Close
Faqja 10 prej 17 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 164
  1. #91

    Komunistët nuk njohin ligje…

    I kthehen duke e qëlluar me plumb kokës e duke i thënë: “Komunistët nuk njohin ligje…

    Meri Lalaj


    Histori dashurie

    Në fillim të viteve tridhjetë të shekullit të kaluar shumë të rinj shqiptarë u ishin drejtuar Universiteteve të Europës Perëndimore për t’u shkolluar edhe më tej. Njëri prej tyre ishte Riza Alizoti, i lindur në Stamboll më 10 tetor 1910, atje ku i ati, Fejzi Alizoti kryente detyra me rëndësi në Qeverinë Turke. Rizai, pasi kishte kryer në Stamboll Robert College u kthye në Tiranë për të vazhduar mësimet në Shkollën Teknike Harry Fultz. Paskëtaj me bursë të shtetit shqiptar në vitin 1929 filloi studimet e larta në Angli, pikërisht në jug-perëndim të saj në Camborne për inxhinieri miniere. Në të njëjtin vit me Rizain filluan studimet: Rexh Meta në Cambridge specialiteti financë, i cili i kreu studimet me rezultate të shkëlqyera; Qani Kastrati inxhinieri, Rifat Tirana inxhinieri elektrike në Londër, Tefik Kalaci inxhinieri po në Londër.

    Në atë qytet, Truro, Rizai u njoh me një vajzë angleze, Kathleen Mary Yeates, ajo vazhdonte studimet në Oksford. Sipas certifikatës së martesës, ata u kurorëzuan në distriktin Truro më 28 qershor 1930. Në mars 1931 u lind djali, Muhtar Peter, ndërsa në qershor 1932 u lind vajza Diane Jacqueline Belkiz, (ky i fundit sipas emrit të motrës së Rizait, por vajza do të thirrej shkurt: Xheki). Në vitin 1933 Riza Alizoti diplomohet, pastaj kryen specializimin në Strasburg. Në vitin 1934-35 kryen shërbimin ushtarak në Tiranë dhe sipas ligjeve të qeverisë shqiptare duhej të punonte shtatë vjet për Atdheun, që i dha bursën e studimit. Ndërkohë Kathleen po përfundonte studimet, ndërsa nga ana tjetër nëna e saj nuk donte që e bija të largohej nga Anglia e të shkonte në një vend të panjohur të Ballkanit. Dihet se anglezët asokohe i kishin të përcaktuara mirë shkallët shoqërore dhe familja e tyre duke qenë shtresë e mesme e shihte paksa të pamundur këtë martesë me birin e një deputeti të parlamentit shqiptar dhe njëherazi ministër i qeverisë. Ndodhi dhe një fatkeqësi, djali Muhtar u mbyt në lumë. Paskëtaj martesa u prish. Inxhinier Riza Alizoti, i ardhur në Shqipëri u emërua me punë në puset vajgurore të Kuçovës. Në vitin 1941 krijoi një familje të re. Në vitin 1943 sipas dokumenteve arkivore e gjejmë duke mbrojtur të drejtat e punëtorëve dhe duke marrë pjesë në demonstratë bashkë me ta, për këtë shkak Rizai u internua prej italianëve në Porto Romano. Nga martesa e dytë i lindën tre fëmijë: Nezi, Sevimi dhe Fejziu. Me vendim të Kryeministrisë Shqiptare më 22.12.1945 dekorohet me Urdhërin e Punës, por nuk do të kalonin veç disa muaj kur mbi kokat e Alizotëve do të binin fatkeqësitë njëra më e madhe sesa tjetra. Në gjyqin e parë special më 15 prill 1945 Fejzi Alizoti u dënua me pushkatim, në takimin e fundit me një familjar ai lë amanetin: “Mallkuar qoftë nga fisi im kush merret me politikë!” Në çastin e ekzekutimit përballë skuadrës së pushkatimit, ndërsa 16 vetë rrëzohen përtokë, Fejzi Alizotin nuk e kapën plumbat e mundi të flasë: “Sipas ligjit ndërkombëtar më falet jeta…I kthehen duke e qëlluar me plumb kokës e duke i thënë: “Komunistët nuk njohin ligje…” Biri i tij Riza Alizoti arrestohet më 11 qershor 1947 vazhdon hetuesia dhe gjyqi fillon më 4 shtator 1947, ndërsa më 10 tetor 1947, pikërisht ditën e ditëlindjes, ai varet në litar tek degët e një vidhi në shesh të Kuçovës.

    Nga bisedat me motrat e Rizait kam dëgjuar shumë për martesën e tij me anglezen, kam lexuar edhe dy letra ardhur nga Anglia. Kam ndier dhe mallin e pamatë për të ditur diçka më tepër për bijën e tij dhe mbesën e tyre Diane Jacqueline Belkiz, por kohërat ishin të tilla që në Shqipërinë socialiste të kthyer në një burg gjigand nuk ishte e mundur të fluturonin as zogjtë, jo më njerëzit të takonin njëri tjetrin. Ndonëse u bënë disa përçapje asnjë lajm nuk vinte nga Anglia e largët. Kështu në vitin 1986 në muajt mars, prill dhe qershor motra Alizoti, motra e Xhekit (nga babai) i dërgon letra njëra pas tjetrës Kryqit të Kuq Anglez dhe përgjigjet ishin “e pamundur të gjendet personi!”

    Edhe pas viteve ’90 nuk mund të krijohej ndonjë lidhje pasi nuk ekzistonte asnjë adresë, asgjë nuk i kishte shpëtuar konfiskimit të dikurshëm të Sigurimit. Nga ana e saj Xheki kërkonte babain (ajo ishte vetëm dy vjeç kur ai u largua) dhe kudo të ndodhej në Paris apo Nju Jork pyeste shqiptarët që takonte, madje takoi dhe njerëz të Oborrit Mbretëror në emigrim, po kurkund nuk gjente gjurmët e tij. Në vitin 1947 ndërsa një ditë Xheki ndodhej në park duke luajtur i afrohet një burrë i gjatë me uniformë ushtarake, i cili mbante në duar një kuti, ai e thirri vajzën: “Belkiz!” Ajo e vështroi me mosbesim, kur ai thirri për së dyti, e ëma e tërhoqi nga dora dhe u larguan. Xheki filloi të pyesë se ku e dinte ai njeri emrin e saj të regjistruar që në lindje dhe e ëma i tregoi historinë e vërtetë se ajo ishte bija e një shqiptarit me emrin Riza Alizoti. Në vitin 1976 Xheki dërgoi një letër në qeverinë shqiptare dhe i erdhi një përgjigje e llahtarshme sikur babai i saj të kish qenë një kriminel apo terrorist i rrezikshëm i Europës. Kaluan vite të gjata heshtjeje. Nëna e saj Kathleen u nda nga jeta në vitin 1988, ajo nuk mundi kurrë të marrë vesh të vërtetën për burrin e saj të parë, Rizain. Më vonë në një letër përgjigje për Xhekin nga “Shoqata Shqiptare” e 24 janarit 1990 e pyesin në ka bërë përçapje në shtypin britanik për ta gjetur të atin. Në ditët e para të janarit 1990 Xheki pret faqet e gazetave angleze ku shkruhet sesi zvarrisen të vrarët nga regjimi i Ramiz Alisë, është fjala për të rinjtë shkodranë dhe të qyteteve të tjera, që donin të kalonin kufirin.

    Kur në Shqipëri u futën kompjuterat dhe interneti motra filloi që të kërkojë motrën e vet. U lidh me zyra dhe persona, që filluan ta ndihmojnë duke i dërguar certifikatën e martesës së Rizait dhe të lindjes së motrës Diane Jacquline Belkiz (Xheki). Motra në Shqipëri u lidh me emisionin televiziv “Njerëz të humbur”, të cilët bënë kërkime në Angli dhe deri diku arritën të bien në gjurmët e familjes. Më tej u desh këmbëngulja e Plarentit (djalit të Nezit), i cili jeton me bashkëshorten në Gjermani, ai mundi të gjente në internet rrënjët e familjes së munguar. Së pari, ai mësoi lajmin e keq se tezja e tij Diane Jacqueline Belkiz (Xheki), motra e nënës kishte ndërruar jetë në vitin 2001, pastaj u vu në kërkim të fëmijëve të saj dhe një ditë prej ditësh një telefon tingëlloi në Camborne të Truros: “Zonjë, unë jam një shqiptar, por ne të dy kemi diçka të përbashkët; gjyshi juaj është edhe gjyshi im…” Në fillim ajo nuk po kuptonte dhe u përgjigj: ”Ju lutem zotëri mos bëni shakara të tilla!” Ai vijoi “Gjyshi im ka qenë Riza Alizoti…” Asaj iu kujtua porosia e nënës në shtratin e vdekjes se “në Shqipëri kini kushërinj të afërt” dhe zonjës Jane i ra telefoni nga dora. Duhej të kalonin disa çaste që ajo të mblidhte veten dhe të lajmëronte vëllain Nicholas në Birmingham, kështu familjet u lidhën me njëra tjetrën, në fillim vetëm me telefonata. Familja në Shqipëri nuk mendonte se brezi i tanishëm në Angli do dëshironin të njiheshin nga afër, të takoheshin me njëri tjetrin.

    Më 10 tetor 2008 në përvjetorin e ekzekutimit dhe ditëlindjes të Riza Alizotit, Bashkia e qytetit të Kuçovës e dekoroi “Qytetar Nderi” me motivacionin: “I jepet Zotit Riza Alizoti (pas vdekjes) për kontribut të veçantë në zhvillimin e industrisë së naftës në zonën naftëmbajtëse të Kuçovës.” Kryetari: Artur Kurti dhe Kryetari i Këshillit Bashkiak: Arqile Mjeshtri. Organizator i kësaj ceremonie kuptimplote ishte Zoti Shkëlqim Ago, i cili ka qenë i pari që ka përmendur në Enciklopedinë e Kuçovës emrin e ndaluar të Riza Alizotit. Nipi i Rizait, Semih Pashallari, zbuloi pllakën përkujtimore tek vendi ku u ekzekutua daja i tij, tani Martir i Demokracisë. Aty u vendosën kurora dhe tufa lulesh edhe nga më e vogla Era, stërmbesa e Rizait. Të ndarë nga jeta mizorisht prej regjimit komunist as Fejzi Alizoti, as biri i tij Rizai nuk kanë varre dhe nuk janë gjetur eshtrat e tyre, prandaj është një nder shumë i madh që i bën populli i Kuçovës Riza Alizotit këtij inxhinieri të përkushtuar, duke e pranuar në truallin e qytetit të vet, duke i caktuar një vend ku mund të derdhësh dy pika lot e të vendosësh lule. Në këtë ceremoni morën pjesë shumë qytetarë dinjitozë të Kuçovës pa dallime partiake si edhe Prefekti i Beratit, Zoti Thoma Rumnici. Midis tyre ndodhej edhe mbesa e Rizait, bija e Xhekit, Zonja Jane ardhur nga Anglia tok me vajzën Lucy dhe djalin Christopher posaçërisht për këtë rast dhe për të shpënë deri në fund amanetin e nënës të saj Xheki, e cila nuk mundi ta njohë babain, po të njëjtin fat pësuan të tre fëmijët e Rizait në Shqipëri edhe ata u rritën pa e njohur atin, u mungoi tërë kohës dashuria e tij. Lot dhe mallëngjim. Ata, të ardhurit nga Anglia, gjetën këtu pjesën e humbur e të shtrenjtë të familjes, por gjetën, u dashuruan edhe me Shqipërinë e bukur me diell të ngrohtë dhe qiell të kaltër. Tani Zonja Jane, e cila banon në Camborne tok me fëmijët e saj pikërisht aty ku zuri fill kjo histori dashurie po përpiqet të mësojë gjuhën shqipe për të biseduar me të gjithë kushërinjtë e vet. Dhe fjalia e parë që ka mësuar është: Të dua shumë! Tezet dhe daja i saj po presin me padurim ditën kur do të mundin të marrin vizën dhe të shkojnë për të vizituar të gjitha viset ku ka studiuar babai i tyre, vendet ku ka jetuar Rizai me Kathleen, vendet ku ka jetuar motra e tyre Belkiz-Xheki e paharruar…

  2. #92
    Citim Postuar më parë nga bindi Lexo Postimin
    Cuditrishte gjithe keto krime qe u bene gjate periudhes se kumunizmit ne Shqipri !Askush nga kriminelet e ish sigurimit nuk u denoncuan nga qeverit e post-komunizmit qofshin ato te majta apo te djathta,e sidomos nga e djathta qe pritej me shume qe drejtsia te vihet ne vend!!Por gjithçka ndodhi me pas,keto qeveri u vetmjaftuan vetem me akuza verbale, dhe retorik kunder ish sistemit por asnje nga keto nuk muarr guximin qe fajtoret te sillen para drejtsise!Pse??SI??
    Ku qendron problemi??Pergjigjen gjejeni vete!!...
    Ndaj libri i Fevziut merr nje rendesi te madhe sepse nuk eshte i mbeshtetur as ne kujtime, as ne thashetheme apo opinione personale, por mbeshtetur ne fakte dhe dokumenta. Eshte koha kur historianet duhet te analizojne faktet, duke i dhene secilit peshen dhe rendesine e duhur, mbi te gjitha eshte koha kur njerezit te perballen me keto fakte dhe te verteten ashtu si eshte, jo si iu eshte 'treguar' per vite e vite te tera
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  3. #93
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    Keta qe sot djegin librin qe deshmon krimet e Enver Hoxhes,neser do te djegin ndonje liber qe do te deshmoje krimet e Milloshevicit ne Kosove!
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  4. #94
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882

    “Enver Hoxha” na kënaqi të gjithëve(!)

    “Enver Hoxha” na kënaqi të gjithëve(!)

    Jani Duri - E kam fjalën për “Librin”, jo për Enverin, se Ai nuk na kënaqi dhe aq… Duhet sqaruar mirë kjo, se mund të lindë ndonjë keqkuptim, si atëherë në ‘91-shin, kur nxitova të botoj shkrimin: “Enver Hoxha ishim ne”, në “Sindikalisti” (gazeta më e madhe e vitit) ku m’u vërsulën gjithë ç’qenë të vetëquajtur demokratë, për të më thënë se Enver Hoxha nuk ishim ne.

    Se ne, gjatë gjithë kohës kemi qenë kundër tij, se kemi luftuar kundër tij, se nuk e kemi dashur kurrë dhe kurrë nuk kemi punuar për të...Jo, jo, jo absolutisht.

    Ne nuk kemi qenë sahanlëpirës …

    Dhe ishin ata që u korruptuan të parët nga qeveria demo(n)kritike, e cila i bleu shpejt e shpejt me ca prona publike…

    Epo mirë, në rregull. Tani mund të buzëqesh, po atëherë ky shkrim u bë shkak të na shikonin shtrembër në BSPSH, mua bashkë me kryeredaktorin Vangjel Kozma, aq sa na bënë të largohemi vetë nga gazeta duke zbatuar parimin: ”Më mirë në një ferr të mençur, se sa në një parajsë hajvane”. Dhe pak më pas, kur gjithë gazetarët e “Sindikalistit” u nderuan me titullin “Pishtar i Demokracisë”, mua, që kisha qenë kryetar i këshillit botues, më fshinë nga lista (dhe mirë bënë). Them se djegësira e atij shkrimi kishte kërcyer shumë me lart nga ç’kujtoja.

    Tani, pra 20 vjet më vonë, doli libri “Enver Hoxha” (nuk ishim ne), jehona e të cilit ma kujtoi edhe njëherë idenë e pakuptuar të atij shkrimi të hidhur, ku ndër të tjera thuhej se, për sa kohë do të ishim servilë, kokëtrashë e të pakulturuar, diktatorë të tjerë do vinim mbi krye dhe se vetëm ata që kishin luftuar diktaturën, kishin të drejtë të thoshin: ”Jo, Enver Hoxha nuk ishim ne”.

    Kanë kaluar njëzet vjet dhe mjaft e përdorëm figurën e diktatorit si flamurin e kuq të toreadorit për t’u mbrojtur prej demit se ja, tani ka dalë libri bunker, “Enver Hoxha”. Alamet libri! Pasha qitap!

    E merr, e lexon dhe bindesh përfundimisht se ti nuk kishe asnjë faj për çfarë ndodhi në këtë vend. Sepse të gjitha fajet i kishte Enveri.

    Ai të tha se, po të ishte për ty…po të mos ishte Ai…as ti nuk do ishe ai që ishe. Ai të tha t’i marrësh tjetrit pronën, ai të tha të spiunosh vëllanë, ai të tha të burgosesh të pafajshëm, ai të tha të pushkatosh antikomunistët, ai të tha të prishësh kisha e xhami…Kurse ti vetëm sa i bëre pak…ja ashtu sa për t’ua sterrosur jetën shqiptarëve të tu.

    Mbaje librin mbi bufe, vendose mbi tryezën e zyrës, mbi tryezën e bukës dhe bjeri me dorë. Ja, thuaju kolegëve të rinj, ja, thuaju bijve, nipërve dhe mbesave, ja, kush e kishte fajin: Ky këtu. Ishte shumë i keq. Aq i keq, sa kur të thoshte fute brenda këtë ose pushkatoje atë dhe ne e bënim, kishim frikë se mos nuk e kishim bërë edhe aq mirë. Edhe ata që shkruanin libra, edhe ata që bënin drama apo filma, edhe ata që bënin këngë për të, edhe ata që parakalonin para tribunave të kuqe, kishin frikë se mos nuk po e hidhnin edhe aq mirë hapin sipas daulles së tij. Kaq i keq ishte Ai! Bile, më i keq se kaq, sepse nuk të fuste kurrë në partinë e tij pa iu lutur ti vetë dhe pa bërë nja dy vjet stazh në punë të rënda.

    Dhe kështu bijtë e bindur të etërve të bindur do të jenë gjithmonë gati t’i binden kujtdo tjetër që do t’i rreshtojë e urdhërojë, sepse përsëri do të dalë një libër me një fajtor të ri për të cilin ata do të thonë: Ja, ky i kishte të gjithë fajet. Dhe pas daljes së këtij libri, të gjithë do ta ndiejnë veten të pafajshëm dhe të kënaqur.

    Gazeta "Shqip"

  5. #95
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    more vesh dicka nga shkrimi ti Dito?

    pse ato te spacit ishin me pushime dimrore?

  6. #96
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    gazeta shqip.. qenka terbuar nga libri blendit..

    lol

    edhe shoku dito..po dihet.. e kemi enveruc te mirnjohur ne forum..

    po ki jani durua kush eshte qe qenka terbuar me kte liber..


    te fala anila bashes o dito..vegles fanatike te edvin rucit..dhe.. mata harres se bandes hakmarrja..

    ndihet kori i falangave enveriste si po levrijne.. kunder blendos .. nga ferizai ne tepelene..

    kurse hallmini i veve-se.. se albinit te demaqo qoses.. se edvin rucit.. u sugjeron polpotistave te ferizajit.. likujdimin fizik te blendos..

    hmm..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 31-12-2011 më 06:53

  7. #97
    i/e regjistruar Maska e agas
    Anëtarësuar
    22-05-2009
    Postime
    258
    Shkurt e shqip: libri i Fevzos ishte shashka e rradhes per te terhequr vemendjen e njerezve nga problemet aktuale.
    Jetoni për Shqipëri dhe vdisni për të.

    N.Frashëri

  8. #98
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Citim Postuar më parë nga halla mine Lexo Postimin
    Keta s'jane enveriste te vertet.. apo me mire nuk i permbahen ideologjise se tij.
    Une nuk i aprovoj keto budallakina.. nuk fiton asgje, vetem humbin.
    Po ta eliminonin Fevziun pa bere za.. ateher po, por keshtu tregohen vetem qesharak dhe e fyejne komandantin..
    pse nai hapni zorret e barkut ju shiperat e kosoves?enveristat dmth

  9. #99
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-10-2006
    Postime
    30

    Question Mos je bere per cmendine gje?

    Citim Postuar më parë nga halla mine Lexo Postimin
    Keta s'jane enveriste te vertet.. apo me mire nuk i permbahen ideologjise se tij.
    Une nuk i aprovoj keto budallakina.. nuk fiton asgje, vetem humbin.
    Po ta eliminonin Fevziun pa bere za.. ateher po, por keshtu tregohen vetem qesharak dhe e fyejne komandantin..
    Komandantin e kuj?

  10. #100
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    problemi i ju agasve te ed rucit eshte shum i madh..

    ciflosja e x6.. apo njollosja e arman kostum firmatos..

    kto jan problemot e juaja..

    e per keto do beni 21 janara qe nga janari ardhshem..

    se assnje qindarke nuk u ka levizur nga meleonat qe fitoni nga bizniset tuaja..me a pa berishen krieminister..

    megjithate urrejtjuen e kini shtazarake.. megjithse bemeverat e kini nderruar me me te rejat e vilat e apartmantet i kini shtuar..

Faqja 10 prej 17 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •