
Postuar më parë nga
hot_prinz
Uaaaa sa jam lodhur e rraskapitur... kam nevoje per nje relaxim. : (
Nga disa ide te mia qe i kam menduar dhe programuar vete, kur i pa dhe ia spjegova shefit te departamentit, aq u entuziazmua sa qe me propozoi qe pas nje jave, keto programe te u paraqiten shefave te te gjitha departamenteve dhe shefit kryesor te lokacionit. Nje udheheqesit teknik mbi mua nuk i pelqente kjo ide dhe mundohej te me bllokonte rrugen, deshironte ti paraqiste vete apo ku ta di une, pfff.
Keshtu qe gjate gjithe javes u mundua ne cdo menyre te me pengoje, duke sjellur udheheqesit e tij nje nga nje per tu paraqitur atyre prezantimin tim e duke u munduar me te gjeje difekte dhe menyre qe flasin kunder, mi ngriti ashtu nervat ne qiell. Sa qe nga principi qendrova stoik dhe nuk leviza asnje milimeter. Ne menyren psikologjike ai person edhe ne te kaluaren, ka rrezuar edhe njerz te doktoruar qe i kam njohur, por kesaj radhe nuk leshova pe. Mundohej te ma ndryshoje routen e prezentimit, duke mi ndaluar poentat qe vlejne e te me drejtoje ne ato te parendesishmet, etj.
Nje koleg me i besueshem gjerman qe punoj nje kohe te gjate me te, me tha ca dite me pare kujdes se cfare rruge je duke shkuar, e di se ky gjithmone deshiron te jete i pari dhe mund te ta beje ndonje grope pas shpinde. Sepse eshte hera e pare qe shefat e tij te drejtohen ty e jo atij, dmth ai eshte ne karriken e dyte pas teje. E une i thashe, tani e kam zgjedhur kete rruge dhe nese mendon se do te mund te me veje gure ne rruge, do ta sensibilizoj dukeshem.
Sidoqofte, sot pata mbledhjen ku paraqita projektin dhe u mireprite nga te gjithe. Shefit te lokacionit aq shume i pelqeu, sa qe me propozoi me daten 13 prill bashke me te, ti prezentoj shefit te tij, gjegjesisht shefit te te gjitha lokacioneve ne gjithe boten, shef mbi 150 mije punetore ne gjithe boten. E nese i pelqen edhe atij prezentimi, mbi te jave vetem bordi drejtues i korporacionit.
E ky qe mundohej te nderpriste projektin, tani u be aq i madh sa nje bubrrec, e senzibilizova per te gjitha ato te padrejtat qe eshte munduar te mi beje mua dhe per te padrejtat qe iu ka bere tjereve.
Por si duket i gjithe aksioni i javes me kushtoi aq mund dhe koncentrim, sa qe ne fund te przentimit kisha tensionin e gjakut 190 me 100 nga shqetesimi dhe kalova nja 20 minuta ne repartin mjekesor, duke marre medikamente qetesuese.
Eeee, tani si duket jam me mire... : )
Krijoni Kontakt