Close
Faqja 7 prej 17 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 164
  1. #61
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Urime, dydrins, po ia kalon edhe Blendit me ilustrimet biografike!

  2. #62
    Enver Hoxha për Kosovën:

    "Të asgjësohen pa mëshirë nacionalistët dhe reaksionarët shqiptarë brenda dhe jashtë kufijve, pa treguar as më të voglën tolerancë"


    Sipas një relacioni të Ministrisë së Punëve të Brendshme, qeveria shqiptare autorizoi në fillim të vitit 1945 oficerët e UDB-së që të pushkatonin ilegalisht dhe pa gjyq në tokën shqiptare më tepër se 1000 kosovarë të pafajshëm (AQSH, Arkivi i Ministrisë së Jashtme. Dokumenti B-7-2, viti 1950).

  3. #63
    Mehmet Shehu u ngarkua nga Enver Hoxha të vriste Anastas Lulon, por ai e zvarriti disi, ndoshta meqë e kishte pasur shok në shkollën amerikane të Fultzit. Atëherë u ngarkua një tjetër për ta ekzekutuar prapa shpine. Hysni Kapo ankohet pse ia ngarkuan Mehmet Shehut dhe jo atij në Konferencën e Labinotit vrasjen e Sadik Premtes: "Për vrasjen e Xhepit i kishin thënë përgjysmë Mehmetit dhe unë i pyeta në Labinot e s'më thanë gjë, kurse edhe pas Konferencës, Mehmetit ia thanë e mua jo.. Sikur të më kishin thënë, unë keshë mundësi të bëja më shumë se Mehmeti… Fryma terroriste ishte si në organizatat, ashtu edhe në ushtri. Mendonim se kështu neve do të zhduknim ata që ishin jashtë Frontit. Provë e terrorizmit është përveç të tjerave, ajo e shokut Xhindi. Po ta shikonim mirë çështjen, ishte vrarë për hiç gjë. Këtë shpirt e ka futur Dushani, që na fliste me simpathi për një frymë të tillë…" .

    (9. AQSH, F.14 d.2, Dëshmi e Hysni Kapos)

  4. #64
    Në Veri, parrulla "O me ne, o kundër nesh" ishte gjithë politika e shokëve, por edhe kur shihej se kishte mundësi të punohej me njerëz që kishin qëndruar jashtë Frontit, përgatitnim terrenin jo për marrëveshje, por për t'i zhdukur këta njerëz nga prapa. Në Lumë po vihen në plumb kot së koti dhe në mënyrë histerike katundarë, të cilët dorëzohen dhe shokët tanë i pushkatojnë. Po vriten në Tiranë me dyzina njerëz dhe oficerë të dorës së dytë, të cilët duke pasur besimin e plotë në drejtësinë dhe në shpalljen tonë, dorëzohen. Një punë e tillë nuk është okazionale, por është i tërë toni që i është dhënë punës organizative të Partisë edhe ushtrisë… Shokët tanë mendojnë vetëm të zhdukin çdo njeri që s'është me ne, që s'mendon si ne, të zhdukin bile edhe njerëz të thjeshtë të popullit, të zhdukin edhe anëtarët e Partisë, kokat e të cilëve bien pa i peshuar mirë".

    (AQSH, F. 14, D.2)

  5. #65
    "Kosova duhet t'i mbetet Jugosllavisë. Kush është kundër kësaj politike, duhet luftuar!" - urdhëron Enver Hoxha.

    (Enver Hoxha, Plenumi i PKSH dhjetor 1946)

  6. #66
    Hoxha i dërgon Korparmatës së Parë radiogramin e mëposhtëm: "Mos kërkoni më nga Gani Kryeziu të dorëzohet, por me çdo kusht dhe me ashpërsi të sulmohet dhe të vritet. Duhet të veproni sa më parë, se mund t'i vijnë në ndihmë kosovarët".

    (AQSH, F44 D.158)

  7. #67
    Z. Islam Kadesha ka pohuar për gazetën “Liria” në vitin 1993 sa vijon: “Më 11 prill të vitit 1945, kur unë punoja shifrant në K. Q. të PKSh, erdhi një shifër nga komisari i divizionit të Ushtrisë Nacional Çlirimtare, Ramiz Alia, i cili njoftonte tekstualisht:

    - SOT HERËT NË MËNGJES, NJË TURMË E MADHE PREJ DISA MIJËRA SHQIPTARËSH TË KOSOVËS, PASI U GRUMBULLUAN NË MES TË DY KODRAVE NË NJË LUGINË, I PUSHKATUAM DHE I LIKUIDUAM TË GJITHË. - Pasi e deshifrova telegramin, i a çova Koçi Xoxes në zyrë. Atje ishte edhe Enver Hoxha. I tronditur për së tepërmi për masakrën e kryer ndaj bashkëkombësve kosovarë, nuk e përmbajta dot veten dhe shpreha urrejtje ndaj vrasësve. Enver Hoxha mu drejtua me një ton brutal dhe më kërkoi të mbyllja gojën, se përndryshe më fluturonte koka. Nga kjo përgjigje kuptohej se Enveri jo vetëm ishte në dijeni të kësaj masakre, por ndoshta ishte edhe një nga inspiruesit e saj.”

  8. #68
    Kur paraqiste programin e vet para Kuvendit Popullor, më 22 mars 1946, Enver Hoxha deklaronte:

    Nga miqtë më të afërt për popullin tonë janë popujt e Jugosllavisë. Miqësia në mes nesh dhe Jugosllavisë lindi në kohët më kritike nga kalonin kombet tona dhe në përleshje kundër fashizmit, populli ynë gjeti shokët dhe miqtë nga më të sinqertët që i dhanë dorën dhe e ndihmuan pa kursim. Miqësia dhe vëllazërimi që na lidh me popujt e Jugosllavisë do të jetë e përhershme e janë vitale për popullin shqiptar, për independencën e pavarësinë e tij. Miqësia që na lidh me Jugosllavinë është nga ato miqësi të rralla dhe të sinqerta që ndihmojnë aq shumë popullin tonë dhe e nderojnë dhe e respektojnë independencën dhe sovranitetin e Shqipërisë. Jugosllavia e madhe e mareshalit Tito dhe Shqipëria jonë e vogël kanë gjetur rrugën e demokracisë së vërtetë dhe të shëndoshë e janë bërë faktor i madh i paqes në Ballkan dhe në Europë dhe njëkohësisht shtylla e vëllazërimit ballkanik”.

  9. #69
    Lab 100% Maska e Station
    Anëtarësuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    6,624
    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Enver Hoxha për Kosovën:

    "Të asgjësohen pa mëshirë nacionalistët dhe reaksionarët shqiptarë brenda dhe jashtë kufijve, pa treguar as më të voglën tolerancë"


    Sipas një relacioni të Ministrisë së Punëve të Brendshme, qeveria shqiptare autorizoi në fillim të vitit 1945 oficerët e UDB-së që të pushkatonin ilegalisht dhe pa gjyq në tokën shqiptare më tepër se 1000 kosovarë të pafajshëm (AQSH, Arkivi i Ministrisë së Jashtme. Dokumenti B-7-2, viti 1950).
    Me sa kam dëgjuar dhe lexuar për këtë çështje kur akuzonin Ramizin nuk më rezulton se ekzistonte ndonjë dokument i kësaj natyre.
    Nuk e kuptoj zellin tuaj për të mashtruar pa ju bër syri tër fare.

  10. #70

    Gafurr Adili per Enver Hoxhen.

    SHQIPTARËT E KOSOVËS DHE TË TROJEVE SHQIPTARE NË ISH-JUGOSLLAVI KANË PATUR VETËM DY RRUGË TË PËRCAKTIMT TË TYRE:


    TË ISHIN ME SHQIPTARIN ENVER HOXHA, APO TË ISHIN ME JUGOSLLAVIN TITO…!

    Shkruan: GAFURR ADILI



    Atëdhetarët shqiptarë në ish-RSFJ, të cilët kërkonin, punonin, vepronin dhe luftonin për të realizuar aspiratën shekullore të shqiptarëve, të sanksionuar edhe në Programin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (të Avdyl Frashërit e Sylejman Vokshit), që ka qenë dhe është edhe Programi (Platforma Politike) e Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH) dhe e strukturave të tij, ndër të cilat ka qenë edhe Armata Kombëtare Shqiptare (AKSH), u përcaktuan me shqiptarin Enver HOXHA, kurse të gjithë ata, të cilët mbi interesat dhe idealet kombëtare vendosën interesat e tyre individuale (pasurore dhe të karrierës), u përcaktuan me gjakpirësin e shqiptarëve, me jugosllavin Tito.

    Këta të dytët, titistët shqipfolës, më shumë e donin Jugosllavinë e Titos se sa Shqipërinë e Enver Hoxhës, dhe jo vetëm kaq, por edhe me shumë, ku një pjesë e vogël e tyre edhe u implikuan në grupet diversioniste të agjenturave serbo-greke dhe kryenin masakra në Shqipëri, në këtë Shqipëri (që për ne atdhetarët shqiptarë nën ish-Jugosllavi) ishte fanar drite e ndricimi, ishte ideali dhe Nëna ynë e vetme, që na jepte moral dhe forcë kundër pushtuesve serbo-jugosllavë.

    Pra, midis te parëve (atdhetarëve shqiptarë) dhe atyre të dytëve (titistëve shqipfolës), për gati gjysmm shekulli (për aq sa vazhdoi edhe "Lufta e Ftohtë" midis Lindjes dhe Perëndimit), u zhvillua një luftë e paparë midis dy koncepteve politike:

    1. enverizmit (shqiptarizmit) dhe
    2. titizmit jugosllav,

    luftë të cilën, pas rënies së socializmit (1990), por jo të komunizmit (siç është trumbetuar e po trumbetohet nga borgjezia fashiste kombëtare shqiptare dhe ajo ndërkombëtare), sepse ai (sistemi më human - komunizmi), nuk u shfaq dhe as nuk triumfoi në asnjë vend të Botës, në të gjitha trojet shqiptare, dhe në veçanti në Piementin e Çështjes Kombëtare, siç e ka quajtur Tiranën ideologu ynë dhe Kryetari i Nderit të FBKSH-së, Mr. Ukshin HOTI, apo te „koka e irredentës shqiptare“, siç e quante dikur (pas demostratave të v. 1981) propaganda serbo-sllave Tiranën e Enver Hoxhës, fatkeqësisht jo vetëm për mua, por edhe për fatin e keq të të gjithë atdhetarëve shqiptarë, si dhe të gjithë kombit shqiptar, përkohësisht (për afër dy dekada me rradhë) e fitoi titizmi shqipfolës, i cilli fillimisht ( gjatë viteve 1991 dhe 1992) shkatërroi gjithçka ishte ndërtuar me djersën dhe me gjakun e popullit shqiptar në Republikën e Shqipërisë (Shqipërisë Londineze) dhe pastaj edhe në vitin 1997, kur edhe e skërmoqën (UDB-ja serbo-jugosllave dhe ASFALIA greke), gjithë aparatin e Shtetit Shqiptar, si dhe për gati dy dekada me radhë kombi ynë shqiptar po udhëhiqet dhe po drejtohet nga politikanë (si këtu në Tiranë, ashtu edhe në Prishtinë dhe në Tetovë), antikombëtartë, të cilët nuk kanë qenë dhe nuk janë asgjë tjetër, pos politikanë marioneta të të huajve dhe politikanë të interesit e të biznesit të tyre personal, ashtu siç dikur ishin edhe këlyshit e Titos (titistët shqipfolës) të Kosovës dhe të trojeve të saj në ish-RSFJ.


    Shqiptarët atdhetarë, këtë vit (pikërisht më 16 tetor të vitit 2008), do të përkujtojnë e do të festojnë 100 vjetorin e ditëlindjes së burrit më të madh të Kombit Shqipar - ENVER HOXHA.

    Dhe, përmes këtij shkrimi, dua të apeloj dhe të kërkoj, që të gjithë atdhetarët e atdhetaret shqiptare, ndër të cilët janë edhe pjestarët e FBKSH-së dhe luftëtarët e AKSH-së, të moblizohen dhe të japin kontributin e tyre në këtë përvjetor të rëndësishëm për njërën nga figurat më të ndritura të kombit shqiptar, pas Gjergj Kastriotit -SKENDERBEUT, për Heroin Kombëtar- ENVER HOXHA.

    Të gjithë shqiptarëve atdhetarë, të të gjithë Shqipërisë Etnike, ua bejmë me dije se, ata që dhuruan më të shtrenjtën e tyre - jetën, gjatë gjithë periudhave të lavdishme të Kombit Shqiptar, sic kanë qenë demonstratat e vitit 1968, ato të vitit 1981 dhe 1998-1999, si dhe betejat e lavdishme te UCK-se (1998-1999) dhe 2000 UCPMB (në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc) dhe UCK-ombëtare (në Tetovë e Kumanovë), si dhe më vonë (2002 dhe në vazhdimësi) në kuadër të FBKSH-AKSH-së, ishin të frymëzuar nga Tirana e Enver Hoxhës, apo enverista (sic i quante propaganda serbo-jugosllave), dhe kurrsesi titista shqipfolës.

    Pra, ata ishin bijtë e bijat më të devotshëm të Kombit e të Atëdheut tonë Kombëtar, të Shqipërisë Etnike dhe të shqiptarit të madh Enver HOXHA.

    LAVDI E PËRJETSHME JETËS DHE VEPRËS SË LAVDISHME TË TË PAVDEKSHMIT ENVER HOXHA!

    Tiranë, 05 tetor 2008

Faqja 7 prej 17 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •