Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1

    Edicioni i 12-të i festivalit “Marie Kraja”

    Vjen edicioni i 12-të i festivalit “Marie Kraja”

    Për të 12-in vit me radhë, kthehet në Tiranë një nga aktivitetet më të mëdha muzikore, festivali operistik “Marie Kraja”. Në datat 28-29 tetor, në sallën e Universitetit të Arteve, do të nisë gara e radhës, prej së cilës do të dalin të tjerë fitues, të gatshëm për të nisur karrierën në skenat më të mëdha operistike të botës. Ashtu si edhe ka ndodhur me paraardhësit e tyre. Siç mësojmë nga producentja dhe prezantuesja e këtij aktiviteti, Zana Çela, edhe këtë vit lista e konkurrentëve ka qenë tejet e gjatë. Në fazën e parë kanë marrë pjesë 150 këngëtarë, që janë përzgjedhur nga 5 juri profesioniste të stacionuara në kryeqendrat botërore si New York, Paris, Madrid, Milano, Tiranë dhe në fazën artistike janë përzgjedhur 17 këngëtarë lirikë. Këngëtarët vijnë nga të pesë kontinentet, Amerika Veriore, Amerika e Jugut, Afrika, Azia, Europa. Në karrierën e tyre të re profesionale numërohen qysh tash kryerole në teatrot e vendeve të tyre, por edhe në skenat ndërkombëtare. Konkurrentët do të këndojnë live të shoqëruar nga orkestra e Radio Televizionit Shqiptar, nën drejtimin e dirigjentit të famshëm italian Leonardo Quattrini. Ata do të paraqiten me dy arie, të përzgjedhura prej tyre para një jurie në përbërje të së cilës do të jenë emra të mëdhenj të operistikes shqiptare e botërore. Madje, priten edhe surpriza. Në gjykimin e festivalit, si çdo vit do të bashkohen drejtuesit më të famshëm të operave europiane, por dhe një divë e muzikës operistike botërore, që vjen për herë të parë në Shqipëri, emri i së cilës është ende surprizë. Festivali “Marie Kraja” këtë vit realizohet nën kujdesin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, i cili do të jetë dhe president i aktivitetit.
    Festivali operistik “Marie Kraja” prej 12 vjetësh është kthyer në një ngjarje kyçe në ditarin ndërkombëtar të operës, duke krijuar një reputacion të admirueshëm. Prej më se një dekade, festivali është transformuar në një trampolinë të rëndësishme drejt karrierës ndërkombëtare të pjesëmarrësve dhe fituesve. Prej shumë vitesh, laureatët e çmimit të parë janë kontraktuar nga teatrot më të famshëm botërorë, duke e kthyer këtë ngjarje në një institucion artistik të njohur në çdo vend të botës.

    Panorama
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  2. #2
    “Marie Kraja” sonte kurorëzon fituesin

    Këngëtarë nga katër kontinentet e botës kanë zbarkuar në Tiranë, si konkurrentë në festivalin ndërkombëtar operistik “Marie Kraja”, i cili po zhvillohet në sallën e madhe të Universitetit të Arteve. Në edicionin e 12-të në garë për çmimin e parë janë 17 këngëtarë, ku sonte do të kurorëzohet dhe fituesi. Këngëtarët pjesëmarrës janë me interpretim live me nga dy arie të përzgjedhura nga repertori më i mirë botëror. Producentja e festivalit Zana Çela shprehet se elementët e përzgjedhur këtë edicion janë më cilësorë se sa vitet e shkuara. Juria kryesohet nga drejtori i teatrit të "La Scala", Luca Targeti dhe pjesë e saj do të jenë emrat të njohur të muzikës botërore operistike si sopranoja shqiptare Inva Mula dhe Cecilia Gasdia. Në fazën e parë përzgjedhëse morën pjesë 87 konkurrentë. Dy nga fituesit shqiptare në edicionet e shkuara janë, Josif Gjipali dhe Evis Mula. Edicioni 12-të i Festivalit Ndërkombëtar Operistik, i cili zhvillohet në 29-30 tetor, përkon me 100-vjetorin e lindjes së këngëtares Marie Kraja, emrin e të cilit mban ky festival, organizatorët kanë menduar një program të veçantë, për të përkujtuar sopranon e madhe shqiptare. Inva Mula rikthehet pranë këtij festivali pas katër vjetësh mungese, e kushtëzuar nga një kalendar i ngjeshur artistik. Kësaj here Inva Mula ka edhe një mision tjetër, pasi në emër të fondacionit “Hi Classic”, që ajo drejton, që ka për synim mbështetjen e talenteve të reja, sopranoja e njohur shqiptare do të japë një çmim special për konkurrentët e këtij edicioni. Mes 17 konkurrentësh që vijnë nga e gjithë bota, janë edhe katër shqiptare, nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e diaspora. Blerta Zhegu është diplomuar shkëlqyeshëm në Akademinë e Arteve në Tiranë. Është fituese e çmimit special të jurisë në kategorinë “Canto lirico”, në edicionin e 6-të “Rasegna concertistica”, në Montichiari. Ardiana Bytyçi është një tjetër konkurrente shqiptare në këtë edicion të “Marie Krajës”. Ka kryer studimet në Akademinë e Muzikës në Detmold të Gjermanisë. Ka interpretuar “Karmen”, “Falstaff” “Arabella”, “Cosi fan tutte”, “Rigoletto” etj. Dëshira Ahmeti vjen nga Dibra e Maqedonisë, e diplomuar në Akademinë e Tiranës. Pas studimeve u kthye në Maqedoni, ku filloi të punojë si soliste në Teatrin e Operës në Maqedoni, duke qenë e para dhe e vetmja shqiptare soliste në këtë institucion. Flaka Goranci është kosovarja, që ende pa mbaruar studimet, interpretoi në Teatrin e Operës rolin e Rozinës tek “Berberi i Seviljes”, ndërsa menjëherë pas diplomimit fitoi bursën nga shkolla e Filarmonisë së Izraelit.

    Sot
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  3. #3
    Disa prej konkurenteve

    Atanas Mladenov: Bariton, është diplomuar shkëlqyeshëm në Akademinë Kombëtare të Muzikës në Sofje. Ka marrë pjesë në koncerte të ndryshme në Vjenë, Budapest, Bratislavë, Kiev, Itali, Gjermani, Bullgari, Spanjë, Greqi dhe Estoni, si dhe ka kënduar në shumë e shumë vepra të mëdha operistike, si në "Madama Butterfly" të G. Puçinit në skenën e Teatrit të Operas Shtetërore të Stara, në operën “Tosca” në Gjermani, Francë, Svicër e Austri etj.
    Albane Carrère: Vjen nga Vjena. Pasi kreu studimet për sociologji, ndoqi Konservatorin e Muzikës Mbretërore të Brukselit. Në të njëjtën kohë, firmosi kontratat e para me festivale dhe teatro. Roli i parë që iu besua në fund të studimeve muzikale ishte “Tereza” e Massenet në Operën Mbretërore të Wallonias. Tashmë punon si soliste e re në Operan e Rouen-it në Francë.
    Igor Stroin:Vjen si solist i Operas Shtetërore të Bratislavës. Punoi si korist për disa vjet, deri sa më në fund arriti të fillojë karrierën jashtë vendit. Për të kënduar në shumë vende të Europës, vepra të mëdha si “Flauti Magjik”, “Eliziri i dashurisë”, “Traviata”, “Turandot” etj. etj.
    Baritoni Axier Sánchez: Vjen nga Spanja, pasi ka performuar në disa prej teatrove më të rëndësishme dhe më të mëdha të botës. Disa nga rolet më të shquar të repertorit të tij operistik janë Don Giovanni, Cosí fan tutte, Conte Almaviva “Dasma e Figaros”, Belcore “Elisir d´amore”, Dottore Malatesta “Don Pasquale”, Fígaro “Berberi i Seviljes”, Marcello “La boheme”, etj.
    Ricardo: Ka realizuar rolin e Kontit të Almavivës te “Dasma e Figaros”, me Mames Opera&orchestra. Ka interpretuar oficerin Fiorello te “Berberi i Sevilies”, Morales te “Karmen” etj.
    Umut Tingur: Vjen nga Izmiri. Në të njëjtin vit që u diplomua në konservatorin e Izmirit ka filluar punë në Teatrin e Operas së Izmirit, ndërsa më vonë fitoi konkursin në Teatrin e Operas në Stamboll, ku disa nga veprat e para të rëndësishme që do të shënoheshin në repertorin e tij ishin “Traviata”, “Martesa e Figaros” etj.
    Blerta Zhegu: Diplomuar shkëlqyeshëm në Akademinë e Arteve në Tiranë. Ka interpretuar shumë role në vepra që janë vënë në skenat italiane. Është fituese e çmimit special të jurisë në kategorinë Canto Lirico në edicionin e 6-të “Rasegna Concertistica” në Montichiari. Së fundi, ka qenë pjesëmarrëse në Operastudio-n LTL mbi “Opera per tre soldi” të K. Weill, Pisa.
    Ardiana Bytyqi: Ka kryer studimet në Akademinë e Muzikës në Detmold të Gjermanisë. Ka marrë pjesë në Audicionin prestigjioz “Hans Gabor Belvedere” në Vjenë, ku mes 3500 konkurrentëve u kualifikua për në finale, për Operën dhe Operetën në mesin e 20 më të mirëve. Ka interpretuar Karmen-in në Teatrin “Opern ëerkstatt Am Rhein”. Mag, nga opera “Falstaff” e Juseppe Verdit, Adeleide-n nga opera “Arabella” Maddalena nga opera “Rigoletto” të Giuseppe Verdit etj.
    Dëshira Ahmeti: Vjen nga Dibra e Maqedonisë, si e diplomuar në Akademinë e Tiranës. Pas studimeve u kthye në Maqedoni ku filloi të punojë si soliste në Teatrin e Operas në Maqedoni. Ka interpretuar rolin e Nikaeles nga opera "Karmen" e Bizes, dhe më pas në rolin e Paminës në operën "Flauti magjik" e Moxarti, rolin e Nedes në operën "Paliaci", Ruggero apo dhe Leonorën në operën "Forca e destinit”, etj
    Flaka Goranci: Është kosovarja të cilën lufta e solli në Tiranë për të gjetur udhën e saj drejt muzikës, për të nisur studimet në Akademinë e Arteve në Tiranë. Ende pa mbaruar studimet interpretoi në Teatrin e Operas rolin e Rozinës te “Berberi i Seviljes”. Ndërsa, menjëherë pas diplomimit, fitoi bursën nga shkolla e Filarmonisë së Izraelit. Gjatë studimeve në Tel-Aviv filloi dhe aktivitetin koncertor dhe operistik.
    Lada Kyssykova: Vjen nga Kazakistani. Debutimi i saj i parë profesional ishte ai më 2002, në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit “Abai’’. Tashmë është soliste në këtë teatër dhe laureate e çmimit ndërkombëtar operistik “Romansiada”.
    Luçiana Distante: Ka lindur në Brazil, vend të cilit i detyrohet për pasionin, dashurinë për muzikën, ritmin dhe ngrohtësinë njerëzore, por është rritur në Itali pranë familjes adoptuese.
    Romina Boscolo: Debutimin e saj të parë e ka pasur në 20-vjetorin e teatrit ‘Gustavo Modena’ në Genova. Në të njëjtin vit ajo u ftua nga teatri ‘Carlo Felice’ në Genova. Ka marrë çmime internacionale e ka interpretuar në shumë festival operistike e teatro italiane.
    Sara Heaton: Vjen nga Amerika. Ka arritur një audiencë të lartë këtë vit me Mirandën në premierën amerikane të Tod Machoverit me Death and the Poëers në ART në Boston. Ka fituar disa çmime të rëndësishme dhe ka interpretuar role të mëdha në vepra të mëdha.
    Tsakani Masëanganyi: Është nga Soveto i Johanesburgut. Ka studiuar muzikë në universitetin e Prettorias, duke qenë njëkohësisht në korin e Teatrit Shtetëror. Gjatë studimeve ka dhënë gjithashtu koncerte në teatro të ndryshëm në Amerikën e Jugut, ka kënduar për Nelson Mandelën e për kancelarin Schroeder. Ka fituar çmimin e parë të Konkursit Lirik Ndërkombëtar Salicedoro. Lorena Valero Hernández: Vjen nga Spanja. Gjatë viteve që ka studiuar në Vjenë ka kënduar si soliste në teatrot kryesore të Spanjës. Ka performuar në recitale të shumta si përfaqësuese e muzikës spanjolle në Vjenë, Salzburg, Baden dhe Mynih. Rolet e saj janë të shumta, që nga “ Madame Butterfly”, “Don Giovanni”, “Dasma e Figaros” e “Carmen”.

    shkeputur nga MAPO
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  4. #4
    Fituese e ketij edicioni ishte sopranoja amerikane Sara Heaton.
    Vendi i dyte shkoi per sopranon braziliane Luçiana Distante.
    Cmimi i trete u nda midis sopranos kazakistane Lada Kyssykova dhe basit shqiptar Arjol Xhaferri, i cili ishte edhe nje nga dy fituesit e çmimit " Hi Classic"
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •