhe as per xhelozi.


    nuk thash gje per fisin tend ....kishte nje "nqs" ne fillim te fjalise

    ateher te bejm shumen ....fisi e miqte mi mbushin , fisi e miqte e tu mbushin ....

    ja ku pra mbushkan edhe shqiptaret

  3. #63
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425
    kur shifrat rriten meritat i ka shteti qe i ka kap kriminelet.
    kur s`ka shtet shifrat nuk ekzistojne fare.

  4. #64
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425
    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin
    Ja dhe Avni Rustemi i dyte--"Po. Une e vrava Niko Matajn". Sikur ka bere heroizmin e shekullit. Nuk ka degjuar ky njeri qe kur dikush prish rendin, thirret policia e ajo merret me prishesit e rendit se per ate dhe eshte punesuar?
    polici eshte me keq se niko mataj.
    ndaj ne disa raste duhet keta tipa qe i bejne ekzekutimet pa i zvarritur gjerat.
    jane mbush gjithe kafet me hajna qe lujne domino sikur jane ne turqi ne shekullin e 19. edhe kerkojne te futen ne evrope.

  5. #65
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anëtarësuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664
    S'ka Evrope Me Domina

  6. #66
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Citim Postuar më parë nga s0ni Lexo Postimin
    Hyllien tha dicka interesante qe se kisha menduar.
    Në fakt këtë e ka thënë Aristoteli, e shumë të tjerë, duke filluar nga Aleksandër Hamilton e baballarët e tjerë të Shtetit Amerikan që e kanë marë për bazë. Shqiptari gjithmonë ka qënë me kobure, dhe gjithmonë do e gjej mënyrën ta mari një, në mos me kobure do të vrasi me tjegull . Puna është se në Amerikë ti ke armën por ke dhe pronën, dhe pas pronës ke dhe një sistem drejtësie shumë të rreptë. Në Shqipëri nuk i ke këto gjëra kshu që arma prish punë në fakt, plus që nuk ke ligj pro armëmbajtjes. Pa u rregulluar sistemi i pronës private arma nuk ka kuptim të lejohet të livadhisi.

    Në Greqi po të shkosh te krahina Manit, ku ke dhe fshat që quhet Himara, pasi është themeluar nga Himarjotët, sot e kësaj dite në atë fshat dhe disa fshatra të tjera janë me armë në brez. Këta(zona Manit) ishin po të njëjtët që vranë Kapodistrian për punë taksash dhe nderi para 150 kusur vitesh. Pra kultura është pjesërisht e njëjtë deri poshtë. Por prona ama duhet. Pa pronë që të gjenerojë punë, taksa dhe transaksione, ti japi ekonomisë dinamizëm nuk bëhet gjë. Nëse shteti mbledh taksa dhe është transparent do ketë dhe më tepër fuqi policia.

    Por për armët un jam kundra heqjes së tyre për arësyet e sipërpërmendura. Dhe që ta lidhim dhe me një cështje tjetër të kohës, Gaddafin e kanë hedhur nga jashtë sepse gjëja e parë që bën një diktator është heqja e armëve(Enveri tek ne, Kastro në Kubë, Gaddafi pas revolucionit etj).

    Pro heqjes së armës janë grupet markiste progresiste të cilët e konsiderojnë njëriun si plastelinë për ta modeluar sic i do qejfi interesave të tyre perverse. Larg ideologjive të sëmura totalitariane. Shqiptari është dhe duhet të mbetet njëri i lirë dhe krenar.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Hyllien : 08-11-2011 më 22:25
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  7. #67
    Τρελάρα Maska e Ksanthi
    Anëtarësuar
    22-12-2007
    Vendndodhja
    Στ'αστέρια
    Postime
    2,763
    Citim Postuar më parë nga mardo Lexo Postimin
    nuk thash gje per fisin tend ....kishte nje "nqs" ne fillim te fjalise

    ateher te bejm shumen ....fisi e miqte mi mbushin , fisi e miqte e tu mbushin ....

    ja ku pra mbushkan edhe shqiptaret
    Fisi im dhe fisi yt nuk perfaqesojne gjithe shqiptaret .
    Sipas teje keto vrasje qe behen cdo dite ose behen nga te huajt qe jetojne ne Shqiperi ose shtypi dhe policia genjen popullin.

  8. #68
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Sherri për një femër, studenti plagos shokun

    09 Nëntor 2011 - 07:54 | Shqiperi


    Sherri për një femër, studenti plagos shokun
    VLORË - Sherri për një femër për pak sa nuk i ka kushtuar jetën një të riu nga Ura Vajgurore e Beratit, student në Universitetin "Ismail Qemali" të Vlorës.

    Burime nga policia lokale pohojnë se 18-vjeçari A.G. është në gjendje të rëndë në spital, ndërsa është vënë në pranga autori.

    Ngjarja ndodhi në zonën e Ujit të Ftohtë, në afërsi të lokalit "Flamengo". Mësohet se viktima ka debatuar ashpër me bashkëmoshatarin e tij, Edison Shabani nga Saranda, student në Vlorë. Në sherr e sipër, Shabani ka goditur me thikë shokun e tij duke e plagosur rëndë. I riu është dërguar urgjentisht në spital.

    Pas sinjalizimit, policia është vënë në ndjekje të autorit, i cili u kap në vendin e quajtur "Posta e Çoles". Edison Shabani akuzohet për "vrasje të mbetur në tentativë" dhe "mbajtje pa leje të armëve të ftohta".

    (er.nu/GSH/BalkanWeb)

  9. #69
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anëtarësuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664
    Nje popullate e cila nuk respekton veteveten dhe kombin e vete vetevetiu zhduket nga natyra .

    Shqiperia dhe gjithe tokat etnike shqipetare jane ne zhdukje , per arsye se nje numer i madhe i popullates e ka leshuare vendelindjen ,kurse ne anen tjeter jeta e njeriut ne shtetin shqipetare nuk ka vlere dhe per c'do dite vdesin njeres nga tragjedite te pa kuptimta .

    Historia e shqipetareve eshte shenuare vetem per ta ushqyere shpirtin me patriotizem te rrejshem , kurse realiteti mbetet se hasmi i shqipetarit, ishte dhe do te mbetet vete shqipetari.
    Ne nje vende ku jeta e njeriut eshte e pa vlefsheme , simbas ligjit natyrore ose hyjenore eshte makat te jetohet ne ate vende .

    Eshte ligji natyrore qe keto njeres do te zhduken nga vetevetja.

  10. #70
    _____
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    Citim Postuar më parë nga Hyllien Lexo Postimin
    Në fakt këtë e ka thënë Aristoteli, e shumë të tjerë, duke filluar nga Aleksandër Hamilton e baballarët e tjerë të Shtetit Amerikan që e kanë marë për bazë. Shqiptari gjithmonë ka qënë me kobure, dhe gjithmonë do e gjej mënyrën ta mari një, në mos me kobure do të vrasi me tjegull.
    Pro heqjes së armës janë grupet markiste progresiste të cilët e konsiderojnë njëriun si plastelinë për ta modeluar sic i do qejfi interesave të tyre perverse. Larg ideologjive të sëmura totalitariane. Shqiptari është dhe duhet të mbetet njëri i lirë dhe krenar.
    Nuk e kam vene ne vesh kete thenie perpara teje keshtu qe meriten ta jap ty. Per fjaline e fundit bere mire qe e the se ngelem duke lexuar lloj mendimesh kundra thenies mesiper. Duke filluar nga titulli i kesaj teme. Ne vend qe te titullohet krimet vdekje prurese ne Shqiperi lexojme sa na vlen jeta.

Faqja 7 prej 11 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •