Shkrimtari i njohur Ismail Kadare duke folur për integrimin, nga Shkodra tha se Shqipëria është në Europë dhe populli ynë në këto kohë thjesht po ribëhet europian.
Ai e ka quajtur Europën si një orkestër ku çdo komp çon diçka, dhe shtoi se Shqipëria ka për t’i dhënë shumë.
“Shqipëria do të përçojë harmoninë fetare”- tha shkrimtari.
Kadare e vlerësoi gjuhën shqipe si një prej gjuhëve themeltare në Europë, dhe se kurrsesi nuk mund të konsiderohet një gjuhë e vogël.
Deklaratat Kadare i bëri gjate një aktiviteti te mbajtur ne biblioktekën e Universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër.
panorama
Krijoni Kontakt