Close
Faqja 11 prej 11 FillimFillim ... 91011
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 106 prej 106
  1. #101
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    JO SEKS PARA MARTESE

  2. #102
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    23 Nëntor 2011 - 07:26 | Shqiperi


    61-vjecari: Gruaja më tradhtoi, i preva kokën me motosharrë!
    61-vjecari: Gruaja më tradhtoi, i preva kokën me motosharrë!BERAT- E vrava gruan se më tradhtonte, e këtë nuk mund ta duroja. Mora motosharrën që kisha në makinë dhe i preva kokën!".

    Kështu ka deklaruar dje në gjykatën e Beratit në seancën e masës së sigurisë, 61-vjeçari Gani Myrteli, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes, 63-vjeçares Resmie Myrteli nga Lapardhaja.

    Rrëfimi i 61-vjeçarit dje në sallën e gjyqit për krimin makabër, ka shokuar të pranishmit.

    Në fund të seancës, gjykata vendosi masën e sigurisë "arrest me burgim" për bashkëshortin vrasës. Krimi makabër ndodhi mëngjesin e tre ditëve më parë në fshatin Lapardha të rrethit të Beratit.
    (Shkrimin e plotë mund ta lexoni sot në Gazeta Shqiptare)
    (el.me/BalkanWeb)

  3. #103
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    23 Nëntor 2011 - 18:32 | Shqiperi

    Kurbin, ekzekutohet me armë zjarri një 34-vjeçar


    KURBIN - Një 34-vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri në fshatin Skuraj të Kurbinit. Ngjarja ka ndodhur sot, rreth orës 17:30, ndërkohë që mësohet se viktima është shtetasi Kastriot Brozi, banor i këtij fshati.

    Burime nga policia bëjnë të ditur se 34-vjeçari është ekzekutuar me një arme zjarri tip kallashnikov, nga një person që dyshohet se është fqinji i tij.
    Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një sherri të çastit. Policia vijon hetimet.

    (er.nu/BalkanWeb)

  4. #104
    back to origin Maska e ☆Angie☆
    Anëtarësuar
    02-11-2007
    Vendndodhja
    Skyline
    Postime
    2,559
    Ndoshta ne shqiptarët jemi të vetmit në tokë (pritet të na jepet nei status nderi për këtë) që në rolin e një tellalli i nximë faqen vetes dhe i tregojmë dynjasë sa kafshë jemi dhe ç'kafshë kemi mes nesh...
    Elegance is an attitude.

  5. #105
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Vrasja e emigrantit, nipi 16-vjecar e theri për 3 mijë euro

    28 Dhjetor 2011 - 20:22 | Shqiperi


    Vrasja e emigrantit, nipi 16-vjecar e theri për 3 mijë euro


    TIRANE-Policia zbuloi dhe arrestoi sot autorin e vrasjes së emigrantit në Shkozet të Durrësit.
    Hetimet e efektivëve të policisë bregdetare rezultuan se vrasësi ishte një anëtar brenda familjes së emigrantit, Fatbardh Hysa, 34 vjec, ndersa shkak i ngjarjes ka qene nje shume prej 3 mije eurosh.

    Dyshohet se nipi i Fatbardhit, Aurel Hysa 16 vjec ka qëlluar për vdekje me thikë xhaxhain e tij dhe më pas është larguar nga vendgjarja. Ekspertët mjeko-ligjorë zbuluan 7 plagë me thika në trupin e emigrantit. Pasi mblodhën të dhëna dhe dëshmi të vlefshme, ka qenë analiza e ADN që hetuesit të përforconin faktin se autor i krimit ishte Aurel Hysa, nipi i të vrarit.
    Policia hedh dyshimet se Aureli dhe Fatbardhi kanë konsumuar një sherr për një shumë parash brenda familjes. Biseda eshte konsumuar me telefon. Xhaxhai i ka kerkuar nipit 16-vjecar shumen prej 3 mije eurosh qe dyshonte se adoleshenti ia kishte grabitur ne banese. Nipi i ka kerkuar xhaxhait nje vend takimi duke i pohuar se do t'i jepte shumen e parave. Me pas ngjarja eshte zhvendosur ne nje barake ne Shkozet ku nipi jo vetem qe nuk dorezoi para, por vrau xhaxhain me thike.

    Policia zbuloi më 22 Dhjetor një trup të pajetë në një barake në lagjen 14 në Shkozet të Durrësit.
    Dy ditë më pas, viktima u identifikua si shtetasi, Fatbardh Hysi, 34 vjec. Familjarë të Hysit kishin denoncuar zhdukjen e të afërmit të tyre.
    I riu kishte mbërritur në Shqipëri nga Greqia po në daten 22 Dhjetor dhe vetëm 2 orë pasi kishte mbërritur në banesë, u largua prej aty pas një telefonate në celular. Te afermit u shprehën se që në atë moment, 34 vjecari nuk u kthye më.
    Pas zbulimit të trupit të pajetë dhe identifikimit të tij, policia mundi te vertetoje vetem sot autorin e vrasjes dhe ta prangose ate.

    (d.b/BalkanWeb)

  6. #106
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    http://www.panorama.com.al/wp-conten...ia-Tirane1.jpg




    Tentoi vjedhjen, goditet për vdekje nga pronarët
    Lajmi i Fundite Martë, Janar 31st, 2012
    Një i ri ka mbetur i vdekur pasi u qëllua me grushta dhe sende të forta nga pronarët e një dyqani të cilin dyshohet se ai po tentonte ta vidhte.
    Ngjarja ka ndodhur në zonën e tregut “çam” në Tiranë. Vetem pak minuta pas ngjarjes policia konfirmoi se viktima ishte Klajdi Metko, i cili kishte edhe precedente te meparshem per vjedhje.
    Mendohet se vitktima është i moshës 20-25 vjeç.
    Policia ka bërë shoqërimin e dy biznesmeneve të cilët kanë goditur për vdekje të riun. Policia po heton për rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.




    Pogradec, ekzekutohet në pritë një 45-vjeçar
    Lajmi i Fundite Martë, Janar 31st, 2012


    http://www.panorama.com.al/wp-conten...8/POLICIA.jpeg




    Qyteti i Pogradecit është tronditur nga një ngjarje e rëndë pasditen e sotme. Myderi Verdha, 45 vjeç është ekzekutuar në pritë me armë zjarri në vendin e quajtur “Qafë Plloç” nga autorë ende të paidentifikuar.
    Sipas të dhënave të para mësohet se viktima ka patur precedent penal të mëparshëm.
    Ai ka qene i ndaluar nga policia disa vite me pare, pasi akuzohej se kryente vrasje me pagese. Gjate operacionit per kapjen e tij, ai kishte kundershtuar me arme policinë.
    Policia thotë se viktimës rreth dy vite më parë i kishin ekzekutuar shokun e tij të ngushtë. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje ndërsa ka nisur hetimet për identifikimin e autorit dhe më pas arrestimin.
    Panorama
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

Faqja 11 prej 11 FillimFillim ... 91011

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •