Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1

    Katalogu i tatuazheve te shqiptarët - Prof. Gëzim Uruçi

    Përtej mjegullës së Ilirisë - Prof. Gëzim My. Uruçi

    Katalogu i tatuazheve te shqiptarët
    (Monografi)


    Kasel, Trier
    Gjermani 2002


    Nëse Rajoni i Mesdheut
    është veza e qytetërimit botëror, atëherë
    PELLAZGO – ILIRËT ishin i kuqi i saj.

    Heuuuu - ooooooo............ !
    Fluturoj fara e lisit - ooooo,
    Prej Dodonet - ooooooooo,
    E ra n’pikë t’Rumije – s’o !
    Na e bekoj, ne bjeshkën - o.
    O Dodon e Zotit – oooooo !


    ( Folklor nga Kraja )



    Po të më pyesnin, nëse do të lindje edhe
    njëherë, ç’farë dëshire do të kishe.
    Unë do t’i përgjigjesha: Dua të flas
    “Vetëm shqip”
    Pasi ata janë bijtë e Zotit, themeluesit e
    botës, gjuha e ritet e tyre janë Pellazge.
    Gjuha e prindëve të mi, që më edukuan kështu
    dhe e miqve të mi, që më përkrahën në mendimet
    e “huqet” e mia shkencore, prej jehonës së gjakut

    PELLAZGU

    Jua kushtoj me shumë respekt dhe mirënjohje të veçantë, zonjave të nderuara !

    ELENA GJIKËS (Dora d’Istria) - Rumani
    Miss EDITH DURHAM - Angli
    ROSE WILDER LANE - Angli
    HELENE PITTARD (Dufour) - Zvicër
    BERIT BACKER - Norvegji
    SANIJE D. URUÇI - Shqipëri
    NERIMAN FALASCHI - Itali
    ANTONIA YOUNG - Angli

    Këtyre grave të magjishme, që plot guxim dhe humanizëm eksploruan labirintet e fshehta të botës shpirtërore të popullit tim, Shqiptarë. I cili për shekuj me rradhë jeton në thellësitë e maleve mitologjike për rreth Bjeshkëve të Namuna, aty ku edhe sot këndohet Eposi i Kreshnikëve me lahutën epike dhe ku gratë vishen përsëri me xhubletën e stërlashtë pellazgjike. Këtyre grave që shkruajtën aq bukur dhe me realizëm për shqiptarët, besën e tyre, bukurinë e pashoqe të gruas shqiptare dhe trimërinë e fisnikërinë e burrave dhe bijve të tyre. Duke i vlerësuar në maksimum elementët e tyre më të pasur historiko - antropologjikë, me një etnografi e folklor të shquar të këtij populli që është një nga më të lashtët në të gjithë botën, të cilët i këndojnë edhe sot Bijve të diellit PELLAZGJIK, që nuk perëndon kurrë. E Lisit të Dodones që është pika e referimit në frymëzimet e tyre PELLAZGJIKE.

    Prof. Gëzim My. URUÇI
    Historian - Euroetnolog

    Luksemburg
    Maj – 2003


    Hyrje

    Nëse Rajoni i Mesdheut është veza e qytetërimit botëror,
    atëherë PELLAZGO - ILIRËT ishin i kuqi i saj.

    “Nëse nuk arrijmë dot të themelojmë në kete fillim shekulli, pa paragjykime, shkencat e mirëfillta të PELLAZGOLOGJISE SHQIPTARE, brezat e adhshëm do të n’a dënojnë, për studimin me saktësi dhe kompetencë shkencore dhe njëkohësisht, për të korigjuar, një të drejtë të mohuar, këtij populli nga pseudoshkenctarët, që pa dyshim është një nga më të vjetrit, në të gjithë rruzullin tokësor. Kultura e tyre pellazge, nuk mund të interpretohet, thjeshtë pa gjuhën, kulturën dhe botën e tyre shpirtërore, tejet e stërlashtë, e të pasur të popullit shqiptar, atdheut të shumë perëndive, heronjve mitologjikë e të perandorëve të mëvonshëm. Kush do të mundohet për të bërë të kundërtën, do të jetë përsëri i dështuar.“

    Prof. FREUDE von FASTEN
    “Die Albanern – Die sprache und ihre Pellazgische kultur”
    Badgudesber - Bonn - Gjermani, 30 korrik 2001 1)

    Kam lindur dhe jam burrëruar, në një nga qytetet më të lashta dhe më brilantë të Mesdheut, në Shkodër, të Shqipërisë, Kryeqendra e Ilirisë së Jugut, me një larmi të pashoqe kulturash, ku mitet dhe legjendat ishin tharmi dhe nocionet e para të qytetërimit dhe të kulturës së këtij populli nga më fisnikët në të gjithë Europën, e pse jo dhe në tërë botën. Në hapësirën e të cilit gjenden pothuajse të gjitha llojet e kulturave, të civilizimit botëror, që nga paleoliti i hershëm (600.000 vjet p.e.s.), gjë të cilën e dëshmojnë edhe shumë gjetje arkeologjike që janë bërë në vendin tonë dhe në shumë vende të tjera të Ballkanit, ku ishin të shtrirë fiset e Ilirisë.

    Këtë e vërtetojnë edhe disa mbishkrime, të gjetura, kohët e fundit, në dy shpella nënujore në Liqenin e Shkodrës. Të cilat janë të gdhendura në disa stalaktite dhe në një kolonadë rreth 4 m. të lartë. Në një ansambël speleologjik, nënujor, në thellësinë, minus - 42 m. të shëmbur nga fenomenet karstiko – tektonike, që çuan në formimin e këtij liqeni, më të madhin e Gadishullit të Ballkanit për nga sipërfaqja.
    Po kështu, një përshtypje të madhe më kanë bërë edhe pasuritë e paçmuara materialo-shpirtërore, të folklorit dhe ato të etnografisë, me një arsenal të papërsëritshëm, në inventarin e tyre aq të lakmuar nga popujt e tjerë, të cilët shpesh shprehen me shumë xhelozi për këto pasuri, të kësaj rrace kaq të fuqishme gjenetikisht, me një popull me trup të lartë dhe tepër të pashëm, me flokët e verdhë e sytë bojqielli, të njohur edhe si flokëartë, të cilët kanë çuditur shumë antropologë, me përmasat e tyre antropologjike e sidomos të atyre kranjometrike, me vetitë e tyre fisnike, prej pellazgu. Nuklin e të cilëve, Farlati dhe Coleti i vendosin në anën veri – perëndimore të Gadishullit Ballkanik. Ku fisi themelues i Ilirisë, shtrihej në mes të lumenjve të Drinit dhe të Narentës, dhe ata quheshin Ilirët e vërtetë (Illyrii proprie dicti) 2)

    Kjo është pak a shumë ajo panoramë, me të cilën, prezantohet territori dhe emri i tyre. Më pas Ilirët me shtrirjen e tyre, zunë një territor më të gjerë, duke u shtrirë në të gjitha drejtimet, por edhe duke pasur edhe një rritje të madhe demografike të pakontrolluar, gjë që e bëri një nga popujt më të mëdhenj dhe më vital të këtij gadishulli. Të cilët filluan të krijonin fizionominë e tyre etnike, si një popull i konsoliduar dhe me një kulturë të tyren nga më të spikaturat në basenin e mesdheut, por edhe me një botë shpirtërore të veçantë, e cila më vone “asimiloi” edhe shumë kultura të tjera, si atë trake, kelte etj. Të gjitha këto, na prezantojnë një tabllo, tepër të qartë dhe interesante në zhvillimin e këtij populli, i cili rrezatonte kulturë dhe zakone tepër interesante edhe për popujt e tjerë, të cilat populli i ynë i trashëgon edhe sot e kësaj dite, me një fanatizëm, korrektësi e fantazi.

    Ja çfarë shkruan Ludwig Thalloczy për ilirët:
    “Atyre ju pëlqente lufta në male, mësymja prej pritës dhe veprimet e vështira luftarake... Ata dinin mirë sesi të përfitonin nga natyra e tokës se vet, bënin trape (lundra) dhe mjete të tjera udhëtimi e lundrimi dhe mbroheshin me një guxim të madh. (Mbase këtyre ju dedikohet edhe shpikja e spirancës detare të anijeve të lundrimit, pasi në brigjet e Liqenit të Shkodrës, në afërsi të shpellës së qytezës antike të Samoborit (Bersumno), kam zbuluar një të tillë, shumë të lashtë prej guri, deri më sot unikale G. U.). (Foto e sperancave prej guri) Kur afrohej armiku dhe ndjenin ndonjë rrezik shumë të madh, përdorte kushtrimin, nga një mal në tjetrin. Natën i mbanin ndezur zjarret ndër pikat dominuese të vrojtimit. Të plagosurit nuk i linin kurrë në dorën e armikut. Ilirët ishin luftëtarë shumë të mirë......, por edhe tërhiqeshin lehtë dhe me shkathtësi, kur ndeshnin në një armik të fuqishëm.

    Ata ishin edhe këngëtarë shumë të mirë, këndonin dhe e hidhnin vallen në rreth, duke interpretuar me instrumentet e tyre të traditës, si zumare dhe gajde (rreshiqe) etj. (Foto stela varresh me instrumenta muzikore) Duke e kaluar bririn e pijeve dorë më dorë e duke hedhur një valle të egër luftarake, me armë (Aludoj për Vallen e tyre Pyrrike G. U.) 3) (Foto Vallja e Shpatave ose e Ujkut Korsika KUKERI) Ato kërcenin me shpatat e çveshura dhe duke i vringëlluar ato në ajër, sikurse edhe sot në malësitë tona të veriut, ku kërcehet e pacënuar Vallja e Shpatave por edhe Vallja pagane e Ujkut e deri tek Vallja Pirrike, por edhe duke shkrehur pushkën si këto vitet e fundit.
    Një kujdes të veçantë ata i kushtonin veshjes dhe të ngrënit, por në pije e tepronin shumë, duke mbetur proverbialë, “ ... pinin si Ilirët e Thrakasit ... ” 4) Por sa të vërteta ishin gjykimet e L. Thalloczy, në këtë drejtim? Besimi i tyre ishte një konglomerat i çuditshëm i individualizmit të elementëve natyrorë e kryesisht të atyre paganë, astronomikë, solarë e lunarë, të cilat i harmonizonin shumë natyrshëm, me traditat vendase, duke n’a dhënë aq shumë kulte e mitologji interesante, sa u përvetësuan edhe nga të ardhurit e rinj helenë në jug të gadishullit tonë. Por ilirët i ruajtën më mirë këto zakone dhe me një konservatorizem fanatik, të jashtëzakonshëm e sidomos, kultet e lashta të natyrës, gjë e cila i bëri të shquheshin për besimet dhe kultet e tyre pagane ndër popujt e tjerë, (të cilat edhe sot i kemi prezent, ndër të tre besimet fetare.G.U.) Kjo bënte që magjistarët ilirë të gëzonin një nderim shumë të madh edhe ndër qarqet e besimtarëve të Romës. 5)

    Më vonë u njoha edhe me studimet e albanologut të shquar hungarez, Baronit Franz Nopcsa, i cili kishte bërë një studim të thelluar të etnografisë dhe të gjithë jetës së popullit shqiptar. Me këto fakte ai vërtetonte se shqiptarët rrjedhin nga ilirët dhe se jemi një nga popujt më të lashtë të Europës. 6) Një gjë të tillë e gjeta edhe tek e mirënjohura Miss Edith Durham, (Foto e Durhamit) në veprën e saj madhore: “Brenga e Ballkanit”, por edhe tek vepra e Rose Wilder Lane (Rouz Uajlder Lein), me titull: “Peaks of Shala” (Majat e Shalës) Harper & Brothers Publishers – New York and London – MCMXXIII (1923). (Foto e Roze Leinit)

    Vite më vonë u njoha edhe me shumë autorë të tjerë, të cilët më zgjuan edhe më shumë kureshtjen time, për origjinën e popullit tim, duke më futur kështu në rrugën e veshtirë por të bukur të eksploratorit, ku pata shumë rezultate, të cilat më bënë të njohur në shumë institucione shkencore, shqiptare dhe të huaja, të cilat edhe sot më kërkojnë vazhdimisht mendime dhe bashkëpunime, por edhe konsulencën time shkencore, në udhëheqjen e temave të tyre, të preferuara në fushat e ndryshme të albanologjisë, arkeologjisë, artit prehistorik etj. (Foto J.Kastrati)
    Këta autorë dhe miq më bënë që të ndërmerrja eksplorime dhe udhëtime tepër të vështira e interesante, në ato intinerare, të cilat i kishin bërë ata, gjysëm shekulli më parë. Kështu në fillim, duke sakrifikuar lejet e mia të zakonshme, ndërmora krejtësisht i vetëm udhëtimet e plota, dhe pa asnjë lloj përkrahje, në intineraret e Lordit Bajron, Baron Nopçes, Edith Durhamit, Rose W. Lane-së në Vijën Egnatia etj., duke bërë të mundur edhe fjetjen në shumë nga ato shtëpi ku kishin fjetur këta udhëtarë të njohur e të shquar, që i dhanë aq shumë kulturës dhe historisë së popullit shqiptar dhe atij ballkanas. Por edhe duke e vlerësuar shumë kulturën e popullit tonë.

    Gjatë një simpoziumi shkencor, që mbahej në Akademinë e Shkencave të R.P.S. të Shqipërisë, në Tiranë, Prof. Dr. Jup Kastrati, më shkoqiti shumë probleme, në këtë drejtim, duke më premtuar se në të ardhmen do të diskutonim më gjatë, për këtë temë.
    Pas disa ditësh, duke parë pasionin tim, për të eksploruar botë magjike të prehistorisë dhe misteret e botës pellazgjike, Prof. Dr. Jup Kastrai, një nga eruditët më të shquar të albanologjise shqiptare, më 9 janar 1978, më dhuroi, një libër të vogël me titull:
    “DORA d’ISTRIA për ÇËSHTJEN KOMBËTARE SHQIPTARE ” 7) të autorit Ahmet KONDO, i cili kishte mbledhur një pjesë të mirë, të korespondencës së saj, me arbëreshin e shquar, studiuesin Jeronim De RADA. Në faqen 90, më kishte nënvizuar letrën e saj, dërguar De Radës, nga Firence e Italisë, më 7 qershor 1878, ku ndër të tjera i shkruan: “ Ju duhet t’i keni marrë, Zotëri, artikujt e gazetave franceze që përmbajnë analizën e leksioneve të fundit që ka dhënë në Istitut Z. Benlëv. Ky dijetar paska ndërmend t’i kërkojë qeverisë franceze një ndihmë që të shkojë për të plotësuar jashtë shtetit studimet e tij mbi Shqipërinë. Do të ishte gjë e mirë që ai të vendoste të kalonte një farë kohe në truallin shqiptar. Zbulimet e bëra në Dodonë nga Z. Karapanos tregojnë se sa shumë gjëra mund të gjenden në një truall që ka mbetur i pazbuluar. Në kohën kur qeveritë po prishin aq shumë të holla për të dërguar misione në vendet që janë studiuar njëmijë herë, është për t’u çuditur që ato përbuzin vatrën e këtij qytetërimi të vjetër pellazgjik, zanafillat e të cilit bëhen njësh me vetë zanafillat e Europës tonë. Z. Karapanos, një privat i thjeshtë, që nuk ishte marrë deri tani me studime historike e arkeologjike, ka bërë më shumë zbulime në Shqipërinë Jugore se sa të gjithë dijetarët e misionit gjerman të Olimpit. Trualli i të parëve tanë ruan shumë kujtime të çmueshme nga qytetërimi i lashtë! E vërteta është se ata që dërgohen jashtë shtetit nga qeveritë rreken që të shkojnë në vende ku mund t’i prishin pak a shumë për qejf të hollat e marra, sidomos në vendet jugore, për qëllime më zbavitëse.” (...)

    1) Kjo kopie e vetme, ruhet në arkivin e autorit, si dhuratë.
    2) Farlati – Coleti: “Illyricum Sacrum” Vol. I, fq. 3 – 4.
    3) Speranca te tilla prej guri janë zbuluar edhe në brigjet e Detit të Zi, si në Varna e Kavarna të Bullgarisë, Kostance te Rumanisë, si dhe në Sevastopel e Odesa.
    4) L. Thalloczy – “Zakone të ilireve dhe të Thrakasve” Bota Shqiptare, fq. 105 – 108.
    5) Gelasius – Në Hyllin e Drites, Nr. XIX (1943) fq. 77 – 85.
    6) F. Nopcsa – “Albanien, Bauten – Thrachten – Geräte” – fq. 237.
    7) Dora d’Istria = Është pseudonimi i Elena Gjika, ( 22 janar 1828 – 17 nëntor 1888) studiueses së shquar rumune me origjinë shqiptare e cila i kushtoi jetën e saj, çështjes tonë kombëtare dhe origjinës pellazgo - ilire të popullit shqiptar.
    Ndryshuar për herë të fundit nga baaroar : 28-10-2011 më 15:13

  2. #2
    Dora d’Istria (Elena Gjika)

    Prej vitesh e kisha kuptuar se edhe në Shqipëri ndër studime të ndryshme, po ndiqej një praktikë e tillë, ku studiuesit udhëhiqeshin nga interesat e konjukturave politike dhe të tyre personale e jo për të sjellur dëshmi të vërteta të origjinës së popullit tonë, pellazgo - ilir. Kurse unë kisha vendosur të ndiqja një rrugë tjetër... atë të Karapanos e të atyre që kishin shpirtin e eksploratorëve të vërtetë, por edhe pse jo edhe pak nacionalistë, pasi historia e popullit tim fliste dhe premtonte shumë.
    Duke shfletuar këtë liber, Elena Gjika fliste qartë, bukur e rreptë, si me poshtë:

    (Foto Dora Istria)
    Dora d’ISTRIA - Letër drejtuar De Radës, ku thekson: 8)
    “ Torino, Piaca Statuto, Nr. 11, më 7 prill 1870.
    Zotëri, Pas disa ditësh do t’ju dërgoj në formë broshure tre artikujt e “La Rivista Europea” mbi Venedikun më 1867. Kam përfituar nga rasti për të vënë në vendin e vet përrallën e lashtë, të pranuar deri në kohën e sotme nga venedikasit, mbi Antenorin dhe venetët e tij, “të ardhur nga Skitia” 9) Është fare e sigurtë – për t’i bindur mjafton të lexohet Herodoti, - se venetët e moçëm nuk ishin as skitë, as sllavë,
    POR ILIRË ose PROTOSHQIPTARË, si fiset e tjera të të dy brigjeve të Adriatikut. (…)
    Pranoni, Zotëri, të falat e mia vëllazërore.

    Dora d’ISTRIA (Elena Gjika)
    (foto E. Durham)
    Ndërsa Miss Edit Durham, në anën tjetër theksonte: “... ilirët e lashtë, çmonin dhe nderonin madhështinë e Diellit dhe të Hënës, gjë të cilën e vërtetojnë, gjetjet arkeologjike, ndër varrezat parahistorike të Glasinac-it në Bosnje.... etj. Shqiptarët edhe sot përfytyrojnë më shumë ëndje si Diellin ashtu edhe Hënën, të cilët ata i punojnë bukur dhe i vendosin ndër kryqet e gurët e varreve dhe në shtëpitë e tyre. Që në kohët e lashta dhe ato parasllave, ndër iliro-trakët ishte përhapur, një version i gabuar, se në botë ekzistonin dy Fuqi. Një e mirë dhe një e keqe, të cilat ishin në luftë të përhershme me njëra tjetrën. Kur një ditë, Atë Ernest Cozzi 10) i thotë Miss Edit Durham-it, se kishte vërejtur tek shqiptarët, se ata besonin në dy Fuqi, të Dritës dhe të Territ, të Mirës dhe të Keqes, që janë në luftë me njëra- tjetrën, sepse këto i konstatoj, edhe në të shpuarit e lëkurës me gjëlpëra të ngjyera në bojë 11) e këto kanë lidhje me besimet e tyre (pagane G. U.). Po kështu është edhe gjarpri, të cilin ndonjëherë ata e bëjnë tatuazh ose e vizatojnë (gdhendin G.U.) në mure... , por kam parë disa të gdhendura edhe në varreza.” 12) (Fotoja e M.S. Uruçit)

    Miss Edit Durham kur i pyeste gratë e burrat e fiseve të Shqipërisë së Veriut, ku veçonte ata të Kastratit, Shkrelit, Hotit, Grudës e të Kelmendit , për simbolet e tyre me gjysmëhënë me yll, në zbukurimet dhe tatuazhe, të cilat i dukeshin si elementë etnografikë turkë, ato i thonin, se ato i kishin mbajtur shekuj me radhë, se ato ishin “katolikë të mirë”. Ajo vërente se burrat dhe gratë e shumë fiseve, si katolikët ashtu edhe muslimanët mbanin tatuazhe, në kurrizin e dorës, në parakrah ose në gjoks, por rrallë në të tria pjesët e trupit. Të cilët paraqisnin një kryq, por kurrë një kryq i thjeshtë, por të stilizuar me gjysmëhëna, si sipër ashtu edhe poshtë këtyre kryqeve që i përngjasin një kryqi diell, rrezet e të cilit mbarojnë, me nga një rreth të vogël në majat e tyre, ashtu si në monedhat bizantine, por këto rreze mbarojnë edhe me simbole astronomike si me diell ashtu edhe me hënë, siç i bëjnë edhe sot, ndër varrezat e tyre, të mbushura me simbole pagane. Kur ajo (Durham) ju kërkonte që ata t’i tregonin këto tatuazhe, ato nuk nguronin dhe ja tregonin, për të cilët thotë se ngjasonin me tatuazhet e popullit të lashtë boshnjak.

    Një malësor i thotë se këta lloj kryqesh i mbanin për të siguruar një varrim kristian, nëse do të vdisnin diku jashtë vendit të tyre. Po muslimanët shqiptar, ç’farë donin të thonin ...me këto simbole të tatuazhuara, në trupat e tyre?! Kështu kur i pyeste edhe për gjysëmrrathët e hënës dhe të diellit, ato i thonin, “për bukuri”. Në eksplorimet e saja, në lidhje me tatuazhet, ajo thekson: “Një pikë me shumë interes është e lidhur me vizatimin e tatuazheve tek një pjesë e fisit të Grudës, shumica e Hotit dhe e gjithë Shkrelti, por ata theksojnë se këtë rit e bëjnë të gjithë fiset e veriut.” Ajo vëren se ky rit nuk kufizohet vetëm në Veri por edhe ndër krahina të tjera Jugore, të Shqipërisë. Këta simbole me diell e gjysëmhënë ajo i dallon edhe ndër xhubletat e grave, krahët e ndenjësve të fronave, furkave, çorapeve ku në të gjitha rastet prezantohen shumë të komplikuara dhe me nuanca të ndërlikuara e sidomos ndër fiset e largëta të Dukagjinit. Këta elementë i shikon edhe ndër veshjet e grave katolike të Shkodrës, (dhe të atyre myslimane G.U.) Këta simbole i kemi prezentë në të gjitha qytetet e krahinave shqiptare e deri në Bosnje.

    Edith Durham, largohet nga Shqipëria dhe viset e Malit te Zi e të Bosnjes, pa e kuptuar në esencë, misterin e simboleve të këtyre viseve, por as edhe gjuhën e tyre, që në brendësi ruante genin e gjuhës më të lashtë të botës, asaj pellazge. Me ç’rast ju kujton, se mundet t’i kenë harruar këto histori, të vjetra... !

    Një rol të rëndësishëm mitologjik luanin edhe simbolet e drerit, dhisë së egër, pëllumbit, gjelit, zogut, gjarpërit etj, ku epiqendra e tyre ishte Shqipëria e Veriut, dhe ata ju përkushtoheshin hyjnive të tyre pagane, plot adhurime për malet e Olimpit, Tomorrit, Kodrën DUNUM 13), Majën e Rumisë, Kalaja e Shtegut të Dhenve, Forca e Kelmendit, mbi fshatin Nikç të Vuklit, Malin e Çikës në Vlorë etj. Me këtë rast ajo mundohet të aludojë, duke n’a krahasuar me mitologjitë e popujve të tjerë, por edhe duke i vendosur kronologjikisht, diku aty para pushtimit turk !? Kjo duket diçka paradoksale dhe shumë qesharake, pasi këto simbole njihen që në periudhën parahistorike e deri në antikitet, por edhe deri në ditët tona. Këto të vërtetuara edhe nga shumë zbulime të ndryshme arkeologjike. Gjatë udhetimit, për në fshatin shqiptar në Vuthaj, të Malit të Zi, ajo befasohet kur në murin e një shtëpie myslimane, kishte parë të pikturuar një diell të madh, me rreze të gjata dhe një gjysmëhënë të hollë përbri saj. Kurse në Prizren mbi portën e një shtëpije turke 14), ishte vendosur një simbol pothuaj se i tillë. Më poshtë ajo thekson se tatuazhet tek myslimanët e Shqiperise së Veriut ishin të zakonshme, si në Vuthaj, Arren, Lurë, Has etj. Por me gjithë mikpritjen e tyre ato nuk i tregonin misteret e sekreteve të tyre. Megjithatë ajo vëzhgonte dhe bënte vizatime e foto fshehtaz tyre. Në Shkodër edhe myslimanët mbanin tatuazhe, me trekëndsha të vegjël, të shoqëruar me ndonjë mbishkrim arabisht, me dy trekëndësha, që formonin yllin e Davidit, këto elemente që Durham i permend shtëpitë Shkodrane si edhe ato të Elbasanit, Beratit, Gjirokastrës, Prishtinës, Prizrenit, Gjakovës, Janinës, Filatit, Igumenicës, Shkupit, Tetoves e të Manastirit, Artës dhe Prevezës i kishin te zakonshme në arkitekturën e tyre të zbukurimores etj. (Foto sëastikat ne raftat e Prishtinës)

    Mis Edith Durham në shkrimet e saja, thekson se Shqiptari mbeten gjithnjë shqiptar. Kurse feja e tij, vjen në radhë të dytë...ato, si komb, për çudi s’duan t’ia dinë fare për fenë. 15) Ato mbanin edhe nga dy emra, një kristian dhe nje musliman (turk), në vesh. 16) Këtu, ajo shqiptarët i quan popullin më artist të Ballkanit. Ku me qendisi merreshin vetëm burrat, si në malësi ashtu edhe ndër qytete, të cilët njiheshi edhe si qendistare shqip, por edhe si kazaz në turqisht. Duke E. Cozzi-t, i cili gjykon procesin e punimit të tatuazheve tek malesorët , si një zakon tjetër iliro-trak, i cili edhe sot është shumë i përhapur ndër malësorët shqiptarë. Ai për të vertetuar lashtësinë e punimit të tatuazheve i referohet dyshmive të Herodotit e të Strabonit. Herodoti, duke folur për këta popuj, thotë se punimi i tatuazheve, tregon se ato rrjedhin nga një gjak fisnik dhe i rrallë, dhe se ato, që nuk e kishin këtë simbol, ishin fise të ulta. 17) Kurse Straboni (25 e.r.) duke folur për Japodët si fis kelto-ilir, thekson se edhe trupat e tyre, ishin me tatuazhe, të bëra me pikëzime me gjilpëra dhe bojë, si ato të Trakëve e të Ilirëve. 18) (Foto gjilpërash)
    I ketij mendimi ishte edhe Gelasius, i cili thotë: “.......si dhe në tempullin ilirjan që i kushtohet Diellit i zbuluar në Silberbergen të Austrisë. 19) Malësorët tanë edhe sot i besojnë një versioni, të tillë, pasi kanë një numër shumë të madhe ritesh e zakonesh me bestytni të tilla pagane, që i ruajnë me fanatizem në mentalitetin e tyre, plot mistere, të pa depërtueshme nga të huajt, që në të gjitha rastet i shohin me shumë dyshim, kjo ndodhë edhe sot. 20)

    Duke i studiuar me vëmendje të madhe e shohim të udhës, të ndalemi pak edhe te hulumtuesi i hershëm shqiptar, themeluesi i arkeologjisë shqiptare Atë Shtjefën Gjeçovi i Zymes, i cili thekson:... ato edhe sot betohen për dielli dhe hanën dhe kurrë kanë dhimbje ndër sy, ata shikjojnë diellin në vrimën e një gurit. 21) (Fotoja e Gurit te syrit) Malësorët e bjeshkëve shqiptare, kur lind dielli dhe sapo lshon rrezet e para, ai e kthen koken nga
    “... ato edhe sot betohen për dielli dhe hanën dhe kurrë kanë dhimbje ndër sy, ata shikjojnë diellin në vrimen e një gurit. 22) (Fotoja e Gurit te syrit) Malësorët e bjeshkëve shqiptare, kur lind dielli dhe sapo lshon rrezet e para, ai e kthen koken nga ai dhe ban nje kryq ballit.” 23)

    ( Nga investigimet e vazhdueshme, për shenja, që benin prindrit e tyre në ballë, kur linde dielli ishte një fërkim i lehtë i ballit, nga e majta në të djathtë, duke formuar një rreth shumë të vogël, veprim ky që përsëritej tri herë, duke përshpëritur këtë lutjen enigmatike: “Heu ...... mire se dole o Baca Dillë, e nadja e mirë. Sa herë iksh, aq herë vish, me ditë të mirë e me nafakë të bardhë.” Kryq kena fillue me ba kur isha fëmijë, me ardhjen e priftërinjëve të huaj, në Kelmend, në kohen e austro-hungarise. Na këtu në Kelmend, (shton me humor) ma tepër kemi ecur me dill, se me kishe, e dilli gjithmonë asht ma i nxehtë për malësorët, që jetojnë në këto vende shumë të ftohta).

    Për ta ilustruar më mirë këtë, se autoriteti i kishes nuk kishte forcë, në Malësinë e Veriut, po e ilustrojmë me këtë fakt, të marrë nga kronikat e kohes: Në vitin 1644, në rajonin e Shqipërisë së Veriut, qarkullonin me qindra misionare françeskan, për t’i hequr këtij populli, elementet pagane dhe ato islamike, me misionin e vecantë për t’i kthyer në të krishterë të devotshem. Sipas tregimeve të shumë të moshuarve, ato filluan t’ju bënin presion edhe në drejtim të problemeve kanunore dhe të traditave të tyre të jetesës. Për të zbatuar këtë, këto misionarë duke pasur edhe mbështetjen e pushtuesve turq u futën në zonën e Kelmendit, Hotit, Grudës e të Traboinit, ku u priten me një indiferentizem shumë të madh. Por edhe presioni i tyre ishte i jashtëzakonshem dhe shumë i dhunshem, pasi ato bashkpunonin me forcat turke, duke përfituar nga një ferman i Portes së Lartë të Stambollit e cila i lejonte të ushtronin edhe fenë kristiane. Gjë të cilën e verteton edhe masakrimi i disa misionarëve françeskan nga banorët katolik të kësaj zone, e më saktë të Trieshit e të Cemit, ku më 09 dhjetor 1644 u masakruan Pader Paolo Veglia Da Mantova dhe Pader Salvatore Da Offida, të cilët shkuan të luftonin zakonet e tyre, të Poligamisë dhe elementeve të tjera, jo kristiane. 24) Këto fenomene kundërshtuese jane vërejtur edhe në shumë zona të tjera si; në Dukagjin etj. (Foto Pllaka e Cemi te Trieshit)

    (Këtu gjej rastin për të treguar, se në mes të qytetit të Koplikut dhe të komunes së Bajzes, në afersi të Liqenit të Shkodres, në Fushen e Postopoljes, një malësor vendas, në një bunker të madh ushtarak, të periudhes moniste, ka hapur një laborator të tatuazhit modern, me emertesen “Malësori – Tatuazh”, (Foto Bunker-tatuazhi)
    një rast unikal në botë. Ku një tatuazhist punon në një bunker ushtarak, në zemren e Malësise së Madhe, vendi më ideal, që ka ruajtur më mirë traditen e lashtë pellazgo-ilire, të punimit të tyre në thellësinë e Alpeve Shqiptare.)
    Në këto studime, kam konstatuar edhe elemente të tjerë, siç ishte betimi ose beja, në lashtesi, e cila si tradite edhe sot është një nga elementet kryesore, që nuk ka ndryshuar, që nga kohët e lashta pellazgjike, të cilët betohen në gurë, si të parët e tyre, si një nga betimet më të fuqishme dhe më të shenjta, për të cilin kemi edhe nyje të veçanta në Kanunin e Lekë Dukagjinit të cilin po e citojmë ashtu siç është shqiptuar shumë shekujt më parë, ku thuhet:



    BETIMI i MALESORËVE

    § - 533. Beja e Malevet të Shqypnis asht dy medyrësh:
    a) Beja mbë gurë, me Kanu;
    b) Beja mbë Kryq a mb’ Ungjilli. (Shtese nga institucioni i kishes katolike)
    § - 534. Beja mbë gur kah kanuja asht ndë ma të randat e ma të mndershmet be qi njef Shqiptari i Malevet.
    § - 535. Kanu asht qi, po deshte me u dlirë prej njij zhgarlimi mohuesi, do të bajë be a mbëgur, (a mbë Kryq e Ungjill. 25) Shtesa nga institucioni i kishës katolike)

    Sipas Atë Vinçenc Malajt (Vinkos), në Famullinë e Tuzit, në Mal të Zi, në këto nyje, pas fuqizimit të Kishes Romane, ndër këto vise malsorësh, shqiptarë me koncepte dhe besime të fuqishme pagane u ndoq një strategji religjoze për t’i larguar malësorët shqiptarë e të vendeve të tjera të Ballkanit nga besimet e tyre të lashta pagane të kota e shumë të dëmshme. Një strategji të tillë ka ndjekur edhe kisha ortodokse, duke veçuar këtu vetëm kishën gjermane, me disa ithtarë të tezës së prejardhjes së tyre prej racës së paster ariane, pra të njerëzve flokëartë dhe me sy të kaltër. Për këtë problem është shtuar edhe nyja e të betuarit, në Kryq e Ungjill e nyje të tjera si këto me karakter kishtar. Por përsëri edhe sot, në fillimet e shekullit të XXI-të, këto malësorë kristian si dhe ato mysliman, ndjekin ritet e lashta pagane në shumë ceremoni, të jetës së tyre të përditëshme. Ai thekson përsëri, se shumë besimtarë të tijë, nga Traboini, Hoti e Gruda e sidomos të Trieshit i kishin thënë; se nyje për betim me Ungjill e Kryq nuk i kemi pasur, ato siç duket i ka shtue vetë Atë Gjeçovi dhe se nuk është ai që e ka kodifikuar drejtë dhe plotësisht këtë kanun, pasi edhe sot ato njohin, një kanun më të lashtë, që e trashëgojnë në kujtesen e tyre gjenetike.

    8) Ahmet KONDO - “Dora d’Istria për Çështjen Kombëtare Shqiptare”, Tiranë -1977, fq. 71 - 72.
    9) Dora d’Istria (Elena Gjika) hedh poshtë tezën e disa studiuesve të huaj, të cilët kanë shkruar, pa u thelluar shkencërisht, mbi prejardhjen e të parëve të shqiptarëve gjoja nga skitët, pë të cilën bëhej shumë zhurmë, që në atë kohë, në organet e shtypit evropian.
    10) Imzot Ernest Koci, prift tirolez, prift i Reçit, më pas i dërguar papnor në Shkodër, në vitet 1900.
    11) Bëhet fjalë për ritin pagan me origjinë pellazgo-ilire, të tatuazheve (zvastikes) të Diellit tek shqiptarët, të cilët edhe sot bëjnë tatuazhe të tilla.
    12) E. Durham - “Some tribal origins, laës and customs of the Balkans”, fq. 106-116-121-126 etj.
    13) Kodra DUNUM, quhet, Kodra mbi të cilën ngrihet Kalaja e Rozafatit, në Shkodër, në majen e të cilës janë zbuluar gjurmet e një dolmeni shumë të madh i cili ngrihej në majen e kësaj kodre, rreth të ciles edhe sot gjenden mbetje të prehistorise. (e drejta e autorit për të ruajtur, këtë objekt të rëndësishëm).
    14) Kështu quheshin të gjithë shqiptarët mysliman, gjatë pushtimit turk.
    15) Edith DURHAM – “Brenga e Ballkanit dhe vepra të tjera për Shqipërinë dhe Shqiptarët”, Tiranë 1990, fq. 45. 46. 87. (Shih, Pjesa e tretë Tatuazhi dhe simbolet e vizatuara për të. (Tatuazhi në Shqiperi) fq. 470. 472.)
    16) Tek shqiptarët është i njohur ky fenomen, i cili quhet “emri në vesh”, ku shqiptarët e konvertuar në musliman, mbanin një emër të paraardhësit të tij kristian, si të gjyshit, axhes (xhaxhajtë), të ndonjë pjestarit të familjes, që kishte qenë në za për trimëri, urti ose diçka tjetër. Kjo quhej “gjallnim i emrit”. Në Kosove “gjalloi emnin”, në Çamëri “të ngjallurit e emrit” etj. Në Malësi të Madhe fëmijëve emri u vihej brenda javës, ndërsa pagëzimi mund të zgjaste edhe më shumë. Edhe fëmijët katolik mbanin një emër në vesh, të cilin e dinin vetëm pjestarët e familjes, si një pseudonim sekret, këtë zakon e kishin edhe ana e muslimaneve, në këto krahina, që në shumë raste zbatohet me shumë fanatizem edhe sot. Në ritin e vendosjes së emrit në vesh, marrin pjes; gjyshi, babai dhe xhaxhallarët, vetëm nga ana e gjakut. Ana e qumshtit nuk ka të drejtë të marrë pjesë në këtë ceremonial. Si emri i ngjitur ashtu edhe emri në vesh i falet vetë nga tre te parët dhe askush tjeter. Në raste rreziku ose pengu, i rrezikuari dërgon lajmin duke e konfirmuar me emrin e veshit etj. Ky zakon sipas hulumtimeve të mia, më rezulton se është përdorur që në kohët pellazgjike.
    17) Rev. LEKA – 1944. Vol. V-te, fq. 53. (Herodoti)
    18) Po aty.
    19) Gelasius – “Bindimi i Diellit ndër ilirë”, Hylli i Drites – XIX (1943), fq. 77-82.
    20) E. Durham – “Some tribal origins, laës and customs of the Balkans” , fq. 105-106-116-121-123-126
    21) Unë kam parë shumë gurë të tillë, që malesorët i quanin “Guri i Dillit”, në shumë vende të Shqipërise dhe të Kosoves, Lumit të Vlorës etj, e në Çameri. Edhe sot shumë malësore e malësore mbajnë me vehte gurë dielli, me vrime, për të pare diellin, kur linde në mengjes.
    22) Unë kam parë shumë gurë të tillë, që malesorët i quanin “Guri i Dillit”, në shumë vende të Shqipërise dhe të Kosoves, Lumit të Vlorës etj, e në Çameri. Edhe sot shumë malësore e malësore mbajnë me vehte gurë dielli, me vrime, për të pare diellin, kur linde në mengjes.
    23) Sh. Gjeçovi – “Trashigime Thrako – ilirjane” Hylli i Drites – III, (1922), fq. 58-59.
    24) Ne Fshatin Cemi i Trieshit, ne afersi te kufirit shqiptaro - malazez prane Piramides Kufitare A/2 - 14. Poshtë oborrit të Shtëpise së Bajraktarit Kol Nik Luces, eshte vendosur kjo pllake perkujtimore prej mermeri, nga Misioni Françeskan i Tuzit A.D. 2002, me kete mbishkrim: “Ne nderë të françeskanëve martir, të cilët dhane jeten per fe, ne lufte kunder poligamise, ne ket pellg, me 09.12.1644. P. Paolo da Mantova. P. Salvatore da Offida. Misioni Françeskan -Tuz - A.D. 2002.”
    25) Sh. Gjeçovi – “Kanuni i Lekë Dukagjinit”, § - 533, 534, 535.
    Ndryshuar për herë të fundit nga baaroar : 28-10-2011 më 16:22

  3. #3
    Gjatë përpunimit të Kanunit të Lekë Dukagjinit, Atë Gjeçovi thekson se “Beja në gurë ka mbetur qyshë në lashtësi, tek populli ynë. Këtu bëhet fjalë për Gurin e Beses, i cili ka formen trekëndore, me tri bira, që mbante peshoren, me të cilen peshohej dylli i qirinjve i cili do ti dhurohej Kishes. Pra ky ishte betimi më i shenjtë dhe më i drejtë, që mund të bënte një njeri, pra për të peshuar fajin dhe drejtësin e merituar. Në Malësinë e Madhe dhe shumë krahina të tjera, për rreth Bjeshkëve të Namuna (Prokletije, Alpet e Veriut), në gurë janë betuar edhe familjet muslimane, si ato të Hotit e të Grudes, Nikçit, Kelmendit, Kuçit e Piprrit, Plaves e të Gucisë, Valbones, Lekbibajve, Dukagjinit, Bregut të Matës, Velipojes, Reçit, e Shtojit të Ulqinit, Andrievices por edhe në shumë fshatra të Kosoves, Maqedonisë, Dukatit, Himares, Lumit të Vlores dhe të Çamërise etj. Një rast të tillë e kam konstatuart edhe në Gllasinac, Mostar, Foça, Ribiq (vendbanim i paster ilir, i shek. VI – V) e në Bihaç të Bosnjes. Por edhe tek shqiptarët e Bullgarisë 26) e deri tek ato të Ukraines. Duhet theksuar se gjatë periudhës së bombardimeve të ushtrisë serbe të Millosheviqit, në Bosnje, banorët mysliman luteshin, për mbi disa gur të lashtë dhe të medhenj, të cilët ishin eksponate arkeologjike, përpara Muzeut Arkeologjik të Sarajeves, (Foto tek guret e Sarajeves) ku shekuj më parë ishin bërë lutje të kultit pellazgo-ilir. Por siç kam arritur të mësoj nga malësorët e motshëm, beja në gurë është bërë me gurë të kuvendit, deri në vitet 1914 – 1918, me të cilin i rrotullohej Logut të Kuvendit të Bajrakut, (Foto skema e Kuvendit me sëastike ne mes) dhe jo duke ju rrotulluar kishes.

    Duke ndjekur këtë ritual, mësojmë se në Malesinë e Madhe, merrej guri i kuvendit me të cilin i rrotullohej Logut të Kuvendit. Guri vihej në sup të majtë, si supi i zemres. Guri që merrej ishte i redit të familjes se tij në kuvend, të cilin e vinte në sup me thirrjen: “Pasha Qill e Dhe. Pasha Dill e Hane e pasha nji ketë gur te shenjte, qe e mban kjo tokë, ku kam me u vorrue, po e filloj kete be (betim), timen. Dhe t’uj e kap gurin, n’kuvend leshonte një të fshame, për me e ndigjue të gjithë: “Eh......... bismilahi!” 27) Dhe me te në sup shkonte përpara Bajraktarit për me i kerkue tager (të drejtë) për të fillue ritualin e lashtë pellazgjik. Bajraktari me një levizje të kokes e tuj e perplasë SKJEPTONIN 28) në tokë, tri herë, jepte aprovimin e ritualit, dhe ai fillonte të rrotullohej, nga e djathta në të majtë, tuj ju drejtuar të gjithë të pranishmëve, të ulur në gurët e Logut të Kuvend, 29) ku “mungonte” provizorisht, vetëm përfaqësuesi i familjes së tij, pasi gurin e kishte në shpinë i akuzuari, deri sa të betohej përpara bajrakut të tij.
    Pasi e mbyllte rrotullimin në mes të logut, ai ndalonte tek Kryti i Kuvendit, që ishte Bajraktari ose zevendesi i tij, duke ju drejtuar me këtë formulë betimi:
    - “Pasha qill e dhe e këtë gurë të kuvendit, nuk kam gisht në këtë sherr.....”. Këtu binte në njerin gju që ai e kishte për mbarë 30) dhe betimin e mësipërm ja thoshte tri herë Bajraktarit. Ai pasi e dëgjonte me vemendje, i thonte të shkonte në mesin e logut, ose siç ashtë quajtur më herët “N’midis të Dillit të Kuvendit” i cili ishte një svastike e vizatuar në tokë, të cilen e bënte me skjepanin e tij 31), bajraktari, në qender të logut 32) dhe aty me gurë në sup ka pritur gjykimin e Kuvendit të Burrave. Antaret e kuvendit, nëse nuk e pranonin betimin e tije dhe e gjykonin jo bindes, vinin dorën e djathtë në zemër, duke thirrur: “Zoti të paftë !” E nëse e pranoni si bindëse betimin e tij, ato me dorë të djathtë i binin tri herë tokës së logut duke thirrur: “Kjoftë lanë !”.
    Pas këtij ceremoniali Bajraktari i jepte tager (leje), me e ulë gurin tek vendi ku e kishte marrë. Pastaj shkonte dhe i jepte doren dhe përqafej 33), sëpari me Bajraktarin e më pas me të tjerët, me rrallë në kuvend. Në këto momente një përfaqësues i familjes së tij, ju ndante duhan të pranishemve, në kuvend. E të gjithe i uronin, “Ju bekoftë zoti, e shyqyr që u ndatë me faqe të bardhe.” Në rastet kur nuk e fitonte i akuzuari kuvendin, e ndahej me marre (turp), të pranishmit largoheshin pa i folur fajtorit, duke e lënë në kori (të turperuar), vetëm Bajraktari i thoshte: “Paç faqen e zeze, se na e marrove bajrakun..... e fajtori nuk b’zate etj.” Nga të moshuarit thuhej, në se qendra e logut nuk kishte Dill Plak (zëastike), beja ishte e kotë dhe nuk pranohej. Edhe sot është thënia proverbiale ndër malësitë tona, që thotë: “Be pa dill, s’ka............ “.

    Për ti mbyllur këto konstatime intriguese, për studimin tim, po i referohem studiuesit të njohur J. Bourcart, i cili thotë: “Shqiptarët ruajnë tiparet, më të pastra etike, si gjuhën, doket e zakonet, kostumet e tyre kombetare, si gjerat më të shenjta. Atas ruajnë, me koservatorizëm, si as një popull qëndresen e tyre të lashtë origjinale ndaj asimilimit, të strukur ndër malet e bjeshkëve të larta, që kanë vulen e kombësisë së tyre, të pa bastarduar genitikisht të kombit shqiptar, ashtu si Baskët në Pirenej. Duke i qëndruar rezistente zgjedhes ushtarake, të 10 qytetërimeve më të fuqishme, që shkatërruan me dhunë e gjak, me zjarr e hekur ç’do gjë të bukur dhe të vyer dhe nuk e asimilua e as nuk u atrofizuan kurrë, genin e tyre, të fuqishem Ilir. 34)
    (Foto Malesorja)

    Vite më pas ekspeditat e mia filluan të orjentoheshin drejtë, por dhe të planifikuara mirë, si në kohë ashtu edhe në vende, që paraqisnin interes të veçantë historiko-arkeologjik e speleologjik. Materialet e zbuluara nga unë, sa vinin e shtoheshin, nga dita në ditë. Një pjesë e të cilave, arrita që t’i botoja, në disa organe periodike qendrore e lokale, pasi më mungonin “rekomandimet” e duhura, e kështu zbulimet e mia i botonin plagjiatorët. Për këtë më nevoiteshin, kontakte shkencore, me personalitete të këtyre fushave, referenca studimore, këshilla, sugjerime, metoda krahasuese, si dhe hapsira e përkrahje të tjera politiko-shkencore. Të cilat më mungonin për t’u konsultuar për zbulimet e bëra në shumë treva të pa njohura arkeologjike, në Shqiperi e vende të tjera. Pas zbulimit të disa mbishkrimeve të lashta në Bjeshkët e Jeshnices në Kelmend dhe disa vende të tjera, i pari që më inkurajoi dhe më dha botime të këtij karakteri, por të ndaluara për tu konsultuar, ishte Dr. Prof. Kahreman Ulqini, ku më 27 prill 1985, më solli për pak orë botimin e Nermin Falaschit (Bej Vlora), me titull: “Antiche Civilta Mediterranee”, Pelasgi-Iliri-Etruschi e Albanesi. Botuar ne Romë, Prill 1984. Duke mos patur mundësinë për ta kopiuar, mua mu desh që ta fotografoj komplet. Për të arritur këtë aspirat, detyrohem të mirrja fotografin e mirënjohur Fatmir Troshanin, me të cilin e kopiuam në kushte shumë të veshtira, por fotot dolën tepër interesante. Më 20 nëntor 1985, z. Ulqini më solli edhe librin me titull: “Thot parlava Albaneze” te autorit Giuzeppe Cattappano, botim i Bardi Editore – Roma – 1984. Itali. (Foto Myftar Uruçi)

    Një ndihmesë në këtë drejtim pata edhe nga z.Mithat Dibra, Drejtor i Muzeut Popullor të Shkodrës, Prof. Dr. Jup Kastrati, Prof. Dr. Skënder Anamali, Prof. Dr. Kol Ashta, i ndjeri z. Gjon Shllaku, Z. Dom. Dr. Vinçenc Malaj, z. Luigj Franja, z. Fadil Podgorica, z. Moikom Zeqo, z. Geg Marubi, z. Vili Kamsi, z. Ahmet Osja, z. Angjelin Nenshati, z. Paulin Pero, z. Dr. Naim Laçej e z. Muhamet Sytari. Inkuraim të jashtëzakonshëm më dha edhe zonja e ndritur etruskologia Nermin Vlora Falaschi 35), e cila shpesh në rrugë klandestine dhe private më dërgonte materiale të ndryshme për kulturen pellazgo-ilire dhe atë etruske. Të cilat vinin per mua në adresen e Prof. Kastratit.
    Konsultimet me këto materiale më shtuan edhe më tepër dëshirën për të eksploruar.
    Në rrugë klandestinë, me miq të ndryshëm arrita t’i dergoja edhe unë dy – tri letra mikeshes time Zonjës Falaschi, e cila mu pergjigj menjeherë, me nota pozitive dhe inkurajuese. Nëpërmes mikut tonë të përbashkët të ndjerit z. Prof. Dr. Jup Kastratit, i cili me një devotshmëri patriotike, m’i sillte pa asnjë ndrojtje, duke shfrytëzuar autoritetin akademik, në korespondencen e tij. Shtëpia e Prof. Jup Kastratit tashmë ishte bërë një rezidencë e imja morale dhe shkencore, si dhe një pikë takimesh me autoritetet më të shquara të shkencave albanologjike botërore. Kjo më inkurajonte dhe më jepte shpresa për të ardhmen e botimeve të mia, pa harruar këtu, presionin apsolut intelektual, të Prof. Dr. Tomor Osmanit dhe Zonjës së tijë të nderuat, të ndjeres Lirie Osmanit (Quku), të cilët me “forcë” më detyruan që të diplomohesha në Fakultetin Histori-Gjeografi, pa të cilin nuk do të kisha të ardhme në keto interpretime.

    Kështu fillova me një intensitet të madh kërkimet e mia, ndër shpella, që nga brigjet e detit e deri në Bjeshkët e Namuna, të Kelmendit, Bjeshkët e Denellit, Nikaj Merturit, Rajes, Tomorrit, në Gjerbes, Zaloshnje, Kakrruke e Krushove të Beratit, Vithkuqit, Marjan, Faqekuq, Shere, Tereske, Panarit, Grekas, Maliq, Liqenas (Pusteci), Gollomboç, Ishullin e Maligradit e deri Shpellen e Trenit, në Korçë, ku në brigjet e Liqenit të Prespës, kam gjetur shumë materiale litike të veglave prej guri, si dhe një piroge e disa shtylla të një vendbanimi neolitik prej palafitesh, nga Kalaja e Stelushit e deri në Majen e Korabit ne Peshkopi.
    Po kështu edhe eksplorimet në qendrat e mëdha arkeologjike të Shqiperisë; si në Tumat e Shtojit (Mesit) në Shkoder, në Lissus të Lezhes, Durres, në qytetin antik të Apollonisë, Amantia, Antigonea, në Ballsh, Abrakas (Aparkeas) ne Lepenice e Mesaplik të Vlores. Në Çinamak e Fushën e Kafesë në Kukës. Në Shpellen e Trenit, Devoll të Korçes, Selcen e Poshtëme e Lin të Pogradecit, Bylis. Por edhe në qendrat më të njohura historiko-shkencore e arkeologjike të Ballkanit dhe të Europës; si në Kosovë, Angli. Athinë, Kretë, Dodone, Artë, Prevezë, Selanik, Petralona të Greqisë. Në Romë, Pompei, Sirakuze, Grote Monteterme në Padova, Ankona, Rimini, Gubio, Verona, Viçencza, Luginen e lumit Brenta, Palermo, Piana degli Albanesi, Zvicer, Austri, Jugosllavi, Dubrovnik të Kroacisë, Slloveni, Sarajeve, Gllasinac e Mostar të Bosnje - Hersegovines, Bullgari, Turqi, Jordani, në te gjitha qendrat arkeologjike te Mal të Zi, ku duhet veçuar Duklean në Podgoricë, Rajonin e Krajes, Kotorrin, Herzegnovin, Perastin, Risanin, Samoborin, Tivarin e vjeter dhe Ulqinin.

    Pa dyshim që Gjermania, në mënyrë të veçantë, ishte një Akademi e jashtëzakonshme, për të gjitha kualifikimet e mia, si dhe Luksemburgu, Norvegjia, Hollanda, Rusia, Ukraina, Hungaria, Suedia, Danimarka, Rumania, Maqedonia, Semitipalatinski, Gjeorgjia, Spanja, Portogalia, Ishujt Azore, Marok e Kenia të Afrikës, e shumë vende të tjera, ku kam eksploruar dhe vizituar të gjitha pikat më të rendësishme arkeologjike e historike të parahistorisë, antikitetit e te mesjetes.
    Të gjitha këto ndikuan dukshëm, në kualifikimin tim shkemcor në disa drejtime, duke më radhitur ndër figurat më të njohura eksploratore e shkencore të botës, në shumë fusha, për kontributin tim modest; si në arkeologji, histori, gjeogjrafi, mjeksi, stomatologji, astronomi, mekanikë, arkitekturë, fotografi, art, muzikë, etnografi, folklor, antropologji, ekologji, alpinizem, speleologji, sport etj. Kontibute këto që më lidhen më 127 shoqata ndërkombetare, me 42 universitete dhe 27 akademi të ndryshme të botës. Pas vitit 1987, fillova të lidhesha direkt me shumë institucione shkencore të botës , sepse tani “semafori” im, më së fundi u hap. Udhëtimet e mia shkencore në vitin 1989 filluan të bëheshin realitet. Guximi im, prej eksploratori nuk më mungonte, hapa krahët dhe fillova fluturimet e mia shkencore. Tash më i lirë mbi qiellin e Europës. Për të mos u ndalur më kurrë.

    Kasel – Trier
    Qershor - 2002

    26) Bojan Guizelev – “Albanians in the Eastern Balkans” – Edited by Vassilka Tankova, Common Balkans – Young Authors – First Books Vol. 2. International Center for Minority Studies and Intercultural Relations – Sofia – 2004.
    27) Kjo thirrje behej per te gjitha kategorite e besimeve, pa perjashtim, dhe pa u detyrue me force. Edhe sot ne shume fshatra te malesive shqiptare, te Malit te Zi, të Bosnjes etj, kurë fillojne nje pune e fillojne me thirrjet “Bismilahi” ose kur fitojnë diçka thojnë “Ej,..vallah, shyqyr Zotit”, etj. Kjo e mbetur që nga koha e pushtimit turk.
    28) SKJEPTON = Skepton është kraba e çobanit në malesi, të cilen sllavët e sidomos bullgaret e quajnë Gega, mbase vjen nga fjala degë, dega, me këtë emër ato personifikojnë çobanët e vjetër në Veriperendim te Ballkanit.
    29 Në vitin 1992, në fshatin Ducaj nën një qershi shekullore të fshehur nën Shpellën e Dragoit, unë me një grup speleologesh, kemi gjetur rastqësisht, një grup malqsorqsh të mbledhur në një kuvend të fshehtë. Për këtë kuvend malesori Ujk Velaj nga fshati Ducaj më tha se ishte një “kuvend jashtë kishe”, se ato nuk e njihnin akoma mirë priftin e Bogës, i cili nuk i njihte mirë nyjet e Kanunit e të katundit e se kështu ishte ba KUVENDI gjithmonë edhe në kohën e ma përparshme.
    30) Në rastet kur betuari ishte me nje këmbë, ose i plagosur në njeren nga kembët, ulej këmbëturqisht, (këmbëkryq) dhe bënte betimin, si gjithë të tjerët.
    31) Skjepan = Quhet shkopi i nje njeriut qe çalon ose skjepon, për kete shiko tek “Lahuta e Malesise” e Ate Gjergj Fishtes, Botim i pestë. “Gutenberg” Lubjane, 1990. Kenga e Dymbedhjete (Marash Uci) fq. 143. Vargu i XXVII, citoj:
    “....N’ Gjenoviq Marashi a’ nisë / ke Çun Mula, shpi e rrebtë / ku han bukë i verbët e i shkeptë; / n’ atë fis t’ Hotit shpi e parë, / djalë mbas djalit bajraktar.......”
    Kështu quhet edhe shkopi i çobani ne formen e krrabes, per te kapur prej kembe nje kafshe blektorale, si dele e qingja, dhi dhe edha ose keca si edhe ato qe topallojne ose çalojne. Por ne shume raste i thojne edhe skjep, se ka formen e skjepit te nje shpendi skjep gjate. Kurse sllavet dhe ne veçanti barinjet bullgar, i quanin gege ose gega, per kete te gjithe ato barinje qe mbanin nje shkop te tille i quanin GEGE. Ne kete raste skjeponi i bajraktarit, ishte i formes ceremoniale dhe i zbukuruar me gdhendje e stilizime të bukura pagane, me gjarpërinjë e sëastika të ndryshëm. Thuhet se Familja e Bajraktarit Çun Mula, ka pas nje skjepton, prej drunit te arrës, ku stilizimet e gjarperit dhe te dillit e te hanes me kryq grepç ishin prej argjendit, ky ka qene shkopi (skjepton) ma i vjetri dhe ma i çmuari në të gjithë Ballkanin. 32) Dilli i Kuvendit, asht quajtur, pasi në ceremoni të tilla, në mes te logut ishte e vizatuar një zëastike e madhe, të cilën kishte tager (të drejte absolute), për ta bërë vetem bajraktari, prijësi i fisit dhe askush tjeter.
    33) Në Kanunin e Vjeter te Rrafshit të Dukagjinit në Kosovë, ne zonen e Dukagjinit te Shkodres, Kelmendit, Cemit të Trieshit dhe të Medunit (Medeon), Korite, Kuçit, Piprrit, Vasojeviqeve, Rahovecit, Bjeshken e Zhabjakut, Nikshiqit, Kolashinit, Plaves, Gucise, Pejes e tjer, qe trashigohet gojarisht, thuhej se Malesorët shqiptare nuk puthen, por përqafen me koka te perkuluna, mbi supat e njeri tjetrit tri herë, duke e uruar ose duke e ngushelluar, sipas rastit. Dora i puthet Pleqeve mbi 100 vjeç dhe lokeve (nënave), pas vdekjes se babes, si dhe grave të kthyeme ne burrnesha, vetem ate dite kur ato kane shpallur vendimin, per tu kthyer ne burrnesha e askuj tjeter. (Shih.“Ditari i Bjeshkeve të Namuna”1970. fq. 154. G. U.)
    34) Rev. LEKA – (1944) Nr. V, fq. 62.
    35) Nermin Vlora Falaschi, ishte gruaja e diplomatit te shquar italian, Renzo Falaschi, të cilete, shtëpinë e tyre e kthyen ne nje Akademi të Kultures Iliro-Shqiptare, te cilën e pata vizituar ne Korrikun e Vitit 1994, në këtë adresë: Via: Gramsci-7. 00197 Roma. Italia.
    Tel: +39 063227604. Fax: +39 0632501848.
    Ndryshuar për herë të fundit nga baaroar : 28-10-2011 më 16:22

  4. #4
    NË VEND TË PARATHËNIES



    Në fundin e muajit korrik 1967, isha kthyer nga kursi kombëtarë i alpinizmit, që organizohej çdo vit në Thethin alpin nga Federata Shqiptare Alpinizmit dhe Skive. Im atë duke më uruar miërseardhien, dhe pasi më pyeti gjërë e gjatë e në të gjitha aspektet për këtë aktivitet, të cilin e kisha pritur me një pasion të madh prej eksploratori.
    Nuk kisha arritur që të hiqja as këpucët, kur m’u drejtua, e më tha:

    “ Per tu bërë një eksplorator i zoti, nuk të mjafton vetëm dëshira e pasioni,
    por të duhet edhe një fakultet, përkrahje financiare, dhe këto makina:
    1. Makinë shkrimi. 2. Makinë fotografike. 3. Makinë rrojet dhe e katërta,
    një makinë e veturë ... ! “

    Me gjithëse më mungonte makina e katërt, nuk i ndëpreva kurr udhëtimet e mia, për të eksploruar botën e magjishme të natyrës dhe të historisë. Plotë mistere, mite e legjenda nga më të çuditëshmet. Për këtë fillova të intervistoja të moshuarit dhe kryesisht ato që kishin lindur në shekullin e kaluar. Sëpari ato ishin deshmitarët e fundit të këtyre “mistereve” që po përpiheshin nga mjegulla e kohës dhe e harresës, pasi ne ishim futur tashmë në shekullin e ri. Veshtiresite ishin të mëdha. Blloqet e shënimeve dhe objektivat e fotoaparateve dhe të kamerave ata i tmerronin, pasi kishin frikë nga Sigurimi i Shtetit, njerëzit e partisë etj. Por edhe këto shpesh, na mungonin si; aparatet, makinat e shkrinit ishin privilegji i disave, e une punonja në makina shkrimi të parregjistruara në Degën e Punëve të Brendëshme.
    Kështu që kerkohej takt dhe një strategji të matur për të fituar besimin e tyre dhe për t’u futur në botën e tyre shpirtërore, pra duhej një garanci, njohje e shkëlqyer e kanunit dhe e mentalitetit, por edhe një besë e heshtur per tu ulur këmbëkryq në vatrat e tyre, që malësorët të hapnin portat e kullave e të zemrave të tyre bujare.

    Këto i kalova me shumë vështirësi, por ama isha bërë i njohur, biri i tyre, ne te gjitha krahinat e Shqiperisë e në shumë vende të tjera të Ballkanit dhe të Europes, ku trupi im rralleherë ka fjetur në hotele, por në familjet e miqve të mijë. Kjo ishte një fitore e shkelqyer për mua. Të gjitha këto më ndihmuan në grumbullimin e një materiali të jashtëzakonshëm, që në aparencë duket i pabesueshëm, por në të vërtetë i kalon mijra faqe dorshkrim të dakdilografuare, foto, negativa e diapozitiva, kaseta filmike nga ekspeditat e mia në shumë vende të Shqiperisë e të botës, qe përbëjnë një pasuri shumë të madhe, jo vetëm vetjake por edhe kombëtare. Duke u futur në shumë legjenda dhe mistere të shume popujve, për të cilat do të flas në libra të tjerë të cilët i kam të gatshem për botim. Por le të flasim sëpari per ato të vendit tim.



    ARTI PREHISTORIK NE SHQIPERI

    Duke marrë shkas nga disa keqinterpretime të periudhës së Artit Prehistorik në Shqipëri dhe si rezultat në të gjitha trevat e Ilirisë dhe të atyre paraardhëse pellazge, për këtë marr shkas të prononcohem në lidhjen me periodizimin e saj në teritorin e Ballkanit dhe të Europës. Sipas konkluzioneve thuhet se Arti Prehistorik në Shqiperi.

    ILIRËT dhe SHTRIRJA E TYRE NE RRAFSHIN EUROPIAN

    Është e domosdoshme që në fillim t’i rikthehemi edhe njëherë çështjes së shumë diskutuar të shtrirjes së ilireve dhe te Ilirisë në periudhat e mjegullnajës së lashtësisë për t’i sjellur edhe njeherë në fushen e diskutimit shkencor, nën driten e toponimeve që i kanë rezistuar kohës, asimilimit dhe trysnive të shumta nacionaliste të pushtuesve barbar, që shperdoruan shpirtin dhe konceptet paqësore të popullit ilir në shekuj.

    Para se të analizojmë këtë proces, kur në teritorin e Ballkanit të vërshonin grekët dhe romakët, ne duhet të gjykojme disa mangësi dhe pa saktësi të Strabonin si një gjeograf, gjatë analizave që i bën teritoreve ilire dhe shtrirjes së tyre, ne teritoret që kishin ato në zotërim. Këto të konstatuara gjate eksplorimeve të mia në të gjithë teritorin e Ballkanit dhe të Europes. Jam dër të paktët studiues që kane eksploruar të gjithë basenin e lumit Danub, më i gjati në të gjithë Europen dhe afluentin e tij, Lumin Iller (Ilir), i cili rrjedhe nga malet e larta për rreth Obersdorfit, duke ju bashkuar këtij gjigandi në qytetin e Ulmit, në Gjermaninë Juguperëndimore. Duke u mbështetur tek shumë të dhëna arkeologjike, antropologjike, toponomastike, etnografike, folklorike, gjuhësore e pse jo edhe të atyre paleontologjike dhe shume fushave të tjera, më jepet e drejta të deklaroj se; Ilirët kanë banuar, jo vetëm në të gjithë trevën e Ballkanit, por kufinjte e tyre i vendosi nga ishulli i Kretes e deri në Gjermani, ndofta edhe më tutje, drejtë veriut të saj 36), mbase edhe në veri të Europes, në teritoret e Anglisë, Skocis dhe të Irlandës etj, dhe nuk jam aspak dakort me mendimin e gjeografit të mirënjohur grek Strabonit, të cilin në shumë studime të tia e gjykoj si një rracist dhe një studiues që na përciell interpretime mediokre dhe të pa bazuara shkencërisht, të cilat në shumë raste janë gëlltitur si të vërteta nga shumë studiues të huaj, por fatkeqsisht edhe nga shumë studiues e akademik shqiptarë, të cilët e kanë furnizuar historiografinë tonë edhe atë ballkanike me shumë informacione anemike dhe të pa sakta, duke zhytur edhe më tej degë të shkencave të antropologjisë, historisë, arkeologjisë, albanologjisë e të gjeografisë në shumë “intinerare preginiero” pa rrugëdalje dhe të pa sakta, gjë e cila, dashje pa dashje ka ndikuar negativisht edhe në interpretimin e shkencave albanologjike, historike, gjeografike, duke i interpretuar faktet historike sipas të drejtës të më të fortit dhe duke groposur lavdinë historike të popujve të tjerë.

    Ky është konstatimi im i parë, se Straboni nuk kishte njohuri për arkeologjinë, një shkencë ekzakte, e cila mund të zbulohet edhe nga tregimet e legjendat, por kurr nuk mund të gabojnë analizat stratigrafike, të shkatrrimeve që i bënë grekët dhe romakët popullit ilir, nga origjina e të cilëve rridhte edhe ai vetë.

    Të dhënat e tia i kanë sjellur nje dëm të pallogaritshëm, kësaj të fundit, por jo të pariparueshme nga brezat e ardheshëm. Këtu nuk dua të vendosi një demarkacion apsolut në kufijt të etnicitetit të tyre, por dua të vendosi një të drejtë të mohuar ketij populli, nga gjiri i të cilëve dolën shumë studiues, të cilët nuk guxuan kurrë të mbronin “Banken e tyre gjenetike”, por edhe ato që këmbëngulnin, denigroheshin e nëpërkëmbëshin në te gjitha format, për të ruajtur pozitat e tyre të ngrohta “polilajkatare”. Edhe ato studiues të vërtetë, që jetonin jashtë e që kërkonin të thonin të vërteten ishin të detyruar të heshtnin, duke bëlbëzuar nëpër dhëmbë mendimin e tyre shkencor, pa guxuar t’i hidhnin në eter ose në letër. Për këtë ju lutem hidhni një sy përshkrimeve gjeografike të toponimeve e hidronimeve të Strabonit. Ato kanë shumë pa saktësi dhe mos perputhje të pa pranueshme hartografike.

    Kjo të bën të dyshosh se ai, si antarë i perandorisë helene dhe mbi të gjitha, komshi me ilirët e Jugut, i duhej të shkruante vetëm për grekët fitimtare. Ai nuk ka nocione të sakta gjeografike për shtrirjen e këtij popull fisnik, që është fqinji i tij. Sipas tij, ilirët shtriheshin nga Istria e gjërë te kufinjtë e Adriatikut me detin Jonë, në lindje shkonin afërsisht deri në brigjet e lumenjeve Vardar e Morava, ku kufizoheshin me Trakët. Por harron ose nuk i ka eksploruar të gjithë ato rajone, ku përtej trakëve të tij, gjënden edhe shumë teritore të Ilirisë, ku shume autor të lashtesisë i konsideronin që at’herë për teritore ilire. Me të vërtetë Straboni ishte gjeograf i shquar, por ai nuk ishte arkeolog, antropolog, etnograf etj. Duke u marrë me kontributin e tij, ne gjykojmë se ai nuk ishte në gjendje të periodizonte periudhat gjeologjike dhe ato historike, pa llogaritur këtu edhe kulturen prehistorike.

    Por siç duket ai është mbeshtetur në shumë të dhëna të udhëtareve të lindjes së afërt, të cilët qarkullonin në Rrugën e Mendafshit nga Indokina, Persia, India etj, drejtë teritoreve të Europës. Pa i eksploruar ai vetë këto vise të largëta.
    Për këtë them se historiografia moderne këto të dhëna të Strabonit duhet t’i marrë me rezerve në të ardhmen.

    Duke folur për kufirin veriorë të Ilirisë, thuhet se ai ishte i përcaktuar mirë, ku të dhënat të detyrojnë të hedhim hipoteza, se ilirët mund të kenë pasur zoterime më të mëdha në shumë krahina, në veri e jug të Danubit, ndër të tjera edhe në Norikum 37) e Panoninë ne Austri, Hungari dhe në ish teritorin e Jugosllavisë para viteve 1991. Me një hipotezë të tillë, ne shohim se në kohët antike popullsia ilire perfshinte jugun e Austrisë, një pjesë të Hungarise, Jugosllavisë e Shqipërinë e sotme si dhe një pjesë të Greqisë veriore. Këto ne i mbështesime me modesti në një minimum hipotezash, jo vetëm në të dhënat arkeologjike, por edhe në shumë toponime, hidronime, etnografi, folklor etj. Ku duhet theksuar se Folklori i Shqiptarëve ka shumë konkordanca me atë të Rumanisë, të cilat nuk i kanë Bullgarët me Serbët, të cilët jetojnë pothuajse sëbashku.

    Në këtë kontekst hyjnë ndër të tjera tatuazhi, si figura e gjarpërit dhe e kulçedrës e zanave, këndimi i këngëve dhe të disa valleve me karakter empirik të barinjve. Këtu duhet të shihen me sy kritik edhe shumë elemente të etnografisë dhe të atricatures, teknologjisë së prodhimit të produkteve blektorale ndër stanet e Shqiptarëve dhe ato të Rumuneve, pa përmendur edhe temperamentin e tyre, po thuaj se analog.

    Në periudhen e perandorit August, rajone të tëra të lulezuara të qytetërimit ilir u shkatrruan, u dogjen dhe u grabiten nga barbaria romake, duke i bërë njësh me tokën. Duke i hequr shumë të drejta, duke reduktuar teritorin e Ilirise në një provincë romake, me emrin Illyrikum, me një nje status teritorial prej lumit Arsia e gjerë në atë të Matit. Prefektura e saj ishte një nga katër më të mëdhate të Imperiumit; ajo përfshinte mbarë Gadishullin e Ballkanit, me pëjashtim të Dalmacisë e të Trakisë.
    Përsa ju përket Ilirëve të Italisë edhe këtu hidhen dyshime. Nëse krahinat e Italisë verilindore kanë bërë pjesë në boten ilire apo jo, se venetishtja si gjuhë largohet mjaft nga ai sistem gjuhësore që ne e quajmë ilirishte. E ndjej për detyrë që t’u them disa studiuesve, se vetëm në intinerarin për gjatë lumit Brenta, pra për gjatë luginës së tij të quajtur Val-Brenta (Valet e nje lumit qe brene (grryen), shpatet e kanionit interpretohet vetëm në shqip. Pra brenë teja drurin, e grryen dhe e han. Kujtoj këtu edhe Valbonen, pas shiut bëhet valë, valë pra valëban etj. G. U.)

    Mua më ka rënë rasti që t’a eksploroj imtësisht luginën e Brebtes, që nga delta e tij në Brondolo, duke kaluar nën Ponte Vechio di Strada Romea, në Gjiun e Venedikut në Detin Adriatik, e deri në burimin e tij, në Lago di Caldonnazzo në afërsi të Trentos. Ku rreth majave të kësaj krahine gjendet një komunitet tepër interesant, pasi ky lum është në juridiksionin e krahinës së Venetos, duke e ndarë rajonin e Trentinos me Friulin, nga ku zbret deri në brigjet e lumit Po. Në këto vise të thella, të cilat i kam eksploruar imtesisht, ka fshatra dhe qyteza si Vellai, Prend, Arten, Sanzan, Carbanese, Mel, Fara, Mas, Tassei, Zavena, Mezzano, Araba, Badia, Zuel, Pusteria (Pusterr), Pollua, Bulla, Lana, Primolana, Meltina, Moena, Pojan, Fersina etj., cilët kanë një specifikë tepër interesante me qendrat e tjera, ne mënyren e të jetuarit e të kënduarit, pasi në këto vende interferohen edhe shumë elemente nga kultura shumë te lashta, pothuaj se të ngjashme në kulturen e lashtë të Halshtatit (Hallsstatt). Me sa e kam studiuar këtë zonë, konstatoj shumë elemente të ngjashëm me kulturen ilire të malësorëve tanë te veriut, si në ndërtimin e shtëpive prej guri, të cilët i mbulojnë me të njëjten teknike, me pllaka guri, aq e njohur në shumë treva të Shqipereisë ne përgjithësi e te rajoneve malore në vëcanti. Po kështu edhe transportin dhe punimin e transportin e lëndës drusore në lumin e Brentes. Thirrjes maje krahut nga mali në mal dhe shumë elemente të tjera antropologjiko, paleontologjik të banorëve, ku ngjashmeria e permasave kranjometrike të kafkave eshte pothuaj se e ngjashme.

    Një elemente tepër interesant është edhe emigracioni i shqiptarëve në zonën e Venetos, ku të dhënat janë tepër interesante, pasi aty kemi ngulime shqiptarësh që nga shekujt IV - V-të të e.s. të cilat u shtuan së tepërmi në shek. XIV – XV-te, pas pushtimit turk të Shqiperise. Këto emigrime kanë vazhduar deri në shek. XX vazhdon edhe sot, kur po shkruaj këtë libër.
    Duke bërë një analize të tillë, këtë tezë e perforcojnë edhe eksplorimet e shumta në shpellat Mesape 38), te Japigët e Apulisë në Italine e jugut ku mbishkrimet flasin pozitivisht se ato bejnë pjesë në boten gjuhësore të ilireve.

    Këtë e dëshmon edhe onomastika, sepse nga të dyja anët e detit gjejmë të njëjtat emra visesh dhe fisesh si dhe toponime e hidronime të tjera, që dëshmojnë për shtrirjen e ilirëve edhe në Gadishullin Apenin 39). Për ta ilustruar këtë hapsirë ilire duhet të theksoj edhe një fakt që nevoitet e që është elementi gjuhësor me atë arkeologjik, që ti sherbejë asaj strategjie thelbësore, për të hedhur sa më shumë dritë mbi vërtetesinë e këtyre hipotezave, për shtrirjen e teritoreve ilire në trevat europiane.

    Një shembull i shkëlqyer është edhe kultura e periudhës prehistorike të Halshtatit (Hallstattit) e zbuluar në një shpellë (miniere kripe) në brigjet e një liqeni të vogel me të njëjtin emër (Hallstätter See), në juglindje të qytetit austriak të Salzburg-ut në qëndër të krahinës së Tiroli, zbuluar për të paren herë në vitin 1734, ku u zbulua e ruajtur shumë mirë kufoma e një njeriut prehistorik. Minjera ne fjalë është shfrytezuar me ndërprerje dhe në fshehtësi nga njerëzit prehistorik, prej mëse 3000 vjet, pra 1000 vjet p.e.s.

    Në bazë të materialit arkeologjik të gjetur në inventarin e minatorit prehistorik, vertetohet se ai i përkiste një fisit ilir. I pari që e studioi këtë inventarë ishte J. S. Ramsueri (1795-1875), kurse në shek. XX, me këtë studim u muar edhe Adolf Mahrin, por edhe te tjere, duke konkluduar, se kjo ishte Kultura Ilire e Halshtatit që i përket periudhes së bronzit dhe është apsolutisht ilire. 40)

    Për shtrirjen e Ilirëve në Europën veriore e verilindore duke u mbështetur në deshmitë e toponimisë flasin shume studiues, duke i çuar kufijt e ilirisë deri në Poloni. Në këtë pikë dëshmojnë autorite të njohura shkencore si; Max Vasmeri, dijetarët polak J. Rozëadoëski e J. Czekanoëski.

    Në Korrik të vitit 2002 isha ftuar që të punoja në një ekspeditë të rëndësishme paleontologjike në kraterin e Vullkanit 41) Eifel, Vulkaneifel (Die Maare der Vulkaneifel) (Foto germime ne Eifel) në afërsi të qytezës Manderscheid në jugperëndim të qytetit të Bonit në Gjermani, organizuar nga Universiteti i Mainz-it Fakulteti i Gjeologjise Dega e Paleontologjisë (Universität Fakultät Geologische-Palentologi) .Shef ekspedite ishte Pedagogu i këtij Universiteti Dr. Markus Sachse, punonjës shkencor i Muzeut të Natyrës në Mainz. (Naturhistorisches Museum). Gjatë qëndrimit në këtë vend pata fatin të isha protagonist i një zbulimië tepër interesant, pasi 6-7 Km. larg Eckfelder maar, “zbulova” një tumë, vendvarrim kelto-ilir, analog me ato të zbuluara në fshatin Shtoj të Shkodrës. Tuma e Manderscheid kishte një rreze rreth 30 - 32 m., me një lartësi rreth 1.5 - 3 m., duke u prezantuar me një formë klasike rrethore. Mbi këtë tumë kanë mbirë dhe janë rritur rreth 10-15 drurë të lartë si bredha, mështekne, dushqe, frashër e shkurre të tjera. Pllaja ku shtrihet kjo tumë quhet Kyllburg dhe gjëndet rreth 23 Km. larg qytetit të Trier-it, 5 Km. ne veri të Bitburgut. Nga disa prova të vogla fizike dhe të një prove me rreze X-iks e infra të kuqe, them me bindje të plote, se kjo tumë i përket periudhës së bronzit të hershëm, dhe është me një varr qëndrorë, i cili pasohet nga disa të tjerë, e që hapen në formen radiale.

    Varret siç duket edhe nga vezhgimet janë të mbuluar me gurë mesatarë, të sjellura nga terreni aty afër, dy nga te cilët kanë edhe simbolin e svastikës. Ky indikacion e çon edhe më tej kufirin prehistorik të iliririsë. Të bëjnë përshtypje edhe shumë toponime, të cilat më janë dukur shumë interesante si; Kyllburgu, kështjellë e rrethuar me pyll të dendur, Burgprüm, qytet i vogël. Malberg (Mal-mal ilirisht e keltisht !?), fshat i vogel. Lisem, fshat i vogel. Prüm (Brym), nje pllajë që ka shumë mjegull. Ush, fshat. Hamm, Sefern (Seferçe në Vermosh të Shqiperisë ?), fshat me kulla fantstike. Oberkali, njerëz që ecin kaluar mbi kalë. Badem, asht ba dam. Duppach, Dy pash?. Ara, vend me tokë të mirë. Burg-arräs, keshtjellë e rrethuar me pyje dhe ara, tokë e punuar. Bullaj-t, fshat afer Zell-it të Moselit. Mäuseberg, mali i mëzave (kuaj të vegjël ?). Ku me interesanti është fshati Trabach (te ra bashi i vendit), por edhe të tjere si Dormagen, Inden, Troisdorf, Kall, Mayen (Majen), Dahlem, Marburg, Haina (Hajna, apo hajdut ?), Asbash, Leun, Vallendar, Urbar, Daun, Simmern, Basharach etj. Karakteristike e ketyre banoreve është, se ato mburren me prejardhien e tyre shumë të lashtë dhe gjakun e pastër arian. Ato thonë se jetojnë në këto treva, para se të eruptonte 42), Vullkani Eifel.

    Tepër interesante janë edhe të dhënat, që takojmë në rajonin e Gjermanisë jugperëndimore, ku pa dyshim që, për mua ishte lugina e lumit Iller (Lumit Ilir).
    Lugina e këtij lumi tepër interesant (Illertal) jo vetëm si toponime, por edhe të shumë hidronimeve, janë ende të pa studiuara nga shkencat albanologjike dhe ato shqiptare, ndoshta unë, jam ndër të parët që kam “guxuar” të futem në këtë luginë nga më të njohurat në botë, pasi aty u zhvilluan Lojrave Olimpike Dimërore të vitit 1984, ku është ndërtuar një nga trampolinët më të lartë të botës, 189 m. i lartë. Gjithashtu, këtu zhvillohen edhe shumë aktivitete të tjera etnografiko – folklorike me karakter rajonal dhe ndërkombëtar, sidomos gjatë muajit gusht të çdo viti, si dhe festa e birrës, e verës. Shumë interesante është edhe Festivali Muzikore i Alphon-ëve, ku më është dhënë rasti të marr pjesë me interpretimin e këngës shkodrane “Kenke nuri i bukurise”, e cila u vlerësua në Festivalin e Vitit – 2001 dhe atë të vitit – 2003.

    Hipoteza e origjinës së këtyre banorëve është tepër konfuze, por që gjithsesi ajo lokalizohet aty rreth ballkanit jugperendimore, te cilët erdhën në këto treva si nomadë për të shpëtuar tufat e tyre, të pasura me dele e dhi. Të detyruar ti ngjiteshin rrjedhës së Lumit Danub për ti shpëtuar ndjekjes së falangave romake, që kishin shkretuar të gjitha viset e tyre ILIRE, në qendër të Ballkanit, ku pa frike mund ta lokalizojmë diku për rreth Liqenit të Shkodres, mbase në rajonin e Këlmendit, ku shumë elemente etnografike dhe folklorike të bëjnë të dyshosh (shih foton Grupi folklorik Obersdorf-it), pasi kjo zonë nëpërmjet lumit të Vermoshit lidhet me atë të Danubit. Keto banorë per ti shpëtuar kësaj ndjekjeje u futen në një luginë të pa njohur dhe me elemente gjeo – strategjik origjinal si Bjeshkët e Namuna, në Shqiperinë e Veriut, me plot maja të mprehta dhe kullota të pasura.

    Lumi Ilir (Iller) rrjedhë kryesisht nga këto maja të larta malesh: Marchsitze – 2610 m. Gr. Krottenkopf – 2657 m. Kratzer – 2424 m. Mädelegabel (Mä – dele – gabel) 2645 m. Trettach (Tret – tash) 2595 m. Hohes Licht – 2652 m. Biberkopf – 2600 m. Ëidderstein – 2536 m. Të gjithë këto përrenj malor i grumbullojnë ujrat e tyre në veri të qytezës së OBERSTDORF-it, duke rrjedhur drejtë qyteti Ulm, pra aty ku ulet për t’u bashkuar me lumin më të madh të Europes Danubin. I gjithë ky intinerare formon Luginen e Lumit Iller (Ilir). Duke rrejedhuj buzë fshatrave me toponime shume interesante, te cilat i kam mbledhur plotësishte, ku po kujtoj po ato më tipikët si; Schöllang (Gjarper), Altstädten (Qyteze e Vjeter), Hinterstein, Hindelang, Lech, Oy, Legaun, Biberach, Buxheim(Buk-s-haim) Trettach mal – 2595 m. Tegelberg, Ëertach, Durach, Ach, Hi, Argen, Kellmünz, Ëertach, Marktoberdorf, Haslach (Haslah – Urrejtje, hasmeri). Ëaltenhofen, Martinszell, Durach, Kempten, Memingen etj. Duhet theksuar se në qytetin Kempten ku Lumi ILIR rrjedh përmes tij, ka toponime brenda qytetit që edhe sot quhen Maueriller (muri Ilir) ose Stadtmauer, Grabeniller (varrezat e ilirëve), Illerbrücke (Ura e Ilireve), Illersteine (Guri ilireve) etj. Në këtë qytet, në shumë fasada të përparme të shtëpive të vjetra autoktone, janë punuar shumë afreske interesante, që paraqesin luftëtarë me mburoja të zbukuruara me figurën e shqiponjave dhe të gjarpërit. Afreske të tilla janë të njohura në të gjithë luginën e lumit ILIR, i njohur riti i gjarperit, diellit, sëastikes, shtojzavalleve (Zanave te malit), 43) syrit të keq etj.
    (Shif Foton afresk – Kempten)
    Po keshtu edhe ne shume fasada te tjera kam pare ilustrime me figura te diellit dhe te stilizimeve te sëastikes, si ne Sternapothekenhaus, Vogtstraße, kurse mbi një kupol në rrugen Kemptener Altstadt është vendosur një shqiponjë e madhe dy krenore, si dhe një basoreliev i stilizuar bukur e lyer me ngjyrë argjendi, e vendosur në fasaden e Volksbank Kempten (Bankes Popullore te Kempten-it) (shif foton), Për ta ilustruar edhe më mire, duhet të them se motivi i shqiponjës është edhe në emblemen e qytetit, ku paraqiten tre elemente; shqiponja, kështjella e lashtë edhe Lumi Iller që kalon përmes qytetit. (foto stema). Duhet theksuar, se para se të keqtrajtohej figura e sëastikes nga pushteti Nazist i Rajhut të Tretë, ajo ka qënë një element jetësor dhe zbukurues për këtë zonë të quajtur Illertal, lugina e lumit Ilir ose lugina e ILIRËVE.

    36) Die Sprache der alten Illyrien. I. Einleitung, Ëörterbuch der illyrischen Spracheste, Vjenë – 1957.
    37) Krahaso Orikumin ne Gjiun e Vlores. Paonet etj.
    38) O. Parlangèli, ky personalitet ka arritur të mbledhe të gjithë mbishkrimet mesapike, te zbuluara dhe te njohura më parë e deri më sot, në volumin “Mbishkrime mesapike”
    (Le iscrizioni mesapiche, Messina 1960).
    39) Dr.E. Çabej, Studime Gjuhësore, Vol. III. Rilindja e Prishtines, 1976. fq. 21. 22.
    40) Po aty.
    41) Vullkani = Perendia i zjarrit.
    42) Erupsion = Shperthim i nje vullkani etj.
    43) Zanat e malit, syri i keq në gjermanisht.

  5. #5
    Legjenda e zogut të hekurt mbi Bjeshkët e Namuna

    “Nos sumus Romani, qui fuimus ante Rudini”
    (“Ne tani jemi Romakë, që më parë qemë Rudine”)
    Ennio di Rudiae

    Për t’u njohur më mirë me këto mistere, që të çojnë përtej mjegulles së historise së popullit tim, me një prejardhje të admirueshme gjenetike, po e filloj me këtë legjendë, të treguar aq bukur nga Gjok Llesh Olaj,45) Bajraktari i Bogës i biri i Tom Gjerit.46)
    Që në femijrinë time isha kurioz per t'u njohur me legjendat dhe mitologjitë e popullit tim, por edhe me ato të popujve të tjerë të Ballkanit, te cilat i tregonte aq bukur nena ime e mrekullueshme, nga e cila mora leksionet e para te etnografise e te folklorit te pasur shqiptare, me te cilat u rrita. Tregimet e nënës për xhubletat e famëshme dhe veshjet e tjera të Malesisë së Madhe, Dukagjinit, Kosoves, por edhe për fustanellat e çitjanet e mrekullueshme te Shqiperisë së jugut e deri tek veshjet e krahines së Çamerise, për Rashet e Trashet e popujve sllav, malazez, maqedonise, bullgarise, rumunëve, boshnjakeve e tjere edhe sot e asaj dite me mbeten të pa shlyera nga kujtesa. Kurse me babain shkonim shpesh për gjueti në krahina të ndryeshme të Alpeve të Veriut, ku njëkohesisht eksploronim majat e maleve, kanionet dhe luginat e lumenjeve malorë, shpellat e ndryeshme si dhe ngjiteshim në majat më të larta të Thethit, Vermoshit, Bogës, Razmës,Valbonës, Razemës etj. Shpesh bënim edhe argëtime arkeologjike në kështjellat e qytezat e ndryeshme të vendit tonë. Në këto udhëtime përvetesoja leksione të tjera si; të gjeografisë, të historisë e të arkeologjisë. Ai ishte njeri universal dhe me një humor të jashtzakonshëm, por edhe tepër kurioz. Me një vemendje shumë të madhe ai dëgjonte tregimet e historianëve të shumtë të qytetit tim, si dhe të malesorëve të moshuar. Babai edhe i tregonte ato aq bukur sa të bënte që të rendje pas atyre shtigjeve ku zhvilloheshin ngjarjet e legjendave per kreshnikët Mujin e Halilin, Dorontinen, Trimat e Jutbines (Rud - bines), Gjeto Basho Mujin, Zanat e maleve, krojeve e cetave dhe te rudinave të Bjeshkëve të Namuna, Bjeshkëve të Sharrit etj.

    Në këto tregime më pat bërë përshtypje tregimi i një malesorit në Boge, i cili tregonte për prejardhjen e fisit të Bogës dhe për shume fise të tjera për rreth Masivit të Bjeshkëve të Namuna dhe historinë e tyre. Të cilat që i vogël i sodisja plot ëndje e kërshëri nga luginat e Bogës, Thethit, Qafa e Pejes, Valbonës, Nikçit, Vermoshit etj. Edhe sot tregimi i tij më duket tepër interesant dhe i paharruar, ja kështu........... 47)

    “ ......... Të parët tanë kanë ardhur në Bogë para se të krijohej Hana në qiell. Ato ishin dy vllazen me familjet e tyre, bijt e Zotit e të Qiellit e të Kryqit Grepç 48), që ishte dielli i tyre. Ato zbriten nga qielli me një zog te madh prej tunxhit, me kokën e një zane shumë të bukur, me krahë si të shqiponjës. 49) Pasi u përplasen nga qielli mbi bjeshkët e nalta, nga shkatërrimi i zogut të hekurt u formuan dy lugina të mëdha. Në këto vende ato gjetën vetëm disa dele, dhi e kafshe të tjera te egra, të cilat nuk kishin se ç’farë të hanin, por as njerëz. Ata që zbriten ishin dy vellezër, të cilet u moren vesh me njëri- tjetrin, ku u ndanë në dy drejtime për të gjetur pyje e kullota, kroje e burime me ujë të freskët e të pijshëm.

    Duke u ndarë me njëri- tjetrin, ato i mallkuan këto bjeshkë të thata e tërë shkëmbinj gjigand që iu sollen atë fatkeqësi për të mos u kthyer më nga kishin ardhur. Që atëhere dy vëllezërit i mallkuan duke i quajtur; “Bjeshkë të Namuna”. Njëri vëlla zbriti dhe themeloi fshatin Bogë, kurse tjetri zbriti nga Sheu i Bardhë në Qafëtë Pejës drejtë një fushe të bukur e plot pyje shekullore, burime e kroje me ujra shumë të ftohtë, mes malesh të larta, i cili e quajti ‘’Fusha e Rudeve’’ (Fusha e Rud – Nices) 50), teritor në Rep. e Shqiperise, në afersi të liqenit akullnajor të Geshtares mbi Safkaçin e Vuthajve, në Guci të Plavës (sot në teritorin e Malit të Zi). Këtu ato filluan të jetonin në Shpellën e Kreshnikëve (disa i thonë Shpella e Gjergj Elez Alisë por edhe e Vukoçes), ndodhet nën Qafen e Majes së Lagojve, sipër vijave të Lulash Dashit 51), kurse stanet e verës i ndërtuan sipër në Bjeshken e Vukoçes dhe filluan mbarështimin e gjësë së gjallë ,në veçanti ata zbuten delen e egër, e që nga ajo kohë, delja e jonë u quajt Delja RUDË. 52)

    Më tej ai thekson se të parët tanë ishin njerëz me flokë të verdha dhe me sytë bojqielli, si ne sot, të butë e të beses, burra shtatlartë e të pashëm, trima të çartun që nuk trembeshin prej askujt, që ju vinte dora për të bërë çdo pune të bukur e të mirë e që nga ajo kohë u perhapen në tërë Europen. Kjo vllazni për tu njohur në mes tyre se ishin të një gjakut Rudë, si burrat ashtu edhe gratë bënin në duart e tyre luleboje (tatuazhe) me Kryqin Grepç (svastike).Vegla e tyre muzikore ishte fyelli e lahuta me kokën e dhisë së bjeshkes në majë, që sot e kemi edhene, mbasi është një kafshë e shenjtë te cilen e zbutën Rudët. Që nga ajo kohe Bog’janët u vendosën në këto troje ku jetojnë edhe sot, ku tymin e parë 53) e nxorrën nga Shpella e Madhe e Bogës 54). Kjo shpellë është banuar gjatë në shekuj deri në ditët tona. Shpella sot është vendstrehim për tufat e bagëtive.

    Legjenda e zogut të hekurt në Malin e Çikes

    Mali i Çikes
    08 Mars 1983
    Pasi zbritëm nga Mali i Çikës mbi Llogara, në një kurrizore të mbuluar vende-vende me akull e dëborë arritëm në Qafen e Shëngjergjit – 1157 m. (tek Saranxha katrore e italianit) Mbasi bëmë një pushim të shkurtër, filluam të eksploronim Përroin e Kullunxhiut. Në krahun e majtë vizituam Shpellën e Koshtit (Kollundriut), ku zbuluam katër rrota të vogla guri me mbishkrime shumë të lashta, plot sëastika tepër interesante .(shif fotot) Vlen të theksohet se kur zbret në thellesi të përroit të Shkalles, në një pjesë shkëmbore janë fotografuar disa mbishkrime tepër interesante. (Shif foton). Pasi i sistemuam pllakat e shkruara, zbritem tek Burimi i Rrapit për të pirë ujë. Këtu takuam një bari që na tregoi Shpellen e Pirgut.

    Pirgu ishte katrore dhe kishte lartësine 10 metra. Mbas një eksplorimi të imët të kësaj zone, iu drejtuam fshatit Terbaç duke ndjekur intinerarin Shtegu i Baltes, Bulica, Rrrezat e Ariut, Hunda Ilqe, Burimi i Lujtit (Burimi i Rrapit te rrezuar), Varri i Beqares, Hunde Bube, Përroj i Grabijes etj. Në lagjen Shëngjergj, në afërsi të shtepive të Bejo Shirokut, Cane Lazes dhe te Shaban Malajt takuam edhe nje grua të moshuar, të quajtur Sulltane, të cilën e pyetëm për të gjith ato që kishim parë në eksplorimet tona, si dhe për pllakat e gurit me mbishkrime të lashta. Haxhi e Bejo Shiroku me Çelo Abazin më rekomanduan që të bisedoja me plaken Sulltane, mbasi ato do të niseshin në Qendër të Tërbaçit. Ne qëndruam me me plaken e cila na rrëfei këtë legjendë interesante:

    “........... Unë e njoh mirë këtë zonë, mbasi kam punuar shumë që kur isha nuse në këtë fshat. Prindërit e burrit dhe shumë të moshuar tregonin se sipër qafës së Shen Gjergjit janë shumë guva e shpella, ku banoret e fshatit janë fshehur nga romaku e turku, se të parët e tyre nuk ishin as kaurr e as muhamedanë. Të cilët kishin zbritur në këto vende me një zog të madh prej argjendi. Kur zogu u fut në mjegullën e dendur, ai u përplas me Malin e Çikes dhe u nda në dyshe, duke ngritur në qiell një flakë shumë të madhe dhe me një gjemim shurdhues.
    Për shtatë muaj e tërë maja e Çikes shkëlqente nga një zjarr i pa dukshëm ku kundermohej era e barotit. I gjithë mali ishte mbushur me copa të vogla argjendi nga zogu me gjoks gruaje.
    I cili e kishte grryer malin në dy drejtime, që nga ana e Palasës në Dhërmi, u formua Përroj i Ksirolakut, por edhe këndej nga ana e jonë u hap një përrua shumë i madh që u quajt edhe ky Prroj i Ksirolakut. Njerëzit që zbriten ishin shumë të fuqishëm dhe me flokë të verdhë. Ato filluan të merreshin me blektori, ku me teper rrisnin dhitë e mëdha. Të gjithë këto njerëz në gjokset e tyre mbanin një kryq si të gjermanëve, i cili shkëlqente si copat e zogut të thyer. Këto copa disa njerëz filluan t’i mblidhnin, por të gjithë u semurën. Që nga ajo ditë askush nuk doli më në Malin e Çikes për ti mbledhur ato.
    Të parët tanë që erdhën këtu ishin të pashem dhe trupat e tyre i kishin të shkruar me luleboje (tatuazhe). Ato kërkonin të flisnin me perenditë që ishin lart në qiell dhe për t’i tregua se ishin të gjallë. Në tokë gdhendnin pirgje prej shkëmbi me forma të çuditshme dhe jetonin në Shpellën e Dhive. Ç’do mengjës i luteshin diellit sapo fillonte të linte mbi majat e maleve përtej Lumit të Vlorës. Për të ruajtur historite ë tyre ato filluan të shkruanin mbi pllaka të mëdha guri, dhe i vendosnin në malet e larta për ti kenduar perendite mesazhet e tyre.................. !

    44) Poet mesap, një nga më të mëdhenjtë e literaturës latine.
    45) Gjok Llesh Olaj (1918 – 05.06.1993)
    46) Tomë Gjeri (1894 – 1964) Vdiq në Boge, në moshen 70 vjeçare në vitin 1964. Titullin e Bajraktarit e kane trashiguar, brez pas brezit. I pari bajraktare i Boges ka qene Prel Toma i Tom Vuksanit. Bajraku ka qënë, para se te Lindshin gjyshat e Tome Vuksanit.
    47) Prof. Gezim My. URUÇI, Gazeta “EKOGJUETIA” Nr. 3, viti I-rë, Nëntorë, 2008. Nje pjesë e kësaj legjende është botuar në këtë gazetë, në artikullin “Boga” fq. 7.
    48) Kryqi Grepç = Sëastika (Svastika)
    49) Një legjendë të tillë e kam dëgjuar edhe nga një plak nga fshati Erind i Gjirokastres ku tregonte për Sfinksin e Antigonesë pellazge te shek. III p.e.s.
    50) Per Rudet, historinë dhe toponimet e tyre ka një studim edhe nga studiuesja shqiptare nga Mali i Zi, Xhoana Perkaj me titull: “Mbi etimologjinë e toponimine RUDINË” – Revista “DIJA” Organ i Krijuesve Shqiptarë në Malë të Zi. Nr. – 6, e vitit 2008, Ulqin, fq. 93 – 99. Por ajo nuk citon këtë toponim aq të përhapur në trojet mbarëshqiptare, që nga Çameria, Kosova, Plava e Gucia. Në Krajë kujtojmë fisin e Rudëve dhe Kishën e tyre të Shëna Prentes si dhe varrezat e tyre të lashta në katundin e Shestanit e deri në Kaukaz të Rusisë, në Mandrica të Bullgarisë etj. Për Kishen në Rudë, Shih. Gjokë DABAJ – “SHESTANI” – Vellimi i I-rë, Ulqin, Tiranë, Prishtine – 2004, fq. 215.
    51) Ne kete shpelle, prej vitesh ka veruar me bagetite e saja, Lule Marashja gruaja e Kole Marash Smajlajt, i cili ka qene i denuar nga regjimi komunist, me 101 vjet burg per agjidacion e propogande. Lul Marashja, në vitin 2005, ka qene 94 – 95 vjeçe, e cila ma ka treguar edhe ajo kete legjende, ne vitin 1973, ne shtepine e saj, ne fshatin Nikç të Vuklit ne Kelmend.
    52) Toponim shumë i permendur, tek Lahuta e Malësi e At Gjergj Fishtës, si dhe në këngët popullore mbarëshqiptare, kujtoj këngën: “O moj, delja, delja rude, as’ma falë një qingjë të butë” kangë popullore shkodrane………. etj.
    53) Tymi i parë personifikon ndezjen e zjarrit te pare, ne nje shtepi, ose konak te ri ne malesi. Malesoret thonin kush ndeze zjarrin e pare ne nje trull, votra asht e tij. (e thene ne Thethe te Dukagjinit)
    54) Shpella e Madhe në Boge eshte klasifikuar si vendbanim prehistorik. Thuhet se nje ekspedite sovjetike ka bere germime arkeologjike ne kete shpelle, ku jane gjetur materiale te rendesishme arkeologjike.
    Ndryshuar për herë të fundit nga baaroar : 30-10-2011 më 09:57

  6. #6
    KRYQI GREPÇ SI SIMBOL NDER ILIRË 57)


    Fletorja Nationalsozialistische Beamten Zeitung Nr. 12. viti i 2. (Jahrgang) Berlin, me 1 shtator, 1935, fq. 709, në nji artikull të vetin, në Frank in der Deutsche Geschichte, flet mbi kohët para Indogermanëvet; mandej flet mbi kohë 4.000 e 2.000 vjetë p.Kr. e thotë: prej kater anësh u rrasën ndë Frankenland fise bulqish e barish të qi e njifshin zejen e kotrovarit (Töpferei), e ngulënë këtu: u venduen këtu polemi ardhë prei Rrenit t’Eper ngulë ndë Ries (Frankenland) e katundarë (bulqë), të fisit dinarik banuenë fushoret e këti vendi qi, tue ardhë brigjevet të mjesë të ngulë ndë Uffenheim e Schëeinfurt. Tjera fise prei Nordit ngulënë ndë trikandshin e Majnit (lum) tue zdrypë prei Thüringenit. Mandej ndë mbarim të vj. 3000 p.Kr. u lëshuen mbi këto fise bulqish do tjera fise fituese, d.m.th. nji ndër ta polemi qi kjuhet nd’Arkeologi i Zonenbecherkultur, ardhë prei së lemi, ashtu polemi i Nordit qi thirret Schnurkeramiker (prej lajlesh qi bajshinë ndër ortunga dheut). Këta nierëzë fuqimëdhaj u shkrinë ndë nji polem kjujtë polemi Illyr (Ilir) ndë t ë cillin printe (thotë auktori) si politiksht ashtu edhe kulturisht elementi i nordit, por kah fisi (gjaku) mbizotënote fisi (rraca) dinarike.
    Pa shumë trazime ma vonë kah vj. 1.000 djer ndë 500 p. Kr. U plotësue naltsimi i këti polemit Indogerman, qi mbërrini ndë skape të madhënisë së vetë me kohën qi kjuhet Hallstattzeit (koha e Hallstattit ndë arkeologi) me nji kulturë të mbështetun ndë punime të tumakut (tunxit e hekurit), e kështu përnjimendi edhe mardhënin e vetë politike. Frankenlandi ishte aso here i banuem fort me gjithëse vend i ftoftë e i papyje. Me nji shije të përparueme zeje, Illirët i zbukurojshinë enët e veta, sidmos njato qi ishin trajtue me nderue te dekunët, me ngjyje (Farben) e ndër sa edhe me KRYQ GREPÇ , prus jete e shëndeti. Pse qendra e jetës së tyne fetare ishte dielli;

    “In feinentëickelten Kunstsinn schmuokten die Illyrier ihre Gefässe, besonders soëeit sie den Totenkult dienten, mit Farben und geometrischen Figuren, darunter dem heilbringenden Hakenkreuz. Mittelpunkt ihres religiosen Lebens ëar die Sonne.” 58)

    Germani vetë e pranon se Kryqi Grepç (kështu don kjujtë e jo kryqi i thyem, ky asht i Maxharrëvet.....) Ashtë përftim Ilirësh. E vërteta është se në Shqipëri kam vërejtur gra, janë edhe sot që këtë farë sheji e qindisin me rruza në manga të xhubletave (M. Madhe). Arsyen s’e dinë me m’kallëzue: kur e pash së pari kujtova se ishte një gja e shkerbyeme (imitueme) mbas fletoresh e Kryqit grepç german, por mbas përvetjesh qi bana, e tue kjenë grueja nieri i pa shkollë, e pash se ishte nji gja e vjeter fort. E kanë edhe hindjanët e Amerikësë së Verit e të Kanadahit.
    Qe shka thotë P. Syxtus O.P.R. ndë libër Notiones Archaeologiae Christianae. Vol. II, Pars Secunda. Caput I. Christianorum epitaphorum symbola. Fq. 33 (bot. 1910):

    “At duo sunt crucis genera a primaevis Christianis adhibita, eaque, veluti religionis signa, multo ante Christum, apud Aegiptios et apud orientales praesertim gentes usurpata; nempe ut in tabulis 66 e 67 apparent (këtu qet fëtyrat e). Primum signum dicitur ANK et magis proprie Aegyptium est, alterun vocatur SVASTIKA vel crux gammata, cuius radii, quasi sint ignei ac circa centrum moveantur, flexi sunt.”
    Shton: svastika kje gjetë ndër murana të Kretësë. Svastika nuk i ka rrezet e sjellëme sikurse kryqi grepç. Mandej shton:
    “Praeterea crux gammata et in Europae regionibus inusu fuit tempore quod praehistoricum vocant, ut Cypri, in Archipelago in Italia Superiori (V.o. banue dikur prei Ilirësh) apud Danubium (Tuna) flumen et alibi.”
    Auktori P. Syxti s’kallëzon sepse gjindet kryqi grepç edhe nd’Azi. Vetë kishe me thanë se kje bartë atje prei Ilirësh. Qe arësyeja. Kam lezue nji artikull ndë të përkohëshëmën: Zeit im Querschnitt (vj. 9. Berlin. 15 fruer 1941. Nr. 4), fq. 57, nxjerrë prei së Përk. Germane: Forschungen und Fortschritte, shkrue prei Prof. Dr. Reinhard Herbig (ndë za). Ky pandehë se Dorët e Filistejt (Pelishtim) kjenë ilirë: arësyenat: prei Testamentit të vjeter, së dytit prei lajmeve të lanëme prei mbëretit M – agjyp Ramses –it të II-të, e prei germimevet të bame ndë vend; polemi i Pelishtimvet kah vj. 1200 p.Kr. nguli ndë Palestinë së cillës i dha emënin. Qe pse: I. Shejet e pambohueshme të fisit të Nordit qi diftojnë eshtënat; 2. poftja e ndertimit t’anjavet të tyne qi përkon me atë poftën e Nordit e jo të mesdheut; 3. trajtimi i enëve (Keramika) qi perkon me atë të Mykenësë ma te vonëshëmin; 4. nji njisi petku e veshe qi bjen me nji herë ndë sy sidomos kësula e hekurtë si nji kunorë me gjethe lallmi (Schilf ? : Schilfblötter). Gjethët e kallmit janë të shkerbyem (imituem) me hekur merret vesht, se jo gjethë të vertetë. Ky aktuer shton tue thanë se ndër Dorë të Grekisë ishte fisi i Hyllejëvet (si ndër illirë krh, Hylles, Hyllis,etj. Krahe. Die Alten Balknillyrischen Geograf. Namen, fq. 23 – 24) e mundesh m’e lezue vete shka shton giat’ e gjiat, e ndë fq. 58 thot se: Ilyrët janë trajtuesët e kulturësë së krahinësë së Lausitz-it ndë Germani (ndërmjet Elbësë e Oder-it).
    Prandej mundet qi edhe kryqi grepç, sikure helmi (perkrenare) me gjethë hekuri ndë trajtë të gjethit të kallmit, kje bajtë prej Ilyrësh (Filistej, Dorë etj.) nd’Azi.

    G e l a s i u s


    Kurse në Dukagjin, pikullesha më e njohur e kësaj krahine, Zojë Mustafja, 59) nga Shoshi, ja se si i kendon një gruaje nga Troja e Lotajve, që ka një lulebojë me svastike në doren e saj të djathtë.

    “MOJ E MIRA LULEBLETE”

    Ate dite qi ke me dekë.
    Moj e mira lulebletë.
    Kam me ardhë e me të gjetë,
    Si mas’ synit, si mas’ gojes.
    Si mas’ dorës, lulebojës.
    Lulebojës me Dill Plak.
    Qi ta bana për marak.
    Kjosh nen tokë e kjosh’ në qill.
    Kjosh e gjallë, e’n’kjosh fjetë
    Me dill Plak, un’ kam me t’gjetë.

    ( Zojë Mustafja – Shosh i Dukagjinit)

    “KUSH PO VJEN PREJ BOGET”

    Kush po vjen prej Boget ?
    Marija e zbukurueme.
    Me duer te shkrueme.
    Me hane t’re e me Dill Plak.
    Kolen ton e paska hak.
    Kush po vjen prej Shtegut, 60)
    Si molla e bejlegut.
    Asht Marija me dasmor.
    Na ka vu brezin florinit,
    Si bija e t’mirit.
    Me dur t’shkrueme, t’zbukurueme,
    N’ket konak na asht fatlume. 61)

    Kush do të ishte ai studiues, që do të merrte guxim për t’i vendosur kufinjtë “administrativ” të popullit tim pellazg, në territoret e tyre në qendër të Europës, këtu në pellgun e Mesdheut, ose të merrte në analizë gjuhën dhe kulturën e tyre me origjine neolitike, pa e njohur mirë dhe me kompetencë gjuhën epike të shqiptarëve e cila është çelësi interpretativ i të gjitha gjuhëve të botes pellazgjike, një nga më të vjetrat e njerëzimit.


    HISTORIA E TATUAZHEVE TEK SHQIPTARËT

    Shqiperi - Luleboje i quanin tatuazhet malësorët e Shqipërisë së Veriut
    TETOVA – Tatuviranje dhe Maqedonija
    Tushiviranje.
    Tetova vendi i njerzve që bënin tatuazhe.
    Në KRIVA PALLANKA – KJUSTENDIL.

    Në qytetin e Shkupit, në lashtësi tatuazhet bëheshin në bjeshkën e Malit të Hijes së Shkupit, ose i thirrur ndryeshe nga banorët autokton shqiptar, Bjeshka e Shqipeve, të cilën pushtuesit sllavo – maqedon e quajtën Mali “VODNO” 62)


    Para se të marrim në shqyrtim simbolet solare tek popujt pellazgo - ilir, siç janë dizenjot e rendomta e empirike të vijave të ndryeshme, rrathët e thjeshtë dhe të komplikuar, kryqet, svastikat e hënës e deri tek elementet e tjera , duhet të kemi para sysh shkaqet dhe elementet psikologjike që i çuan këto popuj në zhvillimin e këtij arti, kaq të përhapur dhe të diskutuar prehistorik. Konkretisht, në analizen tonë, do të jetë rajoni i Ballkanit dhe kryesisht ajo trevë ku etnosi pellazgo- ilir la gjurmët më interesante dhe që jetuan më gjatë, duke i transmetuar njerëzimit me konservatorizmin e tyre një kulture sa të lashtë aq edhe interesante. Të cilat do t’i zbukuronin edhe në trupat e tyre, me anen e teknikes së tatuazheve (lulebojes), te cilat do të jenë edhe objekti i këtij libri, ne formen e nje katalogu me monograma, të cilat këto popuj të lashtë i moren nga bota e shpirtërore pellazgo - ilire, duke na i sjellur nga thellësitë e shekujve plot mistere e pikpyetje.

    Për të dhënë një konkluzion sa më të saktë dhe sa më shkencore, në këtë studimin janë përfshirë me qindra historian, arkeolog, etnolog, etnograf, gjuhëtar, gjurmues thesaresh, aventurier etj. Pasi shtrirja e këtyre elementeve simbolike shtrihet në të gjitha kontinentet, ku më shumë dhe ku më pak. Duke na e vështirsuar shumë analizen e këtij shtudimi, por që më së shumti ajo gjëndet në teritorin e Azise, Afrikes Veriore dhe në rajonin e Balkanit Jugperëndimor. Ku shfaqet me stilizimet më interesante.

    Tashmë dihet se trevat e Ballkanit perëndimore, që në kohët parahistorike kanë qënë vendtakimi i rrymave shumë të forta të shumë kulturave, që nga ato primitive e deri tek ato më të qytetëruarat, para se të shfaqeshin perandoritë e famëshme të qyteterimeve botërore të më vonshme. Terreni i tij u bë një arenë e qarkullimeve të mëdha, pasi kjo trevë e lakmuar kishte një pozicion strategjik tepër interesant, ku pa dyshim edhe treva e Ilirisë së jugut bënte pjesë. Pozita e përshtatshme natyrore-gjeografike, lidhshmëritë e mira natyrore me rajonet për rreth dhe më gjerë me pjesët e tjera të Evropës në perëndim e në veri, të Azisë në lindje dhe kushtet e përshtatshme fiziko-gjeografike, si dhe afersitë me Detin Adriatik, Jon, Egje, Detin e Zi dhe rrjeti i gjërë hidrografik, me lumenj të fuqishem, ku pa dyshim ai i Danubit etj, qenë një parakusht mjaft i volitshëm që Gadishulli Ballkanik të popullohet që në kohën parahistorike. Sipas konstatimeve shkencore, është i pakontestueshëm fakti se këtë gadishull për herë të parë e populluan fiset pellazgo - ilire, paraardhësit e shqiptarëve.

    Një rrol të rëndësishem luajti edhe rrjeti hidrografik i këtij gadishulli, ku kishte liqene, këneta e lumenj shumë të gjatë, të cilët ishin një burim i pasur ushqimi për këto popullata; si me peshk dhe kafshë të ndryshme, por dhe një vegjeitacion të jashtëzakonshëm, ku farat dhe frutat e ndryeshme shërbenin për të ushqyer banorët që jetonin përrreth tyre, ku pa tjetër duhet të përmendim lumenjt Danubi, Morava, Vardari, Neretva, Drini, Vjosa, Buna Moraça e deri në Liqenin e Shkodrës, arterie të rrugëve të ndryeshme per të levizur në thellesi të Gadishullit Ballkanik dhe në drejtim të Europes Qendrore. Pra ishin njerzit prehistorik ato që hodhen trasetë e para të këtyre rrugëve të komunikimit në të gjithë kontinentin tonë dhe më gjërë, për në thellësi të Evropes, Azisë e të Afrikes. Që më vonë do të sillnin qytetërimin e Lindjes së Afërt, të Egjeut, Egjyptit të lashtë etj, duke lidhur edhe brigjet e Adriatikut dhe të Jonit me thellesitë e gadishullit.

    Në shumë studime të ndryeshme vihet në dukje se interpretimet e shumë autoreve janë të zbehta dhe shpeshhere me nuanca nacionaliste, mbasi në periudhen e zbulimit të hekurit nga Europa Lindore arrijne indoevropianët, kurse në epoken e bronzit nga Europa Qendrore dhe pellgu Danubian do të fillojnë zgjimet dhe lëvizjet e mëdha etnike, që do të sillnin një kaos, i cili do të reflektohej deri në Jug të Ballkanit. Të gjitha këto lëvizje, sollën edhe një pasurim të dukshem të kulturës materiale dhe shpirtërore të popujve pellazg. Njohurite tona në këtë drejtim për jetën dhe kulturën e tyre janë tepër të pakta dhe shumë delikate për t’u interpretuar ekzaktësish, por në mënyre ekskluzive, të gjithë ne bazohemi në materialet e zbuluara arkeologjike e të interpretuara me një kompetencë shkencore. Në shumë raste kemi pasuar si suport edhe shumë legjenda dhe mitologji të autorve antik, të trashëguara nga memorja e popuje të këtyre trevave, të cilat na sjellin shumë të dhëna ose dëshmi për jetën dhe kulturen e këyre popujve pellazg, si dhe për elementet e tyre etnografike, ku bejne pjesë edhe elementet e simbolikave të tyre.

    Në këtë libër, unë nuk do të marr atoritetin ekzkluziv për të vendosur kufinjt e iliricitetit për çdo fis të botës Pellazgjike tek ilirët, keltët, etruskër etj. Por do të sjell ato fakte që kam dhe janë zbuluar në këto treva, ku historikisht kanë jetuar pellazgët dhe pasardhesit e tyre, që dhe sot jetojnë po aty pasardhësit e tyre iliro – shqiptarët. Këtu nuk do të vendosi as edhe një demarkacion në ndarjen e kulturave dhe të simboleve, duke i vënë thekset nacionaliste, pasi në atë periudhë nuk funksiononte “Shengeni” Pellazgjik, e mbase viza e pa diskutueshme e këtij “shteti” mbi pasaportën e duarve ishin simbolet solare të tatuazheve, ku më i fuqishmi do të ishte ajo e DILLIT PLAK, pra svaztika (SËASTIKA). Në këtë drejtim unë nuk jam i mendimit në menyre kategorike, se tatuazhet ishin një element ikonografik me karakter religjoz, por ju bashkohem atyre studiuesve, që tatuazhet ishin të një natyre pagane deri në ekstrem, ku parahistorikët sillnin skena të magjise, friges dhe të pasiguris ndaj fuqive të natyrës, ku pa dyshim ishin elementet astronomik që atyre ju kanë bërë më shumë pershtypje dhe nuk mund që t’i interpretonin siç janë; dielli, hëna, eklipset, yjet që shkëputen, meteorët, kometat etj. Në botkuptimin e tyre ato ndikoheshin edhe nga fenomenet atmosferike; me shiun, breshërin, dëboren, vetetimat dhe bumullimat, erërat e ftohta dhe të nxehta, shtërgatat, si edhe ato toksore; shpellat, pozicionet hidrike të oqeaneve, deteve, liqeneve, lumenjëve, prronjëve, kenëtave, si dhe burimet termale me ujrat e nxehta dhe me shije nga më të ndryshme etj.

    Të gjitha këto dukuri ai nuk mund t’i rrokte me intuiten e tij primitive, por ama ai gjatë evolucionit të tij kishte “filluar të bëhej i vëmendshëm”, pasi kur fillonin bumullimat dhe gjëmimet ai e kuptonte se duhej të futej me shpejtësi në ndonjë zgaver peme ose në ndonje shpellë për të mos u lagur, mbasi në koshiencen e tij nuk eksistonte nocioni arkitektonik i të ndertuarit të një strehe që do ta mbronte nga këto fenomene, e që më vonë do te quheshin palafite (lakustra) e shumë më vonë shtëpi. Pra si fillim abitatet e tyre ishin shpellat, kuu ndofta ato filluan lutjet e para drejtuar perendive e planeteve të shumtë qe imagjinonte dhe i akuzonte mendja e tij, prej primati........... ! Ku shumë studiues duan që simbolet e tyre t’jua interpretojnë me simbolet greke dhe ato romake popujve të cilët nuk kishin lindur akoma. Duhej kohë që skena greko – romake të ngrinte velaret dhe nga ajo të vërshonin lumenj luftëtarësh barbarësh vandal, që do të shkatërronin e digjnin çdo gjë në kulturën e ketyre popujve, duke pasuruar me to qytetrimet e tyre, por edhe duke i pronsuar edhe simbolet e tyre mitologjike e shumë produkte të botës së tyre shpirterore, duke arritur deri aty, sa të tentojnë për ta asgjesuar atë.

    Për të gjykuar një alibi se ilirët janë ndikuar nga substrati shpirtërorë parailir dhe në korelacionet me simbolet e tjera, unë them se me të vërtetë edhe mund të kete ndodhur, por kur kemi parasyshe se shtirja gjeografike e popujve pellazg dhe me vonë të bijve të tyre ilir zinte një teritor mjaft të gjere, them se kultura e tyre shpirtërore e materiale dhe e simboleve identifikohet më së miri me atë autoktone. Por ne nuk mund të mohojmë atë të fenomeneve e proçeseve të shumta të huazimeve me popujt e tjerë indoevropian dhe me ato joindoevropian. Sepse misioni që unë sjell në këtë liber është për t’ju treguar studiuesve atë çfarë ka arritur nga mjegullnaja parahistorike e pellazgëve e deri tek ilirët, nëpërmjet këtyre simboleve, që shikoj të arsyeshme për t’i botuar, deshmi e trashigimisë së botës shpirtërore të popullit tim. Pa dyshim se të gjitha këto simbole dhe mbishkrime të eksploruara pothuajse gjysëm shekulli në viset e hulumtuara, kanë një interpretim, por që sot janë zbehur tej mase, deri në zhdukje. Pra ju ka humbur kuptimi simbolik që shpeshherë na udhëheqin në labirinte interpretative të gabuara, të cilat edhe mund t’i intrepretojmë si religjoze, dekorative, piktograme ose ideograme etj. Pa dyshim që të gjitha vijnë nga një botë e lashtë e plot mistere, që në e quajmë KULTURE MATERIALO - SHPIRTËRORE e popullit Ilir.
    Nëpërmes këtij materiali jam përpjekur të sjell ritet e punimit të simboleve të tatuazheve, teknologjine e tyre primitive deri në ditët tona, si dhe interpretimin nga ana e atyre që i mbanin ato, shumica e të cilëve nuk jetojnë më. Materiali i grumbulluar ka qënë i shpejtë dhe në heshtje, pasi kushtet politike në ato vite nuk ishin të voliteshme për nje studim të tillë, por njëkohësisht edhe shumë të rrezikshme për studiuesit.

    Por tani le t’i shqyrtojmë më me kujdes. Siç i kemi permendur edhe më sipër, simbolet e konstatuar solare, lunare, të zjarrit dhe të magjis, që janë të shprehura në shumë tatuazhe, ku meinteresë jane simbolikat sëaztikes e cila është nga më të preferuarat, që nga tatuazhet e deri tek vareset dhe objektet e tjera zbukuruese të grave dhe të burrave në periudhen para ilire.
    Duhet të jemi koshient se simboli i kryqit të thyer = svastika në territorin e Ballkanit ka qënë e njohur para se të themelohej etnosi ilir. Deri tani svastika njihet që në periudhen e bronxit, të cilën e ndeshim të prezantuar në karrocat prej argjili të Duplajes 63), po keshtu atë e takojmë më vonë edhe në dizenjot zbukuruese të mburojave 64) te luftetarëve ilir, të kombinuar me rrathët koncentrik, por edhe në monedhat e qytetit të Shkodres (Scodra), që në atë periudhe ishte kryeqendra e Ilirisë së Jugut. 65) Por në mbarim të epokës së bronzit mund të supozojmë afërsisht se kemi të bëjmë me një konsolidim të etnosit pellazgo – ilir të këtyre treva, ku svastika prezantohet në shkëmbinjtë Lipcit afër Risanit në Bokën e Kotorrit, në Mal të Zi (Montenegro) (foto e relievit te Kotorrit) si dhe në Zhlijeb afër Vishegradit. 66) Një skenë e tillë gjahu është është ajo e shkëmbit në Shpellën e Trenit në rrethin e Korçës .(foto Shpella e trenit)
    Duke hulumtuar me tëj, gjejmë të paraqitur edhe një fibul të gjetur në Kompolje të Likës në ishjugosllavi, e cila daton në fazen e kulturës së fushave të unrave (HaB) në trevën e ilirëve, ky simbol nuk ndeshet deri në mbarim të shek. VI. p. e. s., por në shek. V. p. e. r., ky simbol bëhet më i shpeshte. (foto fibula)

    Ështe interesant të theksohet se svastika nuk është e pranishme e njëjtë në të gjithë trevën ilire. Më shpesh ndeshet në rajonin e Istres dhe në trevat e Alpeve lindore, kurse në trevën ndërmjet Saves, Draves dhe Danubit ndeshet në periudhën e hekurit të ri, dhe atë vetëm në një lokalitet të Osjekut. Pak më shpesh atë e gjejmë në trevën e Japodeve. Studiuesi i njohur Aleksander Stipçeviq (Shandri) në botimin e tij “ILIRET” Historia, jeta, kultura dhe simbolet e kultit” – Tiranë – 2002, fq. 277, thekson:

    “Svastika......Pak më e shpeshtë është në trevë e japodëve, mirëpo, nuk deshmohet ne treven e gjere qe e kane populluar liburnet dhe dalmatet, ndersa nga treva e liburneve deri tani eshte i njohur vetem nje ekzemplare i këtij simboli. Sërish e ndeshim në treven e qendrore te ilireve si dhe ne pjesen jugore te tokes ilire” 67)

    Jam i mendimit se ky mosinformim ka ardhur nga mosbashkepunimi i ngushtë në mes institucioneve tona homologe dhe të studiuesve të shkencave të ilirologjise. Sepse në Shqiperi që nga viti 1955 – 1957 ka qarkulluar një qarkore e Ministrisë së Kulturës, që ndalonte studime të plota dhe mos publikimin e simboleve të svastikes, duke përjashtuar vetëm raportin e rezultateve të gërmimeve arkeologjike në qytezën e fortifikuar të mesjetës së hershme të Shurdhahut (Sarda) në qytetin e Shkodrës. I cili u botua fillimisht në organin e Muzeut Historik të Shkodrës ‘’KUMTARI’’ i Muzeut Popullor të Shkodrës – Shkoder 1974 nga bashkëautorët Hëna Spahiu dhe Damjan Komata, me titull: ” Qyteti i fortifikuar i mesjetes së hershme i Shurdhahut (Sarda e lashte) fq. 89. Po kështu edhe kur doli botimi, “ILIRIA” – Nr.- 3. Tiranë – 1974 e kishte më të zgjeruar këtë raport po në bashkeautorësi të Hëna Spahiut dhe të Damian Komates, me titull: “Shurdhahu – Sarda qytet i fortifikuar mesjetar Shqiptar” (Rezultate e germimeve të viteve 1967 – 1970) fq. 257, kurse ne faqen 303, fig. 31, u botua edhe fotoja e Gurit të svastikes. I cili është material shmërci me formë të çrregullt me përmasa: 0.25 x 0.14 x 0.16 m. Në faqen e tij të dukëshme është gdhendur një svastike (Kryq me grepça) e cila është klasifikuar si një simbol me kuptim religjoz, dhe si një emblemë grafike e diellit në rrotullim. Kurse në botimin e Kuvendit te Studimeve Ilire – ( Tirane 15 – 20 shtator 1972 ) Tirane – 1974, fq. 181, me autorsi të Hëna Spahiu, me titull: “Shurdhahu – Një qytez mesjetar i herëshm shqiptar (Sarda), nuk prezantohet, gjë që do t’ja rriste “pazarin” autoritetin pellazgo – ilir studimit të saj.

    Është për tu theksuar se në vitet ‘65 – ’70 dhe deri në vitet 1989, kam informuar disa herë autoritete shkencore të Shqiperisë per zbulime të rëndësishme, por në çdo rast kam marrë një pergjigje indiferente, mos mirënjohëse e perçmim. Por më pas shumë pseudoarkeolog dhe studiues të “shquar” kanë rendur drejtë këtyre indikacioneve,të “pa vlerta” sipas tyre, duke nxjerrur shumë rezultate të qënësishme. Duhet pranuar se në rastet e zbulimeve të simboleve të ndryeshme të svastikave ka pasur edhe disa raste sporadike ku janë botuar si inçizime ndër disa ene qeramike, piktura cinegjenetike, piktura prehistorike, në shkembinj dhe shpella të ndryeshme të vendit tonë, shume më interesante se ato te Spilese, ne Shpellen e Trenit, ne Korçë dhe se ato te Lipcit në Grykes së Kotorrit (Boka e Kotorrit) etj. Unaza, vathe e monedha te ndryeshme, pa permendur ketu pikturat dhe mbishkrimet e sterlashta, të Liqenjeve te Jezerces, qe banoret i quajnë, Rrasat e shkrueme te Rudve, por edhe Rrasat e Kreshnikeve, per te cilat i pata kerkuar autoriteteve perkatese, te Akademise se Shkencave, nje aparat për ti fotografuar, por pa rezultat, se ato ishin te “zene”, nder plazhet e Shqiperise. Kurse ekspeditat, arkeologjike që organizoheshin preferoheshin, të ishin pranë rrugëve automobilistike, mundesisht edhe prane detit, liqenit ose te ndonje lumi, siç i thojne shqiptaret nje rruge e dy pune, pune edhe plazhe. Kurse une rendja ne ekspeditat e mija të çmemdura private, per ti dhene argumentin e vertete, kurse ato na injoronin, por duke na mbajtur “prane” si bashkepuntore dhe antare te “Berthamave Arkeologjike”, të rretheve. Eh ku rrihte “berthama” e tyre. Në këtë kontekst, duhet pranuar se fuqia e botimeve, të tyre, nuk kishte reputacion per ti kapercyer dhe per tu “perplasur” me studiuesit e huaj, duke i lene pa u futur ne referencat dinjitoze nderkombetare, pasi kishin frige nga mos kompetenca e tyre profesionale, per tu perballur e duke e ndjere vehten inferior, pasi shkollat e tyre ishte me ndikime nga me te ndryeshmet, e cila i mbante te varur, por duhet te jemi te ndregjegjeshem, se nje pjese e vogel, kanë pasur nje nivel shume te vogël njohje, në keto fusha. Por edhe për të hyre në kontakt me specialistet e njohur nderkombetar te kesaj fushe etj. Te gjitha keto vinin nga nje prapavijë injorantesh, servileve, te paaftesh, “analfabet” te arkeologjise, historise te gjeografise etj, por militantë të shkelqyer të politikes, per te mohuar nje tradite shume te lashte mitologjike, te paraardhesve tane pellazgo – ilir, pasi simboli i tyre i sëastikes ishte bere, simboli i Nazizmit Gjerman, ne vitet e Hitlerit. Me ç’rast duhej te hiqej nga trashigimia kulturore, per shume popuj me origjine pellazgjike. Por ky fenomen nuk mundë të “njolloste biografine e Pellazgeve” të popullit tonë, ne nje kohe qe te gjithe popujt e ballkanit kerkonin qe te zbulonin misterin e ketyre simboleve te sterlashta pellazgo – ilire. Kurse ne i fshihnim, si simbole te nazizmit gjerman. Ç’injorance apo diçka tjeter........, për ti bërë qejfin Baba Stalinit, Hrushovit etj. Sa e çuditeshme dhe sa absurde kjo teori ..................?!
    Ne repertorin e gjetjeve duhet marrë parasysh edhe ekzemplarët TRIKVETRUMIT (triquetrum), që dallohen nga svastika, të cilë në vend që të kenë katër, kanë tre grepça te thyer. Deri tani nga treva ilire jane të njohur jo pak raste te ketije simboli trikvetrumit, të cilet prezantohen nder fibula, qe i përkasin periudhes se fundit te bronzit e zbuluar, në Krehina Graci dhe dy te tjera, pak më të reja, qe i perkasin shek. VIII p.e.s., te cilat jane te skalitura ne dy kallçinj të gjetura ne Ilijak në Gllasinac në Bosnjes. (foto.........) Por edhe ne gjetjet arkeologjike dhe te punimeve të artizanatit etnografikë, ne Shqiperi, Prishtine të Kosovës, Tetoves dhe të Shkupit në Maqedoni, Malesite e Tuzit, Medunit (Medeon) në Mal të Zi, (foto Muret e Medunit) Dukleas e Krajes, Plaves e te Gucise, Çamerise e deri tek punimet e artizanatit tek arbereshet e Italise, Kaukazit dhe te atyre të Mandrices, Trigradit dhe ne Shirokallëka ne Bullgari, prane kufirit Bullgaro – Turk, afer qytetit turk të Edirne-s, etj.

    57) “HYLLI i DRITËS” Vjeti – XVII – 1941, fq. 226 – 228. Autor anonim (Gelasius)
    58) “Për ta prezantuar artit e tyre, Iliret i zbukuronin fasadat e shtepive te tyre e në veçanti verret e te vdekurve, me figura të shumta gjeometrike, ku më shumë përdornin kryqin e thyer (sëastiken), ku figura e diellit ishte pika kryesore e e jetes se tyre religjioze”
    59) Pikullesha = Vajtojcet, gjamtare ose gjedhatore, keshtu njiheshin grate qe qanin te vdekurit ne malesite e veriut, perrreth Bjeshkeve te Namuna (Prokleties) ketu perfshihet edhe Kosova, Rrafshi i Dukagjinit e deri ne Maqedoni ne kufirin bullgaro – maqedonas. Me kete emertese thirren edhe tek arbereshet e italise, si dhe ne Gumenica (Igumenica) e Çamerise, por edhe ne disa fshatra perrreth Gjirit te Artes, në Greqi. Disa nga vajtonjësit dhe vajtonjeset e malesive te veriut të Shqiperise, ishin poetë te verteta, ato te improvizonin ne moment vargje, me porosi, si per raste vdekjesh ashtu edhe per raste te tjera, ato ishin edhe personalitete te humorit e te bejtes nder shume raste gezimesh, ne te gjitha zonat ku ato jetonin, por ato ishin shume të kërkuara edhe nder krahinat e tjera. Ku une kam arritur te evidentoj keto. Ne Dukagjin, nder më të njohurat ishin Zojë Mustafja e Drande Gjeloshja të Shoshit, Gjon Lulja e Mihill Nika të Planit, Cole Çunja e Lotajve e Kushe Nocja, Dede Gjon Leka i Boges etj. Keto vajtojce njihnin ne mënyrë prefekte te gjitha ritet pellazgjike te vajtimit sipas zakoneve shume te lashta homerike, te burrave te vrare nder luftra e për probleme te Kanunit te Lek Dukagjinit. Kjo traditë e ruajnë me fanatizem edhe sot, shume pasuese të tyre, por edhe tek vajtuesit mashkujt, te cilet i quajn edhe gjamtare. Ne situata te tilla ka edhe shume veprime melik-e, qe te kujtojne episode nga skenat në tragjedinë KOEFORET të Eskilit ku skllevrit frixhiane dergonin dhurata flijimi te varri i Agamemnonit, duke kënduar e duke vallezuar këngë mortore.
    60) Shtegu i Dheneve – 1855 m. m.n.d., Gjendet mbi lagjen Gjeçaj, në fshatin alpin të Thethit, nga kalon rruga këmbësore Thethë – Bogë, e cila ka nje trakt, të një rruge antike, të shek. III – II p.e.s.
    61) Kenge dasme nga Thethi i Dukagjinit ne rrethin e Shkodres. U regjistrua nga autori, me 22 korrik 1971, e kenduar nga Nule Nikollja e Boges, tek Bregu i Gurres se Cocalit, nen Ahun e Marash Gjekes, në Boge të Malesise se Madhe në Shkoder.
    62) Sot pushteti sllavo – maqedonas, per te fallsifikuar historine autoktone te shqiptareve, ne Maqedoni, dhe per te vendosur mbi stratigrafine historike, ate te sajen e per te thene se jane
    edhe ato pellazgo – ilir, por kurr shqiptar, në majen e malit Vodno, rreth viteve 1997, ka montuar nje kryq, gjigand serbo – ortodoks, per ti treguar udhetareve, te ndryeshem se keto treva, jane autoktone te nacionalisteve maqedonas??!!.
    63) F. Milleker, Starinar III, ser – 5. 1928 – 30, T. VIII. Mbi keto qerre eshte shkruar shume, per me hollesisht. Shih. Litereaturen e Đ. Boŝkovič, Arch. Iug, 3, 1959, fq. 41 – 45.
    64) Shih. Mburojat e Selces se Siperme tek Shqiperia arkeologjike, Tirane – 1971, fq. 47.
    65) Đ. Basler, GZM, n.s. XXIV – 1969, T. XIII, foto 59 – 5. SCODRA – Behet fjale per kombinimin e rratheve koncentrik, me svastiken, qe eshte e stampuar ne monogramen e monedhes se ketij qyteti. Mburoja mbahet nga luftetari nga NINI. Shih. Edhe tek Ŝ. Batović, Arh.Vest, 6 – 1955, zv, 2, fq.235, fot. 1
    66) Đ. Sratimiroviś, GZM, 3, 1891, fq. 285 - 286, foto 2,ËMBH, 2, 1894, fq. 327 - 329, foto - 12.
    67) E shohim ne nje fibul bronzi nga Nini (Ŝ. Batović, Le relazioni culturali…., në Jadranska obala u protohistoriju, Zagreb, 1977, fq. 41 dhe 65, foto – 13, 4).

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •