Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 16 prej 16
  1. #11
    Ju keni fituar 1 pik Maska e naqeta
    Anėtarėsuar
    05-10-2007
    Vendndodhja
    Ne toke !
    Postime
    439
    Citim Postuar mė parė nga smokkie Lexo Postimin
    Mos ju ngacmova ndjenjen e patriotizmit ?
    Ka dale nga moda !
    Ke te drejte ne mode eshte te mohosh vetveten .........uuuu me fal mund te jesh i jashtem
    A don, e s'din, a din e s'don !

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e alem_de
    Anėtarėsuar
    02-10-2009
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    6,745
    Citim Postuar mė parė nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Shqiptaret. Jete dyfytyreshe.


    Ne na pelqen menyra ligjore e zgjidhjes se problemeve ne vendet perendimore, por ne e ndertojme shoqerine tone ne menyre te tille ku njeshi i forte ben ligjin dhe rreth tij sillen sejmenet.

    Ne na pelqen muzika perendimore, por ne vete kendojme tallava e vallen me te preferuar kemi napolonin.

    Ne na pelqen mjedisi dhe pastertia perendimore, por ne vete sillemi me mjedisin si nje shoqeri primitive.

    Mund te bejme me dhjetera krahasime, por shtrohet pyetja se pse ne ndertojme nje jete dyfytyreshe si individe dhe si shoqeri?

    A mundet shoqeria jone te ndertoje nje jete ndryshe?
    Si edhe ne kulturat tjera edhe ne kulturen shqipetare hyjne rryma te huaja.Kurse ne politike duhet te kalojene shume breza qe te behemi si perendimoret.Strukturat perendimore jane ndertuar shume me pare se ata te Shqiperise.
    Da steh' ich nun, ich armer Tor,
    Und bin so klug als wie zuvor!

  3. #13
    Dark Angel Maska e smokkie
    Anėtarėsuar
    08-01-2004
    Vendndodhja
    verdalle
    Postime
    1,137
    Posi, mohoj vetveten, sikur nuk e dini te gjithe ju qe ne shqiperi eshte shume e veshtire te jetosh, jo nga ana ekonomike, sepse jam i mendimin qe kush punon ka dicka, eshte e veshtire te jesh deshmitar i aq shume gjerave qe shkojne mbrapsht, vjen nje moment te neveriten dhe njerezit.
    Jo nuk jam i jashtem, shqiptar den-baba-den !
    Cdo gje eshte relative...

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e freeopen
    Anėtarėsuar
    22-07-2011
    Postime
    1,516
    Citim Postuar mė parė nga smokkie Lexo Postimin
    Ky vend i ka humbur te gjitha shpresat. Beni gati valixhet dhe oburra diku, mjafton mos te jete shqiperi dhe mjafton mos te kete shqiptare ne nje rreze prej te pakten 5 km2.
    Na thuaj ku jeton keshtu mund te zgjedhim vendin ku do shkojme.
    MOS I NDY TEMAT no name

  5. #15
    Manitu Maska e kiniku
    Anėtarėsuar
    08-07-2005
    Vendndodhja
    Mos tė na vijė cudi se cdo frymor nga vete natyra priret tė kerkoj ushqim; Lukreci
    Postime
    869
    Citim Postuar mė parė nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Shqiptaret. Jete dyfytyreshe.
    Pjesa tjeter e postit ishte e panevojshme. Kjo i shpjegon te gjithat.
    Where have all the good men gone
    & where are all the gods?

  6. #16
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Ne, Katallani dhe Qerosi

    Opinion, Shekulli Sot|27/11/2011 09:12
    Ne, Katallani dhe Qerosi
    Nga Koloreto Cukali

    Dyshja e Qerosit dhe Katallanit mė shumė sesa njė pėrrallė gjumi pėr fėmijėt ėshtė njė nga dėshmitė e psikės sonė kombėtare. E ndėrsa dyshoj qė askush nuk u tregon mė fėmijėve tė tilla pėrralla, versionet moderne tė Qerosit e Katallanit vėnė nė gjumė tėrė ditėn popullin televiziv. Pėrralla vjen nė variacione tė shumta, Katallan apo Kuēedėr, por thelbi mbetet pėrherė i njėjti.

    Drejt guvės sė gjarprit

    Nė tė gjitha versionet e kėsaj pėrralle, Katallani ėshtė i keqi, ai qė i pret ujin fshatit, merr vajzat, apo bėn njė tė ligė qė prek tėrė komunitetin. Nga ana tjetėr, fshati/populli/komuniteti i ėshtė nėnshtruar tėrėsisht vullnetit tė Katallanit, dhe vetėm e urren nė heshtje, i pafuqishėm. Panorama deri kėtu ju duket familjare, besoj. Shumė familjare. Nė tė tėra nivelet e shoqėrisė kemi pafund katallanė tė niveleve tė ndryshme, qė nga pronarėt e firmave, te feudalėt e bashkive e komunave, drejtorėt e drejtorive, ministrat e kryeministrat.

    Por, nė ndryshim nga realiteti ynė, nė pėrrallė hyn nė lojė Qerosi. I zgjuar, i shkathėt, pėrfaqėsues i vuajtjes popullore, ai ia gjen anėn pėrherė tė ligės dhe e vret Katallanin duke e shpėtuar fshatin/popullin/komunitetin/shoqėrinė. Po tė ketė vajzė nė pėrrallė, normal qė Qerosi e merr atė pėr vete. Cut. Kėtu pritet filmi.

    Askush nuk e thotė ēfarė ndodh mė vonė me personazhet. E, kam idenė qė pakkujt i intereson. Dėgjuesit e pėrrallės kanė vetėm njė merak, tė marrin vesh a do ta vrasė Qerosi Katallanin.

    Demonė dhe engjėj

    Realiteti ynė socio-politik ėshtė thjeshtuar shumė, si kjo pėrrallė. Gjithēka e ndajmė nė i mirė/i keq, ai qė na bllokon ujin/ai qė na e zhbllokon ujin, ai qė na vret/ai qė vret atė qė na vret, engjėj/demonė. Qė kėtej ėshtė kollaj qė, ashtu si nė rastin e pėrrallės, e keqja tė personifikohet me 1 njeri tė vetėm, me njė individ. Kjo e bėn mė tė thjeshtė koncentrimin e urrejtjes nė fshatin tonė tė madh.

    Pėr shembull, nuk mund tė rri pa vėnė re njė demonizim tė Kryeministrit. Kjo ndjesi pėrftohet duke parė komentet nė blogje, duke dėgjuar deklaratat publike tė politikanėve, duke lexuar analizat e kundėrshtarėve tė tij. Kjo ka bėrė qė rreth figurės sė Kryeministrit tė ngrihet miti i njė demoni, gjithsesi i gjithėpushtetshėm, mbi tė cilin duhen zbrazur tėrė mėritė, urrejtja, sepse ai personifikon tė keqen maksimale.

    Qė nė kėtė rresht, e di sesi po u erren sytė shumė vetėve qė s’besoj se do ta ēojnė dot deri nė fund Tartėn, por dhe po e lexuan nuk do tė lexojnė mė me mendje, por me sy, pėr tė zbrazur mllefin te komentet nė fund.

    Pikėrisht kjo, ėshtė simptomė e qartė e problemit, pėr tė cilin dua tė flas. Demonizimi i njė personi, nuk e zgjidh problemin.

    Demonėt

    Unė nuk dua ta shfajėsoj Kryeministrin nga pėrgjegjėsitė e veta. Ai ka rol qendror nė gjithēka ndodh nė kėtė vend. Aq mė tepėr qė unė nuk e harroj Gėrdecin. Por demonizimi i tij nuk zgjidh asgjė, pėrkundrazi. Demonizimi, sjell krijimin e njė kategorie qė sheh vetėm bardh e zi. Njė kategori qė mė tremb se e shoh qė sa vjen e rritet dhe qė ka prirjen ta reduktojė realitetin te pėrralla Qeros/Katallan. Dhe fundi i pritshėm pėr ta ėshtė qė Qerosi duhet ta vrasė Katallanin. Kėsaj kategorie tė tjerat u duken dokrra. Ata pėrdhosin kėdo tjetėr qė nuk ėshtė kundėr armikut tė tyre. Kjo kategori njerėzish ėshtė baza, mbi tė cilėn mbėshteten katallanėt e sė ardhmes.

    Tek Austin Powers, Mini-Me mė duket barabar i lig e problematik sa dhe “E Keqja e Madhe”, Dr. Evil. Prandaj, mendoj se demonizimi i njė personi i lė tė kalojnė pa lagur ata qė e mbajnė kėtė individ nė pushtet, ata qė i shėrbejnė, ata qė e votojnė. Nėse Katallani bie merr pėrsipėr dhe mėkatet e tyre.

    Demonizimi, na bėn tė merremi me individin e jo me sistemin qė e mban nė kėmbė. Kuēedrėn e mban nė kėmbė rrethi i mini-Kuēedrave, mentaliteti kuēedėror i shoqėrisė dhe individėve, dhe mbi tė gjitha, zgjidhjet alla-kuēedėrishte.

    Demonizimi, po krijon aradhet e atyre qė janė gati tė sulen nė luftė kundėr Demonit me nervin qė u pulson nė ballė. Duke u krijuar njė demon pėrpara, ėshtė kollaj t’i mobilizosh. Ata janė gati tė godasin pa argument, pa mėshirė kėdo, mjafton t’u thuash, “ky ėshtė me demonin”! Janė legjionet e naivėve, me tė cilėt ndėrtohen diktaturat.

    Demonizimi, pėrveē trupave bardh-e-zi, po prodhon edhe antitrupat zi-e-bardh. Ata qė mendojnė qė Qerosi qė do tė vijė ėshtė Kuēedra e vėrtetė!

    Demonizimi i Kryeministrit, nuk na lė tė shohim qė krejt struktura shoqėrore ėshtė kalbur. Ngjan se po tė ikė njė person, ne qė mbetemi do tė jetojmė tė lumtur si nė pėrrallė. Por bardh-e-zija e tyre ėshtė e paaftė tė shikojė problemin real, lėre mė, se ē’do tė ndodhė mė pas. Mendojnė se me vrasjen e Katallanit do tė shpėtojmė nga e keqja. Nga urrejtja pėr demonin, janė gati tė pranojnė tė parin Qeros qė kalon rrugės. Nė mendje njė neuron i vetėm bėn vetėm njė pyetje: A do ta vrasė Qerosi Katallanin?

    Engjėjt

    Njė komentues nė njė blog ngrinte njė pyetje interesante (ose mua mė pėlqen ta konsideroj pyetje): A duhet tė bėsh aleancė fluide me djallin pėr tė vrarė bishėn? E shtruar nė kontekst historik, a duhej tė bėnte Ēurēilli aleancė me Stalinin pėr tė “vrarė” Hitlerin?

    Plot spekulime interesante mund tė bėheshin kėtu. A do tė kish mbijetuar Stalinizmi aq gjatė e me aq shumė vuajtje e viktima nėse aleanca fluide nuk do tė ishte bėrė? A ėshtė vetė Ēurēilli njė engjėll?

    Por, pėrtej spekulimeve, realiteti politik shqiptar dhe pėrvoja botėrore na tregon qė engjėjt nuk ekzistojnė. Tė paktėn, jo engjėjt qė njė ditė do tė kenė poste dhe tė drejtė firme pėr tendera.

    Shpresat tek engjėjt pėr tė luftuar demonėt, vetėm i mbajnė demonėt mė gjatė nė pushtet ose i zėvendėsojnė me tė tjerė. Para se tė vritet Katallani, duhen gjetur mėnyrat qė sistemi tė mos jetė i dobėt ndaj katallanėrisė.

    Por Qerosi nuk ka kėtė plan, se ėshtė Qeros. Tė tėrė presin nga ai qė tė vrasė Katallanin. Dhe ai nuk di tė bėjė mė shumė se kaq. Ai bėn aq sa di e aq sa i kėrkojnė tė bėjė. Ai varet nga fanatikėt e video-pėrrallės.

    Video-pėrralla

    Fenomeni i Demonizimit tė njė personi, nė kėtė rast i Kryeministrit, ėshtė ndėrtuar nė masė tė madhe nga mediat. Arsyet mund tė jenė tė shumta, pėr kollajllėk, pėr ta thjeshtuar problemin para publikut qė “aq kupton”, pėr paaftėsi, se ashtu e mendojnė, pėr t’i bėrė nder dikujt, pėr t’i shėrbyer dikujt tjetėr, kot pėr qejf apo kot pėr para.

    Media ka formatuar politikėn dhe ėshtė formatuar prej saj, dhe sė bashku i kanė bėrė njė lavazh tė thellė popullit tė pasionuar pa video-pėrrallės.

    Realiteti ynė politik ka prodhuar non stop figura qė kanė luajtur Qerosin e Katallanin me radhė, para publikut. Kur Berisha ishte Katallan, Nano ishte Qerosi; Kur Nano ishte Katallani, Meta ishte Qerosi, Kur Meta u bė Katallani, Nano u bė prapė Qerosi, pastaj Kur Nano doli sėrish Katallan, Berisha prapė Qerosi… Tani, po presim Qerosin e radhės.

    Nė pritje tė tij, ajo qė po humbet ėshtė e vėrteta. Pėr tė mbajtur lart figurėn e shpėtimtarit Qeros, tė vėrtetat po reduktohen, po humbin. Problemet po thjeshtohen, po bėhen qesharake.

    Ankthi sesi do tė mbarojė pėrralla po prodhon kalorės tė rremė tė sė vėrtetės. Tė vėrtetėn as nuk mund ta flasėsh mė, nėse nuk futet dot nė shabllonin “Qerosi vs Katallani”.

    Por, ēfarė do tė ndodhė nėse Qerosi e vret Katallanin?

    Post-Qerosiana

    Pėrralla ėshtė e saktė. Nė ēdo lloj versioni, Qerosi e vret Katallanin. Ajo qė ndodh mė pas nuk ka shumė vėshtirėsi tė imagjinohet.

    Qerosi mbulohet me lavdi, uji i fshatit (a vajza e kapur peng) ēlirohet. Emri i tij arrin nė skajet e fundit tė perandorisė. Tėrė fshati krenohet me tė. Madje, komshinjtė dhe shokėt e shkollės janė akoma mė krenarė, ata ndjehen kontribuues nė kėtė fitore. Fundja, ata e mbėshtetėn Qerosin moralisht. Mund tė dalin dhe libra qė ngrenė lart trimėrinė e Qerosit, libra ku e vėrteta do tė retushohet me lezet.

    Por jeta nuk mbaron aty. Fshati, pėrveē ujit ka probleme dhe me rrugėt. Me kanalizimet. Me gardhet. Me pronat. Me njė shtėpi publike pa leje. Me zhurmat e festave natėn qė vijnė edhe nga shtėpia e Qerosit. Madje, ka probleme dhe me fshatin tjetėr. Tė dy kėto fshatra kanė problem me njė krahinė aty ngjitur. E kėshtu mė tej.

    Qerosi, ka dhėnė njėherė provė qė mund t’i shpėtojė ata. Ama nga Kuēedra, por jo nga vetvetja.

    Dhe, tė vrasėsh njė Kuēedėr ėshtė shumė mė e thjeshtė se tė ndėrtosh njė sistem barazie e drejtėsie. Po askush nuk e mban mė mend Kuēedrėn.

    Nė fillim ca hatėrmbetje tė vogla. Qerosi favorizon paksa shokėt e shkollės ose ata qė e mbėshtetėn tė parėt. Pastaj njė tender i vockėl. Pastaj njerėzit e gruas… Se nuk ju thashė, por atė vajzėn qė shpėtoi e mori pėr vete. (Nė mos qe vashė por njė vijė uji, atėherė ndėrtoi pėr vete njė hidrocentral aty). Pakėnaqėsitė rriten. Dikush qė shan Qerosin nė publik rrihet paq nga militantėt e tij. Pastaj mundohen tė blejnė gazetat e mediat. Pastaj nėpėr emisione dalin prostitutat mediatike, tė gatshėm pėr tė mbrojtur Qerosizmin me ēdo kusht.

    Pakėnaqėsitė nisin tė vlojnė, por meqė Qerosit i kishin thėnė njėherė qė ishte mė i miri e mė i zgjuari, vėshtirė tani t’i mbushėsh mendjen pėr tė kundėrtėn. Atėherė ca veta i thyejnė xhamat e shtėpisė me gurė. Derisa krejt fshati ngrihet kundėr Qerosit. Atėherė Qerosi, detyrohet tė marrė peng burimin e fshatit.

    Ju kujtohet si nisi e gjithė kjo? Disa njerėz kujtonin qė problemi do tė zgjidhej nėse Qerosi do tė vriste Katallanin. Po pra, po. E vret. Veēse tani kėta njerėz duhet tė presin qė tė dalė dikush tjetėr pėr tė vrarė Qerosin.

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •