Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 12
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Postime
    500

    Majko: AKSH një thikë pas shpine

    Si eshte e mundur kjo?
    Si duket kjo del nga ajo se cka Majko bisedoi me koleget e tij nga fqinjet sllav ai i Maqedonise dhe i Serbise lidhur me problematiken e shqipetareve jashta trojeve te Shqiperise ne trojet e tyre etnike.
    Por kjo eshte nje disfate e diplomacise dhe politikes shqipetare!!!



    Majko: AKSH një thikë pas shpine


    Pandeli Majko

    TIRANE (22 Shkurt) - "Armata Kombëtare shqiptare është një thike pas shpine". Kështu u shpreh sot në një intervistë ekskluzive për TVKlan, ministri shqiptar i Mbrojtjes Pandeli Majko vetëm disa orë pas takimit me homologun maqedonas Vllado Buçkovski. Sipas tij kjo organizatë përbën një problem jo vetëm për shqiptarët e Maqedonisë por edhe ato të Kosovës. Majko u shpreh, se para takimit me Buçkovskin nuk e ka fshehur tensionin dhe akthin për shkak të publikimeve një ditë më parë në disa faqe interneti, të një deklarate të zëdhënësit të Ministrisë së Mbrojtjes maqedonase, për përfshirjen e disa oficerëve shqiptarë në stërvitjen e këtyre grupeve ekstremiste. Majko duke folur më tej për problemet në vendet fqinje, ka shprehur edhe shqetësimin e politikanëve shqiptarë për arrestimin e numrit 'dy' të partisë së Thaçit, Fatmir Limaj, I cili akuzohet nga TPI për krime lufte gjatë vitit 1999. dxh/mr (BalkanWeb)

    ----------------------------
    --------------------------------
    Oj sharki e lehte si era , a ka ardhur ne Shqiperi pranvera?
    Jam martuar002

  2. #2
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Une mendoj se nuk do te duhej te deklarohej Majko ne kete menyre, sepse nuk eshte AKSH thike pas shpine, por politika sllave ndaj shqiptareve eshte edhe burim i ekzistences se AKSH-se, edhe pse edhe kjo ka ndryshuar paksa dhe nuk eshte edhe aq e keqe sic ka qene dikur, mirepo kjo duhet te demokratizohet ne ate mase sa qe te beje te panevojshme edhe ekzistimin e AKSH-se.
    Pershendetje
    Rrofshin Shqiptaret e Bashkuar dhe Shqiperia e Bashkuar
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  3. #3
    _____________ Maska e ornament
    Anëtarësuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    Lufta sot kerkon kushte speciale. Kur ato nuk ndodhen ta besh ate eshte me te vertet budallallik.
    Shikoni ameriken per kete, superfuqia e vetme e botes e s'arrin te bej lufte pa pasur te gjithe faktoret politiko-sociale ne favor te saj.

    Shqiptaret e maqedonise mendoj se e humben rastin (kur luftohej ne kosove) te benin lufte siç duhej, tashme eshte teper vone. Çdo veprim i tyre eshte ne dem te çeshtjes kombetare.

    Gjithashtu ata s'mund te luajne me fatin e popullit shqiptar i cili kalon momente te veshtira dhe i duhet stabiliteti.
    Koha punon per shqiptaret ne maqedoni, ata hala s'e kane kuptu kete. Majko ka dash t'ju tregoje pikeriht kete, qe ata jane thike mbas shpine per Shqiperine e Kosoven. S'kuptoj çfare ka me u acaru.
    Gjithashtu çfare mendon Majko, s'ka pse pengon AKSH ne qellimet e saj "çlirimtare". Mu do te pelqente me mire nje maqedoni e udhehequr nga shqiptaret qe do te perbenin shumicen e popullsise se saj, nga disa fshatra te çliruar e te braktisur perfundimisht nga njerzit. Sidoqofte ky mandim me perket veç mu dhe une s'jetoj atje.

  4. #4
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Edhe une pajtohem me juve ornament, por ketu kemi edhe nje problem , sepse po te mos jete AKSH-ja dhe kercenimi ushtarak, sllavet do te zvarrisnin hala me shume zbatimit te marreveshjes se Ohrit, kurse neve na duhet qe kjo te zbatohet sa me shpejte ne menyre qe shqiptaret atje te gezojne te gjitha te drejtat se pari, dhe ja pse une shpreha se ekzistenca e AKSH-se eshte e arsyeshme deri ne realizimin dhe zbatimin e plote te marreveshjes se Ohrit, kohe kur shqiptaret atje do te kene te drejtat e plota kombetare me sllavet.
    Koha punon per shqiptaret ne Maqedoni dhe per 20 e shumta 25 vite gjithe Maqedonia do te jete shqiptare, kohe kur edhe do te behet bashkimi me Shqiperine.
    Pershendetje
    Rrofshin Shqiptaret e Bashkuar dhe Shqiperia e Bashkuar
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  5. #5
    Ne mos gaboj, AKSH-ja nuk ka qene ndonjehere dakort me marreveshjen e Ohrit dhe e ka kundershtuar ate me force, madje duke i quajtur ata qe firmosen atje si tradhtare te ceshtjes kombetare.

  6. #6
    Survivor Maska e Orku
    Anëtarësuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Deklaratat e majkos jane perhere te lehta dhe patetike...kujtoni se cfare thoshte atehere per Rugoven ndersa nje muaj me vone i lutej ta priste ne zyre.

    Edhe une jam plotesisht dakort me mendimin se duhet evituar opsioni i luftes pasi paqja na favorizon me teper per shkak te faktorit demografik por ajo qe qeveria shqiptare nuk po ben dhe qe eshte e turpshme eshte insistimi permes nje diplomacie aktive per respektimin e marreveshjes se Ohrit.

    Maqedonise nuk i duhet leshuar pe ne kete drejtim. Dhe kjo nuk eshte shume e veshtire po te kemi parasysh se ajo ndodhet mes Shqiperise, Kosoves dhe Greqise (me asnjerin vend nuk ka marrdhenie te mira).

    Keshtu qe Majko kur ben deklarata te tilla te pakten te kerkoje edhe vendosjen e shqipes gjuhe zyrtare (nje nga kushtet e marreveshjes).

  7. #7
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Keshtu qe Majko kur ben deklarata te tilla te pakten te kerkoje edhe vendosjen e shqipes gjuhe zyrtare (nje nga kushtet e marreveshjes).
    Do t'i kete mbetur te shkretit ne fyt.
    ose
    E ka lene per heren tjeter.
    ose
    As nuk e ka pasur nder mend ta ngreje si pike ne bisede.

  8. #8
    _____________ Maska e ornament
    Anëtarësuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    Or pleq e plaka, Majko kur flet mendon jehonen qe do te bej fjala e tij ne Washington e jo ne Shkup. Ai s'do ta ngaterroje shqiperine ne afera "teroriste", sepse s'eshte koha per gjera te tilla.
    E mira do te ishte qe luftetaret e AKSH-se ti mendonin vete keto gjera, Kosova akoma ndodhet ne udhekryq, prandaj duhet bashkeveprim te planeve per te arritur rezultate te shpejta e te kenaqshme. Duhen lexuar me kujdes keshillat e Kadarese, e Qoses dhe burrave me te ndritur te shqiperise per keto pune, e pastaj te veprohet.
    Neqofte se ata s'pysin per keta, atehere s'marr vesh çfare kerkojne, bashkim me cilin?
    Ose duhet qe "çliruesit" ta pozicionojne veten mire tek qellimet e tyre, ne menyre te tille qe shqiperine e kosoven ta lene jashte loje, e atehere po, le ti vene ne jete planet e tyre çlirimtare.
    Ne nje rast te tille Majko apo cilido minister shqiptar s'do te prononcohet sepse fare thjesht s'do ta pyete njeri.

    Personalisht une jam pro luftes dhe lavdise, te paguara keto dhe me çmimin me te madh, jeten. Bile dhe zhdukja komplet e nje race eshte e paket perpara LAVDISE. Por duke ditur qe s'para gjenden heronj te tille ne ditet tona, luj te moderumin. Nuk di a i jepni dum muhabetit.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Postime
    500
    MAQEDONI, PDSH: Koalicioni qeverisës vepron në favor të AKSH


    Arbën Xhaferri

    SHKUP (25 Shkurt) - Lideri i Partisë Demokratike Shqiptare Arbën Xhaferri ka deklaruar sot se Qeveria aktuale nuk ka mundur të bëjë asgjë në drejtim të jetësimit të Marrëveshjes së Ohrit. "Kjo situate e bllokuar mund te zgjidhet vetëm me një dorëheqje të qeverisë e cila nuk është e zonja që t' u prijë proceseve politike. Ose mund të japë dorëheqjen një pjesë e saj e përbërë prej përfaqësusve të Bashkimit Demokratik për Integrim që po krijon regres në qeveri", u shpreh Xhaferri. Ndërkohë nënkryetari i kësaj partie Menduh Thaçi ka thënë, se veprimet e PDSH do të jenë gjithmonë në bazë të metodave legjitime dhe të artikulimit të pakënaqësive të PDSH në Maqedoni nga mosreazilimi i dokumentave thelbësorë. Në lidhje me reagimet e javës së kaluar për një riorganizim të Amataës Kombëtare Shqiptare, Xhaferri tha se është e pallogjikshme, që ministri i Rendit dhe ai i Mbrojtjes t' i lejojnë vetes një komoditet, që të japin spjegime për dukuri politike në që ndodhin në këtë shoqëri. "Fillimisht ministri Vllado Buçkovski deklaron se AKSH nuk ekziston dhe se ne te gjithe duhet te fleme rehat duke harruar cfare ka thene me pare", u shpreh Xhaferri, duke nënvizuar, se kjo është e pallogjikshme, që të akuzohet partia e tij se është pas këtyre forcave radikale. Ndërsa Thaçi akuzoi se është pikërisht koalicioni qeverisës, që po i vihet nga pas AKSH-së. "Vete qeveria aktuale është ajo qe punon ne favor te AKSH, në favor të forcave radikale dhe te armatosura. Ata duke tentuar, qe ta largojnë pergjegjësinë prej vetes flasin gjera te palogjikshme dhe flasin gjera qe tregojne se struktura mentale jo qe nuk ka ndryshuar nga percepimi komunist dhe diktaroial i shoqerise po është forcuar më tepër kjo bindje", u shpreh Thaçi. zh/ko (BalkanWeb)

    --------------------------
    ------------------------------
    Oj sharki e lehte si era , a ka ardhur ne Shqiperi pranvera?
    Jam martuar002

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Postime
    500
    Dëbohet nga Rinasi kreu politik i AKSH-së, Gafurr Adili



    TIRANE (10 Mars) - Policia e aeroportit të Rinasit ka kthyer mbrapsht dje 44 vjeçarin Gafurr Adili, shqiptar nga Kërçova, me pasaportë maqedonase e banim në Zvicër, që kishte edhe një apartament në Tiranë. Sipas njoftimeve nga ministria e Rendit, ky person mendohet se është kreu i politik i një grupi që është prezantuar me emrin Armata Kombëtare Shqiptare, (AKSH). Ardhja e Adilit nuk ka qenë surprizë për policinë e Rinasit, pas kishte një muaj që pritej dhe ajo ishte urdhëruar ta kthente mbrapsht atë sapo të shkelte tokën shqiptare. Adili mendohet të jetë kreu i Frontit për Bashkimin Kombëtar Shqiptar, krahu politik i AKSH-së. ro/mr (BalkanWeb)


    ------------------------------
    ----------------------------------
    Oj sharki e lehte ai era , a ka ardhur ne Shqiperi pranvera?
    Jam martuar002

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Si do të reagonit nëse një "mik" flet keq për ju pas shpine?
    Nga [Perla] në forumin Grupmoshat e komunitetit
    Përgjigje: 124
    Postimi i Fundit: 11-02-2025, 06:00
  2. Përfaqësuesja e Kosovës në futboll
    Nga Cimo në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 236
    Postimi i Fundit: 05-10-2016, 05:16
  3. thike pas shpine ceshtjes came
    Nga stavri22 në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 04-05-2009, 10:44
  4. Thikë pas shpine vëllait për një celular
    Nga iliria e para në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 30-01-2006, 16:16
  5. sapo isha zene me ate italianin pas shpine!
    Nga snake në forumin Prezantoni veten në forum
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-08-2003, 19:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •