Close
Faqja 5 prej 17 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 164
  1. #41
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    maqo..mo je antaresuar ne PS ti..

    te verteten trego.. sepse ujin andej e con.. te mulliri moz rucit..

  2. #42
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    maqo..mo je antaresuar ne PS ti..

    te verteten trego.. sepse ujin andej e con.. te mulliri moz rucit..

    Jo Maqo kur shkruan perdor nje fjalor qe perkthen shqip-socialist ose greqisht-socialistiko!

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e Pa_doreza2
    Anëtarësuar
    02-11-2009
    Postime
    1,657
    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Jo Maqo kur shkruan perdor nje fjalor qe perkthen shqip-socialist ose greqisht-socialistiko!
    S’çarmatosem sa t’jetë jeta!

  4. #44
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Ftesë për "duel", Fevziu: Përgjigjuni për krimet e Enver Hoxhes
    Titulli i temes duket bombastik, por eshte krejt i pavend dhe pakuptim.

    Nuk pergjigjet kush per krimet e shokit Enver - Fevziu kerkon te behet biograf, por nuk mundet - vetem replikat me familjaret e diktatorit e komprometojne karakterin objektiv te "biografise". Ana tjeter e asaj palo-biografie eshte se arkivat e Sigurimit nuk jane hapur akoma, ndaj nuk ka dyshim se ajo synon manipulimin e "opinionit" per diktatorin - gjithmone ne sensin per te mbuluar te vertetat makabre.

    Thirrjet per tu pergjigjur jane vetem retorike banale, sepse per ato u kujdes shoki Ramiz, i cili e drejtoi urrejtjen ndaj bronzit te diktatorit - pese vjet me pare e kish vene popullin ne rresht per ta qare, siç po e qajne sot kim jong il-in ne Kore te Veriut. Ne ate brazde terheq penden edhe blendi fendziu.

  5. #45
    Citim Postuar më parë nga Shkelqesia_E_Tij Lexo Postimin
    Objektiviteti i Fevzos si pjestar i familjes se oborrit

    lol
    E ke lexuar librin?
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  6. #46
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Citim Postuar më parë nga Duaje Siveten Lexo Postimin
    Titulli i temes duket bombastik, por eshte krejt i pavend dhe pakuptim.

    Nuk pergjigjet kush per krimet e shokit Enver - Fevziu kerkon te behet biograf, por nuk mundet - vetem replikat me familjaret e diktatorit e komprometojne karakterin objektiv te "biografise". Ana tjeter e asaj palo-biografie eshte se arkivat e Sigurimit nuk jane hapur akoma, ndaj nuk ka dyshim se ajo synon manipulimin e "opinionit" per diktatorin - gjithmone ne sensin per te mbuluar te vertetat makabre.

    Thirrjet per tu pergjigjur jane vetem retorike banale, sepse per ato u kujdes shoki Ramiz, i cili e drejtoi urrejtjen ndaj bronzit te diktatorit - pese vjet me pare e kish vene popullin ne rresht per ta qare, siç po e qajne sot kim jong il-in ne Kore te Veriut. Ne ate brazde terheq penden edhe blendi fendziu.


    Ti larg e larg DS po thua qe Fevzo tregon vetem anen e zeze te Dulles. Ndersa te bardhen e ka lene jasht biografise. Me thuaj, kush eshte ana e bardhe e Dulles ???

    Nuk ka mekate me te medhaja se mekatet apokaliptike te Dulles. Nqs do te thuash se nje sigurims eshte me makatar se Dulla gabohesh. Eshte njesoj si te thuash nje gestapoist apo ss ishte me mkatar se Hitleri.

    Kur e ke litarin qe te valvitet siper qafes, normal qe do qash o DS. Po ti si duket je nga ata qe qanin me oiiiii dhe hidhnin nje sy nga turma kush nuk qante ...
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  7. #47
    AKA-MANO Maska e Maqellarjot
    Anëtarësuar
    16-06-2011
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    972
    Cfar pret nga nje Shoqeri qe die prodhoj qenie te perdhorura, pa shtyll gurrizi. Te cilet ne ate kohe shkaketuan fatkeqesi te pafund ne njerez te pafajshem qe te perfitonin vetem nje thele buke me shume. Mendo se sa me shume te keqia do te shkaketonin sikur shperblimi te ishte me shume se nje thele buke. Ata jo vetem qe njollosen pjellen e vet, por nje komb te tere. Njolle qe nuk do te lahet kurre nga historia e vertet qe nje dite do te shkruhet ashut sic ndodhi. Njolle qe sa shkon e erresohet me me Zhumezimin e kesaj pjelle inferiore dhe e infektuar deri ne palce.

    Cfar fjalori duhet perdorur per te pershkruar qenie kaq te peshtira?
    Ne kohe e rrethana kritike, si individi, ashtu edhe nji popull japin proven e forces morale te tyne

  8. #48
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-09-2011
    Postime
    516

    I vihet flaka librit të Blendi Fevziut


    Nga Express 29 Dhjetor 2011 14:59

    Libri më i ri publicistik i Blendi Fevziut “Enver Hoxha” është djegur të mërkurën në Ferizaj, nga përkrahësit e “Frontit popullor për kultivimin e veprës revolucionare të Enver Hoxhës”.

    Ata vlerësuan se ky libër nuk përfaqëson asgjë tjetër, por një propagandë të egër kundër kësaj figure, që tashmë po bëjnë një grup i caktuar në Shqipëri, sikurse është nipi i Esat Pashë Toptanit - Blendi Fevziu.

    Profesori i filozofisë, Remzi Hasani, në cilësinë e kryetarit të Frontit, fillimisht para të pranishmëve ka sjell dy libra, njërin të shkruara para 30 viteve nga 12 gazetarë të Tanjugut me titull “Shqipëria e Enver Hoxhës” dhe tjetrin, këtë të fundit të Blendi Fevziut.

    Ai me këtë rast ka thënë se këto dy libra nuk dallojnë shumë ndërmjet vete, ngase në fokus të shkrimit kanë pasur të njëjtin personazh.

    “Dallimi qëndron në atë se para 30 viteve për Enverin shkruanin ata të cilët e konsideronin si armikun numër një për shtetin jugosllav, ndërsa tash po bëhet nga një autor, i cili është ushqyer me propagandë dhe urrejtje për këtë figurë të ndritshme të kombit. Dallimi qëndron në atë se ky i dyti është shqiptar dhe është nipi i Esat Pashë Toptanit”, ka thënë Hasani.

    Pasi ka dhënë një mori arsyesh, se pse duhet të digjet ky libër, fillimisht Hasani dhe bashkëmendimtarët e tij me kujdes i kanë mënjanuar nga kopertinat e dy librave, fotografin e hartës së Shqipërisë me një bunker para dhe emrin e Enver Hoxhës dhe më pastaj i kanë vënë flakën të dy librave.

    “Kopertina e librit të Blendi Fevizut, është më e vrazhdë se ajo e gazetarëve të Tanjugut, kjo tregon se libri kryekëput ka qenë propagandues, i porositur dhe i plasuar me qëllime të caktuara nga njerëzit e caktuar. Blendistët e këtyre 20 viteve të fundit në Shqipëri pasi në vitet e nëntëdhjeta dogjën Shqipërinë, sot po e djegin historinë e saj”, theksoi Hasani.

    Frontistët edhe kësaj radhe nuk kanë lënë pa përmendur meritat e Enver Hoxhës, duke thënë se ai ka merita të pakontestuara, sepse e luftoj fashizmin, nuk e pranoj kartën e Helsinkut, zhvilloi shtetin, ushtrinë, arsimin shëndetësinë, çrrënjosi analfabetizimin e gjakmarrjen, e shumë punë të tjera, duke përmendur edhe ndihmesat që ai ka bërë për Kosovën në rrafshin e arsimimit të shumë brezave./Kosovapress/

  9. #49
    AKA-MANO Maska e Maqellarjot
    Anëtarësuar
    16-06-2011
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    972
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    maqo..mo je antaresuar ne PS ti..

    te verteten trego.. sepse ujin andej e con.. te mulliri moz rucit..
    Brari...

    Kur une shkruajte "Juve" nuk tu drejtova as ty dhe asnji tjetri ne vecanti. E kisha fjalen per Enveristat e hapur dhe atyre qe fshehen ketu pas nofkave.

    Sa i perket Socialisteave...te them te drejten per nji nga ata kam me rrespekt se te gjthe pseudo-demokratet e parlamentit qe ne shumice ashtu sic jane edhe Socialistat, jane bijet, pjella e Servilave dhe Spiuneve te diktatures. Pandeli Majkon. Te paketn ai nuk e mohon te kaluaren. Per kete ai meriton pak rrespekt. Sidomos kur vihet perkrah idhullit tend te zgjebosur qe gjate fjalimit te pare, qe dha ne 90-en, tha se duhet ti jemi Mirenjohes SHOKUT RAMIZ ALIA.

    Une them qe ne te dy me mire mos te hym ne debate te tilla. As ti dhe as nji tjeter, jo vetem ne kete forum por ne asnje vend tjeter nuk mund te me shisni dote Berishen apo te tjeret, Ramen me Nanon.

    Citim Postuar më parë nga Pika-Kufi.1-31 Lexo Postimin

    I vihet flaka librit të Blendi Fevziut


    Nga Express 29 Dhjetor 2011 14:59

    Libri më i ri publicistik i Blendi Fevziut “Enver Hoxha” është djegur të mërkurën në Ferizaj, nga përkrahësit e “Frontit popullor për kultivimin e veprës revolucionare të Enver Hoxhës”.


    Ata vlerësuan se ky libër nuk përfaqëson asgjë tjetër, por një propagandë të egër kundër kësaj figure, që tashmë po bëjnë një grup i caktuar në Shqipëri, sikurse është nipi i Esat Pashë Toptanit - Blendi Fevziu./Kosovapress/


    Nji pyetje kam une. Pse lejohen keta Funderrina te bejn Propagande te tille.

    Ne Gjermani Partia dhe propaganda Naziste eshte e ndaluar me ligje. Kurse ne Shqiperi ketyre Neo-Enveristaveve iu ruhet e drejta per te mbeshtetur dhe per ti bere Lavdi Krimineleve qe ben krime kundra njerezimit?

    Mos ky akt, kaq absurd, do te thote se Shqiperia eshte vend me demokratike se Gjermania?
    Ndryshuar për herë të fundit nga Maqellarjot : 29-12-2011 më 13:08
    Ne kohe e rrethana kritike, si individi, ashtu edhe nji popull japin proven e forces morale te tyne

  10. #50

    Kosovë, digjet libri i Fevziut për Enver Hoxhën

    Kosovë, digjet libri i Fevziut për Enver Hoxhën

    Libri biografik për Enver Hoxhën i shkruar nga Blendi Fevziu është djegur në Ferizaj të Kosovës në shenjë demonstrative kundër asaj që thuhet në këtë libër. Qytetarët e Kosovës e kanë cilësuar librin si propagandë ndaj figurës së Hoxhës. Ata e përforcojnë këtë qëndrim me argumentin se libri është shkruar nga nipi i Esat Pashë Toptanit.

    Një prej njerëzve që ka ndërmarrë këtë hap është edhe Remzi Hasani, profesor filozofie. Ai është shprehur se njerëzit duket të krahasojnë librin e Fevziut me librin e para 30 viteve të shkruar nga 12 gazetarë të agjencisë së lajmeve Tanjug me titull “Shqipëria e Enver Hoxhës”.

    “Dallimi qëndron në atë se para 30 viteve për Enverin shkruanin ata të cilët e konsideronin si armikun numër një për shtetin jugosllav, ndërsa tash po bëhet nga një autor, i cili është ushqyer me propagandë dhe urrejtje për këtë figurë të ndritshme të kombit. Dallimi qëndron në atë se ky i dyti është shqiptar dhe është nipi i Esat Pashë Toptanit”, ka thënë Hasani. Qytetarët e Ferizajt që i kanë vënë flakën dy librave njihen si përkrahësit e “Frontit popullor për kultivimin e veprës revolucionare të Enver Hoxhës”.

    top-channel

Faqja 5 prej 17 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •