Close
Faqja 7 prej 9 FillimFillim ... 56789 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 84
  1. #61
    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    Kongresi i PS, Rama: Të bashkuar të heqim Saliun

    Pse?
    Mos pyet kot se kjo pyetje shtrohet qe nga viti 1990! Mos prit pergjigje!

    Te nje pjese e shqiptareve ka nje urrejtje patologjike te trasheguar brez pas brezi kunder nje pjese te percaktuar te Shqiperise. Per fat te keq Berisha ka qelluar te bej pjese te ajo pjese e percaktuar per t'u urrejtur.

    Ndoshta do te çuditesh me pergjigjen time, por kjo eshte e verteta.

    Ne Shqiperi nuk ka pas e nuk ka alternativa qeverisese. Edhe kjo e paraqitur nga PS eshte mashtrimi i rradhes, sepse ata nuk kane patur kurre nje alternative qeverisese per shqiptaret.

    Nese i ke ndjekur ne vazhdimesi zhvillimet ne Shqiperi, bindesh se pjesa qe nuk i duron dot berishasit ka qene dhe eshte gati qe te beje aleance edhe me djallin vetem e vetem qe te kthehet ne pushtet.
    Per ta eshte e palejueshme qe te qeverisen nga ata qe ata i etiketojne si berishas!

    Qofsha i gabuar!

  2. #62
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Citim Postuar më parë nga Duaje Siveten Lexo Postimin
    Llafologe e shkuar megallafologeve!

    Perse nuk thone:

    Te Bashkuar Te Heqim Plehrat!!!

    Perse?
    Po sepse tek universi i plehrave futen edhe ata.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  3. #63
    Kongresi i PS-së, numërimi shtyhet për nesër


    TIRANE- Kongresi i Partise Socialiste ka shtyre per diten e neserme procesin e numerimit.
    Pas punimeve te gjata te djeshme, sot pritej te vijohej me procesin e numërimit të votave për zgjedhjen e anëtarëve të Asamblesë Kombëtare .
    Por nisur nga punimet egjata te djeshme dhe dita e festes se Kurban Bajramit, Kongresi ka vendosur rinisjen e punimeve mengjesin e neserm. Më tej, do të jetë Asambleja e re, e cila do të zgjedhë kryesinë dhe sekretarët që do të jenë stafi më i afërt i kryetarit, Edi Rama.
    Punimet e djeshme te Kongresit
    17: 55- Kongresi i Partisë Socialiste, ka mbyllur punimet në pritje të nisjes së votimit për Asamblenë e re , i cili pritet të fillojë rreth orës 19:00. Pasi janë prezantuar emrat, pjesë e cila ka ngjallur debat në sallë, Gramoz Ruçi njoftoi vendet e votimit të delegatëve të ndarë sipas rretheve.
    Në vendvotimin nr.1 do të votojnë, Tirana bashki, Lezha, Shkodra, Kukësi dhe Dibra. Në vendvotimin nr.2, Tirana rreth, Elbasani, Berati dhe Korça dhe në vendotimin nr.3, Durrësi, Fieri, Gjirokastra.
    Gra dhe vajza do të zenë 30% të Asamblesë së re, ku janë në garë 58 kandidate për 40 vende, ndërsa 127 kandidatë burra për 80 vende.
    12:30-“Ribashkimi me Europën”, eshte prezantuar nga deputeti Ditmir Bushati.
    “Shqipëria nën qeverisjen e e Sali Berishës humbi një shans historik, lidhjen me BE-në. Të gjithë jemi të trishtuar edhe pse i merituar për shkak të modelit të dështuar të kësaj qeverisje. Kriza politike është vetëm një pjesë e vogël e çështjeve shqetësuese që janë thelbësore për projektin” Shqipëria si gjithë Evropa”.
    Ne do ndërtojmë një shërbim diplomatik brenda binarëve të ligjit, duke u bazuar tek karriera. Jashtë vendit tonë jetojnë shumë shqiptarë, është i njohur raporti inekzistent. TVSH një kanal vetëm për emigrantët. Duke ndjekur modelin e disa vendeve të zhvilluara, do tu mundësojmë shqiptarëve të drejtën e votës si një detyrim kushtetues. Do të mundësojmë një rilindje shqiptare dhe një ribashkim me Evropën.”- tha Bushati.
    Valentina Leskaj, Ilir Beqja
    12:20- Ilir Beqja foli për pjesën e punësimit në Programin e Partisë Socialiste, i cili theksoi se sot në Shqipëri janë 1 milionë të papunë, dhe kjo nuk është një demagogji. Ai tha se programi i PS-së parashikon hapjen e 300 mijë vendeve të punës brenda një mandati 4- vjeçar.
    Kapitulli “Ripërtëritja e shoqërisë” po prezantohet nga deputetja Valentina Leskaj, kryetare e Komisionit Parlamentar të Medias dhe Edukimit. Në fjalën e saj, Leskaj tha se, “Ky program është bërë jo vetëm me punën dhe mendjen e ekspertëve, por mbi të gjitha me mendjen tek zemra e njerëzve që vuajnë sot”
    “Taksa e sheshtë ka sjellë më pak punësim, dhe shumë fukarallëk. Është koha për drejetësi sociale, është koha për taksim progresiv. Banka Botërore paralajmëron se cilësia e arsimit kërcënon ekonominë, arsimi nuk është më prioritet. Nuk mund të jetë prioritet kur buxheti shkon poshtë. Ky buxhet është më i ulëti në rajon dhe Evropë. S’ka prioritet me shkolla pa banka, pa dritare me mësuaes militanë. Arsimi është politika më e mirë për ekonominë. Do rrisim buxhetin për arsimin. Rritje të të ardhurave për mësuesit. Cilësia e tij do të ndryshojë rrënjësisht. Kemi një çasje të re për shkollat profesionale, do ngrejmë Kolegje Komunitare. Jemi kundër fabrikave ku diplomat blihen me para. Do bëjmë reformë radikale që ofron shërbim shëndetësor për çdo shqiptar. Heqje të të gjitha tarifave për të sëmurët që janë të pasiguruar. Kujdes të posaçëm për familjen. Ne synojmë përfshirje dhe jo përjashtim. Përcaktim të minimumit jetik. Kujdes të veçantë për personat me aftësi të kufizuar. Rritje te pensioneve dhe shërbimi për të moshuarit janë projekti ynë. Gjendja e fëmijëve është e papranueshme. Shfrytëzimi barbar i fëmijëve që punojnë në krom apo në Gërdec, është e papranueshme. Ne do t’i japim fund kësaj drame”- theksoi nder te tjera Leskaj.
    Sajmir Tahiri
    12:05- Sajmir Tahiri, deputet i Tiranës dhe nënkryetar i Grupit Socialist, po prezanton pjesën tjetër të programit, kapitulli, “Rivendosja e demokracisë”
    Tahiri tha se, kapja e shtetit nga korrupsioni, nga milatantët, dhuna ndaj medias, etj, na kane kthyer mbrapsht, duke na çuar më afër diktaturës, ndaj dhe e çuajmë këtë pjesë, Rimëkëmbja e Demokracisë.
    “Ne besojmë tek zgjedhjet e lira. Të ndërtojmë shoqërinë demokratike që rrënjët i ka tek vota e popullit. Institucione me të vërtetë demokratike. Pjesëmarrje te shqiptareve në vendimmarrje. Sot Parlamenti është topall dhe i çalë. Në do të rikthejmë Kuvendin në qendrën e gravitetit politik. Do fuqizojmë institucione Kushtetuese, duke ndarë pushtetin nga shteti. Respket për ligjin dhe institucionet kushtetuese. Reformë të thellë në sistemin e drejtësisë. Të ndërtojmë një shoqëri ku sundon ligji. Sistem gjyqësor efikas dhe larg korrupsionit. Rritjë të transparencës në dhënien e drejtësisë. Do të rikrijojmë standartin e ndëshkueshmërisë. Do të lehtësojmë aksesin në drejtësi, për grupet më të dobëta në shoqëri. Korruspioni është kthyer në sistem. Kapja e shtetit tashmë është fakt. Korrupsioni ëhstë kthyer në normalitet, ne nuk pajtohemi me këtë anormalitet fatal.
    Mimi Kodheli
    11:55- Kongresi po vazhdon punimet në këto momente me fjalën e nënkryetares së Komisionit të Ekonomisë, Mimi Kodheli, e cila po zbërthen kapitullin e Programit te PS-së “Rimëkëmbja e ekonomisë”
    Ajo tha se me ardhjen në psuhtet të PS-së, do heqet taksa e bukës, qumështit, vezës, ilaçeve, etj.
    “Ne nuk mund të pranojmë një Shqipëri ku taksohen njëlloj edhe të pasurit edhe të varfërit. Taksa e sheshtë, është abuzim për më të dobëtin dhe nënshtrim ndaj më të fortit. Do vendosim taksim progresiv. Do të ulim taksat për 95% të shqiptarëve, të cilët paguajnë më pak dhe do te blejnë më shumë. 300 mijë vende të reja pune, në mandatin 4- vjeçar. Do zgjidhim përfundimisht çështjen e pronave.”- tha Kodheli
    Blendi Klosi
    11:50- Deputeti Blendi Klosi deklaroi të hapur Kongresin e Partisë Socialiste duke vënë në dukje pikat në të cilat PS-ja, ndahet nga PD-ja.
    Mënjëherë më pas është përcaktuar përfaqësia e Kongresit, komisioni i verifikimit te mandateve, dhe ngritja e sekrateariatit te Kongresit. Delegatët miratuan gjithashtu edhe rendin e ditës, i cili parashikon fillimisht miratimin e Programit të ri të PS-së, votimin e ndryshimeve në Statut, dhe pika e fundit, zgjedhjet e reja në Asamblenë e Përgjithshme.
    Anduel Xhindi
    11:40- Kongresi i Partisë Socialiste ka nisur me një minutë heshtje nën interpretimin e himnit kombëtar, pas një fjalimi të shkurtër të djalit të deputetit të vrarë, Fatmir Xhindi, Anduel Xhindi.
    “Do ndalem tek dy tema kryesore që kanë të bëjnë me sigurinë e jetës dhe shtetin e së drejtës. Të gjithë e dimë se nuk mund të ndihesh i sigut, shteti i së drejtës është zeven desuar nga një dukuri e re, kapja e shtetit. Drejtësia nuk funksionon. Besimi tek institucionet ka rënë. Është i madh nr i atyre që kanë humbur jetën në këto 6 vite në regjimin e Sali Berishës. Në kujtim të Gërdecit, të katër të vrarëve më 21 janar, të kryetarit Remzi Veseli, por edhe në kujtim të babait tim dhe shokut tuaj, Fatmir Xhindi ju ftoj te mbajme nje minute heshtje.”
    11:20- Kongresi i Partisë Socialiste pritet të nisë pas pak minutash, ndërsa tashmë 1500 delegatët janë në sallën e Pallatit të Kongreseve. Janë parë të mbërrijnë kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, një nga zërat kritik të kryetarit Rama, Ben Blushi apo figura të tjera të PS-së.
    Tiranë, mbahet sot Kongresi i Partisë Socialiste
    Partia Socialiste do të mbledhë sot Kongresin e saj zgjedhor. Në orën 11:00, në sallën e Pallatit të Kongreseve, 1500 delegatët e zgjedhur dhe ata që hyjnë automatikisht do të diskutojnë e miratojnë në fund programin e ri të PS dhe statutin e rinovuar. Pika më e nxehtë e Kongresit do të jetë propozimi dhe votimi për Asamblenë e re. Zbulohen disa nga emrat e rinj që do të propozohen për në Asamblenë e re Kombëtare, e cila do të votohet me listë kombëtare, dhe jo sipas qarqeve. Ish-prokurori i Përgjithshëm, Theodhori Sollaku, ish-ministri i Fianacave Anastas Angjeli, ish-deputeti Bukurosh Stafa, ish-ambasadori Bashkim Zeneli dhe ishkreu i PS-së së Tiranës Musa Ulqini, janë disa nga emrat e rinj të Asamblesë Kombëtare që do të propozohen nga selia rozë, ndërkohë që propozime pritet të bëhen dhe nga delegatët në sallë. Kongresi do të nisë me fjalën e kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama, i cili do të paraqesë vizionin e ri të programit të sapopërfunduar, i cili, siç e ka theksuar edhe ai vetë, do ta bëjë PS parti fituese të zgjedhjeve të ardhshme. Fjala e kryetarit socialist do të jetë e hapur për mediat, ndërsa në sallë do të jenë prezentë dhe rreth 500 të ftuar, mbështetës të PS, komisionerë, njerëz të spikatur në aktivitetet politike. Pas fjalës së Ramës, kongresi është i ndarë në tri seanca: seanca e parë do të diskutojë mbi programin politik të PS-së, seanca e dytë mbi Statutin, ndërsa seanca e tretë do të merret me propozimet dhe votimin e kandidatëve për anëtarë të Asamblesë. Pritet që seanca e parë, ajo ku do të diskutohet programi, të zhvillohet me dyer të hapura.
    PROGRAMI
    Do të jenë katër përfaqësues të lartë të PS-së, ekspertë të fushave të tyre, që do të përfaqësojnë katër shtyllat e programit të ri të Partisë Socialiste. Në një seancë të hapur për të gjithë, nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë, Mimi Kodheli, do të zbërthejë kapitullin “Rimëkëmbja e ekonomisë”, ku do të sqarohen se si PS do të krijojë 300 mijë vende pune apo dhe uljen e TVSH-së. Kapitulli “Ripërtëritja e shoqërisë” do të prezantohet nga deputetja Valentina Leskaj, kryetare e Komisionit Parlamentar të Medias dhe Edukimit. Sajmir Tahiri, deputet i Tiranës dhe nënkryetar i Grupit Socialist, do të prezantojë kapitullin tjetër të programit, “Rivendosja e demokracisë” dhe në fund, shtyllën e katërt të këtij, “Ribashkimi me Europën”, do ta prezantojë deputeti Ditmir Bushati. Pas këtij prezantimi pritet të zhvillohen diskutime për programin për një periudhë kohore prej 2 orësh. Në këtë pikë, anëtari i Kryesisë socialiste, Arben Malaj, do të paraqesë platformën e tij, sa politike aq dhe organizative, se si duhet të funksionojë dhe drejtohet Partia Socialiste.
    STATUTI
    Në seancën e tretë pritet të jetë sekretari Organizativ, Blendi Klosi, i cili do të prezantojë ndryshimet që janë bërë në Statutin e PS, kryesisht për çështjet organizative të tij. Kjo seancë pritet të zhvillohet me dyer të mbyllura, duke e cilësuar tematikën e saj teknike, me specifika organizative dhe elektorale. Selia rozë vëren si të suksesshme vendosjen e koordinatorit elektoral në çdo qendër votimi e deri në këshillin elektoral në bazë rrethi. Detyra e tyre do të jetë patronazhimi i çdo qendre votimi, bashkie dhe komune gjatë fushatave zgjedhore dhe ditën e zgjedhjes. Gjithashtu, një ndryshim tjetër në Statut propozohet ndryshimi i siglës së partisë, nga PSSH në PS, dhe kjo bëhet për efekte votimi, për të shmangur çdo inicial tjetër partie të majtë të ngjashme me PS.
    ASAMBLEJA
    Seanca e fundit dhe më e rëndësishmja e këtij kongresi zgjedhor është zgjedhja e Asamblesë së re, e cila më pas do të zgjedhë Kryesinë e re dhe Sekretariatin e ri. Mësohet se nuk pritet të ketë ndryshime të ndjeshme nga anëtarët e Asamblesë të qarkut të Tiranës, që aktualisht janë anëtarë të saj. Ndryshime kryesisht priten nga rrethet. Çdo bashkie të madhe, qendër qarku, i janë kërkuar dy kandidatura për në Asamble, një mashkull dhe një femër. PS do të propozojë 120 emra për në Asamble, ku 50% do të jenë gra. Votimi do të jetë pika e fundit e kongresit të sotëm, ndërsa procesi i numërimit do të zgjasë disa ditë.


    panorama
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  4. #64
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Tak Ngjela paska shku te PS ???!!!???


    Qenka rikthyer ne familjen e vjeter !!!
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  5. #65
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-08-2009
    Postime
    193
    nacional-socialistet e ardhshem keshtu thoshte dhe Hitleri rilindja e Gjermanis

  6. #66
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,397
    Postimet në Bllog
    22
    U desh qe Rama te humbiste zgjedhjet e pergjithshme ne 2009, dhe zgjedhjet lokale ne 2011, ne menyre qe ai te "nxirrte nga sirtari programin". Ne 2009, kur gazetaret e pyesnin se cili ishte programi i PS, Rama u thosh: "Kam nje program te detajuar 1500 faqe ne sirtar, por do ta nxjerr vetem pasi te fitoj zgjedhjet." Me pak fjale, Rama u thosh shqiptareve: me jepni njehere voten, pastaj u them une se si do ta qeveris vendin. Ndryshe nga gjithe bota e qyteteruar, ku politikanet e shpalosin programin e tyre gjate fushates se zgjedhjeve, para votimit, ne menyre qe zgjedhesit ta vleresojne e votojne programin. Pare nga ky aspekt, ky kongres e ky program eshte nej arritje per PS e drejtuar nga Rama. Sic do te shprehej nje socialist i thjeshte ne kongres: "Shyqyr Zotit, edhe ne kemi nje program!"

    Po te lexosh pastaj substancen e programit, e kupton se cfare botekuptimi dhe interesash perfaqeson klika e PS. Gjithe programi ka ne qendren e vete luften e klasave, ate lufte klasash qe PPSH perdori per 50 vjet ne Shqiperine komuniste. Premtimi i socialisteve per popullin shqiptar eshte: do te ndeshkojme gjithe bizneset e suksesshme ne vend, do t'u marrim pasurine me hir (taksa) apo pahir (me ligje) dhe do t'ua japim ju ne formen e shendetesise falas, programeve sociale. Pra me pak fjale, Edi Rama me kete program vazhdon politiken qe ai ndoqi ne Bashkine Tirane, politiken klienteleske: ti voto per mua, une te punesoj ne Bashki. Une humb Bashkine, ti humb vendin e punes, keshtu qe dil e protesto para KQZ-se!

    Programi eshte nje program komunist, nuk mund te quhet nje program socialist. Ne shenjester te ketij programi jane biznezet e vendit, qofshin keta biznese te medha, te mesem apo te vegjel. Pa harruar qe te gjitha firmat e huaja qe kane investuar ne Shqiperi, kur njihen me nje program te tille te opozites shqiptare, ndihen te kercenuara. Programe te tilla ata jane mesuar ti shohin vetem ne vende si Amerika Latine, si Venezuela, dhe vetem nga komuniste si Chavez. Dhe jo me kot, menjehere kryeministri i vendit Berisha, doli para kamerave televizive duke denoncuar programin e PS si nje program "marksist" por edhe per tu dhene mesazhin qetesues investitoreve te vendit e te huaj ne vend: investimet tuaja jane te sigurta e nuk ka kthim mbrapa.

    Leksioni i vetem qe PS ka nxjerre me humbjen e zgjedhjeve lokale, eshte qe ka perenduar tashme koha e "vjedhjeve te votave". PS do te vije ne pushtet vetem nese arrin te fitoje besimin e shumices se shqiptareve, duke marre shumicen e votave. Prandaj PS e pa te nevojshme qe te nxirrte nje program propagandistik qe ka per qellim qe te mashtroje elektoratin shqiptar me premtime bombastike jashte realitetit e te parealizueshme. Persa i perket inteligjences shqiptare, programi eshte nje ofendim i inteligjences se tyre: te gjithe e dine qe premtime te tilla jane te parealizueshme, dhe po te realizoheshin, do ta kthenin Shqiperine ne nje Greqi te re. Ne kohen qe Evropa dhe fqinjet tane po vuajne pasojat e "shtetit social" qe ndertuan per 30 vjet, Rama mundohet ta fusi Shqiperine ne te njejten rruge!

    Gjeja tjeter qe bie ne sy, eshte kontrasti i thelle mes aksionit politik te opozites se Berishes ne 2005 dhe aksionit politik te opozites socialiste sot. Ne 2005, Berisha ndoqi nje politike te re, duke u mbeshtetur tek biznesi i vendit, duke i hapur dyert e Partise se tij per gjakun e ri apo te vjeter, duke krijuar gradualisht me kohen ne syte e mendjet e shqiptareve nje alternative politike me te mire se sa qeverisja e atehershme socialiste. Rama sot po ben te kunderten: mbeshtetjen e tij ai e kerkon tek "veteranet", pensionistet, fshataret e shtresat me te uleta te shoqerise. Dhe per ti joshur keto shtresa, ai u ben premtime qe prekin interesat e biznesit ne vend. Dhe jo vetem kaq, por deri me sot, Rama nuk ka bere asnje perpjekje, per te bashkuar te gjithe disidentet brenda Partise Socialiste, apo LSI, qe ende vazhdon te jete ne koalicionin qeverises.

    A do te gelltisin shqiptaret premtimet e Rames pa i pertypur?

    Problemi me i madh i opozites aktuale, nuk eshte mungesa e nje programi qeverises. Problemi me i madh i socialisteve eshte se lidershipi i kesaj partie ka humbur besimin e elektoratit socialist dhe mbare elektoratit shqiptar. Shqiptaret nuk kane besim ne cdo premtim qe del nga PS per aq kohe sa ne krye te saj eshte Edi Rama, njeriu qe per 10 vjet drejtoi bashkine me te madhe te vendit duke lene pezull te gjitha problemet qe kish Tirana. Ne zgjedhjet e fundit, Tirana e ndeshkoi Edi Ramen dhe kjo ishte vota me e madhe e mosbesimit te elektoratit shqiptar per stilin e lidershipit te Rames.

    PS nuk do te shohi pushtet me sy per aq kohe sa LSI eshte ne koalicionin e Berishes, dhe per aq kohe sa ne krye te PS do te jene po te njejtet njerez qe kane humbur dy zgjedhjet e fundit. Mentaliteti i shqiptareve ka bere hapa te medhenj para, pavaresisht se lidershipit te PS i pelqen ti shikoje shqiptaret si njerez bageti te shekullit te kaluar. Pa dashur, me kete program, lidershipi i PS po i tregon shqiptareve dhe botes, se ora e tyre ka ngelur mbrapa.

    Albo

  7. #67
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Kush nga votuesit e PS voton ne baze te programeve elektorale ???

    ASNJE !!!


    Programi Vrromes eshte vetem sa per te thene qe edhe ne kemi nje program socialist. Asgje me shume. Edhe Vrroma ta pyesesh per programin nuk di te ta shpjegoje perseri. E ka lexuar per here te pare ne momentin qe eshte shpalosur ne kongres.
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  8. #68
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    Citim Postuar më parë nga BlueBaron Lexo Postimin
    Kush nga votuesit e PS voton ne baze te programeve elektorale ???

    ASNJE !!!


    Programi Vrromes eshte vetem sa per te thene qe edhe ne kemi nje program socialist. Asgje me shume. Edhe Vrroma ta pyesesh per programin nuk di te ta shpjegoje perseri. E ka lexuar per here te pare ne momentin qe eshte shpalosur ne kongres.
    kush voton ne shqipri ne baze te programeve politike ose elektorale?
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  9. #69
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Citim Postuar më parë nga derjansi Lexo Postimin
    kush voton ne shqipri ne baze te programeve politike ose elektorale?


    Une votoja ...
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  10. #70
    Lab 100% Maska e Station
    Anëtarësuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    6,624
    Po u bie pak vargje nga Arben Duka për të reflektuar refraktarët.

    Ka pesë shekuj Shqipëria

    Ka pesë shekuj Shqipëria,
    Që lëngon në fund të gropës,
    Kurse ne e mbajmë veten,
    Më të mënçurit e botës


    Për gjithë brezat papushuar
    Si për bijtë edhe për etrit,
    Çorba më e preferuar,
    Veç kokat e njëri-tjetrit.

Faqja 7 prej 9 FillimFillim ... 56789 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •