Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1

    Regjistrimi i pasurive, lista e pronareve qe duhet paraqiten ne ZRPP

    Regjistrimi i pasurive, lista e pronareve qe duhet paraqiten ne ZRPP

    Afishim publik duke nisur nga dita e sotme, per Regjistrimin Fillestar te Pasurive te Paluajtshme, per Zonen Kadastrale Nr. 8240, Tirane. Kjo zone shtrihet per rreth Qytetit te Nxenesve, zona drejt lagjes "Kombinat", etj. Nderkohe, ZRPP konfirmoi dje se kane nisur afishimet publike te pasurive te paluajtshme ne disa zona kadastrale te qendrave te medha urbane te Shqiperise. Regjistrimi fillestar sistematik i pasurive te paluajtshme kadastrale eshte nje i projekt qeverise shqiptare qe financohet nga Banka Boterore nepermjet Projektit per Administrimin dhe Menaxhimin e Tokes dhe qe ne bashkepunim me ZRPP, i mundeson gjithsecilit, posedues pasurie te paluajtshme, regjistrimin e saj brenda 45 diteve. Ky regjistrim eshte projekt qe zbatohet nga disa kompani te huaja nen kontrollin e ZRPP dhe perfaqeson regjistrimin ligjor te pronave ne ZRPP. Regjistrimi fillestar perfshin krijimin e hartes treguese te regjistrimit (HTR) dhe plotesimin e nje kartele per cdo prone, me nje proces afishimi publik per 45 dite, si nje proces i njoftimit dhe kontrollit publik.

    Gjate ketyre 45 diteve te afishimit publik, lista e pronave me te dhenat perkatese dhe harta treguese e regjistrimit, po afishohen ne zyren e afishimit publik qe ndodhet ne nje ambient brenda zones kadastrale. "Ky moment eshte shume vendimtar per mbarevajtjen e metejshme te procesit te regjistrimit. Kurrsesi mos e anashkaloni ate! Pas ketij afati, gjithcka do te kryhet perkundrejt pagesave",- pohojne specialistet e Projektit te BB-se dhe ZQRPP-se. Ne rast se ndokush konstaton pasaktesi gjate periudhes se afishimit publik, pronaret duhet te paraqesin menjehere nje flete ankese ne zyren e afishimit publik, ku te pershkruhen me hollesi pretendimet mbi cdo gabim ose pasaktesi (qofte edhe nje shkronje ne emer) qe mund te jete vene re. Kerkeses duhet t'i bashkengjitni edhe dokumentacionin qe verteton pretendimin e gjithsecilit. Brenda periudhes 45 ditore te afishimit, duhet qe serish, pretenduesi te verifikoje nese zgjidhja e pretendimit eshte pasqyruar ne listat dhe hartat e afishuara. Nderkohe, paralel me kete projekt, financuar po nga BB-ja po zhvillohet edhe projekti "Fushata e Ndergjegjesimit Publik" per te mbeshtetur regjistrimin e pasurive te paluajtshme. Ky projekt tjeter realizohet per te rritur ndergjegjesimin publik per nje pjesemarrje te plote te te gjithe pronareve ne procesin e Regjistrimit Fillestar te pasurive te tyre te paluajtshme qe prej fillimit deri ne fund te procesit. Kujdes i vecante rikujtohet pjesemarrje se gruas ne procesin e regjistrimit te pasurive te paluajtshme.

    Shqiperia ka me shume se 4.5 milione prona, te ndara ne 36 rrethe dhe rreth 3000 zona kadastrale. Cdo rreth ka nje zyre regjistrimi te pasurive te paluajtshme (ZRPP) dhe nje regjistrues, i cili mbikeqyr regjistrin per zonen e tij. Zyra Qendrore e Pasurive te Paluajtshme (ZQRPP) drejtohet nga kryeregjistruesi, i cili emerohet nga ministri i Drejtesise. Cdo prone ka nje kartele qe tregon emrin e pronarit, tipin e pronesise, vendndodhjen fizike dhe madhesine e prones. Ajo tregon gjithashtu, cdo ngarkese ose kufizim ne transferimin e prones, si p.sh.: te drejten e perdorimit te tokes nga te tjeret, hipotekimin, lenien si kolateral, dhenien me qira ose problemet gjyqesore. Cdo prone, pavaresisht nese eshte nje parcele apo ndertese, ka nje numer unik identifikimi, i cili referohet ne kartele dhe ne harten treguese te regjistrimit (HTR). Ne funksion te sigurimit te prones private dhe rritjes se vleres se saj, ne Shqiperi eshte ndertuar sistemi i ri i Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme bazuar ne Ligjin Nr. 7843, date 13. 07. 1994 "Per regjistrimin e pasurive te paluajtshme" (i ndryshuar). Baza e ketij sistemi krijohet nepermjet procedures se regjistrimit fillestar te pasurive te paluajtshme nen drejtimin e kryeregjistruesit te Shqiperise. Regjistrimi i pare sistematik filloi ne zonat rurale ne vitin 1995 dhe 80 per qind e zonave kryesore bujqesore u kompletuan ne vitin 2001. Regjistrimi i zonave urbane ishte me i ngadalte dhe deri me sot, vetem 30 per qind nga zonat urbane kadastrale kane kompletuar procesin e regjistrimit te pare. Sot me Tetor 2011, jane ne proces regjistrimi fillestar sistematik rreth 170 zona kadastrale me nje numer prej rreth 500 000 pronash.

    "Prona e paregjistruar eshte prone "e ngrire". Me te nuk mund te beni asnje veprim". Nuk mund ta shisni ate! Pra nuk ka vlere! Duke e regjistruar, prona juaj behet "aktive". Behet prone e vertete!".

    Pse u zgjodh Sistemi i Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme

    * Mbron te drejtat e pronareve duke u dhene certifikata pronesie dhe certifikata te tjera per interesa te tjera reale

    * Eshte i thjeshte dhe i pakushtueshem per tu administruar dhe ruajtur

    * Eshte i hapur, i jep informacion publikut per cdo pasuri. ky informacion sherben per shitjet, blerjet, qirate, hipotekimet, etj. duke krijuar bazat e nje ekonomie te orientuar drejt tregut

    * Lejon ndertimin e nje sistemi informacioni gjeografik me informacionin mbi pasurine si pjese

    Parimet baze te regjistrimit te pasurise se paluajtshme

    * Parimi "pasqyre".

    Do te thote qe informacioni per pasurite e paluajtshme duhet te jete nje pasqyrim i asaj qe ekziston ne realitet

    * Parimi "perde".

    Do te thote qe ne kartelat dhe hartat treguese te pasurive te jete dhene informacion i plote per pronesine dhe te drejta te tjera reale qe nuk duan verifikime te metejshme

    * Parimi i "sigurise".

    Do te thote qe shteti garanton se informacioni ne kartela eshte i sakte dhe per demin qe mund ti shkaktohet dikujt nga informacioni i pasakte ne SRPP ai/ajo kompensohet nga shteti

    * Parimi "i hapur".

    Do te thote qe cdo subjekt mund marre informacion pavaresisht ku banon dhe per cilen pasuri interesohet

    Procesi i Regjistrimit Fillestar te Pasurive te Paluajtshme kalon ne keto faza
    : Mbledhja dhe Saktesimi i Dokumentacionit; Pergatitja e Hartes dhe Karteles se Pasurive te Paluajtshme; Afishimi Publik 45 ditor (saktesime dhe verifikime) si edhe; Marrja e Certifikates se Pronesise ne baze te kerkeses se pronarit prane Zyres Vendore te Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme (ZVRPP.)

    Dokumentet per regjistrimin e nje prone

    Ne procesin e regjistrimit fillestar te nje prone, e rendesishme mbetet dokumentacioni.

    Specialistet dhe ekspertet e Projektit te BB-se dhe ZQRPP-se, bejne te ditur se per regjistrimin e nje prone dhe per berjen e saj te vlefshme, nevojiten: te gjithe dokumentet e pronesise te leshuar nga komisionet e ngritura per zbatimin e ligjeve mbi privatizimet te cilat funksionojne qe nga viti 1991 e ne vazhdim; te gjithe dokumentet e leshuar pas vitit 1991 nga Komisionet e Kthimit e Kompensimit te Pronave qe kane lidhje me prona te kthyera apo te kompensuara fizikisht, si edhe; te gjithe dokumentet e kalimit te pronesise dhe te drejtave te tjera reale mbi pronesine me kontrate shitblerjeje, kontrate dhurimi, akt trashegimie, vendim gjykate etj.

    "Individet, familjet dhe personat juridike, private apo shteterore, qe zoterojne keto dokumente pronesie, por nuk kane te percaktuar ne to siperfaqen e pasurise se paluajtshme, kane te drejte t'i paraqesin Regjistruesit te ZVRPP-se, nje kerkese per regjistrim pronesie, e cila duhet te shoqerohet me dokumentin e pronesise, nje plan-vendosje apo gentplanin e pasurise, deklaraten noteriale te pronareve fqinje qe vertetojne permbajtjen e kerkeses per pronesine dhe kufijte e pasurise qe pretendohet si dhe kopje te vertetuara nga noteri te dokumenteve te ndryshme qe mbeshtesin kerkesen per regjistrim.

    Fazat e procesit te Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme


    1. Mbledhja dhe Saktesimi i Dokumentacionit, ku perfshihet:

    * Grumbullimi i Dokumentacionit

    * Fushata per Informimin e Publikut

    * Fotografimi/Skanimi i dokumentare

    * Regjistrimi Sporadik i perfshire ne Regjistrimin Fillestar

    * Azhornimi i Hartave Treguese dhe Librit te Ngastrave

    * Pergatitja e Kartelave te Pasurive

    * Monitorimi i Fazes I nga ZVRPP dhe ZQRP, dhe aprovimi i punes

    2. Pergatitja e Hartes dhe Karteles se Pasurive te Paluajtshme, ku perfshihet:

    * Printimi i Pare i informacionit mbi pasurite e regjistruara

    * Afishimi Publik i informacionit mbi pasurite e regjistruara

    * Analiza e Kerkesave/Verejtjeve te pronareve dhe Plotesimi apo Korrigjimi i gabimeve te mundshme

    * Monitorimi i Fazes II nga ZRRPP dhe ZQRPP dhe aprovimi i punes

    3. Afishimi Publik 45 ditor (saktesime dhe verifikime) , ku perfshihet:


    * Printimi i Dyte + Harta Treguese e Regjistrimit + Kartelat + Lidhja e Karteles

    * Legalizimi i Regjistrimit Fillestar nga ZRRPP

    4. Marrja e Certifikates se Pronesise ne baze te kerkeses se pronarit prane Zyres Vendore te Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme (ZVRPP) , ku perfshihet:

    * Dorezimi i dokumentacionit ne ZRRPP dhe ZQRPP

    Lista e Zonave Kadastrale (ZK) te perfshira nga Projekti qe do te dalin ne Afishim Publik se shpejti

    Si mund te informoheni

    * Nepermjet postereve te vendosura ne rrugen ku jeton, apo prane prones se gjithsecilit;

    * Nepermjet fletepalosjeve qe shperndan kompania regjistruese;

    * Nepermjet spoteve dhe emisioneve televizive;

    * Nepermjet njoftimeve te gazetave.

    * Ne internet www.zrpp.gov.al

    Tarifat

    * Te gjitha veprimet qe behen brenda periudhes 45 ditore te afishimit jane FALAS

    * Ndryshimet qe mund te kerkoni pas Regjistrimit Fillestar behen kundrejt pageses sipas tarifave te caktuara

    Koha Jone
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  2. #2
    Perveē zones 8240, ka filluar edhe per zonen 8280

    http://zrpp.gov.al/mat.php?idr=337&idm=316&lang=1
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •