Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 59
  1. #1
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774

    Të kenë kujdes ata që kundërshtojnë urdhërin e Muhamedit alejhi selam.

    Të kenë kujdes ata që kundërshtojnë urdhërin e Muhamedit alejhi selam


    Faleminderimi i takon Allahut, Zotit të botërave, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi Muhamedin alejhi selam, familjen dhe shokët në përgjithësi.

    Faleminderojë Allahu subhanehu we teala që më mundësoi të marr pjesë në këtë takim të bekuar, në këtë natë të bekuar, në këtë xhami e cila është shtëpi prej shtëpive të Allahut që të rikujtojmë mes nesh për atë që kemi nevojë nga çështjet e fesë dhe përmirësimin e gjendjes tonë.

    E kjo është më madhështorja dhe më obligativja që duhet të kujdesen Muslimanët: Rikujtimi, këshillimi, bashkëpunimi në të vërtetë, tubim në përmendje të Allahut në shtëpi të Allahut, me këto gjëra ringjallen zemrat me lejen e Allahut.

    Ndërsa tema për të cilën do të jetë biseda e jonë, siç e keni dëgjuar edhe ju, është fjala e Allahut: ”Le të kenë kujdes ata që kundërshtojnë rrugën-urdhërin e tij (të dërguarit) se ata do t'i zë ndonjë telashe, ose do t'i godasë dënimi i idhët”, (Nur, 63).

    Ky është fundi i ajetit në radhët e ajeteve që flasin për edukatën me Muhamedin alejhi selam, ku thotë Allahu subhanehu we teala:” Besimtarë janë vetëm ata që i besuan Allahut dhe të dërguarit të Tij, dhe kur janë me të (të dërguarin) për ndonjë çështje të përbashkët (të rëndësishme), nuk largohen pa i kërkuar leje atij. S'ka dyshim se ata që kërkojnë leje prej teje, ata i besojnë Allahut dhe të dërguarit të Tij. E kur të kërkojnë leje për ndonjë punë të tyre, lejo kë të duash, e kërkoi falje Allahut për ata, se vërtetë, Allahu falë shumë e është mëshirues, Thirrjen e të dërguarit mos e konsideroni si thirrjen tuaj ndaj njëri-tjetrit. Allahu i di ata që tërhiqen prej jush tinëzisht, prandaj, le të kenë kujdes ata që kundërshtojnë rrugën e tij, urdhërin e (të të dërguarit) se ata do t'i zë ndonjë telashe, ose do t'i godasë dënimi i idhët”, (Nur, 62-63)

    Kështu na ka mësuar Allahu subhanehu we teala si të sillemi me Muhamedin alejhi selam , e kjo është nga çështjet e besimit në Allahun dhe në të Dërguarin e Tij, edukata me Muhamedin alejhi selam,madhështimi i Muhamedit alejhi selam,nderimi i tij mes asaj që e ka bërë Allahu legjitime, ky është nga ajo që përmban besimi në Allahun dhe Muhamedin alejhi selam, Allahu thotë: ”Besimtarë janë vetëm ata që i besuan Allahut dhe të dërguarit të Tij, dhe kur janë me të (të dërguarin) për ndonjë çështje të përbashkët (të rëndësishme), nuk largohen pa i kërkuar leje atij” , (Nur, 62), nëse takohem me Muhamedin alejhi selam për çdo çështje të rëndësishme nga çështjet e thirrjes në Allahun, dhe çështjet e rëndësime të transmetimit nga Muhamedi alejhi selam, e posaqërisht nëse është i dërguari ai i cili ka bërë ftesën në bashkim, nuk i lejohet Besimtarëve të shkojnë-largohen nga ky tubim vetëm pasi të marrin leje nga Muhamedi alejhi selam , në kundërshtim me Munafikët të cilët nuk kanë edukatë me Muhmaedin alejhi selam, dhe kuptimi " pa i kërkuar leje atij” , d.m.th. kërkojnë leje prej tij për t’u larguar nëse përmbanin arsye, “S'ka dyshim se ata që kërkojnë leje prej teje, ata i besojnë Allahut dhe të dërguarit të Tij” , argumenton kjo besimin e tyre, madhështimi i tyre ndaj Muhamedit alejhi selam, edukata me të Dërguarin alejhi selam, dhe kuptimi i ajetit se ai i cili nuk merr leje nga Muhamedi alejhi selam është argument i besimit të dobët apo edhe nuk ka besim fare.

    Vazhdon inshAllah...

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e landi45
    Anëtarësuar
    10-04-2008
    Postime
    1,711
    haahhahahhhahhahhahahhahhahhahhahhahhahhahhahhahah hahhahhahhahhahha,,.,,sa rrota ka mor aman

  3. #3
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    Pastaj Allahu subhanehu we teala e ka urdhëruar Muhammedin alejhi selam t’i lejojë të shkojë kënd do nga ta, pastaj Allahu ngarkoi Muhamedin alejhi selam që t’u jap leje atij që dëshrion nga shokët e tij për atë që e shihte të arsyeshme lejen e tij, dhe Ai Muhamedi alejhi selam për muslimanët ishte mëshirues , nuk ua vështirësonte shokëve të tij dhe nuk dëshironte rëndim për ta, ashtu siç ka thenë edhe Allahu suhbanehu we teala: ”Juve ju erdhi i dërguar nga lloji juaj, atij i vie rëndë për vuajtjet tuaja, sepse është lakmues i rrugës së drejtë për ju, është i ndijshëm dhe i mëshirshëm për besimtarët”, (Teube, 128).

    “E kërkoi falje Allahut për ata”, kërko nga Allahu falje për ta , respekt ndaj tyre për edukatën që kishin me Muhamedin alejhi selam, dhe është e ditur se nëse Muhamedi alejhi selam kërkon falje për ta , kjo realizohet sepse lutja e Muhamedit alejhi selam pranohet, gjithashtu e ka urdhërua Allahu Muhamedin alejhi selam që të kërkoj falje për Besimtarët ku thotë: ” Atëherë, dije se nuk ka Zot tjetër pos Allahut, kërko falje për mëkatin tënd, për të besimtarëve e të besimtareve”, (Muhamed, 19).

    Ndërsa për dyfytyrët e ndaloi Allahu që të kërkoj falje për ta , thotë Allahu: ” Kërko falje për ta ose mos kërko (është njejtë), e edhe nëse kërkon falje shtatëdhjetë herë, Allahu nuk do t'ua falë” ,( Teube, 80).

    Allahu thotë: ” Dhe asnjërit prej tyre kur të vdesin, mos ia fal namazin (e xhenazës) kurrë, e as mos qëndro pranë varrit të tij (për lutje e vizitë)”, (Tewbe, 84).

    D.m.th. : mos bëj lutje për të, mos kërko falje për të; Se Muhamedi alejhi selam nga tradita e tij kishte se kur u varroste i vdekuri, qëndronte pranë varrit të tij pasi që e varrosnin dhe kërkonte falje për të dhe i urdhëronte shokët e tij që të kërkojnë falje për të, ku thoshte:” Këkroni falje për vëllain tuaj dhe kërkoni për të vendosmëri, se ai tani mirret në pyetje” , kjo ishte sjellja e Muhamedit alejhi selam me Besimtarët, pasi e kishte urdhëruar Allahu për një gjë të tillë.

    Pastaj Allahu subhanehu we teala drejtoi fjalimin për besimtarët duke thënë:” Thirrjen e të dërguarit mos e konsideroni si thirrjen tuaj ndaj njëri-tjetrit”,(Nur, 63).

    Kjo është si dhe fjala e Allahut: ” O ju që keni besuar, mos ngritni zërin tuaj mbi zërin e Pejgamberit dhe mos iu ngërmoni atij si i ngërmoheni njëri-tjetrit, e të zhduken veprat tuaja duke mos ditur ju, Ata që ulin zërat e tyre pranë të dërguarit të Allahut., Allahu zemrat e tyre i ka përshtatur për devotshmëri, ata kanë falje mëkatesh dhe shpërblim të madh”, (Huxhurat, 2-3).

    Pastaj përmendi gabimin e atyre që nuk u sollën me edukatë ndaj Muhamedit alejhi selam duke thënë: ” Ata që thërrasin përtej mureve, shumica e tyre janë që nuk kuptojnë-logjikojnë”, (Huxhurat, 4).

    Këta nuk janë Munafika-Dyfytyrë, por janë fshatarë, që janë mësuar me rrethin e fshatrave dhe vrazhdësisë, dhe e ngriten zërin duke kërkuar Muhamedin alejhi selam, Allahu thotë: ”E sikur ata të bënin durim derisa të kishe dalë ti vetë, do të ishte më edukative për ta”, (Huxhurat, 5).

    Vazhdon inshAll-llah....

  4. #4
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    Pastaj Allahu qetësoi gjoksat e tyre me falje duke thënë : ”Po Allahu është mëkatfalës, mëshirues” , (Huxhurat,5), i qetësoi me falje për vepren e tyre sepse ata nuk ishin nga Dyfytyrët mirëpo e bënë këtë nga injoranca, dhe Allahu subhanehu we teala i falë Besimtarët çfarë bëjnë nga gabimet, por iu jep vërejtëje që të largohen për atë vepër në të ardhmën ku thotë: ”Thirrjen e të dërguarit mos e konsideroni si thirrjen tuaj ndaj njëri-tjetrit” , (Nur, 63), I dërguari alejhi selam ka vend dhe rrespekt tek Allahu subhanehu we teala thirret me edukatë dhe ulje të zërit, duke u sjellë me të me edukatë më të lartë, e kjo është nga shenjat e Besimit, e kjo në përgjithësi me Muhamedin alejhi selam gjatë jetës së tij dhe pas vdekjes së tij, gjithashtu edhe ata të cilët i bëjnë vizitë dhe çojnë salavate tek varri i Muhamedit alejhi selam janë të obliguar të kenë edukatë dhe të ulin zërin në ato momente ashtu siç kanë qartësuar shumë nga dijetarët në këtë çështje.

    Dhe mos të ketë edukatë të ultë tek varri i Muhamedit alejhi selam me ngritje të zërit apo zhurmë, dhe ma tronditse se kjo mospasja edukatë me Allahun subhanehu we teala në këtë vend, duke kërkuar nga Muhamedi alejhi selam që tu plotëson nevojat, apo largimin e ndonjë fatkeqësie, apo kërkim ndihme prej tij, sepse kjo është shirk në Allahun subhanehu we teala, dhe edukatë e ultë me Muhamedin alejhi selam.

    Gjithashtu kjo përfshin edhe edukatën me Sunnetin e Muhamedit alejhi selam, nëse ndëgjon hadithe të Muhamedit alejhi selam, ndëgjo me përpikmëri dhe bëhu i edukueshëm ndaj tij sikur që Muhamedi alejhi po të flet, për arsye se të është transmetuar nga Muhamedi alejhi selam, andaj obligohemi të rrespektojmë Sunnetin e Muhamedit alejhi selam, se edukata-rrespektimi ndaj tij është edukatë dhe rrespektim ndaj Muhamedit alejhi selam, andaj të kemi edukatë me Sunnetin e Muhamedit alejhi selam ashtu siç kemi edukatë me Kuranin se që të dyja jan shpallje nga Allahu subhanehu we teala, siç thotë Allahu: “Dhe ai nuk flet nga dëshira e tij, Ai nuk është tjetër pos shpalljes që i shpallet”, (Nexhëm, 3-4).

    Obligohemi të kemi edukatë me hadithet e Muhamedit alejhi selam , imam Ibën Kajjimi ka këshilluar nxënësin e dijes se nëse prezenton në mësime që në to ka transmetime të haditheve nga i Dërguari i Allahut alejhi selam, obligohet të ketë edukatë sikur Muhamedi alejhi selam të ishte prezent, se rrespekti i haditheve të Muhamedit alejhi selam është rrespekt i Muhamedit alejhi selam, rrespektimi i Muhamedit alejhi selam dhe edukata ndaj tij është edhe rrespektimi i Allahu azze we xhel , thotë Allahu: ”Ne të dërguam ty (Muhammed) dëshmitar, përgëzues dhe qortues, Që ju (njerëz) t'i besoni Allahut dhë të dërguarit të Tij dhe atë ta përkrahni e ta respektoni, e (Allahun) ta madhëroni për çdo mëngjes e mbrëmje”, (Fet’h, 8-9).

    Vazhdon inshAll-llah...

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Perendia nuk ka nevoje per kercenime per t'i terhequr njerez tek vetia.
    Ai i terheq me dashurine e vet, madje ai vet eshte DASHURIA.

    Nuk jane te besueshme ata qe shpallin kercenime ne emer te Hallahut.

    torrkerry

  6. #6
    Kerrar
    Anëtarësuar
    15-02-2009
    Postime
    120
    O Resulallah (S.A.V.S).. Ti gjate kohes qe jetove bile na ke derdhur lot per muslimanet e sotit. Ke ditur prej asaj kohe qe muslimanet do te bien propogandave te ndryshme, do te vdesin, do te torturohen, do te nencmohen...

    Po sa njeri i madh je ti. Falenderimet i takojne Allahut e te gjithe neve qe na beri si pasues te Ummetit te Muhammedit(S.A.V.S) dhe mesimeve te tij.

  7. #7
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    Në të ka , diçfarë për Allahun dhe diçfarë për Muhamedin alejhi selam, “t'i besoni Allahut”, kjo për Allahun subhanehu we teala, “ta përkraheni”, dmth Muhamedin alejhi selam, dhe përkrahja, d.m.th rrespektimi, edukata ndaj tij, pastaj prap i njejti kuptim ta rrespektoni që nënkupton përforcim të fjalës, “ta madhëroni”, kjo është për Allahun, meditoni si i ka bashkuar edukaten ndaj Muhamedit alejhi selam me edukaten e Allahut Azze we xhel, e cila argumenton vendin dhe pozitën e lartë të Muhamedit alejhi selam tek Allahu subhanehu we teala dhe e gjithë kjo në format që ka bërë legjitime Allahu e jo me teprim dhe neglizhencë(zvarritje) siç bënë ata të cilët e teprojnë ndaj të drejtave të Muhamedit alejhi selam duke dalë nga ligji të cilin e bëri legjitim Allahu, dhe Muhamedi alejhi selam i cili ka këshilluar duke thënë:” Mos e teproni duke më lavdëruar ashtu siç e kanë lavdruar Krishterët birin e Mejremës, por unë jam rob, thuani robi i Allahut dhe i Dërguari i Tij”.

    Gjithashtu edhe këndi i neglizhencës-zvarritjes ndaj meritave të Muhamedit alejhi selam duke mos e rrespektuar Sunnetin e Tij, duke mos pas ndjenja ndaj përkrahjes së Muhamedit alejhi selam , ne jemi të ndaluar nga teprimi dhe nga neglizhenca, jemi të urdhëruar për drejtësi dhe mesatari ndaj meritave dhe të drejtave të Muhamedit alejhi selam.

    Pastaj thotë Allahu: ”Allahu i di ata që tërhiqen prej jush tinëzisht”, ishte nga tradita e dyfytyrëve të cilët prezentonin tubimet e Muhamedit alejhi selam apo prezentonin në tubime që thirrte Muhamedi alejhi selam, por ata largoheshin duke mos marrë leje dhe tinëzisht nga tubimet; ngase ata nuk e donin Muhamedin alejhi selam, dhe nuk ia vënin veshin fjalëve të Muhamedit alejhi selam, andaj ata tinëzisht tërhiqeshin nga tubimi, d.m.th ata zvarriteshin në tërheqje në mënyrë që mos t’ i hetonte Muhamedi alejhi selam, kjo në rangun e tradhëtisë, duke bërë hile largoheshin dhe nuk posedonin arsye apo nevojë për largim, por tërhiqeshin nga urrejtja ndaj Muhamedit alejhi selam, mirëpo Allahut nuk i fshefet asgjë, i mposhti ata dhe nxorri në shesh punën dhe ndyrësirat e tyre ku thotë: ” Allahu i di ata që tërhiqen prej jush tinëzisht”, pastaj tha Allahu i lartësuar : ” Të kenë kujdes ata që kundërshtuan urdhërin e tij”, urdhërin e të Dërguarit, “se do t'i zë ndonjë telashe, ose do t'i godasë dënimi i idhët”, kjo është vërejtja nga Allahu për robërit e tij besimtarët që kundërshtojnë urdhërin e të Dërguarit alejhi selam, “ Të kenë kujdes”, folja është në urdhërore, “se do t’i zë ndonjë telashe”, dënim nga Allahu subhanehu we teala për atë që kundërshton urdhërin e Muhammedit alejhi selam dhe telasheja, fitneja siç ka thenë Imam Ahmedi Allahu e mëshiroftë: ” A e din se çfarë është Fitneja? Fitneja është shirkë, e ndoshta nëse refuzon disa nga fjalët e tij,d.m.th fjalët e Muhamedit alejhi selam të ngulitet në zemrën e tij lajthitje-shmangie e shkatërrohet”, dhe thotë prapë Imam Ahmedi Allahu e mëshiroftë: ” është çudi me njerëzit e ditën isnadin dhe saktësinë e tij, dhe marin mendimin e Sufjanit”, d.m.th Sufjan e Thevrit, Imam i nderuar, Fakih, dijetar i njohur në islam, d.m.th marin mendimin dhe fetvatë e tij, duke lënë praktimin e hadithit pasiqë e njohën zinxhirin dhe saktësinë e tij.

    Nëse është marrja e mendimit dhe fetvave të Sufjan Ethevrit dhe lënja e hadithit ajo që të shpie në këtë kërcënim, e çfarë mbet për atë i cili pason epshet, e çfarë për atë i cili merr ligjet e kufrit dhe u jep përparësi ndaj ligjit të Allahut?!!

    Disa njerëz thonë pasi që filani ka thënë kështu na mjafton neve ajo si ka thenë Fulani. Nëse fetvaja apo vendimi i tij ia plotëson epshet e tyre, ata fjalët e dijetarëve i marrin ato që ju përshtaten dëshirave të tyre, duke mos pyetur për argument, cili është argumenti i fulanit e i fulanit, por marrin lehtësimet, në këtë ka kërcënim pa kurrëfarë dyshimi , “ose do t'i godasë”, telashe në zemrat , që ti largoj Allahu zemrat e tyre dhe ti lajthisë me humbje, për arsye se kundërshtuan hadithin e Muhamedit alejhi selam, kundërshtuan urdhërin e Muhamedit alejhi selam, duke pasuar dëshirat dhe epshet e tyre, siç ka thënë edhe Allahu:”Thuaj: "Ecni nëpër tokë e mandej shikoni se si qe përfundimi i gënjeshtarëve”, (An’am, 11).


    Vazhdon inshAll-llah...

  8. #8
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    Kujt i kumtohet e vërteta nga Allahu dhe i Dërguari i Tij, pastaj zbrapset nga ajo , duke pasuar epshet apo dëshirën e tij, apo duke bërë të kënaqur dikë nga njerëzit ai do të bie në lajthitje, siç e ka përshkruar edhe Allahu subhanehu we teala: ”E kur zbret ndonjë kaptinë (që turpësinë e tyre) ata shikojnë njëri-tjetrin (e thonë mes vete): a ju pa ndokush ju, e pastaj largohen. Allahu prapësoi zemrat e tyre ngase ishin popull që nuk kuptonte”, (Tewbe, 127).

    Kur u larguan nga fjala e Allahut dhe fjala e Muhamedit alejhi selam, Allahu largoj zemrat e tyre nga e vërteta si shpagim për ta, duke mos pranuar të vërtetën pas kësaj, se Allahu subhanehu we teala lajthiti zemrat e tyre duke ua vulosur ,shkaku që ata refuzuan të vërtetën që u erdhi herën e parë, pasi që iu kumtua atyre, refuzuan.

    Ky është rreziku i madh, sa e sa ndëgjojmë hadithe të vërteta nga Muhamedit alejhi selam, mirëpo sa i marim ato, dhe sa veprojmë me to, obligohemi ta llogarisim veten tonë, të frikësohemi nga lajthitja, dhe të i këshillojmë të tjerët të kenë kujdes ashtu siç na ka këshilluar Allahu të kemi kujdes duke thënë: ”Le të kenë kujdes ata që kundërshtojnë rrugën e tij, urdhërin e (të të dërguarit) se ata do t'i zë ndonjë telashe, ose do t'i godasë dënimi i idhët”, (Nur, 63), sprova, është sprovë e zemrës me lajthitje, dhe largim nga e vërteta, ashtu siç ka thënë edhe Allahu subhanehu we teala:” E kur ata u shmangën (nga e vërteta), Allahu i largoi zemrat e tyre, pse Allahu nuk e vë në rrugë të drejtë popullin e prishur”, (Saff, 5).

    “Kur u shmangen”, d.m.th refuzuan të vërtetën, Allahu ua largoi zemrat atyre, d.m.th Allahu i largoi ata nga pranimi i të vërtetës, e që nuk kanë mundësi të pranojnë të vërtetë pas kësaj.

    Ky është rreziku i madh, për atë që i është kumtuar Sunneti i Muhamedit alejhi selam, pastaj e lë atë, duke mos dashur, apo mos kujdesje ndaj tij, që ta godas Allahu me lajthitje, prishje të zemrës, dhe shkatërrim të natyrshmërisë.

    Kjo është çështje e rrezikshme, obligohemi të jemi syçelë dhe të përpiktë, d.m.th çdo Musliman të cilit i arrin Hadithi i Muhamedit alejhi selam, ta pranojë atë me mirëpritje të mirë, dhe të veproj me të sipas mundësisë, duke mos ia kthyer shpinen apo të shmangurit nga ai , apo ta cilësoj diçfarë shumë të thjeshtë e mos të i kushtoj shumë vëmendje, se këtu vie rreziku më i madh, thotë Allahu subhanehu we teala:”O ju që besuat, respektoni Allahun dhe të dërguarin e Tij, e mos e leni atë që ju po e dëgjoni, Dhe mos u bëni si ata që thanë: "Dëgjuam", por nuk dëgjojnë Krijesat (gjallesat) më të dëmshme te Allahu janë ata të shurdhëtit, memecët, të cilët nuk logjikojnë Sikur të dinte Allahu për ndonjë të mirë prej tyre, do t'i bënte të dëgjojnë, po edhe sikur t'i bënte të dëgjojnë, ata do të zbrapseshin dhe do të refuzonin. O ju që besuat, përgjigjuni Allahut dhe të dërguarit të tij kur ju ftojnë për atë që ju jep jetë, (për fenë e drejtë), dhe ta dini se Allahu ndërhyn ndërmjet njeriut dhe zemrës së tij, dhe se ju do të tuboheni te Ai. Ruajuni nga e keqja (nga dënimi) që nuk godet vetëm ata që bënë mizori prej jush, (por edhe të mirët), dhe ta dini se Allahu është ndëshkues i rreptë”, (Enfal, 20-25).

    Kështu ka urdhëruar Allahu robët e vet Besimtar me rrespekt ndaj Allahut, dhe rrespekt ndaj të Dërguarit të tij, duke iu përgjegjë Allahut, dhe të Dërguarit të tij,duke ndaluar që të kundërshtojnë praktikimin e urdhërave të Allahut dhe urdhërat e Muhamedit alejhi selam, duke u dhënë vërejtje prej një dënimi, se Allahu ndërhyn mes tyre dhe zemrave të tyre nëse kundërshtojnë dhe nuk e praktikojnë, pra Allahu ndërhynë mes tyre dhe zemrave të tyre duke mos pasur dobi të mëtutjeshme, se zemra gurëzohet, bëhet e fortë, prishet dhe nuk pranon të vërtetën e gjithë kjo si denim nga Allahu subhanehu we teala, sepse zemra është vendi i përmirësimit apo prishjes në trupin e njeriut, siç thotë Muhamedi alejhi selam :”Në trupin e njeriut është një cope mishi, nëse ajo është e mire i tërë trupi është i mire e nëse ajo është e keqe i tërë trupi është i keq, e ajo është Zemra”, Zemra përmirësohet duke pranuar urdhërat e Allahut, dhe urdhërat e Muhamedit alejhi selam për këtë edhe ringjallet, edukohet, ndriçon dhe bëhet zemër e mirë, zemra nuk rregullohet vetëm se duke u mbushur me fjalë të Allahut dhe të të Dërguarit të Tij, e nëse ndërpritet ky burim, prishet sikur toka e cila kur i ndërpritet shiu vdes, e nëse bie shiu ajo ngjallet me lejen e Allahut.


    Vazhdon inshAll-llah...

  9. #9
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    Muhamedi alejhi selam e ka përshkruar njeriun si toka që Allahu e ringjallë, duke thënë: ”Shembulli i asaj me të cilën më ka dërguar Allahu prej udhëzimit dhe dijes është si shembulli i shiut të begatë i cili bie në tokë, një pjesë e së cilës është e mirë, e pranon ujin dhe në të mbin kullota dhe bar i shumtë. Në të ka edhe pellgje të cilat e mbajnë ujin dhe ajo u bën dobi njerëzve të cilët pinë nga ajo, u japin të pinë kafshëve dhe vadisin të mbjellat. Ndërsa një pjesë tjetër toke është shterpë, as nuk e mban ujin dhe as nuk mbin bar në të. Kështu është edhe shembulli i atij që e ka kuptuar dhe ka dije në Fenë e Allahut dhe të cilit i ka bërë dobi ajo me të cilën më ka dërguar Allahu mua, ai mësoi dhe ua mësoi të tjerëve, dhe shembulli i atij i cili nuk ka ngritur kokë me këtë dhe nuk e ka pranuar udhëzimin e Allahut me të cilin unë jam dërguar.”

    Lloji i parë: Shembull i atyre të cilët mbrojnë fenë, mësojnë Hadithet, kujdesen për zinxhirët e transmetimeve, i qartësojnë të vërtetën nga e dobëta e tyre, këta janë njerëzit të cilët u kapen për islam që ti mësojnë njerëzit, mësuan dhe studiuan paragrafet e tij.

    Lloji i dytë: Këta janë studiuesit e dispozitave, dijetarët e hadithit, që transmetuan hadithe, duke u zhytur në kuptimin e tyre, sqarimin, duke ua bërë burime të gatshme për njerëzit, ky grup i kërkuasve të diturisë është më i mirë se i pari.

    Lloji i tretë: Nga njerëzit, siç është toka e cila nuk pranon ujin dhe as nuk mbinë fryte mbi të siq thotë Muhammedi alejhi selam,”Ndërsa një pjesë tjetër toke është e shterpë, as nuk e mban ujin dhe as nuk mbinë bar në të”, shembulli i atij i cili nuk pranon udhëzimin e Allahut me të cilin ka ardhur i Dërguari alejhi selam dhe nuk ngrit kokën.

    Ky është shembulli i Dyfytyrëve dhe mohuesve dhe çdo njëri i cili nuk ngre kokën ndaj fjalës së Allahut dhe fjalës së Muhamedit alejhi selam, këta janë ata të cilët kundërshtuan urdhërin e Muhamedit alejhi selam duke mos ia vënë mendjen fare:”Le të kenë kujdes ata që kundërshtojnë rrugën urdhërin e tij (të dërguarit) se ata do t'i zë ndonjë telashe, ose do t'i godasë dënimi i idhët”, (Nur, 63), në këtë botë dhe në botën e amshueshme,, në këtë botë dërgon Allahun ushtri të vet duke i mbytur ata ose nënçmuar, dhe në botën e Amshueshme, i dënon Allahu subhanehu we teala me Zjarr, ata i pret dënimi i merituar, i tashëm apo i ardhëshëm, rrjedhë e së cilës është kundërshtimi i urdhërit të Muhamedit alejhi selam, e në këtë ka kërcënim të tmerrëshëm për çdo njërin i cili kundërshon urdhërat e Muhamedit alejhi selam dhe nuk kujdeset për ta dhe nuk ua vë mendjen.

    Thotë Allahu në tjetër ajet: ”Çfarë t'ju jep Pejgamberi, atë merrne e çfarë t'ju ndalojë, përmbaju dhe kinie frikë Allahun”, (Hashër, 7).

    Çfarë t’ju jep i dërguari përfshin çdo gjë që urdhëron Muhamedi alejhi selam umetin e tij nga urdhërat, udhëzimet,kjo është e përgjithëshme për çdo gjë që ka dhënë Muhamedi alejhi selam për Umetin e tij që ta pranojmë, dhe ta marrin me vullnet dhe dëshirë, se në të ka të mira që rregullon zemrat, trupat-fizionominë, dhe veprat, “e çfarë t'ju ndalojë, përmbanju dhe kinie frikë Allahun” , çfarë të urdhëroj Muhamedi alejhi selam për largim largohuni, se nuk ndalon në diçfarë vetëm se është e dëmshme dhe posedon të këqija, dhe nuk ka ndaluar Muhamedi alejhi selam në diçfarë që ka të mira në të për njerëzit, edhe nëse mendohet se në të ka të mira, mirëpo të këqijat janë pa dyshim më të dyfishuara, atë që e ndalon Muhamedi alejhi selam ose është krejtësisht e dëmshme ose, ma sakësishtë është e keqe.

    “Allahu është ndëshkues i rreptë”, (Enfal, 25), ky është kërcënim i Allahut për atë i cili nuk merr mostër tjetërkënd në kapje për atë që ka urdhërur Muhamedi alejhi selam dhe largim nga ajo që ka ndalue prej saj.

    Muhamedi alejhi selam thotë: ”Çfarë t’ju ndaloj nga diçfarë largohuni prej saj, e çfarë t’ju urdhëroj praktikoni atë sa të keni mundësi”, të praktikojmë sa të kemi mundësi, mirëpo atë që nuk kemi mundësi, Allahu subhanehu we teala thotë:“Allahu nuk ngarkon askë përtej mundësive të veta”, (Bekare, 286).

    Nëse le diçfarë nga ajo që ka urdhëruar Muhamedi alejhi selam ngase nuk ke mundësi nuk denohesh për këtë:“Allahu nuk ngarkon askë përtej mundësive të veta”,mirëpo nëse e le dhe ti ke mundësi, por e le nga mosdashja e tij, apo pasim i epsheve tua,duke i dhënë përparësi epsheve tua para rrespektimit të Muhamedit alejhi selam apo i jep përparësi dëshirave të njerzëve para rrespektimit të Muhamedit alejhi selam këtu vjen ndëshkimi:”Le të kenë kujdes ata që kundërshtojnë rrugën-urdhërin e tij (të dërguarit) se ata do t'i zë ndonjë telashe, ose do t'i godasë dënimi i idhët”, (Nur, 63).

    Allahu subhanehu we teala, ka urdhëruar për pasim të Muhamedit alejhi selam në shumë vende në Librin e Tij:

    Disa herë ka urdhëruar rrespektimin e Muhamedit alejhi selam krahas rrespektimit të Allahut subhanehu we teala, siç është fjala e Allahut:”O ju që besuat, bindjuni Allahut, respektoni të Dërguarin dhe përgjegjësit nga ju”,(Nisa, 59).

    “Bindjuni Allahut dhe bindjuni të dërguarit e kini kujdes (mos kundërshtoni). E nëse refuzoni, atëherë pra, dine se obligim i të dërguarit Tonë është vetëm komunikimi i qartë”, (Maide, 92).

    “E kush do që i bindet Allahut dhe të dërguarit, të tillët do të jenë së bashku me ata që Allahu i shpërbleu: (me) pejgamberët, besnikët e dalluar,dëshmorët dhe me të mirët. Sa shokë të mirë janë ata!”, (Nisa, 69).

    Disa herë ndalon mëkatin ndaj Allahut, dhe mëkatin ndaj Muhamedit alejhi selam siç është fjala e Allahut:”Kush e kundërshton, bënë mekat Allahu dhe të dërguarin e Tij, dhe i shkel dispozitat e Tij, atë e shtie në zjarr të përjetëshëm. E për të është një dënim i rëndë”, (Nisa, 14).

    Thotë Allahu subhanehu we teala:”Kush e kundërshton-bënë mekat Allahun dhe të dërguarin e tij, i tij është zjarri i Xhehennemit, aty do të jenë përgjithmonë, pambarim”, (Xhinn, 23).

    “Atë ditë ata që nuk besuan dhe kundërshtuan të dërguarin, do të dëshironin (të varroseshin) të rrafshohej mbi ta toka ngase nuk mund t'i fshehin Allahut asgjë”, (Nisa, 42).

    Disa herë përmend rrespektimin e Muhamedit alejhi selam të ndarë, siç kemi fjalen e Allahut:”Kush i bindet Pejgamberit, ai i është bindur Allahut”, (Nisa, 80).

    “Ne nuk dërguam asnjë të dërguar vetëm që me urdhërin e Allahut t'i bëhet respekt (nga njerëzit) atij”, (Nisa, 64).

    “ Dhe respektoni të dërguarin në mënyrë që të mëshiroheni”, (Nur, 56).

    “Thuaj: "Respektone Allahun, respektone të dërguarin!" Nëse ata refuzojnë, atëherë atij i takon përgjegjësia me çfarë është i ngarkuar ndërsa juve përgjegjësia me çfarë jeni të ngarkuar, nëse i bindeni atij, atëherë keni gjetur të vërtetën-udhëzimin”, (Nur, 54).

    Ka bërë rrespektimin e Muhamedit alejhi selam shkaktarë të udhëzimit, gjithashtu ka bërë edhe rrespektimin e Muhamedit alejhi selam shkaktarë të mëshirës.

    Pastaj na lejmëroi se kush nuk rrespekton Muhamedin alejhi selam ai pason-rrespekton epshet e veta thotë Allahu:”E nëse ata nuk të përgjigjen ty, atëherë dije se ata ndjekin vetëm dëshirat e veta, e kush është më i humbur se ai që duke pasur fakt prej Allahut, ndjek epshin e vet? S'ka dyshim se Allahu nuk udhëzon popullin zullumqar”, (Kasas, 50).

    Pra rrespektimi i Muhamedit alejhi selam është obligim për çdo besimtar dhe çdo musliman, gjithashtu edhe për çdo besimtare dhe muslimane sipas mundësis, dhe largim nga e gjithë ajo që ka ndalue Muhamedi alejhi selam.

    Vazhdon inshAll-llah...

  10. #10
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    Kundërshtimi i Muhamedit alejhi selam është lajthitje,shtrembërim, fatkeqësi, e mund të ndodh dënimi i shpejtë; ishte një njeri që mbante unazë të arit dhe kur e vërejti Muhamedi alejhi selam ia nxori unazën dhe i tha:” Mer dikush nga ju gacë nga zjarri dhe e vë në dorë”, e hodhi unazën në tokë, kur u ngrit Muhamedi alejhi selam, i thanë të pranishmit njeriut, mere dhe përfito nga ajo, tha Jo Vallahi nuk mar diçfarë që hodhi Muhamedi alejhi selam, kjo pra është Besim.

    Ndërsa njeriu tjetër të cilin e vrejti Muhamedi alejhi selam duke ngrënë me dorën e majtë i tha atij,” Ha me dorë të djathë”, tha nuk mundem,e që nuk e shtyu tjetër pos mendjemadhësisë, Muhamedi alejhi selam i tha,”Mos mundesh”, bëri lutje që mos të ketë mundësi, dhe nuk ka pas mundësi ta ngris dorën më pastaj, për atë se Allahu subhanehu we teala ia paralizoi dhe nuk iu dha mundësia ta ngrisë më, kjo ishte ndëshkim nga Allahu për të.

    Pra ai të cilit i ka arrit Sunneti i Muhamedit alejhi selam obligohet, të ketë edukatë me të, t’ia jep vendin dhe pozitën e merituar, të veproj me të, se urrjetja e asaj që ka ardhë Muhamedi alejhi selam me të është mohim dhe dalje nga feja, siç thotë Allahu në Kuran: ”Këtë për shkak se ata e urrejtën atë që e zbriti Allahu, prandaj atyre ua zhduk veprat”, (Muhamed, 9).

    Nëse le diçfarë çfarë është vërtetuar nga Muhamedi alejhi selam duke urrejtur atë kjo është dajle nga Islami :”Këtë për shkak se ata e urrejtën atë që e zbriti Allahu, prandaj atyre ua zhduk veprat”, (Muhamed, 9).

    Mirëpo nëse është lënja e tij jo nga urrejtja por nga përtacia apo nga pasimi i epsheve, kjo është më e butë se e para,mirëpo është në rrezik të madh, që të goditet me lajthitje dhe shmangie në zemrën e tij, Allahu na ruajt nga kjo.

    Rezultat i kësaj ngase Allahu subhanehu we teala ka urdhëruar në rrespektimin e të Dërguarit të Tij, duke na obliguar me një obligim që nuk kemi zgjedhje tjetër në të:”Kur Allahu ka vendosur për një çështje, ose i dërguari i Tij, nuk i takon (nuk i lejohet) asnjë besimtari dhe asnjë besimtareje që në atë çështje të tyre personale të bëjnë ndonjë zgjidhje tjetërfare. E kush e kundërshton Allahun dhe të dërguarin e Tij, ai është larguar shumë larg së vërtetës”, (Ahzab, 36).

    Pra ai i cili dëshiron shpëtim, rregulli, përmirësim, në dunja dhe në ahiret duhet pa tjetër ta pasoj këtë të Dërguar ta rrespektoj në urdhërat e tij, të largohet nga ndalesat e tij,mos ta adhuroj Allahun vetëm me atë që e ka legjitimuar, të besojë atë që ka lajmëruar Muhamedi alejhi selam, dhe kjo është edhe kuptimi i fjalës Muhamedi i dërguar i Allahut.

    Siç kemi kuptimin e dëshmisë se nuk ka të adhuruar tjetër me merit pos Allahut, të vetëm e pa shoqë, të veçohet në adhurime, duke u larguar nga adhurimet tjera pos tij, thotë Allahu subhanehu we teala: ”Ne dërguam në çdo popull të dërguar që t'u thonë: "Adhuroni vetëm Allahun, e largonu djajve (adhurimit të tyre)!",( Nahl, 36).

    “Ne nuk dërguam asnjë të dërguar para teje e të mos i kemi shpallur atij se: nuk ka zot tjetër përveç Meje, pra më adhuroni!",(Enbija, 25).

    Ky është kuptimi i dëshmisë “Nuk ka të adhuruar tjetër me merit pos Allahut”.

    Ndërsa kuptimi i dëshmisë, “Se Muhamedi është i Dërguar i Allahut”, kjo është rrespektimi në atë që urdhëron, besim në çfarë lajmëron,largim nga ajo që ndalon, duke mos adhuruar Allahun pos me atë që është bërë.

    Mësoni fjalët e sipër permendura, ua sqarojnë juve kuptimin e fjalës “Nuk ka Zot i cili meriton të adhurohet pos Allahut, dhe se Muhamedi është rob dhe i Dërguar i tij”, nuk është qëllimi vetëm mësimi i tyre, por mësimi dhe praktikimi.

    Rrespektimi ndaj Muhamedit alejhi selam është rrespektim ndaj Allahut, se rrespektimi i të Dërguarit është rrespekt ndaj atij që e ka dërguar e Ai është Allahu, për arsye se i Dërguari predikon atë që e ka ngarkuar Allahu me të siç thotë edhe Allahu:”Dhe ai nuk flet nga dëshira e tuj. Ai (Kurani) nuk është tjetër pos shpalljes që i shpallet”,(Nexhm, 3-4).

    “Kur thirrën besimtarët për gjykim ndërmjet tyre te Allahu dhe te i dërguari i Tij, e vetmja fjalë e tyre është të thonë: "Dëgjuam dhe respektuam!" Të tillët janë ata të shpëtuarit. Kush respekton Allahun dhe të dërguarin e Tij, ia ka frikën Allahut dhe i përmbahet udhëzimit të Tij, të tillët janë të fituarit”, (Nur, 51-52).

    Ka treguar Allahu për dyfytyrët të cilët betohen, që sikur të i urdhërojë Muhamedi alejhi selam do ta rrespektonin, gjë e cila nuk ka nevojë për betim, por detyra e jote është që kur të vjen urdhëri i Muhamedit alejhi selam, ta praktikosh atë, pa u betuar fare, se ndoshta nuk ke mundësi ta realizosh këtë premtim. Allahu ka treguar për veprën e Dyftyrëve në Kuran ku thotë:”Ata (hipokritët) betohen me një betim të fortë në Allahun se sikur t'i urdhërosh ti, ata gjithsesi do të dilnin (për në luftë). Thuaj: "Mos u betoni!" Bindja është e ditur, (ju vetëm me gojë thoni e jo me zemër). S'ka dyshim, Allahu hollësisht di çfarë veproni, Thuaj: "Respektojeni Allahun, respektojeni të dërguarin!" Nëse ata refuzojnë, atëherë atij i takon përgjegjësia me çfarë është i ngarkuar ndërsa juve përgjegjësia me çfarë jeni të ngarkuar, nëse i bindeni atij, atëherë keni gjetur të vërtetën. I dërguari ka obligim vetëm komunikimin e qartë”,(Nur, 53-54).

    Besimtari nuk ka nevojë të betohet për rrespekt ndaj Allahut dhe të Dërguarit të tij, se besimi i pastër e ngrit atë në rrespekt edhe pa u betuar fare, apo ndoshta nuk ka mundësi në rrespektim dhe është i arsyeshëm, mirëpo nëse është betuar dhe ka dhënë premtimin Allahut ai në mos realizmin e tij duhet të shpaguaj për të, siç ka thënë Allahu në Kuran: ”E prej tyre (hipokritëve) pati sish që i patën dhënë besën Allahut që: "Nëse na jep (Allahu) nga mirësia e Tij, ne do të ndajmë lëmoshë dhe do të bëhemi prej punëmirëve, Kur ju dha (Allahu) nga të mirat e Veta, ata bënë koprraci me atë (që u dha), e thyen besën dhe u zbrapsën nga respekti ndaj Allahut”, ( Tewbe, 75-76).

    Për këtë edhe të Dërguarit e Allahut, nuk ishin nga ata që u betuan në rrespekt ndaj Allahut, mirëpo e rrespektonin Allahun azze we xhel dhe u mbështetëshin në dëshirën e tij, siç ka thënë Ismaili alejhi selam: ”O babai im, punoje atë që urdhërohesh, e ti do të më gjesh mua, nëse do Allahu, prej të durueshmëve!”, (Saffat, 102).

    D.m.th nuk ka thënë vallahi do të më gjesh prej durimtarëve; se kjo është lavdatë për vetën e vetë, sepse ka mundësi të mos jetë nga durimtarët:”E në dashtë Allahu, ti do të gjejsh nga durimtarët”, (Kasas, 27).

    Gjithashtu edhe Plaku të cilin e shoqëroi Musa alejhi selam, nuk i tha Musa alejhi selam do të më gjesh Vallahi nga të devotëshmit; se kjo është lavdatë për vetëvetën, por ka thënë: ”Do të më gjeshë me lejen e Allahut nga të devotëshmit”.

    Ai kërkoj ndihmë nga Allahu azze we xhel, kjo është edukata e të Dërguarve dhe të devotshmëve, dhe Musa alejhi selam kur i tha atij Hidri:”Ai (Hidri) tha: "Sigurisht, ti nuk do të mund të kesh durim me mua!”, (Kehf, 67),

    I tha:”(Musai) Tha: "Në dashtë Allahu, do të shohësh se do të jem i durueshëm dhe nuk do të kundërshtoj ty asgjë!”, (Kehf, 69).

    Caku i kërkuar është që njeriu të ketë qëllim me zemër për rrespekt ndaj Muhamedit alejhi selam, dhe mos të kundërshtoj urdhërin e Muhamedit alejhi selam, pasi që t’i ketë arritur.

    Ai vepron atë që është urdhëruar nga Muhamedi alejhi selam, ndalohet nga ajo që ka ndalue Muhamedi alejhi selam se lënja është më e lehtë se veprimi, ndërsa fjala e Allahut subhanehu we teala:”Le të kenë kujdes ata që kundërshtojnë rrugën-urdhërin e tij (të dërguarit) se ata do t'i zë ndonjë telashe, ose do t'i godasë dënimi i idhët”, (Nur, 63), na jepë të kuptojmë të jemi Syçelë-Syhapur çdo herë me urdhërat e Muhamedit alejhi selam.

    Dëgjojmë hadithe të Muhamedit alejhi selam, në xhami, në rrugë, në shkolla, në hytbe, në ligjerata, andaj e jona mbeten të shpejtojmë në praktikimin e tyre e kush nuk ka mundësi për momentin të ketë qëllim për në një të ardhme të afërt, e për këtë shpërblehet për qëllimin e mirë.

    E kush dëgjon hadithe të Muhamedit alejhi selam dhe nuk ia vë mendjen shumë, apo nuk e praktikon fare, apo nuk ka dëshirë në praktikim të tij, ky është në rrezik të madh që të goditet me atë që ka cekë Allahu: ”Le të kenë kujdes ata që kundërshtojnë rrugën-urdhërin e tij (të dërguarit) se ata do t'i zë ndonjë telashe, ose do t'i godasë dënimi i idhët”, (Nur, 63).


    Vazhdon inshAll-llah...

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •