Close
Faqja 0 prej 22 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 217
  1. #1
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,218

    Question A eshte Paganizem, lutja te ikonat???

    perSHENDETje
    Ne fene katolike dhe ortodokse, besimtaret i luten shume here disa portreteve, ne te cilat ndodhet fytyra e nje "shenjetori", fytra e Jazusit ose e te emes se tij Marias. Keto portrete jane te njohura me emrin ikona. A besoni se lutja ne ikonat eshte e njejte me lutjen ne idhujt (qe benin Greket, Romaket dhe shume popuj te lashte)?? A besoni se lutja ne nje njeri ("shenjetor") eshte ofendim ndaj Zotit?

    Pres pergjigjet tuaja!
    falemiNDERit

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,977
    Postimet në Bllog
    22
    Ikonat jane imazhi i Zotit Jezu Krisht, i Hyjelindeses Maria, te dishepujve te Krishtit dhe gjithe profeteve. Ndryshe nga fete e tjera, te Krishteret besojne ne nje Zot qe lindi nga nje virgjereshe, dhe e shpalosi fytyren dhe madheshtine e Shpirtit te Tij te Shenjte.

    Jezu Krishti, i Biri i Perendise, ndryshe nga Ati, e ka treguar Emrin dhe Fytyren e Tij njerezve, pikerisht qe njerezit te kishin nje arsye me shume per te besuar tek Ati, Biri dhe Shpirti i Shenjte.

    Lutja ndaj ikonave dhe zbukurimet e kishave orthodokse me ikonat dhe muralet behen ne kuadrin e liturgjise. Katekizma perben njohjen dhe studimin e Fjales se Perendise. Liturgjia eshte forma e Adhurimit e besimtareve te Krishtere karshi Zotit.

    A besoni se lutja ne ikonat eshte e njejte me lutjen ne idhujt (qe benin Greket, Romaket dhe shume popuj te lashte)??
    Greket e lashte besonin ne Perendite e Olimpit qe nuk i kishin pare ndonjehere me sy. Perandoret romake shpallnin veten e tyre Zot sapo vinin ne pushtet dhe njerezit i adhuronin ata si Zot te tyre. I vetemi perandor qe e theu kete tradite romake, ishte Konstandini te cilit i doli ne enderr shenja e kryqit naten perpara betejes per Romen. Ate shenje ai e vuri ne roben e tij ushtarake dhe i urdheroi te gjithe ushtaret e tij, qe te benin te njejten gje. Ushtria e Konstandinit, edhe pse me e vogel ne numer, arriti ti mposhte kundershtarin e tij per fronin e Perandorit. Kur ai erdhi ne pushtet, ai donte te mesonte me shume mbi "fene e kryqit" dhe dergoi nenen e tij, Shen Helena qe te shkonte ne token ku ka lindur "feja e kryqit" dhe te gjente proven e ekzistences se kesaj feje. Shen Helena shkoi ne Token e Shenjte dhe arriti qe te gjeje nje pjese te trarit ku ishte kryqezuar Krishti, dhe me konkretisht, pjesen e gozhduar mbi koken e Tij, ku shkruhej, "Jezusi i Nazarethit, Mbret i Hebrjeve" ne tre gjuhe, herbraish, latinisht dhe greqisht. Kete prove e gjen edhe sot e kesaj dite ne kishen e Shen Helenes ne Itali. Kur Konstandini u njoh me proven qe priste nga e ema, ai urdheroi ndertimin e nje katedrale te madhe ne token ku u gjend. Nga ana tjeter, ai u pagezua vete ne moshen 90 vjecare, dhe ndryshe nga perandoret e tjere, ai nuk e shpalli veten Zot, por sherbetor te Perendise se Kryqit. Konstandini i Madh, eshte i tille ne historine e njerezimit pasi solli Krishterimin ne Europe, ne fakt, Ai po permbushte vetem Vullnetin e Perendise.

    Ta shkruajta gjithe kete histori, per te mesuar se si ka lindur Krishterimi ne Europe. Shenja e kryqit qe per ty mund te jete "paganizem", eshte forma qe te krishteret kane zgjedhur per te identifikuar vetveten si sherbetore te Zotit, qe ecin ne hapat e Jezu Krishtit. Te shpetuar do te jene ata, qe do te mbajne kryqin e tyre te vuajtjeve mbi supe ne vdekjen e tyre, ashtu sic e mbajti edhe Jezu Krishti. Jeta u rilind per njerezit me vdekjen dhe ringjalljen e Jezu Krishtit te treten dite. Kjo konsiderohet nga njerezit e pafe si "cudia me e madhe e botes", prandaj egziston edhe proverbi popullor: "Cudia me e madhe tre dite zgjat".
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  3. #3
    HUNDLESH Maska e altin55
    Anëtarësuar
    01-02-2003
    Vendndodhja
    Vlore Al
    Postime
    1,324
    [QUOTE]Postuar më parë nga Albo
    [B] , . , ku shkruhej, "Jezusi i Nazarethit, Mbret i Hebrjeve" ne tre gjuhe, herbraish, latinisht dhe greqisht.



    Dhe pse cifutet nuk e njohin Jezusin si profet jo me si zot

    Amund te na sqaroni pak ju lutem
    SUKSESI ME I MADHE QE NJERIU MUND TE ARIJ NE KETE JETE! ESHTE BINDJA NDAJ ALLAHUT TE MADHERUAR

  4. #4
    HUNDLESH Maska e altin55
    Anëtarësuar
    01-02-2003
    Vendndodhja
    Vlore Al
    Postime
    1,324
    [i]Postuar



    . I vetemi perandor qe e theu kete tradite romake, ishte Konstandini te cilit i doli ne enderr shenja e kryqit naten perpara betejes per Romen". [/B]

    A ekziston ndonje histori tjeter pervec kesaj qe shkruajti Albo

    Ps:Albo mos shikon shume filma vizatimor ti
    SUKSESI ME I MADHE QE NJERIU MUND TE ARIJ NE KETE JETE! ESHTE BINDJA NDAJ ALLAHUT TE MADHERUAR

  5. #5
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    Albo, vura re qe e di mire historine e Konstandinit... por nuk ju pergjigje pyetjeve te mija!

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,977
    Postimet në Bllog
    22
    A besoni se lutja ne ikonat eshte e njejte me lutjen ne idhujt (qe benin Greket, Romaket dhe shume popuj te lashte)??
    Greket e lashte se bashku me romaket u luteshin atyre Zoterve qe nuk i shihnin me sy, por i mendonin si te tille. Zoti i te Krishtereve e ka emrin Jezu Krisht, ai lindi nga nje virgjereshe me emrin Maria 2033 vjet me pare, predikoi Fjalen e Perendise per 3 vjet ne Token e Shenjte, vdiq dhe u varros, per tu ringjallur te treten dite, sic predikonin shkrimet e shenjta. Te krishteret, ndryshe nga paganet dhe fete e tjera kane FYTYREN, EMRIN dhe SHEMBULLIN e jetes se Jezu Krishtit i cili shkeli me kembe vdekjen duke hapur keshtu rrugen e shpetimit per gjithe njerezimin. Te krishteret besojne se do ta njohin ATIN vetem nese ecin ne hapat e Jezu Krishtit, prandaj edhe ata adhurojne Jeten (si njeri) dhe Vepren e Tij.

    A besoni se lutja ne nje njeri ("shenjetor") eshte ofendim ndaj Zotit?
    Njeri te shenjte te ben largimi nga mekati. Asnje njeri pervec Jezu Krishtit nuk ka lindur i shenjte, por njerezit e zgjedhur nga Perendia jane bere te shenjte pikerisht fale meshires se Perendise qe u ka falur mekatet. Ofendim ndaj Zotit nuk eshte lutja ndaj sherbetoreve apo Birit te Tij, por hedhja poshte e tyre nga njerez qe nderojne sherbetoret por jo Birin e Perendise.

    Kush nderon korrierin e Perendise ne mesin e njerezve, e ka nderuar Ate dhe kush ndjek hapat e te Birit te Tij te Vetemlindur do te jetoje ne pranine e Atit ne perjetesi.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  7. #7
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,218

    mendimi im

    perSHENDETje
    Zoti nuk eshte burokrat. Burokracia eshte dicka qe e shpiken njerezit. Te gjithe monoteistet besojme se Zoti i shef dhe i degjon te gjitha. Atehere ai i degjon dhe lutjet tona, nuk ka nevoje per ndermjetesim, ne kundershtim me njeriun e ngritur. Njeriu kur do dike t'a punesoje ose t'a ndihmoje ka nevoje per nje ndermjetesues, person te trete, i cili do e garantoi se personi qe do te ndihmoje eshte i mire dhe nuk do e zhgenjeje. Por Zoti nuk ka nevoje per garantime, se Zoti e di me mire se c'ka njeriu ne zemer se kushdo tjeter.
    Miresia eshte dhurate e Zotit te njerezit, i dha te drejten te kene virtytin e mire. Miresia nuk ka fund. Pra, pse dikush ishte person i mire nuk do te thote se i vlen adhurimi. Njerezit e mire, gjene me te madhe qe na lane eshte "shembulli", ne duhet ti imitojme ata por jo t'i adhurojme. Adhurimi i perket vetem Krijuesit, sepse Ai eshte i vetmi pa te meta.
    Zoti njeh gjithcka, njeriu eshte i padishem. Njeriu mund te beje gabime. Njeriu mund te beje gabim kur gjykon dike tjeter. Nje person qe ne zemer te tij nuk kishte asnje gje te bardhe njeriu mund t'a quaje te shkelqyer, sepse njeriu nuk sheh cfare ai fsheh. Pra vet menyra si dike e shpallim te "shenjte" eshte e deshtuar. Kemi shume shembuj qe Kisha ka shpallur njerez te shenjte njerez qe Historia per ta tregon nje gje krejt te kundert. Shume here vendimet e Kishes jane ndikuar nga kombi te cilit e perkiste Kisha. Keshtu pershembull kemi njerez te shenjte, heronje lufterash per clirimin e nje kombi ose mbreter te atij kombi ose asaj bashkesie qe perfaqesonte Kisha. Prandaj ne kemi dukurine qe shume shenjtore qe i njef Kisha Ortodokse mos t'i njohi Kisha Katolike. Nga Kisha Katolike jane bere "shenjetore" njerez qe mernin pjese ne kryqezatat, persona qe e vetmja gje qe bene ishte te derdhnin gjak njerezish. Kurse nga ana tjeter midis emrave te "shenjetoreve" te Kishes Ortodokse shohim emra perandoresh si psh. Konstandini i Madh (i cili kishte vrare te birin e vet) Justiniani i Madh (i cili per te ruajtur postin e mbretit vrau mbi 7000 veta vetem ne "Kryengritjen e Nikeas"). Pra sic e thash ne fillim dhe vet menyra si disa persona u shpallen te "shenjte" ishte e deshtuar.
    Gjithashu adhurimi ndaj ikonave prej te Krishtereve tregon se keta te fundit nencmojne Fjalen e Zotit. Keta besojne se Zoti i ka lene atyre mangesira ne fe, ne kundershtim me Muslimanet te cilet besojne se Zoti i'a ka sqaruar cdo gje mbi fene dhe jeten e tyre. Kete konkluzion e nxjerre nga fakti se te Krishteret ne fene e tyre praktikojne gjera per te cilat nuk u lajmeruan nga Zoti. Dhe adhurimi i ikonave nuk referohet ne librin e tyre te shenjte, Biblen. Krishteret kane pershkruare nje rruge te gjate dhe te eret per te aritur te adhurimi i ikonave, po te marim parsysh se vet Perandoria Kristiane e Lindjes (ose Bizanti) deri ne shekullin e 9 i ndeshkonte personat qe i luteshin ikonave. Kjo dukuri u be me masive me qeverisjen e Dinastise Isavre e cila si cdo dinasti tjeter ndodhej ne mirkuptim me vet Krypeshkopin e Perandorise.
    Fund, une besoje se shkaku qe te gjitha fete monoteiste e ndaluan reptesisht adhurimin e idhujve qe benin disa popuj te lashte nuk ishte thjesht domethenia e idhujve por dhe vet praktika, vepra e adhurimit. Pra eshte gabim te besojme se adhurimi i nje njeriu ose dickaje eshte gje e mire kur ky njeri ose kjo dicka simbolizon nje gje te mire.
    falemiNDERit

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,977
    Postimet në Bllog
    22
    Kryeplak, kur ti ben sherr te madh me babain tend dhe largohesh nga shtepia e tij, kush pret qe te kerkoje falje, ti atij apo ai ty?

    Ne Bibel shkruhet "Lavderoje Zotin!" dhe lavderimi i Zotit merr forma nga me te ndryshmet. Liturgjia eshte nje prej tyre.

    Ati qe besojne te Krishteret ua zbuloi FYTYREN dhe EMRIN e BIRIT te TIJ gjithe njerezimit. Ato ikona qe shikon ti neper kishat e krishtera jane imazhet a Jezu Krishtit, Nenes se Tij Hyjelindese, dhe Dishepujve te Tij, qe nuk jane krijesa te mendjes njerezore, por jane fytyra shenjtoresh qe kane lindur e jetuar ne toke 2000 vjet me pare.

    Tani po te pyes une ty: A e mban ti fotografine e nenes, babes, vellait, motres me vete? Kur i shikon ato fotografi a nuk ndjen mall e mezi pret qe ti takosh?

    Emri i KRISHTERE nuk eshte nje emer biblik, eshte emri qe vete pasuesit e Zotit Krisht i vene vetes, pasi jeta e tyre Krishtit i perket. Kryqi qe ata mbajne ne qafe, eshte simboli qe i dallon ata nga gjithe njerezit e tjere te kesaj bote. Kryqi eshte simboli i faljes se mekateve nga gjaku Jezu Krishti derdhi ne kryq per te gjithe ne. Ne ate kryq Jezu Krisht vdiq per tu ringjallur 3 dite me vone, duke hapur keshtu shtegun per te gjithe njerezit e kesaj bote qe duan te njohin Atin ne Mbreterine e Qiellit.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  9. #9
    sekret
    i/e ftuar
    Ne kuran

    Ata edhe thane i Gjithfuqishmi ka femije
    edhe qielli sa nuk plasi
    dhe toka sa nuk u ca
    dhe malet sa nuk u shemben nga ajo fjale"

  10. #10
    Njohuria te ben te lire Maska e SuNRiSeR
    Anëtarësuar
    29-05-2002
    Vendndodhja
    ...where everything fades...
    Postime
    368
    Albo!

    Ok! Jam dakord me ty pjeserisht duke u nisur nda ideja qe shenjtoret dhe Jezu Krishti kane ekzistuar dhe e bene fytyren e tyre "publike". Sipas ordodokseve ikonat jane nje objekt frymezimi dhe afrimi me zotin.
    Tani vijon pyetja ime, ose me sakte dicka qe nuk e kam te qarte:
    Besoj se e ke pare ate ikonen e Shen Triadhes (trinia e shenjte). Aty paraqitet Krishti (e pranojme kete meqenese shume veta e pane fytyren etij), Shpirti i shenjte ( e pranojme edhe kete meqenese Bibla e paraqet ne formen e nje pellyumbi te bardhe) dhe ne menyre absurde shohim aty edhe nje plak me mjeker te bardhe qe eshte Ati. A ka llogjike kjo ikone dhe si mund te frymezoje kjo besim ne nje figure aq njerezore te Perendise se Gjithepushtetshem?! Kete nuk arrij te kuptoj. "Kush e pa Perendine dhe vazhdoi te jetoje?" Dhe kush e pa perendine ne ate forme qe na e paraqet ajo ikone?!

    Pershendetje, SS.

Faqja 0 prej 22 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Ikonat ne fene Orthodhokse
    Nga Seminarist në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 20-02-2015, 18:30
  2. Ikonat dhe Objektet Kishtare
    Nga dodoni në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-05-2004, 03:39
  3. Ikonat ç'jane dhe ç'perfaqesojne?
    Nga northernbard në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 25-07-2002, 11:42

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •