Close

Rezultati i Sondazhit: A ju duket Fiks Fare ky e emision?

Votues
12. Nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
  • Si ju duket?

    1 8.33%
  • Cfare sygjeroni?

    2 16.67%
  • Ndonje pyetje?

    0 0%
  • Urime?

    9 75.00%
Faqja 10 prej 14 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 133

Tema: Fiks fare

  1. #91
    i/e larguar Maska e llokumja
    Anėtarėsuar
    17-07-2003
    Vendndodhja
    Underneath_your_cloths
    Postime
    91
    un kam nje pyetje ne lidhje
    ne kete teme po un qe jam ne USA
    edhe kam deshire ta ndjek kete emisjon
    a ka ndonje mundesi se si mund ta shikoj???
    E di eshte fantastike se e kam pare kur kam
    qene ne Shqiperi. Dua ta ndjek perseri eshte i bukur
    duket qe nga titulli "Fiks-Fare"
    Ju lutem me ndihmoni po pres pergjigjen tuaj
    Faleminderit

    llokumja

  2. #92
    i/e regjistruar Maska e dioni
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    15
    Pershendetje Llokumja.

    Une besoj qe e vetmja mundesi per te pare fiks fare per ty eshte qe hysh ne faqen e internetit te top channel qe eshte http://www.top-channel.tv pastaj aty ke mundesine te terheqesh emisionet qe vihen ne dispozicion nga ky televizion.

    Gjerat qe te nevoite jane:
    Windows Media Player, gjithashtu duhet te kesh sound ne kompjuter.

    Kualiteti i pamjeve nuk eshte shume i mire ndersa i soundit shume i mire.

    Te fala dioni

  3. #93
    ALBSECURITY
    Anėtarėsuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    958
    O llokume o patriote ta dhane pergjigjen lol aty mund te gjesh shume te dhena...good luck

  4. #94
    Perjashtuar Maska e diikush
    Anėtarėsuar
    12-07-2003
    Vendndodhja
    konaku i ri
    Postime
    2,069
    Kam pare vetem pak episode te Fiks Fare.
    Mendoj se eshte shume pozitiv fakti qe demaskojne korupsionin dhe shkojne gjithandej per ta bere kete--gje shume e domosdoshme per vendin tone.

    Nga anet e tjera, nuk me pelqen qe i perserisin dhe i stergjasin gjerat 1000 here, thjesht per te mbushur programin.

    Humori eshte autentik me duket, megjithese nuk me duket se kushedi cfare, me thene te drejten.

    Mbase mundohen te realizojne shume gjera ne nje emision te shkurter: anti-korupsin, humor, exotic dancing

  5. #95
    i/e regjistruar Maska e MtrX
    Anėtarėsuar
    29-11-2002
    Vendndodhja
    Korēė
    Postime
    755
    te Fiksi thane qe RTI Radio Televizioni Italian, donte t'i hidhte ne gjyq qe kishin kopjuar emisionin e Striscia la Notizia, po nuk dihet se sa e vertete eshte. heheheheh
    MtrX ubicumque felix

  6. #96
    Authentic Maska e DeuS
    Anėtarėsuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    Postuar mė parė nga MrMaximus
    Kam pare vetem pak episode te Fiks Fare.
    Mendoj se eshte shume pozitiv fakti qe demaskojne korupsionin dhe shkojne gjithandej per ta bere kete--gje shume e domosdoshme per vendin tone.

    Nga anet e tjera, nuk me pelqen qe i perserisin dhe i stergjasin gjerat 1000 here, thjesht per te mbushur programin.

    Humori eshte autentik me duket, megjithese nuk me duket se kushedi cfare, me thene te drejten.

    Mbase mundohen te realizojne shume gjera ne nje emision te shkurter: anti-korupsin, humor, exotic dancing
    BINGO

    Ja kete desha te thoja edhe une me pare , packa se i rashe nga mali ne mal.

    Mtrx , po " Big Brother " e ke pare ? Tere bota po e kopjon , por kjo nuk eshte e thene qe do hidhen te tere ne gjygj....

    Emisioni me pelqen . Godet shume dhe gerrvisht eger ate cipen e bukur qe na ka verbuar syte. Ta nxjerr brendesine e saj dhe te thote haptas : Plasi syte e shiko te verteten !
    E vetmja gje qe nuk me pelqen mua eshte HUMORI . Mos e tepro me humor aq te zgjatur. Hidhe humorin me finese , lere tjetrin ta kuptoje dhe mos i sqaro gjerat si ne fillore. Atij qe e ka mizen nen kesul i djeg fjala dhe e kupton direkt.
    Pastaj edhe ato ndrikullat jane pak te sajuara. Edhe ambienti ku zhvillohet emisioni ( sfondi mbrapa ) duhet te kete pak me teper gjalleri , jete , aktualitet te shprehur me sende , etj.

  7. #97
    i/e regjistruar Maska e MtrX
    Anėtarėsuar
    29-11-2002
    Vendndodhja
    Korēė
    Postime
    755
    Postuar mė parė nga DeuS
    BINGO
    Mtrx , po " Big Brother " e ke pare ? Tere bota po e kopjon , por kjo nuk eshte e thene qe do hidhen te tere ne gjygj....
    Bota e kopjon Big Brother, por ama respektojne te drejtat e autorit me sa di une, dhe i paguajne kamaten kush e ka nisur i pari, me sa di une USA apo UK e ka nisur ate program dhe te gjithe ata qe e marrin te drejten e berjes te nje emisioni te njejte ne vende te ndryshme, me sa di une, duhet te paguajne per te drejten e autorit. nga ana tjeter, me sa duket, meqenese ata e permenden edhe vete ne emision, Fiks Fare, nuk i ka kerkuar te drejte autori RTI, se duket kryekeput, te pakten skenografia e gjera te tjera, jane ne mos te njejtat, jane krejtesisht te ngjashme. Shpresoj te mos kene probleme fare Fiksi, se tek tuk shpenzojme ndonje gjysem ore me pak humor realist (packa se te tejzgjatur).
    Humorin vertet e zgjasin, edhe une do te mendoja se me shkurt do ishte me thumbues, po ama duhet te marrim parasysh se nuk eshte aspak e lehte te besh nje emision 30 minuta vetem me humor, CDO dite. vertet mund te kemi kritika e verejtje se si mund te behej me mire ky emision, per humorin qe e zgjasin pak si teper, po ama ne fund te fundit, duhet te vleresojme lart se ata njerez punojne gjithe diten qe nxjerrin ne mbremje nje emision te tille, dhe ata gazetaret e terrenit e dine se c'heqin per te marre ate informacion aq thumbues, ne lidhje me korrupsionin e tere gjerat e tjera, duke i rene hartes se Shqiperise gjate e gjere...
    Respekte, MtrX
    MtrX ubicumque felix

  8. #98
    great Maska e marela
    Anėtarėsuar
    23-01-2003
    Vendndodhja
    athine
    Postime
    29
    Pershendetje

    E di si eshte puna shqiptaret nuk kenaqen kurre dhe shume qejf i kane kritikat.

    Per mendimin tim emisioni Fix-Fare eshte nje emision shume frutdhenes dhe nxjerr ne pah te verteten. Sa per kritikat nuk ka asnje emision perfekt. Une i kam degjuar Sajmirin dhe Doktorin para 3-4 vitesh tek top Albania Radio ishin te mrekullueshem me humorin e tyre spontan dhe krejt te natyrshem. Dhe te njejtin humore po perdorin duke ia bashkangjitur politikes dhe problemeve dhe shqetsojne popullin tone.

    Do ishte perfekte nqs qeveritaret tane ta ndiqnin kete emision dhe te vene mend.
    Ah moj Shqipni, e mjera Shqipni
    Kush te ka qit me krye ne hi
    Ti ke pas kene nje zonje e rene
    Burrat e dheut te thritshin nane

  9. #99
    Dark Angel Maska e smokkie
    Anėtarėsuar
    08-01-2004
    Vendndodhja
    verdalle
    Postime
    1,137
    Fiks-Fare?
    emisjon i vetem ne shqiperi, detyrimisht i ndjekur, detyrimisht: ua mami!
    shume tema te bukura, terheqese, te heqin ate stresin e dites
    shume tema te perseritura! shume
    detyrimisht, duke qene emision i perditshem...nga ti gjejne edhe kta kaq tema mo?
    nuk kane nga, me mire, te realizohej, 1-2 here ne jave, do kishin shume gjera per te thene, por duke qene i perditshem, vetem perseriten, edhe humbet ate interesin, le te themi, origjinal.
    sa per balerinat...nje menyre e mire per te terhequr meshkujt para televizorit, por prape...jane shume idiote ato femrat!!!
    nuk ka femra inteligjente qe dine te kercejne? apo nuk dalin ne tv ato lloj femrash?
    nejse, ky ishte mendimi im me i sinqerte, noten 8+ per emisionin
    Cdo gje eshte relative...

  10. #100
    i/e regjistruar Maska e gocpersmari
    Anėtarėsuar
    22-11-2003
    Vendndodhja
    Boston, U.S.A
    Postime
    135
    Me beri per te qeshur vetem ne fillim apo ndoshta ishte thjeshte entuizazmi im qe po shihja dicka ne shqip
    Pastaj u bo si puna bozes, ai humori pa lidhje fare, dhe vend pa vend, shifje vetem ato te dy duke bere loje fjalesh qe audienca si kupton ne te shumten e rasteve.
    Mua s'me pelqen fare sidomos kur mundohen te sillen ne menyre sarkastike me disa problem madhore ne shqiperi, dhe puna eshte se asnjehere nuk ja arrijne qellimit
    Nuk e di ndohsta eshte thjeshte fillimi, edhe ato si amatore do i bejen ca gafa, po me Sajmirin nje here I am very disappointed, it's like he runs out of things to say, dhe ngelet bllof here pas here
    Sa per ato dy gocat qe e tunin mbi banak, pu pu ca turpi, sidomos me ate muziken skandaloze, edhe ato veshjet prej katnari, pu pu pu, te tilla absurditete ndodhin vetem ne shqiperi
    I like nothing but the truth
    Socrates

Faqja 10 prej 14 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •