Me pelqen shume si japin shqiptaret addressa. Kisha nje mik ne shqipri qe kur i dergonin letra njerezit nga shqipria shkruanin ne vend te adreses "Amerikani ne filan lagje" LOL
ela11 me fal nuk mundem te ndihmoj.
Me pelqen shume si japin shqiptaret addressa. Kisha nje mik ne shqipri qe kur i dergonin letra njerezit nga shqipria shkruanin ne vend te adreses "Amerikani ne filan lagje" LOL
ela11 me fal nuk mundem te ndihmoj.
Pershendetje,
Deshta te pyes ndonje banor nga Saranda ose persona qe kane kaluar pushimet ne Sarande ne lidhje me kalimin e pushimeve verore ne Sarande.
Ne jemi dy cifte te rinje qe kete vere duam te pushojme ne Sarande. Vitin e kaluar kemi pushuar ne Vlore, dhe kaluam shume mire. Por, kemi deshire qe kesaj radhe te provojme Saranden meqenese nuk kemi qene asnjehere.
Ne cilen pjese/lagje me propozoni te vendosemi diku ne qytet ose ne afersi te plazheve dhe lokaleve te nates, ne menyre qe te mos perdorim makinen per cdo dite. Ne Vlore kemi qendruar afer Skeles, por ishte e mundimshme qe te perdornim makinen cdo dite, meqenese plazhin e benim ne Radhime.
Gjithashtu me intereson te dij sa shkojne cmimet e dhomave me kushte relativisht te mira per fjejte? Nese keni ndonje numer telefoni apo lokacioni te veqante, ju falenderoj nese me propozoni. Pushimet planifikojme ti kalojme ne muajin gusht.
Gjithashtu me intereson te dij nese eshte asfaltuar rruga Durres-Gjirokaster-Sarande.
Ne jemi nga Kosova.
Shume flm
Rruga qe kalon nga Gjirokastra eshte e paasfaltuar ne pjesen Ballsh-Memaliaj (jo komplet kjo pjese, por diku neper fshatrat midis eshte pa asfalt, vetem eshte zgjeruar). Keshtu qe kalo nga Llogaraja me mire (nga Vlora).
Ne Sarande nuk ben dot plazh ne gusht brenda ne qytet, se plazhi eshte shume i vogel dhe i mbi-populluar. Me mire ik ne Ksamil ose ne ndonje nga fshatrat bregdetare te Sarandes.
`That` is good and `that` is funny...but it costs a lot of money...
Falemnderit per pergjigje.
Kam degjuar qe edhe rruga sarande-ksamil eshte e paasfaltuar. A ka jete nate ne Ksamil (pub-e, disko, etj.) se duam edhe i cik argetim...
Saranda,ky qytet aq i bukur!
Ja vlen tė pushosh nė atė bukuri mahnitėse!
Nėse e keni vensosur,unė mund tju rekomandoj se nė cilin hotel.
Mirė se tė vini!
Per mendimin time shko te qendrosh ne Ksamil sepse eshte vend me i vogel se Saranda dhe ka nje klime fantastike. Nxehte gjate dites dhe ne darke ke nje fresk te garantuar qe te kenaq shpirtin. Atje cmiment jane nga me te ndryshmet varet se c'fare hoteli ti deshiron. ke qe mund te gatuash vete, ke qe te kane restorantin poshte hotelit me 3 vakte etj
Pastaj mund te shkosh after 2 ishujve te vegjel ne Ksamil brenda 10 minutash ne kembe dhe uji eshte fantastik. Atje mund te marresh me hua shezllonat (hajde ca emri hajde ha,ha,ha) dhe lokalet e bashkangjitur bejne gatim si te duash ti.
Per jete nate mire eshte por prap i kufizuar me 2 deri ne 5 lokale qe kane muzike disko dhe argetim por qe te kenaqesh tamam per jete nate shko ne Sarande
Per dite familjare shkon e viziton madheshtorin Butrint dhe po te duash del me makine per te shikuar syrin e kalter dhe histori te gjalle after ne Gjirokaster etj
Mese e garantuar qe do te kalosh nje kohe fantastike
Falemnderit zeripopullit per keshillat.
Por a ja vlen te udhetosh cdo nate me makine nga Ksamili per ne Sarande?
Jam e bindur qe do kaloj mire sepse dy vitet e fundit nuk jam zhgenjyer me pushimet ne Shqiperi![]()
Me mire te vendosesh ne Sarande pasi qe ne Ksamil nuk mund te besh jete te nates dhe eshte rruga e papershtatshme per te udhetuar naten per ne Sarande.
Rruga Ksamil-Sarande eshte e asfaltuar por eshte shume e ngushte dhe e rrezikshme sepse nuk ka mbrojtese anesore dhe eshte lartesi e madhe.
Ne Sarande, ka me shume zgjedhje.
Heren e fundit qe isha ne Sarande, ne njerin nga clubet verore performoi David Guetta. Nuk e kishte famen qe e ka sot. Ishte kenaqesi te performonte Guetta per 300-400 persona. Ishte fundi i sezonit.
Te keshilloj qe te shkosh ndonje dite ne plazhin 'pasqyra'. Gjendet ne mes te rruges Ksamil-Sarande. Eshte sikur ne filmin 'the beach' me Leonardo Di Caprion. lol
Edhe te 'pema e thate' eshte shume mire.
Une kam kaluar pushimet njehere ne kete menyre, pra udhetoja cdo dite mes Sarandes dhe Ksamilit, biles ndonjehere edhe me shpesh sepse ishte festivali i teatrit ne Butrint, mirepo atehere ishte rruga e vjeter dhe kjo ka qene nje dicka shume e rrezikshme. Tashme kam degjuar se rruga eshte punuar,keshtu qe pervec distances qe duhet te kete mbetur e njejte, siguria eshte shume me ne nivel.
Sa i perket plazhit, them se plazhet e mira fillojne prej plazhit te manastirit, te pasqyres, te kocat dhe me ne jug ne Ksamil.
Problemi qe kam hasur veren tjeter kur kam qendruar ne Ksamil kishte te bente me akomodimin. Kishte problem me tensionin e rrymes elektrike, ishte shume i ulet per te punuar kondicioneri dhe frigoriferi njekohesisht! Poashtu, kishte problem me shtypje te ujit ne banjo, kjo per arsye se uji vinte nga depozitat dhe une isha i vendosur pak me lart ne ndertese, per hir te pamjes. Pra, para se te vendosesh per Ksamil, sigurohu qe keto probleme jane zgjidhur.
Perndryshe, deti eshte fantastik, merr me vete edhe pajisjet per te pare nen uje, sepse ka shume peshq dhe eshte interesante te besh kete gje.
Kalofshi mire!
Pak a shume te jane pergjigj, por sdq....:
Sugjeroj te rrini ne Sarande e me tej te levizni prej aty.
-Rruget: Tirane-Vlore-Sarande - e perfunduar, pjesa Vlore-Sarande eshte rruga e rivieres. Tirane-Sarande (mes Fier, Ballsh etj): ka perfunduar pjese-pjese po ende behen 'punime' ne disa segmente.
Nga faqja e Bashkise Sarande:
Nė rrugė automobilistike
Nėse vini nga veriu, verilindja, porti i Durresit dhe gjithe Shqiperia qendrore, pasi keni mberritur ne Fier, ekzistojne dy mundesi lėvizjeje:
a. Ballsh- Tepelenė- Gjirokastėr- Qafa e Muzinės-Sarandė
b. Vlorė- Parku kombėtar natyror Llogara, e me tej pergjate bregdetit tė Jonit (Dhermi, Vuno, Himare, Borsh, Lukove).
Nese vini nga Greqia ne rruge tokesore mund te hyni nėpėrmjet pikave kufitare (PKK) :
a.Tė Kakavijes,
b.Tri Urave (afer Permetit) .
c.Qafė Botės (ne skajin jugor te vendit afer Konispolit)
Nese vini nga Shqiperia Lindore, Maqedonia ose Greqia veriore (pika kufitare e Kapshtices) atehere mund te kaloni :
a.Nga Elbasani , duke ndjekur me pas njerin nga dy degezimet qe fillojne ne Fier,
b.Nga Korēa : Ersekė- Leskovik- Pėrmet- Kelcyres, Uji i Ftohte (Tepelene)- Gjirokastėr - Qafa e Muzines-Sarandė.
- Plazhet: ne qytet jane te mbipopulluara Korrik/Gusht. Nese shkon ne qytet te sugjeroj te shkosh nga Pllakat, por ka plazhe gjate gjithe pjeses se anedetit. Plazhet brenda qyteti konsiderohen te pastra (mos shkoni ke Plazhi i Ri prane fabrikes se Miellit, te tjerat OK).
-Plazhet jashte qytetit: Manastir, Pasqyra, Ksamil, Kakome etj; dhe me tej po te keni kohe ne fshatrat e bregut Borsh (ku mund te shkosh dhe me skaf/anije te vogla) etj.
-Hotelet: ka shume perhap ne gjithe qytetin; sugjeroj te rrini diku pergjate anes se detit- prej pas Portit pergjate shetitores ne drejtim te Hotel Burtinti e me tej drej Cukes. Mes Rruges 1Maj dhe Hotel Butrint jeni afer 'qendres'. Por, ka plot te tjera dhe ne pjese te tjera.
Cmimet: s'e di variojne, ndoshta diku ke 30 Euro/nate e siper pergjate anes se detit/shetitores. Po kjo s'eshte mesatare matematike se s'po marr parasysh dhoma teke/dyshe, ndryshimin ne varesi te dyndjes se cdo viti etj. Thjesht nje hamendesi...
Po nga faqja e Bashkise Sarande keni nje list te gjate hotelesh, po e perfshij ne rast se ju hyn ne pune: http://www.bashkiasarande.gov.al/ind...d=40&Itemid=55
Plazhet jane kryesisht jo ranore, ose me rere jo shume te imet.
Kujdes nga iriqet e detit!![]()
Krijoni Kontakt