Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1

    Pse investitoret e huaj preferojne Shqiperine?

    Doja te dija nje info pse Shqiperia eshte atraktive ndaj bizneseve te huaja kush mund te me ndihmoje per kete gje do ja di per faleminderit

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e safinator
    Anėtarėsuar
    29-06-2011
    Postime
    711
    Kostoja e punes eshte me ulet se ne vendet perendimore dhe bizneset nuk kane taksa te renda.

  3. #3
    Unica Fede Unica Passione Maska e Boy
    Anėtarėsuar
    07-01-2010
    Vendndodhja
    Rome
    Postime
    1,079
    Pervec gjerave te lartpermendura, do ta shtoja edhe faktin se respektimi i rregullave nuk eshte i detyrueshem.
    Perchč er coro che famo tutti quanti insieme
    dice LAZIO sei grande te volemo bene!

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet nė Bllog
    23
    Citim Postuar mė parė nga MoskoSoft Lexo Postimin
    Doja te dija nje info pse Shqiperia eshte atraktive ndaj bizneseve te huaja kush mund te me ndihmoje per kete gje do ja di per faleminderit
    Arsyeja kryesore perse firmat e huaja i jane afruar Shqiperise, ka te beje me klimen e krijuar ne vend nga qeveria Berisha. Qe ne 2005, me ardhjen ne pushtet, Berisha i vuri detyre qeveresise se tij, afrimin e investimeve te huaja. Kete e bere jo vetem me retorike politike, por e beri edhe me programe e vendime qeverie qe kishin per qellim te krijonin nje klime te pershtatshme per biznesin e vendit apo te huaj.

    1. Sheshimi i burokracise ne administrate: per te marre nje license, apo per te mbushur nje formular te thjeshte, biznesi duhet te priste me jave, e duhet te paguante edhe bakshishe. Qeveria investoi qe te dixhitalizonte procesin, kur licensa e formulare qe hanin dite te tera, plotesoheshin e merrni pergjigje brenda pak ditesh. Lexo nismen "Shqiperia 1 euro" http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=71754

    2. Transparenca me tenderat publike: te gjitha tenderat e qeverise, nuk jane me shkresa ne zyren e nje ministri, vetem per syte e tij, por jane materiale te hedhura ne Internet, per te gjithe biznesin shqiptar apo te huaj, qe deshiron te marri pjese ne tender. Rritja e transparences, eshte nje tjeter ogur pozitiv ne luften kunder korrupsionit ne administrate.

    3. Reforma fiskale dhe taksa e sheshte 10%. Nje nga risket me te medha qe qeveria mori, ishte ulja e takses se fitimit per biznesin ne 10%. Pavaresisht se sa biznesi fiton, qeveria do te taksoje vetem 10% te atij fitimi. Kjo josh jashte mase biznesin e huaj, pasi ne vendet ku ata veprojne, paguajne disa fish me shume se 10%.

    4. Privatizimi i prones publike. Frika me e madhe e biznesit te huaj kur vjen fjala tek vendet ish-komuniste te Evropes Lindore eshte se investimet e tyre nuk jane te sigurta: a) destabiliteti politik b) keto shoqeri nuk kane eksperience ne kapitalizem, njohin vetem ekonomine e komanduar. Fushata e hapur e qeverise per privatizimin e te gjitha ndermarrjeve publike akoma ne duart e shtetit, eshte nje deshmi ne syte e biznesit te huaj qe ekonomia shqiptare nuk ka per te njohur me kthim mbrapa, eshte nje ekonomi e ngritur mbi nje sistem kapitalist.

    5. Koncensionet e resurseve natyrore dhe zonat e lira te biznesit. Per te zjidhur nevojat e saja per furnizim me energji elektrike, qeveria krijoi lehtesira te medha per biznesin e vogel apo te madh, per te investuar ne energjitiken shqiptare. Qeveria ishte gati te nenshkruante kontrata e leje perdorimi per cdo firme private shqiptare apo e huaj, qe eshte gati te investoje kapitalin e vete privat ne lumenjte e shumte te Shqiperise, per te prodhuar energji, qofshin keto hidrocentrale apo termocentrale. Qeveria ua jep me kontrate ketyre bizneseve te drejten e perdorimit te resurseve natyrore per nje kohe te gjate (20-30 vjecare), dhe qeveria ofron te bleje edhe te gjithe energjine qe ata prodhojne me nje cmim fiks. Kushti i vetem eshte qe biznesi privat te beje investimin fillestar, nuk jane fonde te dala nga buxheti i shtetit. Kjo ishte nje tjeter sprove qe qeveria kaloi ne syte e biznesit te huaj, per te treguar qe eshte serioze per afrimin e investimeve private.

    6. Lufta e suksesshme ndaj krimit e korrupsionit ne vend nga qeveria. Asnje investitor i huaj nuk do ti afrohej Shqiperise, per aq kohe sa Shqiperine e qeverisnin baronet e droges dhe fshataret e Shqiperise rrisnin e shisnin hashash. Nuk mund te jesh edhe Kolumbi evropiane edhe nje ekonomi ne rritje kapitaliste. Nese qeveria nuk do te kish patur sukses ne ndeshkimin e krimit dhe trafiqeve ne vend, investitoret e huaj do t'i qendroin larg Shqiperise sado joshese te ishin ofertat.

    7. Kryeministri i vendit, mban deren e hapur per biznesin e vendit e te huaj. Kudo ku kryeministri i vendit shkon jashte vendit, fton bizneset e huaja qe te investojne ne vendin e tij. Dhe nuk eshte thjeshte nje retorike politike. Ai tregohet i gatshem dhe impenjohet personalisht, qe bizneseve te huaja te mos u krijohen pengesa. Jane me qindra bizneset e huaja qe kane investuar Shqiperine ne keto 6 vitet e fundit, dhe jane pritur nga vete kryeministri i vendit ne zyren e tij. Pavaresisht nese kane zgjedhur te investojne apo jo ne ate vend, ata jane larguar nga Shqiperia te bindur se kryeministri i vendit eshte ne anen e tyre, ne anen e biznesit. Sa kryeministra te tjere evropiane apo te vendeve fqinje bejne te njejten gje?!

    Energjitika dhe turizmi jane dy sektoret e ekonomise shqiptare qe kane potencialin me te madh per zhvillim e fitim. Tani dhe ne te ardhmen, shumica e investimeve te huaja do te behen ne keto fusha.

    Albo

    P.S Dy problemet qe ngelen ende per tu zgjidhur jane legalizimet e shtepive te banimit dhe problemi i prones private. Po u zgjidhen keto te dyja, Shqiperia eshte nje vend 100% kapitalist.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 27-11-2011 mė 00:44

Tema tė Ngjashme

  1. A duhet tė bashkohet Kosova me Shqipėrinė?
    Nga tani_26 nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 2299
    Postimi i Fundit: 10-03-2025, 12:17
  2. Franz Baron von Nopca (1877-1933)
    Nga Eni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 30-04-2024, 02:46
  3. Lufta e Xhemė Gostivarit pėr ēlirim dhe bashkim kombėtar
    Nga Rina_87 nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 14-05-2012, 18:23
  4. Propozim i ri pėr vizat pėr Shqipėrinė
    Nga toni007 nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 02-10-2009, 11:48
  5. Shipetaret (nga George Fred Williams)
    Nga Glaukia88 nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-07-2009, 13:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •