http://www.gazeta55.al/fotolajm/3405...a-iFevziut.jpg
“Enver Hoxha” i Fevziut, dokumentari që mungonte në zbardhjen e profilit të diktatorit
24-04-2012 / Gazeta 55
Dje është shfaqur për një publik të zgjedhur dokumentari “Diktatori” i publicistit Blendi Fevziu. Përveç dokumenteve u sollën edhe pamje të panjohura të diktatorit, si dhe filmime familjare të pashfaqura më parë
Berisha: “Filmi, hapi i parë i madh në njohjen e barbarive të regjimit enverist”
Pas botimit të librit të suksesshëm “Enver Hoxha”, monografisë kushtuar jetës së errët të diktatorit komunist të Shqipërisë, publicisti i mirënjohur Bledi Fevziu prezantoi dje para personaliteteve të jetës politike dhe shoqërore të vendit dokumentarin mbi jetën e Enver Hoxhës. Ishin të pranishëm kryeministri z.Sali Berisha, kryetarja e Kuvendit zj.Jozefina Topalli, kryetari i Bashkisë së Tiranës z.Lulzim Basha, ambasadori i SHBA, Aleksandër Arvizu, ministra, deputetë, gazetarë, publicistë, etj. Dokumentari, që është ekranizim i studimit të tij, u prit me mjaft interes nga të pranishmit në kinemanë “Millenium” të kryeqytetit. Përveç dokumenteve u sollën edhe pamje të panjohura të diktatorit, filmime familjare të pashfaqura më parë. Dokumentari është një analizë e hollësishme e jetës së Hoxhës nga lindja e tij e deri në ditët kur regjimi i tij ra. Blendi Fevziu ka nxjerrë një dokumentar tërheqës që shihet pa lodhje dhe mërzi të çdo kohë që të shfaqet. Fëmijëria, shkollimi, ngjitja në karrierë, krimet e kryera gjatë luftës dhe gjatë ushtrimit të pushtetit, janë shtyllat kryesore të dokumentarit që ilustrohen mjaft bukur dhe cilësisht nga pamjet fotografike e filmike të ndërthurura estetikisht dhe në kohën e duhur. Libri i Fevziut tashmë nuk mund të kuptohet pa dokumentarin e vlefshëm me të cilin ai ka sjellë një prodhim krejt origjinal dhe befasues. Në një prononcim për mediat pas shfaqjes së dokumentarit, kryeministri Sali Berisha deklaroi se sinteza që bën në një libër dhe në film gazetari Blendi Fevziu është ndër më të plotat, më domethënëset, më autentiket e një kohe që ndoshta është edhe më tragjikja në historinë tonë kombëtare. "Ky është vetëm hapi i parë i madh në njohjen e barbarive të atij regjimi. Nuk ka diskutim që konsumimi i energjisë me të shkuarën është jo produktiv, por njohja e të shkuarës përbën një kusht të domosdoshëm për të parë me qartësi të ardhmen", theksoi kryeministri Berisha. Ai u shpreh se ka njohur çdo anë të errët të Enver Hoxhës. "Njihja në profesionin tim urinë kronike në të cilën ishte zhytur popullin, mjerimin e jashtëzakonshëm që shqiptarët se kishin përjetuar kurrë me asnjë pushtim", deklaroi Berisha
Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri
Enver Hoxha Josip Broz Titos, Më 18 Prill 1948. Tiranë
Shoku Marshall,
Gjërat që do t'ua thëmë këtu poshtë, janë të një rëndësije të posaqme, sepse përmbahën në marrdhënjet të cilat drejtohën fatët e dy popujve tanë, dhe i përketë gjithashtu gjeneralit Kupreshanin, për këtë edhe kam gjetur të arsyeshme dhe të duhur që sa më parë të Ju lajmëroj.
Ditën e 15 Prillit 1948. gjenerali Kupreshanin e ka ftuar ndihmësin e ministrisë së mbrojtjës popullore dhe drejtorin e punëve politike gjeneralin Krista Temelka dhe gjeneralin e shtabit të Armatës sonë gjeneralin Beqir Ballukun të cilit i ka treguar gojarishtë dhe atë në mënyrë të hapur, ku përmbajtjen do tua t'ju a pershkruaj tekstualishtë njashtu si më kanë raportuar të dy gjeneralët, anëtar të komitetit qëndror të partisë komuniste Shqiptare.
Gjeneralin Kupreshanin iu ka thënë gjeneralëve shqiptar se:
« Marrëdhënjet tona nuk shkojnë mirë ashtu si ishte paraparë. Do t'ju nxjerri juve disa shëmbuj, se, 26 familje jugosllave në Durrës, që punojnë në hekurudhë, janë dëbuar nga banesat e tyre dhe në këto banesa i kanë vëndosur oficirët. Një drejtor i fabrikes në Shkodër, shtetas jugosllavë, prej njê kohe të gjatë është i mbyllur, edhepse kanë kërkuar informata nga ai, ky qendron ende në burg. Ka edhe shumë gjëra tjera në këtê drejtim. Gjithashtu edhe gjëndja ekonomike nuk po formulohët më të drejtë kur besohet se ekonomia shqiptare bazohet vetëm në forcat e veta dhe nuk mvaret nga potenciali ekonomik i Jugosllavisë. Kjo gjendje duhet të formulohet ndryshe: Për plane të perbashkëta ekonomike. Të këtij mëndimit janë të gjithë miqët jugosllavë këtu në Shqipëri. Marrveshja në fillim ishte vendosur e barabart, nderisa në praktik nuk zhvillohet njësoj. Kjo punë nuk mundëson bashkëpunim dhe unë personalishtë thëmë se nuk mundëm më tutje të punojë kështu dhe se nuk mundëm të bashkëpunoj me ushtri ».
Në pytjet që ua kanë shtruar gjeneralet shqiptar, se a kishte ndonjë rast që ka vrejtur ai se nuk veprohet si duhet në ushtri, dhe gjenerali Kupreshanin iu është pergjigjur se në pergjithësi në ushtri nuk ka edhe aq shumë dobësi, as në shtabin e pergjithshëm, bashkpunimi në pergjithêsi nuk është i keq.
Gjenerali Kupreshanin vijon: « Marrveshjet si duken tani janë të njejtat si ato që janë vendosur në Prill të vitit 1947 ».
Gjeneralet shqiptar iu janë pergjigjur se marrëveshjet tona janë vërtetë vllaznore, dhe se ne shkojmi të njëjtës rrugë, ne kemi një front të pêrbashkêt, kemi një bashkëpunim ekonomik e tj, dhe gjenerali Kurushanin iu përgjigjet:
« po, po, kështu flasim por nuk punojmi njashtu. Asnjë shtet nuk i ka ndihmuar Shqipërisë sa i ndihmon sot Jugosllavija. Kjo ndihmë që ka dhënë Jugosllavija Shqipërisë kushton edhe këtë po e ndjejnë popujt tanë. Këto gjëra pengojnë që në ushtri më tutje nuk mund të bashkëpunojmi ».
Gjenerali Kupreshanin iu ka shtruar gjeneralêv shqiptar këto pytje:
« A është e knaqur qeveria juaj më materialet dhe ndihmën teknike ? Pse e kanë botuar në gazetën «Bashkimi» fjalimin e inxhinjerit Bognerira. Pse nuk janë përmendur në gazeta emrat e personave që ndihmojnë nê nderimin e hekurudhes» ?
Gjenerali Kureshanin ka vijuar edhe më tej:
« Vepra që është ndertuar në Durrës prej 26 familjeve jugosllave nuk mundët të ndërtohet kurrë as në Jugosllavi, në Jugosllavi as Amerikanët nuk mirrën në këtë mënyrë. Ne jemi mjaftë të durushëm mirëpo ka edhe kufi durimi. Në armaten shqiptare n e kemi menduar si në armaten tonë, dhe se çdo detyr që kemi ndërmarrur do ta kryejmi. Nëse ka ndonjë shtet tjetër që do ju japi më shumë, nuk ka kurrfarë pengesash. Unë po ju pyes juve, shok gjeneral, kur do tê vije materiali nga Bashkimi Sovjetik, të cilin e presin specialistët tanë në Bukurreshtë. Jugosllavija detyrohët ndaj Shqipërisë» .
Në lidhjet më punët e jashtëme, gjenerali Kupreshanin thotë;
« Austia ka kërkuar të pranoje pamvarsinë Shqipërisë".
Si ka mundësi të ndodhi kjo, ne jemi në armiqësi më Austrinë dhe se mardhenjët tona janë ndërprerë,
Gjithashtu ai ka përmendur se në stadionin e sportit oficirve jugosllavë nuk iu ipen vënde të mira....
Gjenerali Kureshanin ka perfunduar duke e mbyllur: « Nga arsyeja e këtyre qështjeve marrëdhënjet ushtarake nuk mund të hecin më tej. Qeverija Jugosllave nuk do të shkëputët nga angazhimët e marrura derisa këtu shtyhet dita mê ditës. Ju lutemi, lajmrojeni gjeneral pukovnikun Enver Hoxha për këto çk ju fola ».
Shoku Marshall,
Kjo dhe shumë lajme tjera nga gjenerali Kupreshanin pa masë më kanë habitur dhe ato janë krejtësishtë jashtë rrespektit vllazënor që e tegojnë vllazërishtë popujt e Jugosllavisë.
Unë mendoj që marrveshja dhe rruga e përbashkët në të cilën shkojnë më gjithë knaqësinë e madhe popujt tonë vllaznor, nuk mund të vëhën kurrë në rrezikë për arsyje të ndonjë të burgosuri, në realitet të ndonjë keqbërësi siq është rasti i drejtorit të fabrikës së Shkodrës, apo për shkak se oficirave jugosllavë nuk iu është dhënë në stadionin e futbollit ndonjë vendë më i mirë e tjera....sikur se të arrinte ti barazonte ashtu si thotë gjenerali Kupreshanin në lidhje më familjet jugosllave në Durrës.
Unë mendoj se gjenerali Kupreshanin duhët ta dije se në të gjitha marrveshjet tona të bëra, nuk asgjë të re. Disa gjëra që na u janë imponuar nga ana e gjeneralit Kupreshanin dhe shokut Save Zllatiq, të cilat ua kam dergua në letrën e fundit, më çka neve na u është bërë e ditur nga Ju dhe ne jemi pajtuar më mendimin tuaj. Shoku Savo gjithashtu na ka bërë të ditur vëndimimin të bërë nga komiteti qëndror i partis komuniste jugosllave, i cili është pranuar dhe vënë në pritje të formave të reja dhe pikpamjeve tjera kështu që marrëdhënjet tona të hecin perpara. Këtë vëndimin tuaj të rëndësishëm ne e kemi pranuar më plotê knaqësi dhe jemi në mësim e sipër.
Kështu është gjëndja e qështjeve, edhe pse kishte gjëra të pa pëlqyëra, sigurishtë që unë jam i bindur se kryetari i komitetit qëndror shoku Savo Zlatiq ose perfaqsuesi i qeverisë jugosllave shoku J. Gjergja, e jo gjenerali Kupreshanin, duhej së pari të më lajmronin që të merrnim masa të duhura.
Mirëpo asgjë nuk është ndërmarrur në këtë drejtim. Më knaqësi kisha dashtë të flas më gjeneralin Kupreshanin, nëse ai ka diçka për të thënë se si dhe pse në ushtrin tonë nuk shkonë asgjë siq duhej dhe të kërkoje ndërhyrjën time, mirëpo në këtë drejtim asgjë nuk ka ndërmarrur dhe personalishtë gjenerali Kupreshanin në lajmin më sipër thotë se bashkëpunimi në Armatë, nuk shkon aq ligshtë.
Unë mendoj se gjenerali Kupreshanin duhet më tej të kuptoje edhe rrjedhojat e gjëndjës reale të marrveshjeve tona të cilat janë ndertuar vllazënishtë nga popujt tanë më aq shumë gjakë e njersë, dhe unë gjithashtu mendoj se gjenerali Kupreshanin duhët ta dije se ai nuk ka fuqi që ti shkëputi këto marrëveshje por ti evitojë më përparimin e rregullave sipas rrugës së drejtë që na mësojnë mësuesit tanë të mëdhenjë Marksi, Engelsi, Lenini, Stalini, njashtu si na mësojnë partit tona komuniste dhe udhëheqësit tanë të popullit.
Shoku Marshall, unë jam plotësishtë i bindur që Ju do ta vreni se sa rëndësi ka kjo qështje njashtu sikur e keni treguar deri më sot gjithëmonë në çdo kohë keni treguar pjekuri dhe mirësi të madhe për vllaznimin e shtrenjtë dhe miqësinë mes popujve tanë të çelikosur dita më ditës dhe më tej.
Pranoni, shoku Marshall, përshendetjet e mia më të sinqerta.
Enver Hoxha
Ndryshuar për herë të fundit nga Kreksi : 25-04-2012 më 03:43
Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK
Enver Hoxha Josip Broz Titos, 21 Prill 1948. Tiranë
Shoku Marshall,
Sot gjenerali Kupreshanin ka lajmëruar Shtabin tonë kryesor si vijon:
« Kemi urdhërin nga lartë që mënjëherë mbrënda tri ditësh të gjithë instruktorët dhe delegatët ushtarkë të Jugosllavisë që gjêndën pranë ushtrisë së Shqipërisë, të largohën nga Shqipëria ».
Një vëprim aqë i rëndë dhe i papritur dhe që nuk na është dhënë asnjë spjegim, jo vetëm se neve na befason tepër por ndërkohë na revolton jashtë mase se, kurrë as që e kemi menduar ndonjëherë që marrdhenjët vllazënore në mes të dy popujve tanë, partive tona e ushtrive tona, të gjëndën në një situat aqë kritike.
Në lidhje më marrdhënjët e dy ushtrive tona në drejtim të bashkimit ne kemi punuar dhe punojmi njashtu si e kemi vëndosur herën e fundit kur u takuam në Beograd.
Shumica e delegatëve e oficir jugosllavë kanë punuar dhe punojnë më dëshirë të madhe së bashku më shokët tanë që ti arrijnë rezultatet e duhura në këtë drejtim.
Sigurishtë që ka pëngesa në ndërtim të këtij unifikimit mirëpo ato janë vetëm se munges objektive të cilat më punë dhe flijimet e përbashkëta mund ti përballojmi.
Ne ishim plotësishtë të vëndosur më pikpamjet tuaja që na i keni derguar në lidhje më problemet që i ka krijuar gjenerali Kupreshanin dhe shoku Zlatiq dhe në ushtri punohët në këtë drejtim.
Kur u kthye nga Beogradi Kristo Temeljko, neve na tha që, juve Ju ka pyetur në lidhje më disa instruktor sovjetikë për rreshtarët tanë, ndoshta regjimenteve apo divizioneve, që ne i kemi kërkuar nga qeveria sovjetike kur ishim në Moskë.
Gjenerali Temeljko neve na lajmroj mendimin tuaj për këtë qeshtje si dhe këshillat tuaja që duhej të bashkëpunojmi ngushtë dhe në mënyr vllazënore më instruktorët sovjetikë, të cilët gjënden në Beograd, që të përfitojmi sa më shumë nga pervoja Sovjetike të cilat do na ndihëmonin në rrugën që e kemi nisur.
Mbi këto flasim shoku Marshall, sepse, në lidhje me instruktorët sovjetikë të cilët gjëndën pranë ushtrisë sonë, ne e kemi patur një pytje që doli javen e fundit.
Qeverija sovjetike, javën kaluar, neve na ka lajmruar se do ti tërhiqte të gjithë këshilltarët civil si dhe tekniçarët ushtarakë të cilët gjindëshin në Shqipëri.
Këto masa nga qeverija sovjetike ndaj vendit tonë tepër na ka befasuar.
Komiteti ynë qëndror këtë e ka gjykuar si tepër kritke dhe të vështirë për arsyjet si vijojnë:
1) sepse vëndi yni ka patur shumë rëndësi për ta;
2) sepse largimi i të gjithë këshillëtarëve e specialistëve sovjetikë nga vëndi yni, pa kurrfarë arsyeje do të shkaktonte një humbje të madhe politike, sepse në kokën dhe zemrën e popullit tonë të krijojsh bindje që nuk kanë vëndë në lidhjet miqësore aqë të pastërta që janë mes popullit tonë dhe popujve të Bashkimit Sovjetikë;
3) po në këtë kohë në Partinë tonë ishte perfunduar Rezoluta e Komitetit Qëndrorë në lidhje me Naki Spiron, në mënyrë që në mesin e njerzëve të Partisë kjo ka krijuar huti e cila kurrësesi nuk mund të jetë në të mirën e Partisë dhe popullit tonë. Për këto arsyje, ne kemi kërkuar nga qeverija Sovjetike që ti anulojë këto masa ku dhe qeverija sovjetike e ka pranuar dëshirën tonë. Më këtë pytje, shoku Marshall, unë Ju bëjë të ditur se, ky ishte një rast që ndodhi në ushtrinë tonë.
Shoku Marshall, ne po përpiqëmi ti gjëjmi arsyjet e vërteta prej të cilave iu është dhënë udhëzimi shtabit të përgjithëshëm të ushtrisë jugosllave në lidhje më terheqjën e oficerëve jugosllavë nga Shqipëria, mirëpo sinqerishtë të Ju thëmë, ne nuk mund ti gjëjmi ata. Mirëpo krahas të gjitha këtyre rrethanave dyshojmi se këto masa janë shkaktuar nga dy pytjet e fundit që plasi në mes neshë dhe shokut gjeneral Kupreshanin e Sava Zlatiçit.
Sa i përketë gjeneralit Kuprashanin Ju kam shkruar në një letër të cilën, Ju lutem, që ta rishikoni edhe njëherë. Nga ana tjetër shkurtimishtë po ju lajmëroj mbi deklaraten të cilën shoku Sava i ka dhënë zyrtarishtë dy delegatëve tanë të Komitetit Qëndrorë para së të kthehej në Beograd.
Në mbrëmje të 19 Prillit i kam ftuar në shtëpinë time disa shokë nga Komiteti Qëndrorë, shokun Sava dhe shokun Josip Gjergja, ministrin sovjetik dhe sekretarin e e tij të parë si dhe ministrin bugar.
Në këtë darkë ishin edhe një grup operatorësh të kinematografisë sovjetike të punësuar nga qeverija sovjetike për të gjirua një film dokumentar mbi Shqipërinë ku shprehën deshirën e tyre të na e tregonin një film që ata e kishin krijuar.
Shoku Sava mënjëherë është larguar, i prekur, ai kerkoj nga unë se po shkonte dhe t'ia mundësoja takimin me dy delegatët e Komitetit qëndror dhe t'ua thoshte disa vërejtje para se të largohëj në Beograd.
Ai iu kishte thënë delegatëve të komitetit qëndror se, darka në fjalë ishte demonstratim kundër tij dhe se kjo ishte fyerje e shkaktuar Jugosllavisë, ushtrisë Jugosllave e tjera...se në këtë darkë nuk ishin të pranishëm as gjenerali Kupreshanin as personlitete tjera jugosllave ushtarake e civile kurse ishin aty të pranishëm oficerët sovjetik dhe tekniçarët.
Për fat të keq, shoku Savo gabon rëndë, se në këtë darkë, asnjë oficer ose tekniçar sovjetik nuk ishte i pranishëm dhe se akuzat siq i ka paraqitur shoku Sava nuk kanë asnjë bazë. Njashtu edhe ne mëndojmi se nuk janë plotësishtë të arsyeshme këto shkaqe justifikimi që i paraqit shoku Sava që të arrihët deri tek këto përfundime ku Komiteti ynë qëndror nuk i ka kuptuar serizishtë propozimet e komitetit qëndror të Jugosllavisë, si dhe gjërat tjera dhe të terhiqën ato propozime.
Këto gjëra, shoku Marshall, që neve jua paraqesim se mund të ndihëmojnë në qështjën kryesore që lidhet më terheqëjen e këshillëtarëve jugosllavë nga Shqipëria.
Komiteti ynë qëndror është gjithëmonë i gatshëm të ju japi të gjitha spjegimët e duhura që ju i kërkoni, në jemi në shërbimin tuaj.
Shoku Marshall,
Brënda një jave, sipas popullit tonë dhe Partisë, ndërmirrën dy masa të rënda, nga ana e dy qeverive më të afërta, nga qeverija Sovjetike dhe nga qeverija e juaj. Ne mëndojmi se ju nuk do lejoni që të ndërmirren masa aqë të rënda, dhe Ju lutemi juve, që ta shpallni të pavlefshëm komanden e lëshuar nga gjeneralshtabi jugosllavë, se më siguri në çfardo situate masa të tilla do të kenë pasoja të rënda në marrëdhënjet tona aqë të ngushta dhe të lara më gjakun e popujve tanë. Populli yni dhe Partija jonë do ta ruajnë si dritën e syrit të tyre këtë marrëdhënje.
Në emrin e komitetit qëndrorë ju lutëm që ti rishikoni dhe fshini masat që gjeneralshtabi juaj ka ndërmarrur bdaj vëndit tonë, dhe atë në interesin e dy popujve tanë dhe dy partive tona.
Ne jemi të bindur në drejtësinë tuaj dhe ndihëmën e madhe të cilën neve asnjëherë nuk na e ka refuzuar partija jugosllave, komiteti qëndror dhe Ju shoku Marshall.
Ju lutëm, pranoni pershendetjet e mija më të ngrohëta miqësore.
Perktheu kreksi për forumin shqiptar 2012
Ndryshuar për herë të fundit nga Kreksi : 25-04-2012 më 03:46
Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK
oi oi kur thone E.Hoxha ska qene burre,pse re kush i detyrovi popullin e thjeshte te qante kur vdiq E.Hoxha? Tani sbesoj qe qaj ndo njeri nese vdes Berisha,pervec ndo nje "fansi" te cmendur te tij!! apo atehere qanin per hoxhen se ishte populli budalla, tani Berisha i beri te zgjuar!!! pffff
Krijoni Kontakt