vajz
rrofsh qe i fute ato kenget ketu
vajz
rrofsh qe i fute ato kenget ketu
"Man sieht nur mit dem Herzen gut. Das Wesentliche ist für das Auge unsichtbar."
Shija e mire, embelsia e kenges e bukuria e saj do mbeten vertet te dikurshme.....
Atehere MUZIKA ishte ART ....... Sot MUZIKA eshte BIZNES !!!
Atehere AJKA E KOMPOZITOREVE , POETEVE, KENGETAREVE , ORKESTRUESVE PUNONIN SE BASHKU & SI GRUP SILLNIN KENGE QE S'PLAKEN KURRE !!!
Sot KOMPOZITORET ME TE MIRE JANE TE ZENE ME SHNDERRIMIN E KENGES NE BIZNES ..... 6 - 10 kenge per kompozitor ne evenimente muzikore private ku kenget ju kendohen edhe nga kengetare qe s'kane kellqe me nxjerre ze ..... le pastaj te kendojne !!! RROFTE PLAYBACK - u ! SA KEQ PER MUZIKEN SHQIPTARE !!!!
Si i tha Fadili - Rremes ....... " KU HY PARJA , S'KNO MO DAJRJA !!!! "
Ndryshuar për herë të fundit nga sirena_adria : 11-01-2012 më 13:59
RONA NISHLIU NGJALL DEBATIN EVROPIAN
Pesë nga shtatë anëtarët e jurisë i dhanë pikët maksimale, derisa e renditën fituesen absolute të Festivalit të 50-të të RTSH-së, duke i dhënë vizën për në Festivalin Evropian të Këngës, i cili këtë vit mbahet në Baku të Azerbajxhanit. Rona Nishliu, kosovarja e vetme pjesëmarrëse, la pas 19 këngë të tjera, duke rrëmbyer trofeun me këngën "Suus", me tekst nga vetë ajo dhe kompozim të Florent Boshnjakut.
"Suus", me më shumë se 100 mijë klikime në internet, pas marrjes së çmimit ka trazuar diskutime të ndryshme në gjithë Evropën. Disa nga eurovizionistët e quajnë si "këngë funerali me britma që vrasin veshin", ndërsa të tjerët kanë shkruar edhe editoriale për këngën, që sipas tyre është ndër më të realizuarat artistikisht që Festivali Evropian mund të sjellë brenda tij.
Lufta e portaleve dhe adhuruesve e të kundërtve, ka vënë këngën shqiptare në qendër të vëmendjes së Festivalit të Eurovizionit.
Vetë Boshnjaku thotë se kënga nuk është krijuar për t'i pëlqyer gustos së tërë botës. "Asnjë këngë nuk i përmbush të gjitha stilet. Ne jemi munduar që kënga para së gjithash të dalë profesionale dhe nuk e ka pasur që nga fillimi si destinacion festivalin", - ka thënë kompozitori Florent Boshnjaku për gazetën kosovare "Zëri". Në diskutimet rreth këngës ai thotë se nëse publiku është ai që vlerëson, atëherë kënga ka marrë miratimin e padiskutuar. "Rrallë ndodh që publiku ta dojë vendimin e jurisë dhe kur Rona e këndoi këngën për herë të fundit salla nuk u zbraz. Nëse janë thyer apo jo tabutë e ankesat se kosovarët s`mund ta fitojnë këtë festival nuk ka rëndësi, ajo ka ndodhur dhe një komplet ekip kosovar fitoi", - ka shtuar Boshnjaku.
Për kompozitorin Andin Randobrava, kënga mund edhe të mos jetë stil i Eurovizionit, por është e punuar artistikisht. "Kënga është punuar në mënyrë profesionale dhe çdo aspekt muzikor ka pëlqimin tim. Përderisa qëndron e tillë, gjithçka mund të ketë sukses për Ronën, së cilës i dëshiroj suksese", - është shprehur Randobrava.
Këngëtarja Rosela Gjylbegu flet në superlativa për këngën që shteti shqiptar e dërgoi këtë vit në Baku. Sipas saj, nuk ka "britma" brenda këngës. "Një këngë kryevepër e cila më ka rrëqethur mishin. Muzika, fjalët, interpretimi dhe vokali i jashtëzakonshëm i Ronës. Jam pa fjalë nga niveli i lartë i këngës", ka deklaruar këngëtarja shqiptare Rosela Gjylbegu.
Dy prej portaleve serbe, performimin e "Suus" e kanë vlerësuar si ideal për Eurovizion, duke vijuar me cilësimet e tyre të larta për performancën shqiptare në Eurovizion, pas asaj të Aurela Gaçes të cilën, gazeta serbe "Danas" e kishte radhitur në mesin e pesë favoriteve.
Vetë Rona, krenare që është kosovarja e parë që shkon në Eurovizion dhe pretendente qysh në konkurrimet e para në festivalin shqiptar, shtoi se [B]fitorja në këtë festival prestigjioz është sukses. [/B]"Suus' është rezultat i një gjendje shpirtërorë, habisë së akumuluar nga tjetërsimi i qenies njëri dhe jo nacionalitetit të ambicieve të çuditshme të po këtij njeriu në raport me potencialin e tij. Problemi nuk është antivlera, problemi jemi ne, që nuk arritëm ta parandalojmë dhe krijuam kushte optimale për zhvillimin e saj. Uroj që njerëzit të kuptojnë mesazhin e tekstit të 'Suus', optimizmin", - ka thënë vetë Nishliu.
Kur pyetet për mendimin e njerëzve rreth këngës, ajo rri shumë e qetë. "Kënga pati sukses dhe u vlerësua pozitivisht nga publiku i gjerë dhe fitoi besimin e jurisë duke u kualifikuar për Eurovision. Unë do të jap maksimumin tim për një prezantim sa më dinjitoz", - përfundoi ajo - e para kosovare që fiton Festivalin e RTSH-së dhe shkon në Eurosong Contest 2012.
Marrë nga gazeta "Zëri", Prishtinë
http://www.balkanweb.com/gazetav5/ar....php?id=109302
Ndryshuar për herë të fundit nga sirena_adria : 11-01-2012 më 13:54
kenge me koti si kjo dhe festivali ne pergjithesi nuk kam degjuar e pare, me perjashtim te nates gala.
festivale koti njeher fiton balada e gurit njehere tjeter balada e kujes
jeshét prèmè ne aliarèm
jeshèm more jeshèm
po drita skeshèm
Këngëtarët, hipokritë pas festivalit në RTSH
Nuk kanë guxim të shprehin ambicien për çmimin e parë.
Për ta nuk ishte dhe aq e thjeshtë, përderisa u duhej të këndonin “live”. Dhe ndaj kjo e bënte garën më të fortë e më të rrezikshme. Por mbyllja e edicionit të 50-të të Festivalit në RTSH në fund dhjetor, duke shpallur fituese këngëtaren kosovare Rona Nishliu, natyrisht që u shoqërua me pakënaqësi dhe qejfmbetje të këngëtarëve që pretendonin pozicionim të mirë në renditjen e pikëve për këtë festival. Dihet që prej pjesëmarrjes së parë të Shqipërisë në Eurovizion, çmimi i parë i këtij festivali është kthyer gati në një “mollë sherri” mes kompozitorëve e këngëtarëve, të cilët edhe pse tashmë pak shpresojnë se mund të triumfojnë në atë skenë, përsëri e synojnë për ta pasur si një pikë të fortë në CV-të e tyre. Por të pyetur nga gazeta, këngëtarët pas mbylljes së festivalit dhe ndarjes së çmimeve, pavarësisht pakënaqësive të shprehura mes kolegësh, janë treguar të kujdesshëm për të mos i deklaruar hapur hatërmbetjet e tyre. Ja si janë shprehur disa prej atyre që arritën finalen, por nuk mundën të kapnin pikët e Rona Nishliut, që fitoi kupën me këngën “Suus”, pikët e Elton Dedës që zuri vendin e dytë me këngën “Kristal” dhe pikët e Saimir Brahos, që u rendit i treti me këngën “Ajër”.
Endri Prifti: Nuk synonim çmim
Me një baladë të bukur të Voltan Prodanit dhe vargje të Timo Fllokos, dy vëllezërit e njohur korçarë, Stefi dhe Endri Prifti, nuk e tradhtuan as këtë vit Festivalin e RTSH-së, edhe pse kanë qenë pothuaj të vetmit që kanë shprehur vit pas viti pakënaqësitë e tyre me pikët, që kanë arritur të marrin në këtë festival nga juritë përkatëse. I pyetur nga gazeta “Panorama” se me çfarë ndjesie e ka përjetuar vlerësimin e jurisë, Endri Prifti është shprehur: ”Nuk hymë në garë me ndonjë synim për çmim, thjesht na pëlqeu shumë kënga, dhe deshëm të mos e humbnim një këngë të tillë pa e përfshirë në repertorin tonë”.
Samanta: U rendita e katërta, pozicion i mirë për mua
Samanta Karavella, e cila konkurroi me këngën me titull “Zgjomë në një tjetër ëndërr”, të kompozuar nga Gent Myftaraj dhe vargje të Pandi Laços, u rendit e katërta me pikët e jurisë së festivalit. “Kam ngelur e kënaqur, pasi për mua është njësoj si të kem fituar çmimin e tretë”. Për sa i përket shpalljes fituese të Rona Nishliut, ajo ka shprehur konsiderata, duke pohuar “E vlerësoj si këngëtare, kënga është ndryshe, dhe ajo është këngëtare e veçantë”.
Mariza Ikonomi: Mora çfarë prisja nga ky festival
Po ashtu Mariza Ikonomi me këngën “Më lër të dua” me muzikë të Sokol Marsit dhe vargje të Jorgo Papingjit, nuk shprehu ndonjë pretendim më shumë në renditjen e saj sipas pikëve që i dha juria e Festivalit. “Ngela e kënaqur me këngën dhe pikët, ndaj nuk kam çfarë të them më shumë”, ka pohuar ajo për gazetën. Mariza është një nga këngëtaret besnike të këtij festivali, pasi numëron gati 20 vite që merr pjesë në këtë garë, që nga dalja e saj e parë kur ishte fëmijë, në duet me Françesk Radin.
Kamela Islamaj: Nga festivali ngela me shije të mirë
Me një look të ndryshuar, me flokët kaçurrela Kamela Islamaj këndoi këngën “Mbi yje”, një këngë me muzikë të Alban Males dhe vargje të Iris Sojlit. Ndonëse është një nga këngëtaret që është bërë shumë e njohur në programet e “Top Channel” dhe po ashtu paralelisht ka konkurruar në festivale, ajo nuk e ka provuar kupën e çmimit të parë. Pa preferuar të thellohet shumë në detaje, ka pohuar se kjo garë i ka lënë një shije të mirë dhe se ka ngelur e kënaqur me pikët që ka marrë.
Xhensila Myrtezaj: finalja do të thotë shumë për mua
Ajo ka shumë pak këngë në repertorin e saj, sepse është shumë e re, vetëm 18 vjeç. Në këtë garë konkurroi me një këngë të kompozitorit Bojken Lako, që arriti të pëlqehej shumë shpejt nga publiku. Kënga “Lule mbledh për hënën”, me vargje të Perikli Papingjit, ishte një nga finalistet që synonin çmim. E pyetur nga “Panorama”, Xhensila ka pohuar: “Ngela e kënaqur për faktin se arrita të prek finalen dhe të jem në garë më këngëtarë BIG dhe kjo për mua do të thoshte shumë”. Kënga më ngjiti, e shijova në skenë, dhe po ashtu kam marrë shumë komente të mira nga fansat dhe publiku, ndaj do e kujtoj si një eksperiencë të bukur në karrierën time si këngëtare e re”.
Frederik Ndoci: Me Ronën për herë të parë do dalim mirë në Eurosong
Ai është një nga këngëtarët me karrierë, që edhe pse e ka prekur ëndërrën e Eurosongut, ka marrë pjesë sërish në këtë festival jubile me këngën “Oh,.. jeta ime”, me muzikë të tijën dhe vargje të Ledia Agollit. Edhe pse e ka përkufizuar shpalljen e Rona Nishliut fituese si një vendim politik, ai sërish e ka mbështetur. Madje ka pohuar për mediat se “kjo është hera e parë që ne me Rona Nishliun, përfaqësuese në Eurosong, do të dalim vërtet mirë, gjë që s’e kemi arritur dot më parë”. Le të shohim nëse ky parashikim i Ndocit do të përmbushet në Eurosongun 2012, që mbahet këtë vit në Azerbajxhan.
Elton Deda, Mariza Ikonomi dhe Saimir Braho ishin kandidatë për të fituar Festivalin
Pavarësisht dëshmive të këngëtarëve gjithë diplomaci dhe kujdes, në fakt në tavolina mes miqsh pothuaj të gjithë kanë qenë të pakënaqur, ndërsa kanë pritur më shumë pikë nga juria dhe më shumë vlerësim. Por dihet që në një garë një është fitues, dhe disa iu gëzuan dy kupave, ku në këtë rast Rona ka fituar edhe çmimin e interpretimit, ndërkohë teksti më i mirë është fituar nga Sokol Marsi për vargjet e “Kristal” të Elton Dedës, melodia më e mirë e fituar nga Endri Sina” për këngën “Mijëra vjet”, çmimi i kritikës për Frederik Ndocin me “Jeta ime”, dhe orkestracioni më i mirë, çmim me të cilin u vlerësua Klodian Qafoku. Por mes njëzet këngëve që u performuan “live” në natën jubile, emrat e diskutuar për fitues kishin filluar të përmendeshin para fillimit të festivalit. Kështu u diskutua se mund ta fitonte Elton Deda pas kthimit të tij nga Amerika, Saimir Braho, ndërsa flitej se kishte një këngë vërtet të bukur, dhe po ashtu Mariza Ikonomi. Ndërsa Rona Nishliu nuk denjoi ta shprehte hapur në një intervistë dhënë për “Panorama plus” pak ditë para fillimit të festivalit, se ishte e vetmja pjesëmarrëse nga Kosova dhe synonte kupën.
" Panorama Plus "
http://www.panorama.com.al/panorama-...valit-ne-rtsh/
Ndryshuar për herë të fundit nga sirena_adria : 13-01-2012 më 13:13
Rona Nishliu: Ja si do ta këndoj Suus në Eurovizion
Me ekipin e Suus ndodhemi në Los Anxhelos dhe po punojmë në versionin final të këngës në dy studio ndër më prestigjiozet në botë, ‘Ocean Way Recording’ dhe ‘Capitol Records”, – thotë përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurosong, këngëtarja kosovare, Rona Nishliu, e cila vlerëson se kjo është eksperienca më e bukur e karrierës artistike. Versioni i ri i këngës duhet t’i përmbahet rregullave të “Eurovizionit”. “Kjo është eksperienca më e bukur që kam pasur. Rrahje të forta zemre dhe lot gëzimi. Shumë e bukur për t’u besuar. Muzikantë të mrekullueshëm. Do t’i kujtoj këto ditë për një kohë shumë të gjatë”, – na rrëfehet këngëtarja që nga Amerika. Udhëtimin e ka bërë të mundur Radio-Televizioni Shqiptar dhe kompozitori shqiptar në Amerikë, Aldo Shllaku. Aktualisht Rona po bashkëpunon me muzikantë të njohur si Mb Gordy, Michael Frondeli dhe kitaristin Reggie Hamilton, të cilët i shoqëron në piano maestro Shpëtim Saraçi. “Po bashkëpunoj me Mb Gordy, një perkusionist i mrekullueshëm. Me të madhin, Michael Frondelli, Reggie Hamilton dhe Shpëtim Saraçin në piano. Faleminderit RTSH-së, si dhe një falenderim të madh për Aldo Shllakun që më dha këtë mundësi. Po kështu, një falenderim shkon edhe për kompozitorin Florent Boshjnaku, që është bashkëpunëtori im në këtë projekt. Unë i falenderoj të gjithë publikun për mbështetjen që më kanë dhënë për këngën time Suus”. Për muzikën, ky grup po bashkëpunon me Orkestrën e harqeve Acapella. Kështu, stafi i realizimit të këngës ‘Suus’ ka nisur përgatitjet për ta sjellë këngën në formatin që kërkon Eurosong-u, sa i përket gjatësisë, bazës muzikore etj. Është menduar që në Eurosong të këndohet në shqip ndoshta vetëm një pjesë e refrenit në anglisht por kjo do të zbulohet më vonë. Është një ekip i tërë që po punon, për çdo fazë të punës, por siç shprehet vetë këngëtarja, versioni përfundimtar i këngës nuk është thjesht videoklipi, por dhe ajo që do të shfaqet në skenën e Festivalit Europian. Aktualisht po bëhet një punë intensive dhe më e madhe për të bërë një prezantim sa më të mirë të mundshëm. Ndërkohë, Rona duhet të marrë edhe shtetësinë shqiptare që të mund të përfaqësojë Shqipërinë, për të cilën tashmë kanë nisur procedurat. “Po përpiqem për më të mirën, prandaj edhe po bëj përgatitje intensive duke planifikuar çdo detaj të mundshëm jo vetëm unë, por edhe ekipi që është përkrah meje”, – thotë këngëtarja. Edhe vitin që shkoi, përfaqësuesja jonë në ‘Eurosong’, Aurela Gaçe udhëtoi për në Los Angeles për të incizuar versionin përfundimtar të këngës së saj “Kënga ime”. Këngëtarja nga Kosova do të performojë në natën e parë të festivalit, 22 maj, i cili këtë vit mbahet në Baku të Azerbajxhanit, së bashku me shtetet si Rumania, Greqia, Rusia, Belgjika, Hungaria etj. Nishliu është fituesja e edicionit të 50-të të Festivalit të RTSH-së, që u zhvillua në fund të vitit që lamë pas. Kënga “Suus” me tekst të saj dhe me muzikë e orkestrim të Florent Boshnjakut u vlerësua nga juria si këngë e punuar në mënyrë profesionale dhe e realizuar shumë mirë artistikisht. Këtë vit në ‘Eurovizion’ do të konkurrojnë 37 këngë në dy net gjysmëfinale, 22 dhe 24 maj, ndërsa finalja e madhe do të jetë mbrëmjen e 26 majit. Në natën e parë ku Rona do të këndojë e katërta, do të performojnë edhe përfaqësueset e 17 shteteve. Rona do të këndojë pas Malit të Zi, Islandës dhe Rumanisë. Sipas përzgjedhjes që ka bërë komisioni shihet se ata janë treguar të kujdesshëm për të mos “përballur” në të njëjtën natë Shqipërinë dhe Serbinë. Fakti që përfaqësuesja e Shqipërisë është kosovare ka hapur debat në faqen zyrtare të ‘Eurosong’-ut. Rona Nishliu, e lindur në Mitrovicë, është e para këngëtare kosovare që fiton Festivalin e Këngës në Shqipëri, një detaj ky që nuk u ka shpëtuar as të huajve, të cilët ngrenë pyetjen se si vallë do ta presin serbët pjesëmarrjen e saj në ‘Eurosong’. Madje, ata kanë bërë dhe një rishkrim të fëmijërisë së këngëtares kosovare, që sipas tyre vjen nga një familje e cila kishte jetuar në Mitrovicë deri në kohën që serbët i dëbuan nga shtëpia e tyre.
A.Tuci - MAPO
Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës
Mua keto kenget e 3 viteve te fundit ma shpifin sidomos kenget fituese pupup skandal
Kjo e fundit ishte per faqe te zez pffff e kam humbur interesin per kete festival
"Mundohu te jesh i lumtur me ato qe ke dikush tjeter buzeqesh edhe pse ska asgje"
Krijoni Kontakt