Close
Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 70
  1. #1
    Perjashtuar Maska e Deni_Boy
    Anëtarësuar
    19-10-2005
    Vendndodhja
    Milano
    Postime
    2,322

    Greqia heq pensionet për 3500 pensionistë nga Shqipëria




    ATHINE- Enti i siguracioneve të Bujqësisë (OGA) në Greqi iu ka hequr pensionet 3 500 personave nga Shqipëria, sepse nuk depozituan brenda afatit ligjor dokumentacionin e kërkuar. Këtë e bëri të ditur ministri grek i punës dhe sigurimeve shoqërore, Jorgos Kutrumanis.

    Ministri sqaron se në kuadër zbatimit të mënyrës së re të pagesës së pensioneve nëpërmjet bankës, u krye regjistrimi dhe verifikimi i gjithë pensionistëve që kanë lindur në Shqipëri dhe që përfitojnë pension nga OGA (me vlerë 360 euro në muaj). Eshtë fjala për personat me shtetësi shqiptare, që kanë vërtetuar me dokumente pranë autoriteteve, se kanë origjinë greke.

    Në Greqi shtetasit e huaj me kombësi greke quhen “homogjenë”.

    "Në kuadër të verifikimit u kërkua për këtë kategori pensionistësh dokumenta të reja, siç është pasaporta biometrike, si dhe çertifikata e lindjes dhe e gjendjes familjare. Deri më sot, sipas të dhënave të OGA-s, u depozituan dokumenta nga 17 130 persona, pensionistë homogjenë nga Shqipëria.
    Nga këta, në 3 500 raste ndërpritet dhënia e pensionit, pasi nuk dorëzuan dokumentet e kërkuara brenda afateve ligjore", sqaron ministri Kutrumanis, në shkresën drejtuar deputetit të LAOS, Thanasis Plevris.

    Deputeti i LAOS-it, kishte kërkuar sqarim pas disa denoncimeve, sipas të cilave "emigrantë klandestinë përfitonin në mënyrë të parregullt pension nga OGA", madje kishte paraqitur dhe 15 emra shtetasish të huaj, që sipas tij, merrnin pension pa plotësuar kushtet.

    Ministri i punës në përgjigjen e tij, garanton se asnjëri prej emrave të përmendur nga deputeti nuk përfiton në mënyrë të paligjshme pension nga OGA.

    (m.a/BalkanWeb)

  2. #2
    E kjo perkon pak kohe pasi regjistrimi ne shqiperi u be. Fiks ne kohe...

    La vita non si spiega, si VIVE!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e cool_shqype
    Anëtarësuar
    30-05-2007
    Vendndodhja
    jetoj me lemoshat e nanes natyre
    Postime
    1,024
    mos ...... na ngelen edhe ca bashkeforumse/sa po pencion......
    each second is eternity as eternity is now,
    and now, now is forever

  4. #4
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224
    ahahah cfare kombesie do marrin keta tani god knows. Ndoshta shkojne nga serbia.
    I LOVE GOD

    j&g

  5. #5
    AKA-MANO Maska e Maqellarjot
    Anëtarësuar
    16-06-2011
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    972
    Citim Postuar më parë nga Deni_Boy Lexo Postimin



    ATHINE- Enti i siguracioneve të Bujqësisë (OGA) në Greqi iu ka hequr pensionet 3 500 personave nga Shqipëria, sepse nuk depozituan brenda afatit ligjor dokumentacionin e kërkuar. Këtë e bëri të ditur ministri grek i punës dhe sigurimeve shoqërore, Jorgos Kutrumanis.

    Ministri sqaron se në kuadër zbatimit të mënyrës së re të pagesës së pensioneve nëpërmjet bankës, u krye regjistrimi dhe verifikimi i gjithë pensionistëve që kanë lindur në Shqipëri dhe që përfitojnë pension nga OGA (me vlerë 360 euro në muaj). Eshtë fjala për personat me shtetësi shqiptare, që kanë vërtetuar me dokumente pranë autoriteteve, se kanë origjinë greke.

    Në Greqi shtetasit e huaj me kombësi greke quhen “homogjenë”.

    "Në kuadër të verifikimit u kërkua për këtë kategori pensionistësh dokumenta të reja, siç është pasaporta biometrike, si dhe çertifikata e lindjes dhe e gjendjes familjare. Deri më sot, sipas të dhënave të OGA-s, u depozituan dokumenta nga 17 130 persona, pensionistë homogjenë nga Shqipëria.
    Nga këta, në 3 500 raste ndërpritet dhënia e pensionit, pasi nuk dorëzuan dokumentet e kërkuara brenda afateve ligjore", sqaron ministri Kutrumanis, në shkresën drejtuar deputetit të LAOS, Thanasis Plevris.

    Deputeti i LAOS-it, kishte kërkuar sqarim pas disa denoncimeve, sipas të cilave "emigrantë klandestinë përfitonin në mënyrë të parregullt pension nga OGA", madje kishte paraqitur dhe 15 emra shtetasish të huaj, që sipas tij, merrnin pension pa plotësuar kushtet.

    Ministri i punës në përgjigjen e tij, garanton se asnjëri prej emrave të përmendur nga deputeti nuk përfiton në mënyrë të paligjshme pension nga OGA.

    (m.a/BalkanWeb)

    Tani lind pyetja: Perse keta 3500 te ashtu quajtur "grek" pagueshin kete pencione pa paraqitur "Dokumentat" e nevojshme sipas shtetit Hale, desha me then Helen, apo me drejt Grek?

    Eshte ky nje pretekst per ti hequr pensionet "lavirave" qe shiten kombesine per 350 Euro, tani qe me sa duket rruga qe po merr rregjishtrimi i popullsise nuk esthe ne favorin e tyre???
    Ndryshuar për herë të fundit nga Maqellarjot : 26-10-2011 më 15:56
    Ne kohe e rrethana kritike, si individi, ashtu edhe nji popull japin proven e forces morale te tyne

  6. #6
    Dominus Albanae Maska e Geri Tr
    Anëtarësuar
    17-08-2009
    Vendndodhja
    Tirana the Shitty Metropolis
    Postime
    1,837
    Citim Postuar më parë nga **** Lexo Postimin
    ahahah cfare kombesie do marrin keta tani god knows. Ndoshta shkojne nga serbia.
    Do vijne pushtat grek qe te punojne ullishtet tona dhe te tjerrin lesh.Ne fund te fundit jemi apo nuk jemi Zvicra nr 2??
    Të gjitha gjërat që ne shohim apo duken, janë vetëm një ëndërr brenda një ëndrre

  7. #7
    Gone!
    Anëtarësuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    Na paskan mar ne qafe, tash e mas buken thate paskemi me honger. se ato 300 eurot jane kane shume t'omla se i merrnim tu pi caj, pa djerse.

  8. #8
    _____
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    Fatkeqesi e madhe ndodhi sot...lol

    C'jane kto pensione qe merrshin pa punuar kurre per shtetin Grek?! Kush eshte ai budall qe t'jepe leke kot per qejf...i erdhen a jo mend atyre qe shiten kombesine! E bene veten qesharak.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Citim Postuar më parë nga s0ni Lexo Postimin
    Fatkeqesi e madhe ndodhi sot...lol

    C'jane kto pensione qe merrshin pa punuar kurre per shtetin Grek?! Kush eshte ai budall qe t'jepe leke kot per qejf...i erdhen a jo mend atyre qe shiten kombesine! E bene veten qesharak.
    Shko ne Dhermi dhe e merr vesh kush merrte pensione.

  10. #10
    Ptu i kisha plotesuar kushtet me iku pensioni
    Kthe respektin me respekt... perballo me gjakftohtesi provokimet... dhe dhuroji hipokrizise indiferencen tende ...

Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •