po shume mire e ka saliu takso te varferit dhe fshataret se ata ta japin voten perseri
pastaj o sale ne ate sistem nuk figuronte fare fjala taks (pavarsishte se sa ishte pagesa)
po shume mire e ka saliu takso te varferit dhe fshataret se ata ta japin voten perseri
pastaj o sale ne ate sistem nuk figuronte fare fjala taks (pavarsishte se sa ishte pagesa)
E clodheni kot !
Shikojini marksistet e poshter si e taksojne popullin e vet !
Si taksojnë “marksistët” Obama, Merkel, Sarkozy e Cameron
Nga Eduard Zaloshnja
Pas dy sulmeve të majta pa bukë të Berishës kundër propozimit të PS-së për heqjen e TVSH-së së bukës (“fshatarët s’do shesin dot grurin e tyre” dhe “ulja e TVSH-së do të shkojë në xhep të tregtarëve e jo të qytetarëve”; shih http://www.respublica.al/opinion/201...majte-te-ps-se), ai e ka ironizuar sot PS-së nga një pozicion “ i djathtë”. Propozimin e saj për kalimin nga taksimi regresiv në atë progresiv, ai e ka quajtur si të frymëzuar nga Marksi. Por Edi Rama ka reaguar flakë për flakë në Twitter, duke shkruar: “Ne jemi me ‘marksistët’ Obama, Merkel, Sarkozy e Cameron, madje edhe me marksistin Berlusconi. Kurse Saliu është me çunat e Bllokut te vet”
Po si taksojnë këta “marksistë”? Në SHBA, të ardhurat mujore deri në 670 dollarë taksohen në nivelin 10%, deri në 2800 dollarë taksohen në nivelin 15%, e kështu me radhë, derisa arrihet në nivelin 35%, i cili përdoret për të ardhurat mbi 31000 dollarë në muaj (familjeve që janë poshtë minimumit jetik të të ardhurave u kthehen taksat e mbajtura gjatë vitit, madje edhe u jepen ca para shtesë). Me pak fjalë, SHBA-ja ka një taksë mbi të ardhurat me ngritje progresive, e cila, në vende si Gjermania, Franca dhe Britania, ngjitet deri në nivelin 40%. Ndërsa në Shqipëri, taksa mbi të ardhurat është e sheshtë si për të varfrit edhe për të pasurit – niveli më i ulët e më i lartë është po ai, 10%.
Albania Uber Alles
ne angli
mbi £5000-£45.000 -23%
£45.000++++++++++++-40%
tani diskutojne qe mbi £150.000 te taksohet me 50% .
Kur futet politika ne mes ti e humb fare fillin
Pikerisht me taksen progresive do taksohen keto mafiet qe ke shkruar ti. Sepse jane pikerisht ato mafie qe po zhvatin popullin e po fitojne miliona duke ndenjur kot ulur ne karrige.
Sa per info (jo per ty) taksa progresive merr nje % me te larte nga te ardhurat me te larta, e nje % me te vogel nga ato qe kane te ardhura te pakta. Kshuqe, te takosohen qe c'ke me te keto mafiat se nder na bejne!
La vita non si spiega, si VIVE!
E humb pjeserisht
Kapim Zvicren. Presioni fiskal nuk e arrin 30%, nese nuk gabohem. Politikat sociale te Zvicres jane aq te larta sa t'i ofrojne prostituta falas handikapateve.
Te gjithe shkojne t'i paguajne taksat me qejf ne Zvicer. Te gjitha qeverite "marksiste" qe permend Vrroma ne cingerimen e tij u lodhen duke ber presion ndaj Zvicres. 007 e "marksisteve" po lodhen te piketojne ndonje punonjes jo besnik qe te BLEJNE ndonje liste emrash.
Dhe e gjitha kjo vjen nga sistemi fiskal progresiv. Te gjithe te varferit qe paguajne pak taksa po mbushin me denoncime agjensite e deklarimit fiskal ne vendet "marksiste".
Jam shume i sigurte qe Vrroma ka bere ndonje kopjo/ngjit nga miku i tij Zapatero ...
Kthehemi ne Shqiperi.
Sinqerisht do te isha shume i lumtur te shikoja skafistet vlonjate tek fusin para kontrabande ne Shqiperi. Nuk do te me interesonte hiç burimi i tyre. Do te kenaqesha shume te shikoja shqiptaret tek fitojne nga 3000/4000 €uro pa pasur nevoje per kurbet.
Parate e mafies nuk taksohen me progresivitet, por me konfiskim apo taksim mbi 50% dhe shenim te emrit ne listen e zeze. Gjithmone je nen vezhgim, prandaj sillu mire me fiskalitetin ...
Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!
Per Zvicren s'po komentoj sepse ai shtet eshte ne nje nivel te atille qe s'do koment
Mua me terheq vemendje Shqiperia jone. Problemi eshte pikerisht ky qe the ti: leket jane te fituara ne te "zeze" e jo te deklaruara. Kjo sjell pasurimin e ketyre tipave te afte, e varferimin e njerezve te drejte. Po meqe leket i fitojne ne te zeze e nuk i deklarojne, ca i prish pune sales taksa progresive??
Sic e dime shume mire, ne Shqiperi cdo biznes ka "mikun" ne mes (se e bera dhe me rime) prandaj kane arritur te pasurohen aq shume ato njerez.
Nga kendveshtrimi tjeter, edhe nese aplikohet taksa progresive ne shqiperi, duke patur perhere mikun ne mes, asnje nuk do e deklaronte tamam pasurine qe ka.... atehere prape s'kuptoj pse Sala e ben nje problem kaq te madh? Ku e ka hallin? Apo mjafton te bej te kunderten e atij Vrromes qe thua ti
Kshuqe, te ne, si regresive si progresive... njelloj jane!
La vita non si spiega, si VIVE!
Mire e ka Saliu pa lere c'thote bota. Edhe Obama, Merkeli Sarkozi, Cameron, amdje dhe Berlusconi jane marksista. Vetem Sali Ram Berisha i qendron besnik kapitalizmit dhe do ta udheheqi shqiperine nga fitorja ne fitore. Europa dhe Amerika kane devijuar nga rruga e kapitalizmit, por ne do ta vazhdojme te vetem kete rruge me taksen e sheshte; madje bar do hame dhe taksen e sheshte do e mbajme se nuk behemi marksista. Sali Berisha eshte feneri ndricues dhe shqiperia nje vend i begate; e jo si europa dhe amerika qe po vdesin per buke nga kriza ekonomike. Ata jane thjesht tigra prej letre dhe nuk e trembin komandantin tone, udheheqesin e pagabueshem Sali Berisha.
![]()
Moderator, e di vet ti...
Mos me lejo ti t'a mbyll.... komentoje ate qe ke cituar. Nuk eshte e vertete qe shume biznesmen nuk i deklarojne te ardhurat? Kjo ndodh edhe ne shtetet e tjera normalisht, por ndryshon fakti qe ne keto shtetet e tjera funksionon mire "policia" edhe kapen evazionet fiskale.
Te ne, kane miq pikerisht keta "police" kshuqe nuk e vuan njeri problemin.
La vita non si spiega, si VIVE!
Kush jane biznesmenet ne Shqiperi ??? Jane ato qe i zmadhojne punishtet kapanon pas kapanoni. Jane ata qe flejne dhe gdhihen ne punishte. Evazioni me i madh i kesaj kategorie eshte kalimi nga biznes i madh, ne te mesem. Diferenca i afrohet shifres se vertete nga rryshfeti qe japin. Por gjithsesi eshte 50% e vleres qe duhet te paguaj me shume. Nje fiskalist i zoti e kap hilen qe 6 muajt e pare dhe ul diferencen mes kategorive dhe shton penalitetin ne rast evidentimi te evazionit. Keshtu qe diferenca mes pageses se vertete dhe evazionit behet e paperfillshme duke perfshire rryshfetin. Asnje nuk rrezikon penalitetin per nje diference qesharake.
Ndersa persa i perket VIP-ave i sheh edhe ne parlament. Ekzemplare si Vrroma me rreth 200 apartamente ne Tirane deklarohen si te pastrehe. Me i pasuri deklarohet Tom Doshi me 10 miliarde leke, pronar i antibiotikut te Tiranes. I likuidoi aksioneret me 100% te vleres se letrave me vlere qe kishin ...
Me thuaj te lutem, kush do te tatohet ne menyre progresive ???
Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!
Krijoni Kontakt