Dokumenti nr.24 dhe i përket dosjes 76, F 14, të Arkivit Qendror të Shtetit dhe emërtesën “Pjesë nga letra e Enver Hoxhës drejtuar Nako Spirut, ku jepet udhëzim për vrasjen e Zef Malës* dhe Llazar Fundos**”. Ajo është firmosur prej ish-udhëheqësit komunist, më datën 4 prill 1944 dhe nis me togfjalëshin:
“I dashur shoku Nako”, për të vazhduar më tej me këtë tekst: “Zef Mala të mos shkojë në Kosovë. Përkundrazi, ta dekoroni me një plumb kresë. Ai s’është i mirë dhe duhet të zhduket. Gjeni mënyrën që të mos kuptohet, por në asnjë mënyrë të mos lihet pasdore kjo punë, sikundër i ka lënë pasdore shoku Hysen të tjera këshilla që i kemi dhënë dhe për të cilat është përgjegjës.
Çështja e Zai Fundos mbetet ajo që ka qenë. Çështja e autokritikës s’na intereson dhe as që duhet të përmendet, sikundër e kanë bërë në Korçë, gjë që e popullarizon. Ai mbetet armik i poshtër i partisë dhe hesapin dhe autokritikën s’mund ta bëjë as këtu, as në Itali, po atje lart ku e kanë dënuar. Prandaj dhe ky, po të gjendet, po atë fat. Në këtë pikë u thuaj shokëve që të mos gabohen. Të fala shoqërore Tarasi”
Krijoni Kontakt