-
Naim Frasheri 111 vjetori i vdekjes- dhe harresa e Hipokritwve tw letwrsisw shqipe
Mw 20 tetor 1900 vdiq Poeti i madh shqiptar Naim Frashwri njw nga poetwt mw tw dashur tw Shqipwrisw. Pra 111 vite mw parw ky kolos i poezisw shqipe dhe i fjalws sw bukur shqipe mbylli sytw Naim Frashwri i poezisw lirike dhe nostalgjike shqipe. Nuk wshtw problemi qw ta kujtoj unw kwtw emwr sot , sepse kushdo do tw duhej ta kuptonte e ta respektonte, por mw tepėr nuk i falet Shoqatave tw letwrsisw shqipe, Fakultetit tw Historise dhe tw letwrsisw , Ministrisw sw Kulturws tw cilwt duhej qw tw paktwn ditwn e vdekjes ta pėrkujtonin.
Pak kujtesw pwr popullin e thjeshtw qw harron lehtw, pwr shoqwrinw intelektuale shqiptare, dhe forumet pwrkatwse drejtuese, profesioniste, tw politiws, dhe tw Medias tv, gazetarisw shqiptare, tw cilat me Harreswn e tyre spktakolare po I bwjnw varrin Historisw sw Shqipwrisw dhe heronjve tw saj por kryesisht rilindasve:
Naim Frashwri (http://www.sisot.com/si-sot-me-20-tetor/#comment-11), ishte figura qėndrore e letėrsisė shqiptare tė Rilindjes, ai qė u bė shprehės i aspiratave tė popullit pėr liri e pėrparim, si poet i madh i kombit, ėshtė Naim Frashėri, bilbili i gjuhės shqipe. Naimi lindi mė 25 maj 1846 nė Frashėr, qė ishte edhe njė qendėr bejtexhinjsh. Mėsimet e para i mori tek hoxha i fshatit nė arabisht e turqisht. Qė i vogėl nisi tė vjershėronte. Studimet e mesme i kreu nė Janinė, nė gjimnazin e njohur Zosimea. Aty horizonti i tij kulturor u zgjerua sė tepėrmi, njohu letėrsinė, kulturėn dhe filozofinė klasike greke e romake, ra nė kontakt me idetė e Revolucionit Borgjez Francez dhe me iluminizmin francez. Duke pėrvetėsuar disa gjuhė, si: greqishten e vjtėr e tė renė, latinishten, frėngjishten, italishten e persishten, Naimi, jo vetėm qė mori bazat e botėkuptimit tė vet, por njohu edhe poezinė e Evropės e tė Lindjes. Tė gjitha kėto tradita poetike ndikuan nė formimin e tij si poet. Mė 1870, pas mbarimit tė shkollės, shkoi pėr tė punuar nė Stamboll, por u prek nga turbekulozi dhe u kthye nė Shqipėri nė klimė mė tė shėndetshme.
Gjatė viteve 1872-1877 Naimi punoi nė Berat e nė Sarandė si nėpunės. Kjo periudhė pati rėndėsi tė veēantė nė formimin e tij. Atdhetar e si poet. Ai njohu mė mirė jetėn e popullit, zakonet, virtytet dhe aspiratat e tij, gjuhėn e bukur e shpirtin poetik tė njerėzve tė thjeshtė, krijimtarinė popullore, bukurinė e natyrės shqiptare.
Ndėrkohė vendi ishte pėrfshirė nė ngjarjet e mėdha tė lėvizjes ēlirimtare, qė do tė sillnin formimin e Lidhjes Shqiptare tė Prizerenitmė 1878, udhėheqės i sė cilės ishte Abdyli, vėllai mė i madh i Naimit. Naimi dha ndihmesėn e vet pėr krijimin e degėve tė lidhjes nė Jugun e Shqipėrisė, pėrkrahu dhe pėrhapi programin e saj. Mė 1880, kur veprimtaria e Lidhjes ishte nė kulm, ai shkroi vjershėn e gjatė Shqipėria, nė tė cilėn shpalli idetė kryesore tė Rilindjes. Me kėtė krijim Naimi niste rrugėn e poetit kombėtar. Mė 1881 Naimi u vendos pėrfundimisht nė Stamboll, ku u bė shpirti i Shoqėrisė sė Shkronjave dhe i lėvizjes sė atdhetarėve shqiptarė. Gjithė forcat dhe talentin ia kushtoi ēėshtjes kombėtare, punoi pėr ngritjen e shkollės shqipe dhe hartoi libra pėr tė, shkroi vjersha, pėrktheu e botoi vazhdimisht, duke ndihmuar pėr zhvillimin e letėrsisė sonė, pėr botim edhe tė shumė veprave tė autorėve tė tjerė. Lėvizja kombėtare, idealet e ēlirimit tė Shqipėrisė, tė pėrparimit e tė qytetėrimit tė saj, u bėnė faktori themelor qė ndikoi nė formimin e Naimit si poet e atdhetar.
Krijimtaria e gjerė letrare e Naimit, me veprat poetike e didaktike, kap njė periudhė tė shkurtėr prej 13 vjetėsh (1886-1899). Vetėm nė vitin 1886 ai botoi veprat Bagėti e Bujqėsia, Vjersha pėr mėsonjtoret e para, Histori e pėrgjithshme dhe poemėn greqisht Dėshira e vėrtetė e shqiptarėve, E kėndimit ēunavet kėndonjėtoreja. Mė 1885 botoi pėrmbledhjen me vjersha persisht Tehajylat (Ėndėrrimet) mė 1888 botoi Dituritė, mė 1890 Lulet e verės, mė 1894 Parajsa dhe fjala fluturake, mė 1898 Historia e Skėnderbeut dhe Qerbelanė dhe mė 1889 Historia e Shqipėrisė. Sėmundja dhe lodhja e madhe ia keqėsuan shėndetin poetit, zemra e tė cilit pushoi sė rrahuri mė 20 tetor 1900, nė moshėn 54-vjeēare, i zhuritur nga malli pėr atdheun dhe me brengėn qė se pa dot tė lirė.
Vdekja e poetit qe njė zi e vėrtetė kombėtare. Shqiptarėt kishin humbur atdhetarin e kulluar, apostulin e shqiptarizmės, poetin e madh. Dhembjen dhe vlerėsimin pėr Naimin e shprehu bukur elegjia e Ēajupit, qė niste kėshtu:
Vdiq Naimi, vdiq Naimi,
moj e mjera Shqipėri,
mendjelarti, zemėrtrimi,
vjershėtori si ai.
Sw fundmi, nuk mund tw mos pwrmwnd, pwrpjekjet servile dhe hipokrite tw mediave shqiptare qw u bwjnw laved e u thurrin ditirambe disa politikanwve qw shkruajnw apo qw gwrricin letrwn vetwm pwr lavdi, por harrojnw kwtw gjigand tw letwrsisw shqipe.
-
-
Paqeprures
Magjia e penes se Naimit te con thelle e me thelle ne vorbullen e viteve dhe eshte e vetmja magji qe te jep mundesine te shohesh pak Shqiperi. Naimi ishte, eshte dhe do te jete nje me kombin shqiptar, ashtu si Gjergji, Mjeda, Noli, Fishta, Konica etj.
Paqe!
-
-
po ta lexonte kete shkrim alla google Naimi do ja fuste vehtes
-
-
po pse do t`ja fuste vehtes, per keta plehra qe drejtojne institucionet Kulturore, apo per pronaret e mediave qe harrojne Rilindasit t`ju kujtojne datat, apo per perfaqesuesit e sotem te letersise shqipe qe nuk thone nje fjale per Naimin e Madh?
Me mire te peshtynte anash, dhe te mos e kthente koken prapa, per te pare keta pseudo shkrimtare qe u servilosen politikaneve qe bejne sikur shkruajne.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt