Me kėtė dilemė pėrballej nė nji artikull tė botuem tek e pėrkohshmja Fryma, nė gusht tė vitit 1944, intelektuali shkodran, avokati Muzafer Pipa, i cili mbas pak kohet do tė martirizohej prej regjimit komunist.
Pėrgjegja e tij ishte se Shqipnia nuk asht (ishte) as njena as tjetra, por diēka e mesme, nji mediokritet, e quen ai - tue ruejt ngjyrimin etimologjik tė skajit.
Gjendja e mjerueshme e Shqipnisė, pėr avokatin Pipa, mvarej kryesisht prej mungesės sė ndėrgjegjes qytetare dhe sensit tė pėrgjegjsisė: Lirķ kėrkuem e lirķ do tė kemi por, ndėrgjegje personale e kolektive nuk patme kurr.
Kanė kalue aq shumė dekada qysh atėherė, sa njeriu mundet me mendue se, vetvetiut, ashtu si vetvetiut vetė koha dhe inercia ka ba qė fiset e Abisinisė tė braktisin komunikimin e lashtė me lāmsha tymit e tė kapin celularin, edhe ne tė kemi krijue nji ndėrgjegje qytetare e politike.
Por moti i mirė duket nadje e ne kemi 20 vjet liri por mot tė mirė spo shohim kund. Fjalėt e mėdhaja kanė rrjedh lumė, por fakte shumė pak ose aspak.
Shkruente asokohe Muzafer Pipa: Dhe kėshtu vazhdoi me triumfue politika e egoistave, e dallkaukve, e dallaveraxhive e tė tillve qi e ndreqen vedin dhe nuk deshten me pėrdorė kapitalin e tyne landuer e menduer pėr tė miren e pėrbashkėt. Nė ēdo kohė dhe nė ēdo rasė, veprimet inkoshiente tė nėpunsave e funksionarėve tė naltė tė shtetit dhe tindustrialve shpirtė-ultė, nuk e lanė me marrė frymė kėt popull dhe nuk dhanė mundėsi me ba as edhe nji hap pėrparimit tė vėrtetė.
Duken si me qenė fjalė tė shkrueme dje, por nuk asht kėshtu.
Mes nesh dhe Muzafer Pipės rrijnė ma se katėr dekada tė kobshme qė jo vetėm nuk kontribuen me ndėrtue ndėrgjegjen qytetare, si fryt tė dinamizmit tė lirisė sė shpirtit, por ndrydhėn vetė shprehjen e saj tė lirė. Mandej kemi edhe dy dekada tjera anarki shpirtnore e politike, korrupsion dhe shtet-shpėrbamje qė kanė pezullue pothuejse krejt rindėrtimin shpirtnor tė shqiptarit.
A jemi sot, rishtas, pėrballė dilemės Zvicėr apo Abisini?
Unė besoj se jo. Askurrkush nuk rrezikon me na ngatrrue me Zvicrėn, pėr ketė gja mjafton edhe nji shikim i hedhun edhe prej shtatėmijė metrash naltsi, prej avionit, tue pa malet e shpyllėzueme e tokat djerrė. E sa ma shumė ti afrohesh jetės shoqnore e sidomos klasės sonė politike, e aq ma tė qartė do ta kesh se e vetmja gja e pėrbashkėt qė kemi me Zvicrėn asht ora legale.
Por ama nuk jemi as Abisini, pse nuk kemi as antilopė dhe as gomarė tė egjėr. Tek ne kėto specie janė zbutė dhe dalngadalė kanė ngjitė shkallėt ma tė nalta tė administratės, tue dhanė kontribute tė ēmueshme e hijeshi ekzotike, pėrpara botės qė na sheh e ēmeritun.
Muzafer Pipėn e neveriste mė 1944 deklarata e nji deputeti shqiptar, e lėshueme 10 vjet ma parė: ēi doni gjithato shkolla nė vėndin tanė; neve kemi nevojė pėr bujqėr; ky milet ėshtė bile mė tepėr barķ.
Ky avaz vijoi edhe mbas vitit 1944, kur bujqėsia u ba ēėshtje e gjithė popullit.
Na ka mungue e na mungon shūjta (ushqimi) shpirtnore, parimet humaniste, kriteret shkencore, metodat ma tė pėrparueme. E them ketė, tue pa sesi intelektualė a historianė qė nė kohėn e Dullės nisnin e pėrfundonin pallavrat e tyne me lavde e citate tė marruna prej ma tė madhit mendimtar qė kishte simbas tyne Shqipnia, sot vijojne nė deliret e tyne senile me qenė altoparlanta tė nji pseudoshkence ku realiteti cungohet, faktet tredhen pamėshirė dhe subjektiviteti kalon ēdo pėrmasė tė pranueshme edhe pėr partizanėt ma tė thekun tė gjanave.
Janė kėta pseudointelektualė qė ua helmuen shūjtėn shpirtnore brezave tė tanė me rrenėn e kthyeme nė sistem, qė e shitėn vetveten dhe iu servilosėn regjimit pėr me pėrfitue privilegje dhe pėr me ba karrierė.
Nė qoftė se sot nuk kemi mbėrrijtė me krijue nji ndėrgjegje tė mirėfilltė qytetare dhe politike, kjo gja i duhet dijtė pėr nderė edhe kėtyne mistifikatorėve e mercenarėve tė nji ideologjie tė flligshtė e hibride siē qe komunizmi shqiptar.
Nė tė largtin vjetė 1927, filozofi francez Julien Benda botonte librin me titull Tradhtia e klerikėve (La trahison des clercs). Me termin clerc ai nėnkuptonte intelektualėt qė kanė tradhtue misionin e tyne sherbestar nė tė mirė tė ndriēimit shpirtnor tė njerzve. Bahet fjalė pėr misionin e udhėrrėfyesit tė paanshėm, qė me durim e me vendosmėni zhgulė prej shpirtit tė njerzve injorancėn dhe mbjellė farėn e dijes.
Intelektualėt qė tradhtojnė idealet e dijes sė vėrtetė, thotė J. Benda, bahen palė me politikėn, mbyllin sytė, tė zezėn e thrrasin tė bardhė e tė bardhėn tė zezė.
Kaosi i sotėm shpirtnor, korrupsioni, jo vetėm i politikės, mvaret edhe prej kėsaj tradhtie.
Nė Shqipnķn tonė ata e treguen veten se ishin tė zotėt me qenė good servants and bad masters (sherbtorė tė mirė dhe mėsuesa tė kėqij).
Muzafer Pipa asht modeli i intelektualit qė i qėndron besnik idealeve tė veta. Antifashist, antikomunist, demokrat, progresist, atdhetar e sidomos njeri deri nė fund.
Si avokat guxoi me mbrojtė tė vėrtetėn nė gjyqet farsa qė regjimi komunist inskenoi menjiherė mbas marrjes sė pushtetit pėr me dėnue klerin katolik. Ēoi zanin e tij tė guximshėm pėr me i dalė zot tė vėrtetės. U arrestue dhe u vra pabesisht mbas shpine.
Sa intelektualė ka sot Shqipnia qė kanė guxim me dalė e me thanė haptas tė vėrtetėn, pa pasė frikė pėr rrjedhojat? Jam i bindun se ka e disa sish i njoh personalisht. Por duhet qė tė gjithė sė bashku tė themi tė vėrtetėn, pse vetėm ajo na ban tė lirė.
Nuk na lypet gja lėvizja e lirė nė zonėn Schengen, kur skemi guxim me thanė tė vėrtetėn e pėr ma tepėr vijojmė me i thanė pėrditė m... marshallah!
Tue folė pėr Shqipnin: barka vėrente Muzafer Pipa duhet me pasė jo vetėm motor tė fortė, por edhe kapidana tė zot e tė sakrificės. Pėrndryshe, ajo do tė mbytet me gjith njerz qi ka mbrenda.
Krijoni Kontakt