Gazeta Start Online
Marrėveshje me Emiratet pėr shėrbimin ajror
Abu Dabi
Ministri Punėve Publike dhe Transportit, Sokol Olldashi, nėnshkroi me ministrin e Ekonomisė sė Emirateve tė Bashkuara Arabe, Sultan Al Mansouri, marrėveshjen pėr shėrbimet ajrore ndėrmjet dy vendeve.
Qėllimi marrėveshjes ėshtė rritja e bashkėpunimit dypalėsh nė fushėn e transportit ajror, krijimi i kushteve tė pėrshtatshme, tė ndėrsjella dhe lehtėsuese, pėr operatorėt e transportit tė tė dy vendeve, si dhe kalimin transit pėrmes territoreve tė tyre me qėllim lėvizjen pa pengesa pėr shtetasit e tė dy Palėve Kontraktuese
Pėrpara nėnshkrimit tė marrėveshjes ministrat zhvilluan njė takim zyrtar, gjatė tė cilit u diskutuan mundėsitė pėr konkretizim tė marrėdhėnieve ekonomike mes dy vendeve.
Gjatė bisedės, Ministri Olldashi, bėri njė pasqyrė tė qartė tė kuadrit ligjor, teknik dhe fiskal pėr favorizimin e investimeve tė huaja nė RSH, si dhe ftoi investimet shtetėrore dhe private emiratase nė vendin tonė. Ndėr tė tjera ministri Olldashi nxiti dhe krijimin e Forumit tė Biznesit mes dy vendeve tona si dhe organizimin e Ditės sė Biznes tė RSH nė EBA.
Gjatė qėndrimit nė Abu Dabi, Olldashi paraqiti njė pasqyrė tė qartė tė klimės dhe shanseve pėr investime dhe biznes nė RSH, lehtėsitė qė ofron Qeveria Shqiptare pėr bizneset. Ai ftoi investitorėt emiratas, tė investojnė nė RSH nė fusha tė tilla si infrastruktura, bujqėsia, turizmi, nxjerrja e mineraleve dhe prodhimi i energjisė sė rinovueshme. Ndėr tė tjera Z.Olldashi theksoi se Qeveria ka nxjerr pėr privatizim mjaft sektorė tė ekonomisė dhe ofron lehtėsira dhe taksa mjaft tė ulėta pėr investitorėt e huaj. /Start/
Krijoni Kontakt