Përmbytjet në Xhenova, 3 shqiptarë humbin jetën
Një grua shqiptare dhe dy fëmijët e saj, 1 dhe 10 vjeç janë viktima të përmbytjeve që goditën qytetin e Xhenovës sot në Itali, ndërsa bilanci ka shkuar në 6 të vdekur.
Sipas autoriteteve të zjarrfikësve, siç raportojnë mediat italiane, pesë nga viktimat deri në këto momente janë gjetur, ndërsa po kërkohet për njërin nga fëmijët. Gruaja shqiptare mësohet se ishte 28 vjeç dhe sipas La repubblica eshte identifikuar si, Shpresa Jala, ndërsa ende nuk është bërë i ditur identiteti i saj. Ne momentin e mbytjes, gruaja ka qene bashke me bashkeshortin, i vetmi i shpetuar nga familja.
Një nga dëshmitarët në vendngjarje, Rosario Gioia, 38 vjeç, ka treguar për Ansa momentet dramatike të mbytjes së shqiptares dhe dy fëmijëve të saj.
Ai ka treguar se ndërsa shihte tek i përpinte uji dhe balta, ka mundur të kapë fëmijën 1 vjeçar, por ndërsa i ka shpëtuar rrjedhës femija kishte vdekur, ka treguar ai për agjencinë e lajmeve Ansa.
Panorama
Krijoni Kontakt