Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1

    “Shqiptarët janë fisnikë, liderët e tyre jo”

    “Shqiptarët janë fisnikë, liderët e tyre jo”

    01/11/2011 20:15

    http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=221852&ref=fp

    “Shqiptarët janë një popull fisnik por, nuk besoj që po aq fisnik janë edhe udhëheqësit e shtetit shqiptar. Teksa Shqipëria po ecën në zhvillimin e saj ekonomik përplasjet politike ndërmjet dy forcave kryesore atje lënë shumë për të dëshiruar”. Kështu deklaroi në Prishtinë ish-Ministri për Europën në qeverinë e Londrës, Dennis MacShane.

    “Do të ishte mirë që të arrihej një stabilitet politik në Tiranë, në vend që sa herë dikujt të mos i pëlqejë diçka që z.Berisha bën, të ndodhin demostrata masive dhe njerëzit të vriten apo anasjelltas. Ekonomia shqiptare po shkon mirë dhe populli shqiptar është shumë i mirë, por kur ata kanë të bëjnë me politikë të tillë, është për të ardhur keq”.

    Sa i përket zhvillimeve politike në Kosovë, z.MacShane tha se Serbia dhe Kosova nuk mund të kenë dialog konstruktiv përderisa shteti serb me fonde që merr si ndihmë prej BE-së po vazhdon të financojë strukturat paralele në veri, me ç’rast i bëri thirrje BE-së të ndalë dhënien e fondeve.

    “Unioni Evropian jep 200 milionë euro në vit për mbështetjen e Serbisë. E mbi 200 milionë euro në vit gjithashtu jep Serbia për mbajtjen e strukturave paralele në Kosovë. Prandaj unë dëshiroj t’i them njerëzve në Unionin Evropian që këto para duhet të ndërpriten. Kosova është gjithashtu viktimë e fuqive politike jo vetëm sa i përket raportit me Serbinë. Kjo ka të bëjë sidomos në OKB e cila nuk po e njeh Kosovën. Komuniteti ndërkombëtar refuzon të njohë Kosovën në vend se të rishkruaj Rezolutën 12 44 që është njëri nga tekstet më të këqija të shkruara në historinë Kombeve të Bashkuara.

    Me tej, ai tha se Kosova është viktime e standardeve të dyfishta të disa fuqive politike. Ai foli edhe për raportin e Dick Maryt ndërsa tha se s’ka asgjë të vërtet nga ato pohime.

    “Nga largimi i tij nga Këshilli i Evropës dhe nga skena e politikës zvicerane, ka qenë në Beograd përpara disa ditësh, fakt që duket shumë interesant. Kjo është njëra ndër seritë me skandaloze dhe me te turpshmet në historinë e Këshillit te Evropës, që kanë lejuar këtë raport të dalë pa asnjë provë”

    McShane tha se Beogradi nuk mund ta sundojë më Kosovën. Këtë sipas tij e pranojë privatisht edhe liderët në Serbi, por siç thotë ai, Tadiç ndryshe flet në Beograd e ndryshe në Bruksel. Vizita e McShanne në Kosovë u bë pak ditë pas publikimit të librit të tij “Pse Kosova është ende e rëndësishme”. Në këtë libër, ish-Ministri britanik jep fakte se Kosova ka ende rëndësi për perëndimin.

    top-channel

  2. #2
    100 % shqiptar Maska e Milkway
    Anëtarësuar
    08-01-2007
    Vendndodhja
    In the land of eagles
    Postime
    7,375
    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin

    Ka kohe qe skam lexu nje deklarate te vertete si kjo .

    Ka shume te drejte .

  3. #3
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Ky ka bërë librin që sapo doli, "Why Kosovo Still Matters", dhe ka qënë Ministër i Europës nga viti 2005 - 2010. Janë bërë disa diplomatë të lartë që po flasin me tone goxha pozitive në këto caste, pas ambasadorit Danez, tani edhe një zyrtar shumë i lartë Britanik. Duhet më presion nga ndërkombëtarët që qytetari i thjeshtë mos ndihet gjithmonë si i lënë pas dore dhe i vetmuar, dhe në mungesë të alternativës, në vend të ndryshoj gjërat në vend, zgjedh të iki një herë e më parë duke ja lënë vendin horrave.

    Me Shqiptarët në Angli, Dennis MacShane.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  4. #4
    Nje analize e drejte...

    ***
    Dicka me shume per librin dhe autorin

    http://www.hauspublishing.com/product/381
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  5. #5
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466
    McShane nuk ndalet me kaq:

    MacShane përkrah ‘Ahtisaari Plus’

    Ish-ministri britanik, Denis MacShane i ka thënë Gazetës JnK se çështja e veriut të trazuar të Kosovës nuk mund të zgjidhet vetëm përmes pakos Ahtisaari. "Plani i Ahtisarit ishte vendimtar për vitin 2008, por vetëm për atëherë"

    Dështimi për të vendosur rendin dhe ligjin në zonën e goditur nga dhuna, në veri të Kosovës, ka çuar në thirrje për një plan të ri, që synon të jetë bindës për popullatën shumicë serbe, që të bëjë lëshim në kërkesat që të qeveriset nga Beogradi.

    Plani, i cili po quhet "Ahtisaari Plus", gjithashtu mori mbështetje nga ambasadori i Britanisë të Madhe në Beograd, Michael Davenport, gjatë fundjavës. Prishtina, nga ana tjetër, ka hedhur poshtë thirrjet, deri më tani, që ta rishqyrtojë Planin e Ahtisaarit.

    Denis MacShane, i cili rishtas botoi librin "Pse Kosova ende ka rëndësi", tha se qeveria në Prishtinë duhet të dalë me një plan të ndryshëm për atë pjesë të territorit të saj. Parlamentari britanik shtoi se Bashkimi Evropian duhet “të ndërtojë ura ndërmjet Kosovës dhe Serbisë."

    Ky proces kishte për qëllim të shtrihet në veri të Kosovës, por decentralizimi deri më tani ka dështuar në këtë pjesë, e cila mbetet kryesisht jashtë kontrollit të Prishtinës. "Plani i Ahtisaarit nuk është pranuar ende nga serbët në veri të Kosovës, prandaj shqiptarët e Kosovës duhet disi t’i akomodojnë kërkesat e tyre dhe të gjejnë një zgjidhje", tha Macshane, i cili ishte anëtar i qeverisë së Tony Blairit.

    Ai tha se qeveria në Prishtinë duhet të mendojë për një "plan tjetër për veriun", në vend të Ahtisaarit. Një plan, tha ai, që duhet të parashikojë zhvillimin ekonomik, duke i marrë parasysh serbët dhe duke shpjeguar se autonomia e tyre nuk do të rrezikohet.

    Ai tha se Qeveria e Kosovës duhet të përmirësojë sundimin e ligjit, dhe seriozisht ta luftojë korrupsionin, që ta përmirësojë imazhin e keq të saj ndërkombëtar, të një shteti kriminal.

    Ai gjithashtu i bëri thirrje Beogradit të ndalë financimin dhe ndikimin tek serbët e Kosovës që jetojnë në veri të lumit Ibër. Sipas ish-deputetit laburist, tensionet dhe problemet e pazgjidhura në Kosovë janë çështje të rëndësishme për një "paqe përfundimtare të qëndrueshme në Ballkan."(gazeta exspress)
    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

  6. #6
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    02-04-2010
    Vendndodhja
    unided states of europe
    Postime
    682
    Mbeshtetja Britanike vlen sa e gjithe Evropa bashke.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e landi45
    Anëtarësuar
    10-04-2008
    Postime
    1,711
    hera e pare qe nje huaj flet pa dorashka,,,

    bravo,,,,

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-08-2011
    Postime
    145
    Shume mire qe ka fol hapur.
    Sa per liderat ata jane thjesht pasqyre e zhvillimit te mentalitetit te popullit.Nuk jane me pak apo me shume fisnike se populli vete.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •