Zbardhet vrasja e 49-vjeçares shqiptare e cila u gjet dje e vdekur në një zonë në Viotia të Greqisë. Pas hetimeve të policisë greke rezultoi se autor i vrasjes së shqiptare ishte një efektiv policie i Athinës i cili kishte lidhje me viktimën. Pas marrjes në pyetje 32-vjeçari grek pranoi se ishte ai autori i vrasjes së shqiptares 49-vjeçare. Ai rrëfeu se ishte grinder me viktimën në zonën e Avlonës në Greqi dhe më pas e kishte mbytur atë me xhupin e saj. Ai ka shtuar gjithashtu se më pas e ka tranportuar atë në vendin ku u gjet e vdekur që të dukej si aksident.
Ndërkohë ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në zonën e Viotias në Greqi, një zonë kjo bujqësore ku 49-vjeçarja shqiptare, identiteti i të cilës nuk bëhet e ditur u gjet e vdekur nga banorë të zonës
Krijoni Kontakt