Close
Faqja 0 prej 10 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 94
  1. #1
    Revolucioni ėshtė afėr Maska e Nuh Musa
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenė, austri
    Postime
    4,463

    Shkalla e fetarizmit te komuniteteve fetare shqiptare

    Dashamir te nderuar,

    Edhe pse kjo teme me shume ka (do te kete) referime historike e me pak fetare, qellimi eshte te sterhollohet gjendja e komuniteteve fetare shqiptare ne kohen e trazirave me shuarjen e perandorise osmane, qe me ne fund te kemi nje pasqyre te qarte mbi mendimin dhe kuptimin e fese te popullit te thjeshte ne ate kohe, dhe me kete, ndikimin e mundshem te politikes duke e perdore ose keqperdore ate gjendje te popullit.

    Ajo qe me shtiri te hap nje teme te tille jane ne njeren ane sa e sa me shume zera te historianeve tane per te rishikuar historine e shkruar te qindvjeteshit te fundit (qe eshte intenzifikuar me rastin e kerkeses se ministrit turk per te "permiresuar" historine shqiptare), ku jo pak prej tyre e shohen ate tendecioze, patetike dhe te romantizuar, ne anen tjeter shoku im i zemres, jarigasi, i cili me hamendjet te bazuara mu ne ate histori te romantizuar qe e ka mesuar ne shkollen e mesme e ka mare per detyre te "shenjte" te mbroj popullin tane nga e "verteta", e cila sidoqofte, nuk do ti sillte as dem e as dobi ketij populli te raskapitur, perpos ne njeren pike, e ajo eshte TOLERANCA nderfetare. Se perfundimi i cfaredo diskutimi do te sillte ne kete, nuk ka dyshim, ngase vet rilindasit kane perdore vegla te ndryshme, qe patjeter dhe kushtimisht te binarizohet ceshtja drejt "tolerances fetare".....nje frut, qe shqiptaret ne pergjithesi ne sy te te huajve i ngren larte, por, SA KEMI PUNUAR neve keto 100 vjet, qe ki frut i mbjellur nga rilindasit te rritet me tej ???

    UNE THEM: HIC MBI HICI..........shembull kryesore jane "polemikat" e zjarta te ketij forumi, ku CILADO tendence per te "kritikuar" qendrimin shkollare miret si sulm perzonal dhe tendecioz per qellime "antishqiptare".....

    Komuniteti musliman ka bere sakrificen me te madhe per hire te qetesise kombetare, dhe ju ka dhane perparesi apo i ka injoruar qendrimet tendecioze mbi ate te kaluar, e cila e mohon kategorikisht mundin dhe djersin e muslimaneve per te mbrojtur kombin dhe atdheun , te cilet perbenin pjesen dermuese te popullit shqiptare ne ate kohe, me te cilet faktikisht ngrihej ose rrezohej kombi shqiptare. Natyrisht se protagonistet kyc te zhvillimeve politike dhe ekonomike (te cilet detyrimisht pershkak te demografise kane qene musliman) cmohen dhe lartesohen, por, asnjehere nuk ceket perkatesia fetare e tyre, ngase me "musliman" politika e atehershme e ka nderlidh attributin negativ qe i pershkruhej pushtuesit gjakatare.

    Nje anektode e "lezetshme" vjen nga fronti i sremit, ku partizanet me kapitulimin e gjermanise kendonin kenge lufte, dhe njera prej tyre ish:

    "mi imamo tri narodni sina, enver hoxha, tito i stalina".......prkth. "ne kemi tre djem populli, enverin, titon dhe stalinin".....(kenge qe gjyshi im ne vije e ka kenduar bashkarisht me kameradet tjere shqiptare qe i ka prij nje komandant nga shqiperia e enverit).....

    Eshte e PAMUNDUR, ne saje te ketyre parakushteve te kuptojme "historine" ashtu si na "urdherohet" ta kuptojme.


    me nderime
    albanish by nature

  2. #2
    OPENMINDED Maska e land
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    --------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
    Shkruan: Kristo Frashėri

    Ka disa kohė qė autoritetet shtetėrore tė Republikės turke kanė kėrkuar qė tė rishikohet themelisht historia e Perandorisė Osmane, nė mėnyrė tė veēantė historia e sundimit tė saj nė Gadishullin Ballkanik. Nė kėndvėshtrimin e tyre, historia e sundimit tė Perandorisė Osmane duhet rishikuar dhe ritrajtuar, nė radhė tė parė nga historianėt e vendeve ballkanike me popullsi myslimane, siē janė boshnjakėt, kosovarėt dhe shqiptarėt. Autoritetet e larta shtetėrore tė Republikės turke, duke pėrfshirė kryeministrin, zotin Rexhep Taip Erdogan dhe ministrin e Punėve tė Jashtme, zotin Dautogllu, kanė shprehur pakėnaqėsinė ndaj historianėve tė Gadishullit Ballkanik, mbasi kėta e kanė trajtuar me fyerje historinė e sundimit tė Gjysmėhėnės turke nė viset e tyre.
    Nuk ėshtė nevoja tė theksohet se ėshtė e palejueshme fyerja e historisė sė njė vendi apo tė njė populli. Mesa dimė, nė tekstet e historisė sė sundimit osman tė botuara nė Shqipėri, pėrfshirė edhe tekstet shkollore tė cikleve tė ndryshme, nuk ka shprehje fyese apo denigruese apo ironizuese, as pėr Perandorinė Osmane, as pėr popullin turk. Ka vetėm vlerėsime tė ngjarjeve historike, tė cilat janė ashtu siē e meritojnė ngjarjet, ose pozitive, ose negative. Nė rast se autoritetet e nderuara tė Republikės turke e perceptojnė vlerėsimin negativ tė ngjarjeve si ofendim, kur kėto janė tė sakta, e kanė gabim. Tė mohosh anėt negative duke u pėrqendruar vetėm nė anėt pozitive dhe ca mė keq, tė lyesh me vernik pozitiv ngjarjet negative, sepse kėshtu e do politika, ėshtė pėrsėri gabim. Nė qoftė se ka raste kur ngjarjet pozitive janė vėshtruar si fakte negative, le tė na e thonė konkretisht. Historianėt debatojnė. Nėse do tė dalė qė ata qė kritikojnė kanė tė drejtė, historianėt tėrhiqen.

    Nė rastin e Skėnderbeut qė ata japin si shembull – se shqiptarėt me luftėn e tyre paskan fyer Perandorinė e Sulltanėve, e kanė kryekėput gabim. Historia nuk ka dėnuar kurrėn e kurrės njė popull qė ka luftuar pėr lirinė e vet dhe pėr shtetin e vet. Pėrkundrazi, historia ka dėnuar shtetet qė u kanė grabitur lirinė popujve dhe ca mė tepėr, kur me sundimin e tyre i kanė kthyer shekuj mbrapa. Pėr kėtė arsye, nė kėtė rast ėshtė historiografia osmane, e cila duke dėnuar luftėn e udhėhequr nga Skėnderbeu, ajo qė ka fyer popullin shqiptar. Janė historianėt turq tė ditėve tona ata qė aspirojnė tė shkojnė nė Evropėn e bashkuar, ku sundon mbretėria e lirisė – ata qė duhet tė korrigjojnė historinė e perandorisė sė tyre.

    Njė nga komponentėt kryesorė tė identitetit tė njė kombi ėshtė padyshim historia e tij. E thėnė me fjalė tė shkoqura, ėshtė rruga qė ka pėrshkuar njė komb gjatė mijėra vjetėve tė historisė sė tij. Me fjalė akoma mė tė shkoqura, ėshtė brumi qė kanė gatuar proceset, ngjarjet, pėrplasjet, sukseset, dėshtimet, baticat, zbaticat e imponuara nga rrjedha e ngjarjeve mijėravjeēare. Pėr kėtė arsye, kombet tė cilėt nganjėherė flasin tė njėjtėn gjuhė (si amerikanėt dhe anglezėt) ose praktikojnė tė njėjtėn fe (si egjiptianėt dhe marokenėt) kanė identitete tė ndryshme. Shkurt, turqit dhe shumica e shqiptarėve sado qė praktikojnė fenė islame, janė dy kombe tė ndryshėm sa, siē shkruante Dora d’Istria alias Elena Gjika mė 1866, edhe sikur turqit dhe shqiptarėt t’i ziesh nė tė njėjtin kazan, nuk pėrzihen midis tyre. Madje, historia i ka brumosur shqiptarėt myslimanė tė kenė tė njėjtin identitet kombėtar me shqiptarėt e krishterė, qofshin katolikė, qofshin ortodoksė.

    Shqiptarėt ndryshojnė nga kombet e Evropės. Njė nga dallimet ėshtė se shqiptarėt rrallė herė kanė patur shtetin e tyre tė pavarur. Pėr mijėra vjet ata kanė qenė tė sunduar nga tri perandori botėrore – nga Perandoria Romake, Perandoria Bizantine, Perandoria Osmane, pa pėrmendur dhe pushtimet me harqe kohore tė shkurtra, si pushtimet bullgare, normane, serbe nė Mesjetė, nė kohėt e reja pushtimet austro-hungareze, serbe, greke, italiane dhe nė kohėt mė tė afėrta, fashiste italiane dhe naziste gjermane.

    Kur thua pushtim apo sundim i huaj do tė thotė diktat i vullnetit tė shtypėsit apo tė sundimtarit tė huaj. Ky pėrcaktim ėshtė universal. Sado qė ta zbukurosh, ai mbetet gjithnjė pushtim dhe sundim i huaj. Natyrisht, qė jo tė gjithė pushtimet dhe sundimet e huaja kanė tė njėjtėn pėrmbajtje. Ndodh qė njė pushtues ėshtė pak a shumė tolerant ndaj popullit tė shtypur. Ka edhe pushtues qė janė arrogante ndaj popujve tė shtypur prej tyre. Kriteri bazė qė pėrdorin historianėt pėr tė pėrcaktuar karakterin e njė sundimi tė huaj (pse jo edhe tė sundimit tė vetvetes) ėshtė vlera e rezultateve qė korr njė vend apo njė popull gjatė atij sundimi. Perandoria Romake, pėr shembull, asimiloi popuj, por atje ku shkoi ēoi qytetėrimin antik, rrėnjosi konceptin e shtetit, tė ligjit, tė administratės, ndėrtoi institucione, rrugė dhe ura pėr tė cilat kishte nevojė vendi i sunduar. Po Perandoria Osmane ēfarė solli gjatė 500 vjetėve tė sundimit osman nė Shqipėri?

    Para sė gjithash, pushtimi osman ndėrpreu procesin mė tė rėndėsishėm qė njeh historia mesjetare e Evropės – krijimin e shtetit kombėtar nė Shqipėri. Zėvendėsoi rendin ekonomik shoqėror feudal shqiptar, tashmė tė pjekur, me rendin e prapambetur feudal-ushtarak tė timareve, tė cilin Shqipėria e kishte tejkaluar dy shekuj mė parė. Ndėrpreu gjithashtu, vrrullin e lėvizjes iluministe dhe humaniste drejt sė cilės kishte hyrė kombi shqiptar. Krijoi asfiksi pėr lėvizjen letrare shqipe, pikėrisht nė kohėn ku sapo kishin ēelur filizat e saj. Shkurt, pushtimi turk e shkėputi Shqipėrinė pėr pesė shekuj nga familja evropiane dhe e gozhdoi atė nė familjen turke osmaniste, tė huaj pėr Evropėn. Veē kėsaj, Perandoria Osmane e trajtoi Shqipėrinė vetėm si njė lopė qė duhej t’i jepte asaj qumėsht pa kryer shpenzime pėr mirėmbajtjen e saj, pra si njė burim tė ardhurash fiskale pa kryer asnjė investim kapital nė tė. Nuk ndėrtoi rrugė, as ura, nuk kreu as bonifikime, as kanalizime. U interesua vetėm pėr xhami dhe pėr ndėrtesa zyrtare. Nuk e pėrfilli as arsimin popullor, as lėvizjen kulturore, por u kujdes vetėm pėr shkolla fetare turqishte. Shkurt, Perandoria Osmane e la pėr 500 vjet Shqipėrinė tė prapambetur, tė varfėr, pa mjete jetese.

    Natyrisht, Perandoria Osmane si shtet i centralizuar kishte dhe administratėn e saj. Kishte ligjet dhe sistemin e saj gjyqėsor, tė cilat ia zgjatėn jetėn shtetit, por vendin e lanė nė amulli. Historianėt turq thonė me krenari se Perandoria Osmane garantonte barazinė qytetare. Sixhilatet e zyrave tė Sheriatit tė Shqipėrisė tregojnė jo barazi, por pabarazi shoqėrore. Ato dėshmojnė pėr njė diskriminim midis shqiptarėve myslimanė dhe shqiptarėve tė krishterė, midis klasės sė spahijve dhe shtresės sė rajasė, midis qarqeve klerikale dhe shtresave popullore.

    Qeveritarėt e sotėm turq kėrkojnė tė ndryshojnė tekstet e historisė, ndėr tė cilat deri sot turqit osmanė janė stigmatizuar si shtypėsa feudalė ushtarakė. Sipas tyre, pushtimi i Shqipėrisė nga Perandoria Osmane nuk ishte sundim, por administrim. Me fjalė tė tjera, turqit osmanė erdhėn nė Shqipėri jo pėr tė shtypur shqiptarėt, por pėr tė administruar vendin, pėr t’u mėsuar shqiptarėve mjeshtėrinė e administrimit. Me kėtė kėndvėshtrim tė tyre tė ri ne duhet tė gjithė tė ngrihemi nė kėmbė tė duartrokasim pushtimin turk, tė dėnojmė Skėnderbeun qė pengoi vendosjen e administrimit turk dhe tė vajtojmė shkėputjen e Shqipėrisė mė 1912 nga zgjedha osmane. Domethėnė, nė vitin qė vjen shqiptarėt nuk duhet tė kremtojnė 100-vjetorin e shpalljes sė Pavarėsisė kombėtare, por duhet tė vajtojmė 100-vjetorin e zisė kombėtare.

    Ē’po ndodh kėshtu more vėllezėr? Nuk mjafton Greqia dinake, dredharake qė pėrpiqet tė na futė thikėn pas shpine pėr tė shkėputur nga Shqipėria djepin e patriotizmit tė kulturuar rilindės shqiptar, por ja, tani u zgjua nga gjumi edhe Turqia obskurantiste, e cila pėrpiqet t’i vėrė minat bashkėsisė sonė kombėtare. Natyrisht, mjetet qė pėrdorin tė dy kėta “dashamirės” janė diku tė njėjta, diku tė ndryshme. Tė dy mbėshteten nė komponentin fetar. Greqia i ka varur shpresat tek elementi ortodoks, Turqia tek elementi mysliman. Mjetet qė pėrdorin ndryshojnė: Athina jep pensione nė euro pėr tė fabrikuar grekomanė – Ankaraja i ledhaton gregarėt e saj me bursa pėr fėmijėt e tyre dhe me pushime falas nė Antalia.

    Qeveritarėve tė sotėm turq nuk u pėlqen tė pranojnė se kur nė mes tė shekullit XIV, sulltanėt halifė kaluan nga Azia nė Evropė, me pushtimet e tyre ata jo vetėm u grabitėn popujve tė Ballkanit pavarėsinė kombėtare dhe lirinė qytetare, por u pėrpoqėn pėr qindra vjet me radhė tė ndėrronin kursin e tyre historik – nga Perėndimi iluminist ku ato lėviznin mė parė, nė Lindjen obskurantiste qė pėrmbante qytetėrimi i tyre feudal-ushtarak. Atyre nuk u pėlqen tė pranojnė se pėr shkak tė robėrisė shekullore dhe tė qytetėrimit tė tyre feudal-ushtarak, jo vetėm popujt e nėnshtruar prej tyre, por edhe vetė turqit okupatorė mbetėn me shekuj mbrapa Perėndimit. Ėshtė pėr t’u ēuditur se si qeveritarėt turq tė ditėve tona pajtohen pikė pėr pikė me kronistėt osmanė tė shekullit XV, tė cilėt e konsideronin Skėnderbeun tradhtar. Pėrse tradhtar? Sepse nxorri shpatėn kundėr dhunės, robėrisė, skllavėrisė sė sulltanėve uzurpatorė pėr lirinė e atdheut tė vet. Tani pa pikė ndrojtje vijnė nė Ballkan qeveritarėt e Turqisė “moderne” dhe kėrkojnė tė na bindin ne, shqiptarėve, pasardhėsve tė Skėnderbeut, qė ta pėshtyjmė Skėnderbeun pėr krimin e madh historik qė paska bėrė duke luftuar pėr lirinė e atdheut tė vet kundėr uzurpatorėve osmanė. O Tempora, o Mores!
    Se ē’po ndodh nė Republikėn e sotme turke le ta analizojnė vetė turqit. Ne jemi tė bindur se Perandoria Osmane e sulltanėve u varros njėherė e pėrgjithmonė nė fillim tė viteve ’20 tė shekullit tė kaluar.

    E admirojmė Mustafa Kemalin, i cili e pėrmbysi sulltanatin, bashkė me tė edhe halifatin. E admirojmė, sepse ai e ktheu Turqinė nga njė perandori uzurpatore nė njė republikė liridashėse turke, nė njė shtet qė i kishte prerė lidhjet me tė kaluarėn, nė njė shtet demokratik dhe paqėsor, nė njė mik tė shteteve dhe tė popujve tė cilėt Perandoria Osmane i kishte sunduar prej shekujsh. Mė vjen keq tė them – qofsha i gabuar – se qeveritarėt e sotėm turq nuk lėvizin nė shinat e Mustafa Kemalit, se ata po ecin sė prapthi, se kanė marrė rrugėn drejt sė kaluarės. Tė paktėn kjo ėshtė pėrshtypja qė tė lenė pėrpjekjet e kryeministrit turk dhe nė mėnyrė tė veēantė, tė ministrit tė Jashtėm tė Turqisė, tė cilėt ėndėrrojnė tė farkėtojnė njė aleancė midis Turqisė dhe popullsive myslimane tė viseve tė sunduara dikur nga Perandoria e pėrmbysur Osmane. Janė sigurisht, ėndrra nė diell. Megjithatė, edhe ėndrrat nė diell sjellin ndonjėherė dėme.

    Nė kėtė botėn e sotme ballkanike tė ngarkuar me probleme dhe kontradikta, me iluzione dhe desiluzione, me strese dhe me skizofrenira, sigurisht qė nuk mungojnė njerėz tė cilėt ledhatohen nga ėndrrat nė diell. Zoti na ruajtė nėqoftėse tė tillė mysybete ka edhe nė qarqet e qeveritarėve. Janė tė pafuqishėm pėr ta pėrmbysur situatėn, por jo aq tė pafuqishėm sa pėr tė mos shkaktuar ēoroditje.

    Historia e Shqipėrisė na mėson tė kemi kujdes, mbasi Shqipėria e vogėl ka dhėnė prova se ka patriotė tė shkėlqyer qė i kanė mbrojtur interesat e atdheut, por edhe efijaltė apo kuislingė qė e kanė goditur me thikė mbrapa shpine. Tė mos harrojmė rilindėsit tanė tė mėdhenj, tė cilėt i ftonin bashkatdhetarėt e tyre tė luftonin me pushkė me tri tyta – njėrėn kundėr uzurpatorėve osmanė, tė dytėn kundėr shovinistėve grekė, tė tretėn kundėr dinakėve serbė.
    Pas shpalljes sė Pavarėsisė dhe sidomos pas shtypjes sė lėvizjes sė Haxhi Qamilit, ne shpresuam se rreziku turk kishte marrė fund njėherė e pėrgjithmonė, aq mė tepėr kur Turqia kemaliste i shtriu dorėn vėllazėrore Shqipėrisė sė pavarur. Kjo qe njė rrethanė e favorshme pėr Shqipėrinė tonė tė sfilitur, mbasi gjithė vėmendja e saj tani u pėrqendrua nė mbrojtje nga Athina dhe nga Beogradi. Sami Frashėri, ideologu ynė i shquar i Rilindjes, thoshte se aleatėt mė tė mėdhenj tė Turqisė kundėr Shqipėrisė, janė dy: Greqia dhe Serbia. Duket se qeveritarėt e sotėm turq duan tė ringjallin kėtė trikėmbėsh armiqėsor. Nėse qeveritarėt e Ankarasė e kanė me tė vėrtetė kėtė qėllim – turp pėr ta!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Uriel : 06-10-2011 mė 21:30

  3. #3
    OPENMINDED Maska e land
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    turqit duhet ti paguajne shqiperise 500 vjet roberi, mjerim, obskurantizem, shkaterrim.



    nuk i thirri njeri keta kerma osmanllinj te pushtonin trojet shqiptare.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga land : 04-10-2011 mė 06:12

  4. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar land pėr postimin:

    favam (13-01-2019)

  5. #4
    OPENMINDED Maska e land
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Citim Postuar mė parė nga Nuh Musa Lexo Postimin
    ...

    Komuniteti musliman ka bere sakrificen me te madhe per hire te qetesise kombetare, dhe ju ka dhane perparesi apo i ka injoruar qendrimet tendecioze mbi ate te kaluar, e cila e mohon kategorikisht mundin dhe djersin e muslimaneve per te mbrojtur kombin dhe atdheun , te cilet perbenin pjesen dermuese te popullit shqiptare ne ate kohe, me te cilet faktikisht ngrihej ose rrezohej kombi shqiptare. Natyrisht se protagonistet kyc te zhvillimeve politike dhe ekonomike (te cilet detyrimisht pershkak te demografise kane qene musliman) cmohen dhe lartesohen, por, asnjehere nuk ceket perkatesia fetare e tyre, ngase me "musliman" politika e atehershme e ka nderlidh attributin negativ qe i pershkruhej pushtuesit gjakatare.

    me nderime
    Cili musliman e mbrojti kombin dhe atdheun mer???? haxhi qamili me kryengritjen e tij "dum bab sulltanin"?

    haxhi qamilin e varen, e do dhe ti bab erdoganin a?

    http://www.forumishqiptar.com/showpo...3&postcount=39
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga land : 04-10-2011 mė 06:09

  6. #5
    OPENMINDED Maska e land
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    keta e mbrojten shqiperine

    Luftetare nga Veriu kunder haxhi qamilit
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  7. #6
    Revolucioni ėshtė afėr Maska e Nuh Musa
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenė, austri
    Postime
    4,463
    Citim Postuar mė parė nga brandon* Lexo Postimin
    --------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
    Shkruan: Kristo Frashėri

    Ka disa kohė qė autoritetet shtetėrore tė Republikės turke kanė kėrkuar qė tė rishikohet themelisht historia e Perandorisė Osmane, nė mėnyrė tė veēantė historia e sundimit tė saj nė Gadishullin Ballkanik. Nė kėndvėshtrimin e tyre, historia e sundimit tė Perandorisė Osmane duhet rishikuar dhe ritrajtuar, nė radhė tė parė nga historianėt e vendeve ballkanike me popullsi myslimane, siē janė boshnjakėt, kosovarėt ..................tė Jashtėm tė Turqisė, tė cilėt ėndėrrojnė tė farkėtojnė njė aleancė midis Turqisė dhe popullsive myslimane tė viseve tė sunduara dikur nga Perandoria e pėrmbysur Osmane. Janė sigurisht, ėndrra nė diell. Megjithatė, edhe ėndrrat nė diell sjellin ndonjėherė dėme.

    Nė kėtė botėn e sotme ballkanike tė ngarkuar me probleme dhe kontradikta, me iluzione dhe desiluzione, me strese dhe me skizofrenira, sigurisht qė nuk mungojnė njerėz tė cilėt ledhatohen nga ėndrrat nė diell. Zoti na ruajtė nėqoftėse tė tillė mysybete ka edhe nė qarqet e qeveritarėve. Janė tė pafuqishėm pėr ta pėrmbysur situatėn, por jo aq tė pafuqishėm sa pėr tė mos shkaktuar ēoroditje.

    Historia e Shqipėrisė na mėson tė kemi kujdes, mbasi Shqipėria e vogėl ka dhėnė prova se ka patriotė tė shkėlqyer qė i kanė mbrojtur interesat e atdheut, por edhe efijaltė apo kuislingė qė e kanė goditur me thikė mbrapa shpine. Tė mos harrojmė rilindėsit tanė tė mėdhenj, tė cilėt i ftonin bashkatdhetarėt e tyre tė luftonin me pushkė me tri tyta – njėrėn kundėr uzurpatorėve osmanė, tė dytėn kundėr shovinistėve grekė, tė tretėn kundėr dinakėve serbė.
    Pas shpalljes sė Pavarėsisė dhe sidomos pas shtypjes sė lėvizjes sė Haxhi Qamilit, ne shpresuam se rreziku turk kishte marrė fund njėherė e pėrgjithmonė, aq mė tepėr kur Turqia kemaliste i shtriu dorėn vėllazėrore Shqipėrisė sė pavarur. Kjo qe njė rrethanė e favorshme pėr Shqipėrinė tonė tė sfilitur, mbasi gjithė vėmendja e saj tani u pėrqendrua nė mbrojtje nga Athina dhe nga Beogradi. Sami Frashėri, ideologu ynė i shquar i Rilindjes, thoshte se aleatėt mė tė mėdhenj tė Turqisė kundėr Shqipėrisė, janė dy: Greqia dhe Serbia. Duket se qeveritarėt e sotėm turq duan tė ringjallin kėtė trikėmbėsh armiqėsor. Nėse qeveritarėt e Ankarasė e kanė me tė vėrtetė kėtė qėllim – turp pėr ta!
    ...ja, keshtu ju kam qejf, ju kam locka zemre....te me vertetoni duke mos e patur piken e dijes se cka beni...

    O lalush, po a nuk eshte tema, te sterhollohet "shkalla" e fetarizmit tek shqiptaret ???

    ...bukur, ja ku me perkrah, dhe thua, qe njecfare Haxhi Qamili paska luftuar kunder shqiptareve PER turkun.....

    E sheh, ngadale do ju bej SHQIPTARE te gjitheve.....

    tung
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Uriel : 06-10-2011 mė 21:30
    albanish by nature

  8. #7
    Revolucioni ėshtė afėr Maska e Nuh Musa
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenė, austri
    Postime
    4,463
    Citim Postuar mė parė nga brandon* Lexo Postimin
    keta e mbrojten shqiperine

    Luftetare nga Veriu kunder haxhi qamilit
    .....eeej, cka me ke be nder me ato fotografite....i pash tash te gjitha, bukur, aty pashe xhamia, xhamia, xhamia, xhamia, musliman, musliman, musliman, musliman......aty ketu ndonje prift e ndonje kishe...cfare fundusi KOMBETARE.....thanks per linkun....

    tung
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Nuh Musa : 04-10-2011 mė 10:25
    albanish by nature

  9. #8
    OPENMINDED Maska e land
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Citim Postuar mė parė nga Nuh Musa Lexo Postimin
    .

    O lalush, po a nuk eshte tema, te sterhollohet "shkalla" e fetarizmit tek shqiptaret ???

    ...bukur, ja ku me perkrah, dhe thua, qe njecfare Haxhi Qamili paska luftuar kunder shqiptareve PER turkun.....
    Ne fakt inspiruesi i vertete ishte Musa Qazimi myftiu i tiranes... haxhi qamil gerdalla uli dhe shkeli flamurin shqiptar ne durres dhe ngriti ate turk.

    prapa kryengritjes "dum baben" qendronin hoxhallaret muslima.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga land : 04-10-2011 mė 10:41

  10. #9
    Revolucioni ėshtė afėr Maska e Nuh Musa
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenė, austri
    Postime
    4,463
    Citim Postuar mė parė nga brandon* Lexo Postimin
    Ne fakt inspiruesi i vertete ishte Musa Qazimi myftiu i tiranes... haxhi qamil gerdalla uli dhe shkeli flamurin shqiptar ne durres dhe ngriti ate turk.

    prapa kryengritjes "dum baben" qendronin hoxhallaret muslima.
    ...dhe kush ja preu hovin, kush e gjykoi e kush e vari ???

    Ne nuk deshirojm ketu te ngrejm hipoteza apo teori konspirative, por thjesht te diskutojm mbi SHKALLEN E FETARIZMIT te popullit te thjeshte (i cili ish 85% musliman perfshire gjith truallin shqiptare) dhe ne baze te kesaj, te shohim se SA NDIKIM kishin hoxhollaret dhe priftat apo "politikanet" musliman apo te krishtere tek populli, dhe se a ka MANIPULUAR dikush me ta per perfitime politike....psh. i manipuloj Qamili apo Esad Pasha ata ???.........nese i manipuloj, KUSH arriti qe ti shpartalloj planet e tyre.....kush qendronte pas dhe kunder tyre................si vepronin priftet orthodoks, si ata katholik......



    tung
    albanish by nature

  11. #10
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221
    Citim Postuar mė parė nga Nuh Musa Lexo Postimin
    ne anen tjeter shoku im i zemres, jarigasi, i cili me hamendjet te bazuara mu ne ate histori te romantizuar qe e ka mesuar ne shkollen e mesme e ka mare per detyre te "shenjte" te mbroj popullin tane nga e "verteta",
    O Tunxh, sa here duhet te ta perseris se nuk kam shoke turqelinj, une??!!
    Komuniteti musliman ka bere sakrificen me te madhe per hire te qetesise kombetare, dhe ju ka dhane perparesi apo i ka injoruar qendrimet tendecioze mbi ate te kaluar, e cila e mohon kategorikisht mundin dhe djersin e muslimaneve per te mbrojtur kombin dhe atdheun ,
    Oj kokrra e hajvanit, cile na qenka kjo "sakrifica me e madhe" e komunitetit mysliman dhe kush ka mohuar "kategorikisht" mundin e myslimaneve??!! Trego Tunxh, perpara se te ta tregoj se ku e ke vendin ti bashke me halldupet e tjere!!!
    . Natyrisht se protagonistet kyc te zhvillimeve politike dhe ekonomike (te cilet detyrimisht pershkak te demografise kane qene musliman) cmohen dhe lartesohen,
    Or hajvan, ēfare zhvillimi politik dhe ekonomik ke pare ti nen Turqi mer jahu??!! Apo mbetjen per 5 shekuj ne feudalizem, ti e quan "zhvillim"??!
    Shko ere fshi qyrrat e lexo Kuranin ti, se tjeter gje s'di te besh!
    Nje anektode e "lezetshme" vjen nga fronti i sremit, ku partizanet me kapitulimin e gjermanise kendonin kenge lufte, dhe njera prej tyre ish:

    "mi imamo tri narodni sina, enver hoxha, tito i stalina".......prkth. "ne kemi tre djem populli, enverin, titon dhe stalinin".....(kenge qe gjyshi im ne vije e ka kenduar bashkarisht me kameradet tjere shqiptare qe i ka prij nje komandant nga shqiperia e enverit).....
    Qysh qysh, Tunxh??!! Gjyshja jote fliste e shkruante harapēen uje, ndersa gjyshi kendonte serbisht bashke me shqiptaret e tjere??!!
    Tashi kuptoj se ke ngelur kaq i shastisur ti Tunxh...kete gje me mire mund ta vleresoje nje psikiater si qeveriablu!!!
    Eshte e PAMUNDUR, ne saje te ketyre parakushteve te kuptojme "historine" ashtu si na "urdherohet" ta kuptojme.
    Historia nuk "kuptohet" Tunxh, thjesht mesohet!! E sa i perket Turqise dhe kerkesave te saj per ndryshimin e historise, kaq ta besh dhembin ti dhe krimbat e tjere, i ka vdek nana asaj pune!!
    Turku ka qene pushtues dhe kush e perkrahte ka qene tradhetar......ata qe vazhdojne ta perkrahin, jane kopilat e tradhetareve!!
    Jarigas

  12. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar jarigas pėr postimin:

    favam (13-01-2019)

Faqja 0 prej 10 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •