Publikuar: 04.11.2011 - 15:54
Prishtinė, 4 nėntor - -Zvonko Veselinoviq nuk udhėheqė vetėm bandat e krimit serb nė veri tė Kosovės. Ai ėshtė partner i mirė edhe i kompanisė mė profitabile publike tė Republikės sė Kosovės, Postės dhe Telekomit. Portali LajmeShqip publikon sot dy kontrata tė PTK-sė pėr vendosjen e antenave nė veri tė Kosovės. Se si funksionin rrjetat e krimit tė organizuar nė shtetin mė tė ri nė botė, dėshmojnė edhe faktet nė vijim.
I shumėkėrkuari nga Policia e Kosovės, Zvonko Veselinoviq, ka qenė kėmbėkryq nė mes tė Prishtinės, pėr tė nėnshkruar njė kontratė me kompaninė, aksionare e sė cilės ėshtė edhe Qeveria e Kosovės, PTK-nė. Ai ka njė kontratė me kėtė gjigant ekonomik tė vendit, nga e cila fiton para tė majme. Ėshtė spekuluar se kontrata ėshtė e nėnshkruar nga bashkėshortja e tij, Liljana Bozhoviq, por faktet flasin ndryshe. Burime tė konfirmuara mirė, sipas kėtij portali, kanė mėsuar se nėnshkrimi i kontratės ėshtė bėrė personalisht nga Zvonko Veselinoviq, dhe jo nga Ljiljana Bozhoviq, gruaja e Zvonkos, siē ėshtė nė kontratė. Kėtė e vėrteton edhe fakti se nė kontratė nuk ka nėnshkruar personalisht Ljiljana, por ėshtė nėnshkruar FOR, pėr Ljiljanėn.
Portali e ka verifikuar burimin dhe e ka rikonfirmuar se Zvonko Veselinoviq ka qenė personalisht nė PTK dhe e ka nėnshkruar kontratėn dhe anekskontratėn. Kontratės i mungon autorizimi qė i jep tė drejtė Zvonkos tė nėnshkruajė nė emėr dhe pėr Ljiljana Bozoviqin.
Kontrata i siguron Zvonkos 1.000 euro pėr muaj nga Posta dhe Telekomi i Kosovės, tė cilat i paguhen nė xhirollogarinė e gruas 1160-642610-000121,nėProCredit Bank.
Zvonko Veselinoviq, i cili tashmė e ka fituar edhe epitetin si kapoja kriminale i veriut tė Kosovės ėshtė bėrė garantues pėr antenat e kompanisė telefonike mobile Vala nė Mitrovicė. Nė kėmbim tė sigurisė sė njė antene, ai e merr kėtė shumė parash nga kompania publike, aksionare e sė cilės ėshtė Qeveria e Kosovės.
Kjo ndėrmarrje publike, qė kėto ditė dėshtoi pėr herė tė dytė qė tė privatizohet, pas tėrheqjes sė Harvatski Telekomit, me arsyetimin se zyrtarėt e lartė tė saj akuzohen pėr korrupsion, nė njė periudhė i kishte paguar Zvnoko Veselinoviqit haraē, e mė vonė kėtė pagesė e kishte zyrtarizuar me njė kontratė tė cilėn e ka siguruar dhe e sjellė ekskluzivisht portali LajmeShqip.com.
PTK-ja, pėr antenėn e vendosur nė veri tė Mitrovicės ka paguar dy muaj pa letra, ndėrsa paratė i kanė shkuar nė konton e saj nė ProCredit Bank, Liljana Bozhoviqit, gruas sė kapos sė krimit nė veri, Zvonko Veselinoviq.
Pėr ti legjitimuar kėto pagesa, nė kėmbim tė sigurisė sė antenės, dy muaj mė vonė, ish-drejtori i Postė-Telekomit tė Kosovės, Etrur Rrustemaj, e ka vėnė firmėn e tij bashkė me drejtorin e prokurimeve, Fatmir Gjonbalaj, nė njė marrėveshje nė letėr me Liljana Bozhoviq.
Vendi i vetėm ku PTK-ja do tė mund tė vendoste BTS-at, sipas burimeve tė portalit, ishte njė banesė private nė katin e pestė tė njė ndėrtese kolektive, nė rrugėn Kralj Peter I, nė pjesėn veriore tė Mitrovicės.
Zvonko Veselinoviq, qė udhėheqė me biznese mafioze nė veriun e Kosovės, sipas burimeve tė portalit, para katėr vitesh ka qenė personalisht nė zyrėn qendrore tė PTK-sė, pėr tė negociuar dhe nėnshkruar kontratėn me PTK-nė.
Mirėpo, brenda vetė kontratės sė nėnshkruar mes palėve, pėrpos qė ka mospėrputhje datash, ka edhe njė element tė dyshimt, qė ėshtė nėnshkrimi i kontratės.
Nė kontratė shkruan decidivisht se marrėveshja starton mė 1 qershor tė vitit 2007 dhe ka validitet pėr dy vjet, deri mė 1 qershor tė vitit 2009, ndėrsa nėnshkrimi i Etrur Rrustemajt, nė po kėtė marrėveshje, figuron tė jetė i datės 7 gusht tė vitit 2007, dy muaj mė vonė. Kurse, Fatmir Gjonbalaj, shef i Prokurimit tė PTK-sė, figuron tė ketė nėnshkruar mė 6 gusht tė atij viti, ndėrsa tek nėnshkrimi i Bozhoviqit nuk figuron data fare.
Pėrmes kėsaj marrėveshjeje, PTK-ja obligohet tia paguajė zyrtarisht gruas sė kapos sė krimit tė veriut njė shumė prej 1.000 eurosh, 350 euro nė emėr tė qirasė pėr lirimin e hapėsirės pėr pajisjet telekomunikuese tė kėsaj ndėrmarrjeje publike, dhe 650 euro nė emėr tė shpenzimeve tė furnizimit me energji elektrike tė pajisjeve telekomunikuese.
Derisa ky serb ka udhėhequr grupet kriminale pėr bllokimin e rrugėve nė veri dhe pėr djegien e pikave kufitare mė 26 korrik tė kėtij viti, ai nė ndėrkohė vazhdon tė marrė para nga Qeveria e Kosovės, nėpėrmjet PTK-sė. Nė kėtė mėnyrė, qeveria e bėn Zvonko Veselinoviqin garantues tė funksionimit tė antenės nė atė pjesė tė Kosovės, qė mė sė paku kontrollohet nga autoritetet kosovare.
Pavarėsisht se Etrur Rrustemi nuk ėshtė mė drejtor, kontrata nuk ėshtė shkėputur as nga pasardhėsit e tij nė krye tė Postės dhe Telekomit tė Kosovės.
http://www.koha.net/?page=1,13,75750
Krijoni Kontakt