Do doja nga zemra t'i uroj gjithe besimtaret e Krishtere per fillimin e periudhes 7 javore te Kreshmeve te Medha!
Kjo periudhe paraprin Javen e Pesimeve dhe Ngjalljen e Zotit Tone Jezu Krisht!
Le te sherbeje kjo periudhe per rizgjim nga letargjia shpirterore ku kemi rene dhe per t'u kthyer serisht ne Eden!
Ne kete periudhe Kisha e Shenjte, E Vetme, E pergjithshme dhe Apostolike, Nusja e Krishtit Mbret, privon veten e saj nga gjithe ushqimet shtazore per te luftuar truperisht pasionet e mishit!
Gjithashtu ne kete periudhe kujtohen Shenjtore qe kane qene shembuj ne luften me pasionet e mishit si Maria Egjyptiane, Joani I Shkalles etj... gjithashtu dhe Ngjarje te Vecanta qe kane ndryshuar rrjedhen e historise si: Mrekullia e grurit e Shen Theodhorit, Fitorja e Ortodoksise mbi Herezine e Ikonoklasteve, Fitorja e qytetit te paarmatosur te Kostandinopojes mbi ushtrine persiane me ane te ndermjetimeve te Hyjlindeses etj...
Per te vazhduar me tej me Javen e Madhe, qe kete vit eshte 20-27 Prill, Jave e Vuajtjeve dhe e Triumfit!
Kjo Jave fillon me Ringjalljen e Llazarit prej Zotit tone, Hyrjen e Tij te lavdishme ne Jerusalem, Predikimet e Tij madheshtore mbi Gjyqin e Fundit dhe largimin prej menyres farisjanike te te menduarit, Pendesen e Gruas mekatare e cila i lau kembet e Zotit me lotet e saj, Tradhetine e kobshme te Judes, Misterin e Efqelise i cili kryhet te Merkuren e Madhe te Shenjte (23 Prill), Darken e Fundit e cila perkujtohet diten e Enjte ne Mengjes per te vazhduar te Enjten Mbrema me Pesimet e tmerrshme te Zotit ku ne mes te Kishave del Kryqi ku u Mberthye Zoti i Lavdise!
Te Premten e Madhe te Shenjte, ose sic quhet nga populli, te Premten e Zeze, shume te Krishtere nuk futin asgje ne goje deri pas perendimit te Diellit. Ne cdo Kishe perkujtohen me madheshti oret e agonise se Shpetimtarit ne Kryq dhe behet zbritja e mistershme prej Kryqit dhe vendosja e Trupit te Tij ne Varr!
Ate dite, ne gjithe boten Kristiane, Kembanat nuk pushojne se reni tere diten me tinguj vajtimtare dhe cdo i krishter pershendet Trupin e pajete te Shpetimtarit te shtrire ne mes te Kishes!
Te Premten pasdite kendohen prej besimtareve vajtimet e Permbivarreshme te Shpetimtarit ku secili besimtar ndjen brenda shpirtit te Tij peshen e rende te Mekatit por dhe triumfin mbi te!
Me pas behet dalja e besimtareve jashte Kishes duke mbajtur ne duar Epitafin qe perfqeson Varrin e Shpetimtarit duke levizur si nje kortezh i permortshem neper rruget e qyteteve dhe fshatrave!
Me kete ceremoni misteriale perfundojne perkujtimet e pesimeve per te vazhduar te Shtunen e Madhe me Ngjalljen e Ndriteshme te Shpetimtarit e cila paralajmerohet te Shtunen ne Mengjes neper Liturgjite Hyjnore si dhe me Zbritjen e Drites se Shenjte mbi Varrin e Krishtit ne Jerusalem, e cila eshte nje mrekulli qe ndodh ne cdo te Shtune te Madhe ne dreke ne Kishen Ortodokse.
Kulmi i festimit arrin duke u gdhire dita e Diele me Ngjalljen Triumfale te Zotit dhe te gjithe gjinise njerezore bashke me Te!
Krijoni Kontakt