Arkitektura e qytetit tė Moskės mes viteve
1930-1950 okupon pjesėn qėndrore nė
konstruktimin e epokės socialiste. Ajo pėrban
ilustrimin ma tė mrekulluem e Utopisė
socialiste n'arkitekturė. Kjo periodė sjell
punėt e arkitektave ma tė mėdhej sovjetik
si, B. Icfan, A. Schusev, I. Zholtovsky, I.
Fomin, L. Rudnev, I. Golosov,V. Schuko.
Plani pesėvjeēar i Stalinit nga vitit 1935, i quejtun
Plani Gjeneral i Rikonstruimit tė Moskės ishte
asi qė kapėrcente tanė planet tjera. Simbas atij
plani, Moska duhej qė nė kohė tė shkurtė me u
shndėrrue nė nji kryeqytet shembull tė shtetit tė
parė dhe ma tė madh socialist nė botė. Plani
Gjeneral e parashifte zhvillimin e Moskės me
autostrada, sheshe dhe godina unike, tė cilat duihet
me e dėshmue madhėshtinė e socializmit.
Pėr me i ba tė munduna kėto plane ambicioze tė
qeverisė u shpall nji konkurs i hapun dhe u ftuen
shumė arkitekt tė kohės me konkurue. Edhe pse,
asnji nga kėto projekte nuk u realizue, planet dhe
projektet qė participuesit i kishin propozue kanė
influencue zhvillimin e matejm tė qytetit tė
Moskės.
Njashtu si letėrsia dhe arti, edhe arkitektura kuptohej
si mjet me tė cilin proklamohet metoda e
realizmit socialist si ma progresivja.
Kur analizohen sot kėro projekte shifet se ato
janė ma interesante dhe ma tė gjana se normat
kufizimet ideologjike nėn tė cilat janė krijue.
Krijoni Kontakt