Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 33
  1. #1

    KOSOVE-Qeveria vendos për ndryshimin e historisë

    Ju lutemi,ta debatojme kete ceshtje shum delikate,njekohesisht kerkoje ndjese nese esht hapur e njejta teme edhe nga dokush tjeter!!!!

    ==============================
    RTK: Qeveria vendos për ndryshimin e historisë
    11-09-2011 12:51 CET

    Qeveria e Kosovës ka bërë një marrëveshje me Qeverinë turke që të ndryshohen disa pjesë të historisë në librat shkollor që kanë të bëjnë me Turqinë. Burime të Radio Kosovës brenda Qeverisë konfirmojnë marrëveshjen mes të dyja shteteve, ndonëse historianë nga Kosova dhe Shqipëria vazhdojnë ta kundërshtojnë këtë.

    Autoritetet kosovare, mësohet se kanë vendosur paraprakisht të pranojnë ndryshimin e gjithë atyre elementeve që Turqia i quan fyese dhe të njëanshme në historinë shqiptare, pavarësisht se historianët në Kosovë dhe Shqipëri po e mohojnë këtë.

    Për këtë, të dyja palët, kishin bërë një marrëveshje gjatë vizitave që kishin bërë në Kosovë, Ministrat turk të Punëve të Jashtme dhe të Arsimit.

    Zëvendësministri kosovar i Arsimit Nehat Mustafa thotë se ndryshimet do të bëhen për shkak se autorët e teksteve historike kanë bërë gabime.

    “Kompromis do të ketë në disa pjesë ku autorët e historisë nuk kanë ditur të bëjnë dallime midis Turqisë dhe Perandorisë Turke, sepse edhe strategjia e BE-së kërkon që tekstet të lirohen nga gjuha e dhunës”, ka thënë Mustafa.

    Edhe Ministri turk në Qeverinë e Kosovës, Mahir Jagxhilar, konfirmon marrëveshjen mes të dyja vendeve, por nuk jep detaje rreth ndryshimeve që mund të bëhen.

    “Ka disa gjëra që duhet të ndryshohen. Nevojitet për të hequr perceptimet e gabuara që janë krijuar në kohën e komunizmit për Turqinë”, thotë Jagxhillar.

    Por, Pëllumb Xhufi një historian nga Universiteti i Tiranës thotë se ndryshimet mund të bëhen për shkaqe politike, por e vërteta është se nuk ka asgjë fyese dhe jo reale në librat historike.

    “Në tekstet e historisë së popullit shqiptar nuk ka gjuhë fyese. Qeveria e Kosovës nëse pranon ndryshimet atëherë bënë pranimin e një kërkese politike dhe për nevoja politike”, thotë Xhufi.

    Sipas Xhufit, një kërkesë e tillë, të paktën, është dashur të shqyrtohet me autoritetet e Shqipërisë, për shkak se Shqipëria dhe Kosova ndajnë të njëjtën materie historike sa u përket kësaj periudhe për të cilën kërkohen ndryshime.

    Megjithatë, Ministria e Arsimit e Kosovës, pritet që nga muaji i ardhshëm të formojë ekipet punuese që do të rishikojnë pjesët e historisë që kanë të bëjnë me Turqinë dhe Perandorinë Osmane. /rtk/
    Veq një komb e një flamur n'histori e njeh shqiptari...

  2. #2
    New York Maska e mario_kingu
    Anëtarësuar
    09-12-2004
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    2,225
    cudirat e radhes vetem ne shqiperi ndodhin ne asnje vend te botes nuk ndryshohen historia i nje populli kjo ndodh vetem ne kosove/shqiperi se jemi nje popull budall qe lem turq arab te bejn cte duan me ne
    shpresoj qe shqiperia mos te ndjeki te njejten gje si kosova turp te ken keta njerz qe bejn keto gjera kundra popullit vet edhe historis te keti populli
    historia eshte vlera edhe kultura e nje populli nese na marin kete nuk ekzistojm me si popull edhe pak do quhemi te ardhur ketu edhe shqiperia turqi/serbe/greke/italian/ bravo ketyre legenave
    Partizoni

  3. #3
    O Zot sa popull injorant dhe pa pike dinjiteti qe jemi
    Si u ndryshoka historia kshu pas me shume se 500 vitesh?? Ku ishin me pare keto ministra turk por vetem tani i vune re keto fjale fyese?? C'lidhje ka mardhenia e sotme mes dy shteteve me te kaluaren? Turqia na ka shkaterruar tersisht, qofte nga ana e territoreve e qofte nga morali i njerzve, ndaj s'ka pse te kerkoj heqjen e ketyre teksteve.
    Dikur na shtypen me lufte, tani po na shtypin me "lufte arsimi".... po merret kalaja nga brenda!!

    La vita non si spiega, si VIVE!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    Kosova e ndrroj hymnin e ndrroj flamurin tash po ndrron dhe historin rradhen e ka gjuha. Mirse vjen kombi i ri kosovar
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  5. #5
    Dominus Albanae Maska e Geri Tr
    Anëtarësuar
    17-08-2009
    Vendndodhja
    Tirana the Shitty Metropolis
    Postime
    1,837
    Hamzai qenka gjalle akoma
    Të gjitha gjërat që ne shohim apo duken, janë vetëm një ëndërr brenda një ëndrre

  6. #6
    I larguar Maska e Enkeleu
    Anëtarësuar
    07-12-2005
    Vendndodhja
    Prane detit i pa lare, prane drites i pa pare, prane sofres i pa ngrene, prane dijes i pa nxene...
    Postime
    4,298

    Angry

    Për ata që ndërruan historinë :

    I lumtur është ai që nuk shpreson në asgjë, sepse nuk zhgënjehet asnjëherë...!

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Pozicioni momental i Kosoves ne arenen nderkombetare ka rene shume sidomos ne 2 vitet e fundit.Perkrahjen qe pati Kosova dhe populli i Kosoves nga vendet perndimore me heret me nuk e ka.E zene ngushte dhe per interesa egoiste te poilitkaneve te Kosoves i vetmi shtet qe per momentin ende mbahen mire marrdhenjet jane Turqia.Kjo per shkak te reputacionit momental shume negativ te Kosoves ne arenen perendimore.Dhe kete pozicion te lige te Kosoves po e shfrytezon djallezisht Turqija per interesa te saj neokolonialiste dhe per te shtrire ndikimin ne rajon.
    Siq duket ne qeverine e Kosoves momentalisht ka njerez qe per hir te ruajtjes se bythes se vet jane ne gjendje edhe ta ndryshojne historine e popullit shqiptar.
    Nuk duhet te quditemi se po ne mund te jemi deshmitar pas nje 10 viteve kur te njejten gje ta kerkoj edhe Serbia,perkunder atij masakrimi qe i beri popullit te Kosoves.
    Zyrtaret shqiptar qe pranuan nje gje te tille duhet ta dijne se ata mund ta ndryshojne vetem historine e tyre pesonale,dhe kurrsesi sdo arrijne ta ndryshojne historine e nje kombi qe edhe perkunder 500 viteve roberi e mbajti te gjalle shpirtin dhe ndjenjen e te qenit shqiptar dhe krenar,duke ruajtur kujtimet ashtu siq i perjetoi-Turqia ishte kolonialiste dhe populli shqiptar ishte nen roberine e Turqise per 500 vite me radhe.Kjo eshte e verteta qe e di populli me se miri,e librat e pushtetareve momental mund te shkruajne ckado.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e toni54
    Anëtarësuar
    25-02-2010
    Postime
    3,776
    shume keq shume keq nuk eshte desht me pranu kete....

  9. #9
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Bravo kosova bravo, beni gjuhe zyrtare turqishten tani, ndaloni mesimin shqip si ne kohen e otomaneve, dhe jeni ne rregull.

    ptu, ju nuk meritoni lirine, ate jua a falen(USA), jeni mesuar te jetoni te shtypur.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Lordlover
    Anëtarësuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Münster Germany
    Postime
    168
    Qeveria e Kosovës është një pikë grumbullimi i njerzve që kanë kaluar çdo limit moral e njerëzor.

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •