“Delet kullosin mbi varrin gjithė ferra tė Skėndėrbeut”

Dėrguar mė: 02/11/2011 - 15:32

Nga Edi Rama

Kryetari i Partisė Socialiste, Edi Rama ka publikuar dje nė faqen e tij personale nė internet www.edirama.al pjesė nga libri i tij “Kurban”, qė pritet nė treg nė datėn 10 Nėntor. “Gazeta Shqiptare” boton sot tė plotėn pjesėn ku lideri i opozitės flet pėr pėrshtypjet qė ai ka krijuar pėr ēdo qytet tė Shqipėrisė.

Prej fillimkorrikut tė nxehtė mė prek vėmendjen ngjarja e rėndė e grevės sė urisė sė minatorėve nė Bulqizė, protestat e pėrplasjet e tyre me policinė, nė hiēin e heshtjes indiferente tė qeverisė qė po e mbyt atė qytet tė lindur nė njė ditė bashkė me minierėn, ku thonjtė e korrupsionit gėrryejnė me ēmendimin e etheve tė parasė pasurinė e gjithė shqiptarėve, duke shkallmuar harqet e hapura tė nėntokės qė po shterpėzohet nga shfrytėzimi pa kriter e as karar dhe hapur varrin e parakohshėm kolektiv tė njė komuniteti barkzbrazėt qė ushqehet me therrime, teksa shumat e majme tė fitimeve tė punės sė tij fluturojnė ēdo muaj jashtė nė drejtim tė paditur, duke i lėnė qytetit funeralet e minatorėve tė vrarė nė fund tė dheut, jetimėt e panumėrt tė familjeve tė tyre ku gra tė plakura nė moshė tė re bėhen edhe burra tė vetmuar e tė papunė qė duhet tė rrisin fėmije, bilardot e lokalet e basteve ku adoleshentėt rreken t’i ikin burgut tė pamundėsive duke ėndėrruar tė mbledhin lekėt e arratisė e vrarė kohėn me stekat e kotėsisė. kafenetė ku rrumbullohen qysh nė sabah me pije tė trukuara robėrit e papunėsisė qė mbledhin mineral me trasta pėr tė blerė bukėn e gotėn e ditės tjetėr, rrugėt e shkatėrruara plot gropa e fushat e thata pėrreth qė ngjajnė me njė klon kufitar mes dėshpėrimit social e botės sė paarritshme matanė, klanin e mafias lokale tė kromit qė fiton rregullisht zgjedhjet bashkiake, duke i mbledhur votat me hijen e frikės e dorėn e ryshfetit dhe lidhur nėntoken me politikėn e lartė tė Tiranės zyrtare qė nėnshkruan symbyllur prej vitesh tradhėtinė kombėtare nė marrėveshje kriminale koncesionesh e nė licenca shfrytėzimi tė pasurisė sė pėrbashket pėr gjithfarė dallkaukėsh e derdimenėsh turrur mhi Bulqizėn si mbi tokėn e askujt: skllavėro, gėrmo, merr, ik, mbyt, vdis, qameti u bėftė kur tė mbarojmė punė, sot ėshtė dita fatlume pėr t’u pasuruar derisa tė mbajnė trarėt e galerive dhe tė thyhet pėrtokė kurrizi i skllevėrve bashkė me qytetin e tyre, prandaj o burra sa tė kemi me vete parlamentin e kusarėve tė votės, ministrat qė firmosin edhe nė emėr tė parlamentit po t’i paguash mirė, drejtuesit e sektorit nė ministri qė duan thjesht ēapėn e tyre pėr tė mbyllur sytė, pushtetin e tėrė qė s’do t’ia dijė pėrveēse pėr pjesėn e vet tė plaēkitjes sė shfrenuar.
****
Bulqiza ėshtė njė gur i mozaikut tė shthurur tė modelit ekonomik shqiptar, “modelit tė suksesshėm pa recesion ekonomik” siē e quan Saliu, qė monologon pėrditė kėto ditė nė mes tė vapės njėsoj si Partia e Punės nė dimrin e vetmisė pėr shembullin botėror tė Shqipėrisė pa dhimbje nė botėn qė pėrpelitet dhimbjesh, Shqipėrisė ku bota mund tė shohė pėrparime qė vete s’i bėn dot nė kushtet e krizės financiare qė e ka mbėrthyer, Shqipėrisė qė ka shkopin e tė ardhmes sė turbullt botėrore dhe recetėn e shpėtimit tė vetė botės me taksat mė tė ulėta nė botė, “Ulni taksat edhe kur logjika ju thotė se s’mund tė ulen mė!” u dha Saliu mend udhėheqėsve tė vendeve tė mėdha kur siē e tregoi vetė, e pyetėn sipas tij, si ia del ti Sali ta ngjisėsh Shqipėrinė lart, ndėrkohė qė ne tė gjithė po mundohemi tė mos na bjerė bota poshtė, Shqipėrinė qė para pak vitesh la pas Kinėn gjithnjė sipas Saliut dhe sė fundi Saliu na njoftoi se doli e dyta pas Gjermanisė nė klasifikimin e fuqive ekonomike pėr frymė tė Europės, Shqipėrinė e mrekullive qė Saliu e shet pėrditė nga ekranet e altoparlantėt e oborrit tė tij siē shiste dikur Sudja iluzionet e fitimeve tė pambarueshme nga penxherja e sportelit tė saj.
****
“Na u bėfshin kurban tė tėrė, edhe kriza globale, edhe Europa nė krizė, edhe fqinjėt nė krizė, edhe familjet shqiptare nė krizė, edhe pasuritė kombėtare nė krize, edhe pronat private nė krizė, edhe toka e bukės nė krizė, edhe parlamenti nė krizė, edhe drejtėsia nė krizė, edhe mediat nė krizė, edhe arsimi nė krizė, edhe spitalet nė krizė, edhe dyqanet nė krizė, edhe kultura nė krizė, edhe sporti nė krizė, edhe varrezat nė krizė, ne po bėjmė Shqipėrinė tonė”, Shqipėrinė e vetes sė tyre dhe njė milionė tė papunėve, e cila jeton nė Bulqizė si nė librat e Arēibald Kroninit, me renė e qymyrtė tė vdekjes mbledhur shuk mbi kokėn e qytetit; nė Laē, si nė oazet pa shtet tė zgafellave urbanistike tė industrializimit prirnitiv ku rroftė jashtėshteti se do tė kishin dhėnė shpirt tė gjithė, ngjitur me Mamurrasin e dorėzuar ndaj papunėsisė qė shpresa e vetme qė i ka mbetur ėshtė tė mundė Laēin nė futboll: nė Tepelenė, si nė rrugėkalimet pa stacion, ku nėn muret e rrėnuara tė kėshtjellės sė pashait kokėprerė inercia e jetės ka lėnė qosheve stėrnipėrit e plakur para kohe tė heronjve tė sė shkuarės qė ngrohen nė diell; nė Koplik ku hija e shėmtimit urban tė kohės sė re ka gjetur njė prej shumė shtėpive tė veta mes baltės e varfėrisė sė mbjellė kudo pėrmbi vreshtat e dikurshėm, qė qysh nga koha e Skėnderbeut ēuan me shekuj nė Venedik mushtin e verės sė doxhėve e kardinalėve; nė Konispol, ku burrat dalin nga shtėpia pa gdhirė e hyjnė me lista nė Greqi pėr tė punuar argatė nėn portokajtė e ullinjtė e zengjinėve fqinj,e pėr tu kthyer pėrsėri, po me lista, tė rraskapitur nė mesnatė; nė Lushnjė, ku pallatet e tullės lartėsohen si mure deri nė vrimat e mbetura tė qiellit mes oborreve e pas godinave tė vjetra tė arkitekturės komuniste, si pėr tė realizuar projektin e fshehtė tė njė burgu tė sigurisė mė tė lartė qė do tė ndajė qytetin nga vetja dhe vetė jeta pėrtej mureve tė tij; dy hapa tutje nė Divjake, ku rėra matanė pyllit tė magjishėm tė pishave ėshtė bėrė fushėsherri mes lumenjve qė i fusin ēdo natė nė goje Adriatikut, si kudo gjatė vijės sė tij, shishet e qeset e plastmasit mbledhur rrėkeve anėpėrqark, dhe detit tė keqtrajtuar qė pa gdhirė i vjell mbrapsht nė breg plehrat e patretshme, teksa Ardian Klosi me njė grup ambientalistėsh pėrpėliten brigjeve e vendeve tė vyera vėnė nėn thundrėn e shkatėrrimit, pėr tė vėnė alarmin qė s’e dėgjon askush; nė Fushė-Arrėz, si nė rrėnojat e shpresės se jeta mund tė jetė mė shumė se sa ajėr, bukė misri, ujė pėrroi e arrati nė shtegun mė tė parė; nė Rrogozhinė, si nė njė pistė tė gjerė asfalti tė rrėgjuar pa dalje dhe mbyllur anash me mure leckash e mallrash tė harruara bashkė me njerėzit qė vejevijnė pa lekė nė xhep nėn qiellin e sheshtė; nė Librazhd, si nė njė burg papunėsie buzė lumit tė ndotur e tė inatosur paq prej plehrave qė kanė zėvendėsuar brigjet, ku ujėrat ngrihen nga shirat pėr t’u futur tinėz nėn krevatet e ca shtėpive tė varfra ndėrtuar mbi shpinėn e dalė tė lumit; nė Ballshin e rrethuar nga erafėnda njėzet vjet e pafashitur e kufomave tė industrisė komuniste tė naftės qė dekompozohen mes fushave djerrė; nė Gjirokastėr, ku qyteti i measnjėtėpėrngjasuarin ndėr qytetet e trashėgimisė kulturore botėrore, i cili i fali Ismail Kadaresė parafytyrimet fantastike pėr tė nxjerrė zėnė e gurėve kudo nėpėr botė, rėnkon nė agoninė e zgjatur tė ngrėnies sė vetvetes gur pas guri, rrethuar me pallate tė veshur me suva qė u ngjajnė trashėgimtarėve tė pangopur mbledhur kėrrusur mbi shtratin ku po del ymri tekanjoz e koprrac i stėrgjyshit pasanik; nė Burrel, ku njė voc i kthyer nė Naltmadhnija i Shqyptarėve ka lėnė pas trashėgim pėrrallėn e tij si ushqimin e munguar tė jetės sė pėrditshme tė njerėzve tė mbetur nė mėshirėn e fatit pa punė; nė Pėrrenjas, ku qyteti i krijuar si hallkė e industrisė minerare komuniste ndryshket buzė rrugės kombėtare, si tė ishte varrezė maunash prej betoni tė ngecura aty bashkė me njerėzit e mbetur rob brenda; nė Bilisht, si nė harresat amnezike tė pijetoreve pas punėve tė rėnda tė krahut nė fusha e sherreve tė humbjes sė durimit nga qėndrimi pa punė ndenjur; nė Ersekė, si nė njė kurth malesh ku kush hyn do vetėm tė ike dhe kush ėshtė brenda do vetėm tė dalė; nė Beratin e njėmijė dritareve qe kurrė s’i ka ngjarė mė pak se sot ėndrrės qelibar tė atyre qė e ndėrtuan sėnduk tė gurtė xhevahiresh buzė rjedhės sė historisė, ku uji ēapitet mbi ishujt e llumrave tė papastruar prej dy dekadash; nė Krujėn e Fushė Krujėn qė pėrqafohen pėrditė nėn ēarēafin e endur me tymin e gurorėve, gėlqeres sė djegur me goma makinash apo ēimentos sė prodhuar duke zhveshur malin qė ua fshehu turqve Atletin e Krishtėrimit e mori nė mbrojtje qėndrestarėt e rezistencės sė lavdishme kundėr Perandorisė Otomane; nė Shkodrėn e sakatuar prej orgjive ideologjike tė sė djeshmes e tė sotmes, ku janė rrafshuar e zhdukur me gjithė gjurmė shtėpi burrash tė ndritur tė kėtij kombi pėr tė ngritur banesat e larta popullore tė stilit tė periferive tė Amanit, ndėrkohė qė drita ngazėllyese e tė jetuarit me shijen europiane qė pėrēojnė prej kohėve tė vjetra fotot e dinastisė sė lavdishme tė Lymierėve shqiptarė a pikturat e Kol Idromenos e Zef Kolombit, apo vetėpėrmhajtja fisnike e qytetit tė penguar tė Danish Jukniut e tė Franc Ashikut qė i jepnin pengimit ngjyrat e ndritshme tė nostalgjisė, ia ka lėnė vendin mugėtirės sė zhvillimit pa pėrmbajtje; nė Elbasanin e sėmurė prej tė ndenjurit nė njė krevat me tė vdekurin e pakallur tė metalurgjisė komuniste; nė Kuēovėn e vogėl qė pasoi Qytetin e sajuar Stalin ku komuniteti jeton si i internuar pa asnjė ndihmė e lajm nga lart; nė Sarandėn qė mos e pyet; nė gjolin e Lasgushit, si buzė njė liqeri poezish mbytura me gurėt e banalitetit tė pėrditshėm qė mbjell fushat e lėmuara rrotull pasqyres ujore me godina tė mizerabilitetit estetik e mbulon bregun e shėtitjeve poetike me ngrehinat e larta tė iluzioneve turistike; nė Kavajėn e fellahut Sali, qė asnjė veē urrejtjes antikomuniste tė bejlurēinės komuniste dhe batakēillėkut tė gogozheleve tė tij lokale s’pati pėr t’u dhėnė nė njėzet vjet mbėshtetėsve tė zjarrtė tė ndryshimeve demokratike; nė Peshkopinė e njerėzve tė zgjuar qė tė papune hedhin e presin loxha Dibre nėpėr tavolina; nė Peqin, si nė vendqėndrimin e njė pengu syfashuar pėr tė mos e marrė vesh ku ndodhet; nė Pėrmet, si nė majėn e zbrazėt tė njė tradite tė bukur mbetur poshtė nė rrugėn e sė kaluarės bashkė me trėndafilat e vrarė; nė Kukės, si nė skajin me greminė tė papunėsisė nė fund tė njė udhėtimi pėrmuajshėm, ku njerėzit marrin ndihmėn ekonomike bashkė me biletat e kthimit qė i risjellin gjithnjė e mė tė shumtė pėr tė jetuar nė periferitė e reja tė Tiranės; nė Durrės, si nė mes tė nje xhungle krijesash tė stėrlarta betoni qė ngjiten sipėr njėra-tjetrės pėr tė parė detin hipur mbi kodrat e bukura, ku ėshtė zhytur e jep shpirt nga plagėt e vandalizmit pallati historik qė tregtarėt e qytetit ia blatuan mbretit Zog; nė Urėn Vajgurore, qytet udhėkryq mes pluhurit tė ngritur nga ata qė s’ndalojnė e varfėrisė qė s’ndalet sė futuri hajdutēe nė shtėpitė e njerėzve; nė Krumė, ku s’e gjen dot njė arsye tjetėr mė tė mirė pėr t’u gdhirė pėrveē pamundėsisė pėr tė fjetur pa u zgjuar mė deri nė ndėrrimin e moteve; nė Himare si nė njė copė parajse tokėsore rrėmbyer nga dallgėt e shkatėrrimit urban e pėrplasur brenda kornizės sė shėmtimit tė pėrgjithshėm; nė Lezhė, ku delet kullosin mbi varrin gjithė ferra tė Heroit Kombėtar pėr jetė e mot tė shqiptarėve, me Shėngjinin pranė, ku pallatet e ngjitur njėri pas tjetrit nga dora kopaēe e tranzicionit qorr i bėjnė karshillėk peisazhit pėrrallor me detin e mėrzitur dhe moli arkaik i ca anijeve qė zgjohen me kollitje tė gjata, duke lėshuar ēdo mėngjes tym tė zi qė djeg sytė para se tė dalin pėr tė peshkuar mbijetesėn, hapet e mbyllet me njė dryn tė vjetėr nėn dridhjet e kodrės barkēarė ku ngulin dhėmbėt pėrditė bizneset qeveritare tė inerteve, bash aty, nė buzė tė njėrės prej pasurive ujore mė tė mėdha tė kėtij vendi qė mund tė kishte njėrin nga portet mė tė lakmuar tė Mesdheut, falė thellėsisė e pozicionit strategjik rajonal; nė Parisin e Vogėl tė korēarėve fisnikė e pastėrtorė me raftet e historisė plot libra, letra nga Amerika, ftesa pėr ballo e kostume alla frėnga, qė prej vitesh pėrpėliten nga humbjet e mundėsive si tė rėnė nga dynjallėku nė njė grackė tė ngritur prej parvenysh hakmarrės ndaj qytetarisė e sqimės sė tyre; nė Fierin e profesionistėve tė naftės qė shesin domate pėr njė copė buke a presin lekėt e fėmijėve emigrantė pėr tė blerė domate, ndėrkohė qė ari i zi i nėntokes thithet kudo nga pompa e oborrit tė pushtetit e rrjedh nė kanalet e kontrabandės e tė parasė sė zezė; nė Skraparin e kanioneve tė mrekullueshme e tė njerėzve besnikė qė kanė rėnė nė tė tatėpjetėn pandalim tė varfėrisė ushqyer me aktin e tradhtive tė shpėrblyera politike; nė Rrėshen, si nė faqen e njė kalendari tė kthyer mbrapsht, vit pas viti e ardhmja pa punė ėshtė bėrė njė e shkuar qė me tė shkuarėn e atjeshme nuk ngjan nė asgjė tė lavdishme’ nė Delvinė, si nė sheshxhirimin pa aktorė tė njė filmi western, ku boshllėku mes qytetit i mbetet vetėm diellit pėrvėlues dhe njerėzit vijnė anės si hije pa shpresė; nė Rubik, ku qyteza e varfėr rri spektatore e papunė mbi njė fushė futbolli gjithnjė tė mbjellė pėrgjysmė nė njė pritje qė ėshtė vetė ndeshja; nė Maliq ku kėneta po rinxjerr gjuhėn hakmarrėse nga dheu pėr tė pėrpirė tokat e mbetura shkretė teksa krahėt punėtore kanė mbetur pa asnjė pėrkrahje; nė Poliēanin e industrisė sė armatimit, mbetur nė duart e trafikantėve qė fshihen pas procedurave tė Ministrisė sė Mbrojtjes pėr ēmontimin e xhephaneve mbetur nga lufta kundėr imperializmit, ku njerėzit mbajnė radhėn pėr njė punė skllavi nė pritje qė fushata elektorale t’i pėrfshijė nė listat e ēmontuesve; nė Pukėn e ushqyer me pyjeprerje e lėmosha; nė Gramshin e bllokuar jashtė tė gjitha rrugėve tė komunikimit me pjesėn tjetėr tė zhvillimil zallahi; nė Bajram Curri, si nė dėshminė e gjallė tė vizionit pa qytet e as bashkėjetesė qytetare tė tė parit tė qeverisė ardhur prej andej; nė Vlorėn e pavarėsisė shqiptare qė sabotohet qėllimisht prej vitesh nga organizatorėt e sotėm nė pushtet tė kremtimit tė 100 vjetorit tė pavarėsisė; nė Shqipėrinė qė deri kėtu ėshtė Shqipėria e qyteteve e qytezave; tė cilėn kėta njėzet vjet e Saliu sidomos, e kanė degdisur nė fatin e vet pa menduar gjatė se ku po e shpie mungesa e planeve tė zhvillimit e lėnia me vite e taksave tė ndėrtimtarisė si e ardhur kryesore pėr buxhetet sifilitike tė bashkive...

gazeta shqiptare